Fushata antiarabe nuk e çon Kosovën askund

10 Nëntor 2015, 11:03Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Pas dështimit të përpjekjeve të Prishtinës zyrtare dhe të mbështetësve të saj në arenën e politikës botërore për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në UNESCO, paniku mes publikut facebookian dhe twitterian në Kosovë dhe diasporë është i madh. Shpesh dominon toni fatalist, aty-këtu lulëzojnë fraza bajate, edhe më keq: nganjëherë shtetet që nuk e mbështetën nismën për hyrjen e Kosovës në nënorganizatën e OKB-së po mallkohen me fjalor racist. Nuk mund të bëhet gabim më i madh se ky. Për shumë shkaqe.

Së pari: Palestina, për shembull, ka votuar kundër hyrjes së Kosovës për t’ia dhënë një flakaresh Amerikës. Ky shtet para disa vitesh e pati luftuar ashpër pranimin e Palestinës në UNESCO. Kur nuk arriti të pengojë këtë, Washingtoni i ndërpreu kontributet financiare për UNESCO-n. Shqipëria, ndërkaq, dy herë ka abstenuar kur Palestina përpiqej të hynte në UNESCO dhe në OKB (si vëzhguese).

Së dyti: Shtete të tjera arabe si Iraku, i cili abstenoi, ende vuajnë pasojat e intervenimit amerikan më 2003. Kjo luftë u bë mbi fakte të rrejshme – se gjoja regjimi kriminal i Sadam Huseinit kishte lidhje me al-Kaidën dhe posedonte armë kimike dhe biologjike. Këto ditë edhe vetë George Bush, babai i George W. Bush, në një libër e qortoi të birin, sepse si president u kishte dhënë shumë kompetenca dhe liri nënpresidentit Dick Cheney dhe ministrit të Mbrojtjes Doland Rumsfeld. Sipas Bushit reagimi i tyre pas sulmeve të 11 shtatorit ishte «tepër i hekurt».

Së treti: Kosovarët duhet të kenë kujdes dhe të mos merren me teori konspiracioni, të cilat janë tipike për Ballkanin. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dështoi për shkak të shumë faktorëve. S’bën punë tani as akuzimi i të tjerëve, as mbivlerësimi i potencës diplomatike të Kosovës. Tash duhet të fillojë beteja e re – dhe në asamblenë e ardhshme Kosova mund të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Së katërti: Ky dështim duhet t’i faturohet edhe Bashkimit Europian. Diplomatë të BE-së përherë kanë theksuar se dialogu dhe marrëveshjet me Serbinë do ta afrojnë Kosovën me organizatat ndërkombëtare, madje Beogradi nuk do të pengojë këtë proces. Tash këta diplomatë duhet të ballafaqohen me një reagim të palës kosovare. Për këtë Kosova duhet të ketë përfaqësim më të denjë se deri më tani në Bruksel. Në delegacionin e Kosovës nuk ka njerëz që punojnë në mënyrë sistematike dhe serioze. Disa janë të preokupuar me frizura, të tjerët me kozmetikë, ndonjë me ngjyrën e thonjëve. Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është edhe bankrotim i politikës së Brukselit, i cili e ledhaton Serbinë në vend se t’i vë kushte të qarta: ose njohje të Kosovës si shtet – ose mbyllje e derës së integrimeve europiane.

Së pesti: Duhet të jemi të vetëdijshëm se depërtimi në ligën e parë të politikës botërore është proces i gjatë. Dhe si shembull këtu mund të marrim edhe Palestinën. Dallimi këtu është se Kosova ka aleatë më të fuqishëm, por në organizata ndërkombëtare edhe shtetet më të vogla kanë votat e tyre. Shumica merr vendim.

Së gjashti: Gjatë tërë ditës në mediat sociale është bërë fushatë kundër Arabisë Saudite, për të cilën thuhej se ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Doli se kjo ishte informatë e rrejshme. Edhe në rast se ky shtet do të votonte kundër apo abstenonte, kjo më shumë do të lidhej me mosmarrëveshjet mes Riadit dhe Washingtonit se sa me Kosovën. Pas arritjes së Marrëveshjes për Atomin me Teheranin SHBA janë shprehur të gatshme të përmirësojnë marrëdhëniet me Iranin, fuqinë tjetër rajonale dhe të urryer nga Arabia Saudite. Sauditët ndihen të lënë anash nga SHBA-të. Rrjedhimisht në forume ndërkombëtare mund të jenë skeptik ndaj nismave amerikane. Kësaj radhe nuk qenë të tillë.

Së shtati: Lobimi do të jetë i vështirë në shumë vende për shkak se konflikti Kosovë-Serbi nuk ka përfunduar. Ka marrë fund lufta, por jo konflikti. Shumë shtete nuk duan të pozicionohen. Ndoshta edhe Kosova pas disa vitesh do të jetë në një pozitë, kur s’do ta ketë të lehtë të balancojë mes interesave. Në politikën botërore ka interesa. Dhe vetëm ato llogariten.

Së teti: Dështimi na tregon po ashtu se pesha diplomatike e Republikës së Shqipërisë (si shtet me traditë 100-vjeçare) mbetet tepër modeste në politikën ndërkombëtare.

Së nënti: Nuk është pranimi në UNESCO si festivali i Eurovizionit. Gjithçka çka kemi parë javëve të fundit nga diplomacia kosovare ka qenë një garë e krerëve të diplomacisë për të postuar sa më shumë statuse në Facebook. “E fituam edhe një betejë, e fituam edhe një betejë…”. Kështu jehonin fjalët pa e kapërcyer lumin. Beteja për UNESCO shërbeu edhe si karrem për të larguar vëmendjen nga dështimi i procesit për sigurim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës. Kur ekipit për lobim iu shtuan edhe persona privatë me lidhje të dyshimta me Kremlinin dhe regjimin e Slobodan Milosheviqit – ishte shumë e qartë se dështimi ishte afër. Mos të flasim këtu për jo pak përfaqësi diplomatike të Kosovës që ose janë çajtore të PDK-së ose mejhane të LDK-së. Megjithatë, dështimi duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime. E mësimi kryesor është që Kosova të ketë jo vetëm diplomaci jopartiake dhe profesionale, por edhe politikanë me duar të pastra, të cilët botës ia prezantojnë një shtet funksional. Shtet i tillë Kosova nuk është ende. Mjerisht, për fajin tonë! Dhe faji ynë nuk i ka rrënjët vetëm te sjellja pa kokë menjëherë pas luftës e disa desperadosëve tanë «çlirmtarë». Dhurata më e çmuar për propagandën serbe kanë qenë trazirat e marsit të vitit 2004. Kishat që digjeshin nuk kanë qenë reklamë e mirë për Kosovën.

Së dhjeti: Nga ky dështim (i përkohshëm) klasa politike në Kosovë duhet të nxjerrë mësime. Megalomania e pushtetarëve, e demonstruar prej muajsh ndaj çdo zëri kritik, sidomos opozitar, mendjelehtësia, me të cilën është zhvilluar dialogu me Beogradin (në stilin «po na thonë këta miqtë»), dhe reagimi absurd i opozitës me gaz lotsjellës në Kuvend kanë pasur efektin e vet negativ për imazhin e Kosovës në botë. Kësisoj, Kosova u bë lajm edhe për mediumet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Përgjegjësinë dhe fajin për këtë qorrsokak politik duhet ta ndajnë të gjithë akterët e skenës politike. Diplomacia kosovare duhet të përgjigjet se përse abstenuan shtete si Polonia, Korea e Jugut dhe Kolumbia, të cilat e kanë njohur Kosovën. Apo Egjipti. Këto shtete do të abstenojnë edhe në të ardhmen nëse Kosova sillet si fëmijë i hidhëruar dhe thotë: «Nuk flasim më me serbët». Jo, strategjia duhet të jetë kjo: po, dialog, por jo vetëm me Serbinë, por dhe sidomos me Brukselin që t’i jepet fund politikës së gabuar të BE-së ndaj rajonit. Për këtë Kosova duhet të ketë, siç u tha, politikanë që kur cenohen interesat e vendit janë në gjendje të braktisnin tavolinën e bisedimeve dhe të japin dorëheqje. Nga ky tip i politikanit jemi larg. Andaj e paguajmë çmimin.

20 komente në “Fushata antiarabe nuk e çon Kosovën askund”

  1. Tani says:

    Analize e persosur!
    Urime

    1. Epiriíiiiiiii says:

      Tani Ti po na tregon qe FUSHATA ANTIARABIKE NUK TE CON ASKUND, OK…. Po Fushata PRO ARABIKE KU TE CON….. Na trego te Lutem ku te çon….. Ta them unë, Me Zi me Keq se tash, se kështu.

      1. gorezi says:

        Ky eshte trap zalli.Lexon komente neper TV e gazeta ,dhe nxjerr konkluzjone dipllomatike.Shqiperia modeste ne arenen nderkometare,se nuk bindi ,arabo-majmunet e afrikes te votojne???Serbet hane me shume banane,interesi ne mes!!

      2. shkodra says:

        Ideja e autorit eshte qeni ja….. rob arabeve… Po mos te fajesojm vetem te tjert per paaftesin tone.
        Ato qe votuan pro apo kunder kosoves nuk votuan pro apo kunder kosoves por pro apo kunder amerikes.

      3. tfgs1 says:

        SE NJEMBEDHJETI:Me 98% sunite nuk ka UNESCO qe te te pranoi….

  2. Dani says:

    O analist,pi kafen Te kthjelloshesh Dhe meso ca anglisht,lexo faqet zyrtare te OKB,pastaj ulu e shkruaj.vendet arabe e kundershtuan ne mase Kosoven per llogari Te serbise.Dhe do votojne kunder prap kunder.

  3. Altini says:

    Poshte arabet – rraca me e poshter ne gjithe boten !

  4. Ben10 says:

    Ik more lakradash! Ne Prizren flitet arabisht, ne Prishtine e kudo, paralizohet cdo gje ker vjen vakti per tu falur, keshtu mendoni tju/tna pranoje evropa?! Po hoqem dote nga ziket, mjekercjeperit, evropen vetem ne tv do ta shohim!

  5. mira says:

    Nuk ka fare asnje panik se Kosva nuk u pranua ne UNESKO.
    Pazaret dhe lobimet jane bere me kohe.

    Votimi per ne keto lloj institucionesh jane presione qe u behen vendeve te caktuar dhe ne thelb nuk jane me te rendesishme se mareveshjet e qelbura ne dem te interesave kombetare per te cialt u dashkan te behen leshime se ” do fitojme ne UNESKO??!!” Qesharake dhe shume mire u be qe te marre vesh ai lesh-tallash popull qe nuk e kupton se cfare perfaqeson Serbia se “UJKU QIMEN E NDRON PO ZAKONIN SE HARRON”

    Asnje leshim ne marevshje, ZAJEDNICA NUK KALON dhe anullim i faljes se tokave Malit te Zi

  6. Kristi says:

    Na mbushe mendjen o Analist. I mendon gjerat sikur po zihen komshinjte e nje pallati dhe jo sikur aty fshihen probleme gjeo-politike

  7. Angjelini says:

    Po te dhimben Arabet qe nuk I qorton o funderrime gazetari. Rraliteti po tregon se arabet nuk ju dojne aq sa mendoni ju dhe soji I juaj. Shif krizen ne siri te kuptosh se sa egosite te poshter jane. Asnje refugjuat nuk e kane marre. Poshte arabet dhe serbet dhe te gjithe ata si I perkrahin.

  8. nardi says:

    Sipas ketij artikulli vendet arabe votuan kunder kosoves sepse qenkan te zemeruara me Ameriken,C’ja fut kot more shok c’pune ka Amerika Ketu?Nje aresye me shume ishte te votonin pro kosoves per shkak se ndajne te njejtin besim fetar me te.Kosova dhe kosovaret te nxjerin mesime nga ky rast dhe te shohin se Kush Jane aleatet e vertete te saj,pra te kthejne syte nga perendimi se Jane europiane.

  9. bobi says:

    Ik mor idiot, gjithmone ua faturoni te tjereve, dhe asnjehere vetes. Nese kosovaret do te donin vertet veten dhe identitetin e tyre, nuk do te njehsoheshin me turko-arabet, por me Ilirine e lashte dhe vlerat e verteta shqiptare. Ju qifja trute juve shqipfolesve arabe, qe na degjeneruat si rrace e si komb. E pastaj ankoheni nga sllavi…ju s’doni veten tuaj! Aty te rrini si mut tani, hani qofte dhe pini kafe turke tere diten. Idiota!

  10. ..... says:

    Aq sa mund ta coj ndjenjat proarabe gjekundi ore gazetare leshi

  11. Etniku says:

    Z.Robelli,djegjet e marsit 2004,jane bere nga militantet e ISIS,e jo nga populli i vertete dardan i Kosoves.Nderesa pika e 4 qe thua ti,eshte me kryesorja per nje deshtim(ndoshta te qellimshem)te Brukselit.Nje here eshte thene,ne Bruksel, se Serbia nuk do e pengoj anetaresimin e Kosoves ne organizatat nderkombetare,por kjo nuk u verejte nga diplomacia e re dhe e papervoje kosovare,dhe keshtu,te verbetit,nenshkruan gadi te gjitha marreveshjet ne dem te shtetit me te ri europian.

  12. Klimax says:

    Se njembedhjeti: Komuniteti nderkombetar (edhe vendet pro pavaresise se Kosoves) po bindet gjithnje e me shume se menyra e krijimit te ketij shteti eshte ne kundershtim te plote me ligjshmerine nderkombetare.
    Krijimi dhe mbajtja e ketij shteti eshte me teper si nje beteje e fituar nga Perendimi ndaj nje territori qe te pakten ne 70 vitet e fundit ishte nen hegjemonine ruse duke qene nje ngjashmeri me formimim qesharak te dy Gjermanive apo dy Koreve te mbas Luftes II Boterore. E para u ribashkua me rrezimin e Murit te Berlinit ndersa e dyta vazhdon te mbijetoje fale diktatures komuniste me te eger dhe me te izoluar ne bote.
    Kosova ne 600 vitet e fundit ka ndryshuar plotesist demografine e saj jo vetem ne aspektin etnik ku sot popullohet mbi 90% shqiptar nga 70% te 25 viteve me pare apo gati 60% te nje shekulli me pare, por edhe ne aspektin kulturor te saj duke u kthyher nga nje qender e ortodoksise sllave me nje popullsi 100% kristiane para pushtimit osman ne nje qender te islamizmit turko-arab sot ne Ballkan.
    E pra, do te ishte me e llogjikshme nga ana demografike qe Perendimi Kosoven ta bashkonte me Shqiperine se sa ta linte ne nje gjendje “status quo” te tipit Palestine, por ja qe ne realitet ky bashkim tremb si Perendimin ashtu dhe Rusine. Dhe kur krijohen fallcitete te tilla kulturore apo ne formen e shtetit per interesa te perkohshme gjeo-strategjike, ato jane te destinuara te deshtojne shpejt a vone.

  13. E po kjo pune! says:

    serbet thjesht zgjatin agonin e tyre. Por nderkohe e vetmja rruge e sigurt per gjithshka kalon permes bashkimit ne trungun ame.

  14. futuni ne facebook te faqja TheOsmanlit ne gjuhen shqipe skandal says:

    futuni ne facebook te faqja qe ka me shumice kosovar dhe shqiptar maqedonas dhe do ta kuptoni se kush jane

    faqet me antishqiptare per pomentin ne faceebok qe kane shume fansa radikal jane

    TheOsmanlit

    support erdogan for kosovo

    shikoni keto dy faqe de do shikoni fytyren e vertete dhe shikoni mire cili shtet i finacon keto faqe

    ku shahet cdo gje shqiptare dhe thuhet qe shqiptaret jane turq

  15. polci ne pension says:

    Me nji fjale…..sipas ketij artikulli nuk na mbeshteten se kane inat Ameriken. Me nje fjale Amerika ka bere gabim qe ndihmoi Kosoven per te fituar pavaresine. Atehere duhet te zgjedhim midis Pavaresise dhe Uneskos. Une them se jemi shume me te fituar me Pavaresine dhe rrofte Amerika. Ne djall vafte Unesko me gjithe anti amerikanet.

  16. temujin says:

    A ka naj mjekrosh per te arrestu…ate e bejne mire kosovaret…servila bythe…edhe ne 1999 mos te kishte fillu turku serizisht sot do ishin duke punu ne parcelat e lazaratit si bujkrober…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje