SHËNIM/ Heshtja për vlerësimet negative të Progres Raportit dhe shpikja e vërejtjeve që nuk janë

11 Nëntor 2015, 17:44Blog TEMA
SHËNIM/ Heshtja për vlerësimet negative të Progres Raportit

Debati për Progres Raportin është përqëndruar vetëm në dy fusha: përciptazi tek korrupsioni dhe negociatat.

Në të vërtetë, Progres Raporti i sivjetshëm mund të konsiderohet më i vakëti dhe më tekniku, të paktën në 5 vitet e fundit, sa i përket vlerësimit që vjen nga Komisioni Europian. Është më pak sesa të thuash “mbetëm në vend numëro”.

Është hera e parë që në një Progres Raport jepen detyra shtëpie kaq specifike për çdo fushë.

Është hera e parë që në një Progres Raport nuk gjen asnjë fushë që të ketë progres maksimal, përveç fushës së shërbimit postar.

Në të gjitha fushat e tjera, pa përjashtim, vlerësimi varion në një shkallë nga 1 deri në 3, ndërkohë që vlerësimi maksimal është 5.

E thënë më thjeshtë, nota më pozitive me të cilën mund të krenohemi nga e gjithë “dëftesa”, është 7, në ndonjë rast të rrallë, 8.

Me qëllim apo jo, për shkak të padijes a refuzimit të informacionit profesional që mund ta marrë brenda partisë, a për shkak se preferon vetëm të bëjë sehir, lideri i opozitës Lulzim Basha, është kujdesur të habitet vetëm pse nuk janë hapur negociatat, ndërkohë që as nuk mund të çonim nëpër mend se ato mund të hapeshin këtë vit.

Ajo që Basha ka pasur për të thënë pas publikimit të raportit referuar “fajit të vetëm” të kryeministrit Rama, ka qenë penalizimi që Shqipërisë i është bërë për shkak se Rama nuk ka hequr disa ministra të akuzuar për korrupsion.

Kjo ligjëratë është së paku patetike, së shumti tallje e jashtëzakonshme me qytetarët që lideri i opozitës përfaqëson.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga opozita lidhur me faktin që asnjë nga pesë prioritetet nuk është përmbushur dhe se kur komentojmë pozitivisht, të vetmet fusha për të cilat mund të themi ndonjë llaf të mirë, edhe pse jemi në vitin 2015, vazhdon të jenë zgjedhjet brenda standardeve, bashkëpunimi rajonal, apo ndonjë ligj a strategji e miratuar.

Po na mbyt korrupsioni në çdo fushë, po prapë dëgjojmë komente për mos hapjen e negociatave.

Siç duket, opozita vetëm kaq kupton, ose do të kuptojë nga Progres Raporti i detajuar, që edhe numrin e faqeve e kishte më të fryrë nga të gjitha vitet.

1 komente në “SHËNIM/ Heshtja për vlerësimet negative të Progres Raportit dhe shpikja e vërejtjeve që nuk janë”

  1. hasan says:

    N.q.se ky progres raport qenka i keq atehere pse merreni me opoziten ju? Merruni me qeverine, apo ju ka futur Edi ne thes qe te beni diversion.

    Dhe eshte turp te shkruash “llaf” ne gazeten qe mburreni si nje nga me te lexuarat. Shkruhet “fjale”. Po ju lexoheni se nuk ka shtyp me te mire se ju. Jo se ju jeni me te miret, i gjithe shtypi ne Shqiperi mund te pershkruhet si “muti kaka nani saka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje