Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me tre vjet burg të shpifjes, nuk synon të dënojë shpifjen, synon të ndalojë njerëzit të ngrenë akuza për korrupsion. Bashkë me propozimin për dënimin me deri në tre vjet burg, qeveria ka dhënë edhe përkufizimin e asaj që ajo gjykon se përbën “shpifje”. Ky përkufizim që mbartet në pjesën e dytë të fjalisë të nenit 238, shpifja konsiston në: atribuimin ndaj një zyrtari të lartë të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale.
Kjo do të thotë se, nëse shan një ministër me fjalë të pista, sa të duash e si të duash, kjo nuk përbën shpifje, nuk dënohet. Nëse i thua “idiot”, kjo nuk përbën shpifje, sepse të qenit idiot nuk është vepër penale. Shpifja, sipas përkufizimit në fjalë është nëse i thua që ministri “ka manipuluar tenderin”. Kjo përbën vepër penale sepse manipulimi i tenderit përbën vepër penale.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëpër qytetet e mjera të Shqipërisë, ku sakaq njerëzit e kanë frikën në bark, kur një qytetar të ngrihet për të thënë se kryebashkiaku bej ka bërë një vilë luksose që nuk përkon me të ardhurat e tij si kryebashkiak. Ose të thotë se mësuesit po pushohen nga puna për të punësuar militantë partiakë. Kjo përbën shpifje dhe dënohet me deri tre vjet burg. Ka pak rëndësi se sa e bazuar apo e pabazuar është akuza e ngritur. Siç e dimë shumë mirë ne dhe siç na e kujton shpesh kryeministri, prokuroria dhe gjykatat janë institucione të korruptuara deri në palcë. Ka shumë pak gjasa që një prokuror të hetojë mbi akuzat, e bazuara apo të pabazuara qofshin, të ngritura nga media apo nga individët. Rrjedhimisht ka shumë pak gjasa që akuzat për korrupsion të cerfitikohen si të vërteta nga gjykatat. Por e kundërta është shumë e lehtë. Për shkak se korrupsioni nuk dënohet, akuzat për korrupsion janë lehtësisht të identifikueshme si “shpifje” sipas përkufizimit të qeverisë.
Propozimi i qeverisë nuk dënon shpifjen. Vetë përdorimi i fjalës shpifje në propozimin në fjalë është i pavend. Propozimi synon të dënojë akuzat ndaj zyrtarëve, të drejtën e qytetarëve për të ngritur dyshime se një tender u manipulua, se një qytetar u pushua pa të drejtë nga puna, se një punësim u bë mbi kritere politike.
Rrjedhimisht, propozimi i qeverisë është një projektligj që synon të kërcënojë çdo qytetar të mos e hapë gojën. Ai nuk synon asgjë tjetër veçse mbylljen e gojës së qytetarëve ndaj korrupsionit të pushtetarëve.
Vetë klasifikimi i shpifjes te kapitulli i “krimeve kundër shtetit” është një çudi më vete. Sipas konceptit të qeverisë, pushtetari është vetë shteti. D.m.th, shteti nuk është ajo tërësi ligjesh dhe institucionesh që duhet të garantojë liritë dhe mirëqënien e nënshtetasve. Shteti është zyrtarët e lartë të emëruar apo të zgjedhur.
Në fund, duhet të theksojmë gjithashtu se propozimi vështirë se do të sjellë edhe guximin e këtyre pushtetarëve që i thonë vetes “shtet” të dënojnë njerëz me këtë ligj. Thjeshtë ideja se dikush mund të hyjë në burg pse quajti një politikan “hajdut” mjafton për ta çuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE pesëmbëdhjetë vjet pas.
Gazetarët, të cilët mund të bien pre e këtij ligji të parët, për shkak të detyrimit që kanë për të informuar publikun për tenderët e manipuluar të qeverisë, për inaktivitetin e prokurorisë dhe padrejtësitë e pafundme të sistemit të drejtësisë, nuk duken fare të shqetësuar nga ky propozim. Përkundrazi, gazetarët duken thjeshtë të neveritur. Ideja që disa politikanë i japin vetes të drejtën të mendojnë se kanë vetë shteti, se kanë të drejtë të vjedhin, kanë imunitet ndaj ndëshkimit dhe në fund, pretendojnë se duhet të kenë imunitet edhe ndaj akuzave se po vjedhin.
meqe gjergj erebara ose nuk merr ere nga ligjet ose ben propaganden e dikujt. redaksia per te tille artikuj ose te shprehe opinionin e paanshem te profesionaleve ose le te vazhdoje tía fute si kau peles me shkrime te tilla.
Kjo ishte e gjitha nje loje.
Qellimi i vertete ishte te kalohej vendimi i Bashkise per parkingjet me leke.
do mbushur buxheti se do te haje bexheti
Gjergj Erebara dhe BIRN! Cuditem me nivelin e shpifjes ne Shqiperi! Po nuk ju mbyll goja dhe konspiracioni berishian Shqiperia nuk qetesohet! Shqiperia ka nevoje per ligje “dragoniane”!
FYTYRA E NDYRE E QEVERISE SE HAJDUTEVE ,U ZBULUA . ATA ME KETE LIGJ DUAN TE VJEDHIN NE REHATINE E TYRE. DHE JO TE NGRIHEN NJERZIT E TE THONE QE KETA PO BEJNE NAMIN SA ME DOGANAT DHE ME TRAFIQET E DROGAXHINJVE .
GABIM E KANE QE NXJERRIN KETO LIGJE ,SEPSE ATA NJESOJ VJEDHIN.
SI TE FLASESH DHE TE MOS FLASESH ,RAMA ME MINISTRAT E TIJ PO I BEJNE TE GJITHA .
POPULLI KA NE DORE QE ATA MOS TE QEVERISIN ME, SI HAJDUTE DHE DIKTATORE QE JANE ,NE VITIN 2017 .
POPULLI I KA NE DORE ATA DHE JO ATA POPULLIN .
…dhe une votova Edi Ramen…!!??
E Tmerrshme !
Nejse,ne,1.000 000 votat,po paguajme NAIVITETIN TONE !!
Ia ke futur kot, or Gjergj! Shpifja nuk eshte çensure. Te teket ty te shkruash per mua gjithfarlloj qelbesirash dhe une duhet te te them faleminderit? Shkruaj çfare te duash, por, ajo qe shkruan te perputhet me te verteten, jo me genjeshtrat, me te cilat tejmbushen “analizat” dhe “fjalimet” e deputeteve ne kuvend, ose neper podiume partish. Faktin vertetoje, pastaj botoje, ose dil e thuaje ne podium. Jo se t’u tek ty te hedhesh balte mbi mua, dhe i ke mundesite ta besh kete se te botohet, dhe del e me baltos padrejtesisht. Jo. Kjo duhet ndaluar sa me pare.
ajajajajaj, nuk do i themi dot me saliut, vrases, hajdut, kriminel, spiun, tradhetar, trafikant, kontrabandist etj etj. te tera keto denohen si vepr penale e nqs nuk ja vertetojm dot e hame ne burgun ne vend te tij. jam i sigurte qe pd do e votonte ket ligj po kot ben pordhe, se do i duhet kur te kthehet ne pushtet.