Politika do të thotë veprim, Mr. President!

7 Nëntor 2015, 21:23Blog TEMA

Nga Michael Knigge

Që ta bëjmë të qartë: Jo, presidenti rus Vladimir Putin nuk është njeriu më i fuqishëm i botës. Vendi i tij ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike me një inflacion galopant. Jetëgjatësia e rusëve është e ulët, vendin e kërcënon kriza demografike. Madje vetë ushtria ruse, e parë me admirim, në një krahasim global të numrit të trupave zë vendin e katërt në botë. Arsenali i saj i armëve as nuk i afrohet atij “High-Tech” të amerikanëve. Të gjithë këta janë faktorë që dëshmojnë më shumë se influenca e Putinit në botë do duhej të binte.

Megjithatë presidenti rus udhëheq për herë të tretë listën e Forbes. Pse? Sepse ai di ta përdorë me efektivitet pushtetin e kufizuar që ka – qoftë në Ukrainë apo në Siri. Dhe sepse ai, e kjo nuk është më pak e rëndësishme, është mjeshtër për të bindur të tjerët në pushtetin e tij dhe atë të Rusisë. Prandaj ai duhet të merrte titullin e kreut të shtetit më hileqar e më të shkathtit.

Gjermania në skenën ndërkombëtare

Po Angela Merkel? Kur vjen puna në pushtetin real, sigurisht kancelarja gjermane nuk barazohet dot me presidentin amerikan. Por Merkel e ka përdorur në momente vendimtare pushtetin e saj. Fillimisht në Ukrainë, por edhe në krizën e Greqisë, dhe tani në krizën e refugjatëve. Kjo i ka sjellë asaj prestigj ndërkombëtar, e jo më kot Merkel është renditur e dyta në këtë listë-, menjëherë pas Putinit, dhe për herë të parë para Obamës.

Pa dyshim presidenti amerikan mbetet njeriu më i fuqishëm i botës. Ai ia ka dalë që ekonomia amerikane – më e madhja në botë të dalë me sukses nga kriza më e madhe që nga koha e “depresionit të madh” të krizës ekonomike të vitit 1929. Ai ka luftuar për të bërë një reformë historike për shëndetësinë, që u ka ndihmuar miliona amerikanëve të të kenë një kartë sigurimi shëndetësor. Tjetra – përkundër shumë kundërshtive në Uashington dhe në botë – Obama ia ka dalë të bëjë një marrëveshje historike me Iranin në grindjen atomike.

I vakët dhe pa dëshirë

Marrëveshja me ish-armikun e përbetuar, Teheran është edhe shembulli më i mirë për të treguar se SHBA me mundësitë e saj mund të arrijnë diçka në shkallë globale vetëm po qe se ndjekin një qëllim të qartë. Për fat të keq Obama në shumë kriza ka treguar një mungesë dëshire për angazhim dhe mungesë orientimi – qoftë në Siri kundër Shtetit Islamik apo në përgjithësi kundër ekstremizmit islamist.

E kur ka vepruar, shpesh me shumë hezitim. Kaq nuk mjafton për liderin e botës së lirë. Ka gjasë që SHBA të mos jenë më për një kohë të caktuar vendi që do mund të vendosë i vetëm për problemet globale. Por fjalët e qarta dhe veprat nga Uashingtoni janë edhe më tej të pazëvendësueshme, kur kërkohet menaxhimi i sfidave ndërkombëtare. Në Siri pasiviteti i Obamës krijoi një vakuum, që e mbushi Putini. Kjo e ka dëmtuar SHBA-në, jo vetëm për përshtypjen që kanë në Uashington dhe Moskë – por më e rënda është zbehja e prestigjit tek aleatët. Ujdia me Iranin tregoi se Obama di ta përdorë më mençuri pushtetin që ka në çështjet komplekse të politikës botërore. Këtë ai duhet ta bëjë edhe tani në krizën e Sirisë.

24 komente në “Politika do të thotë veprim, Mr. President!”

  1. DIELLI mbi KORAB says:

    Ariu Rus nuk duhet nenvleftesuar.
    Zonja Merkel eshte vetem nje MARIONET,ndersa Obama nje hileqar i njejte me Putinin,veçse me pak i zgjuar se ai.
    Putini este nje ngjale e marinosur ne KGB,dhe ka nje aftesi te jashtzakonshme me ju parapri situatave.
    Mos nenvleftesoni as Kinen,ajo po merr rol udheheqes ne bote,ashtu urte e bute por me nje fuqi te konsoliduar financiare dhe me korrektesi ne mardhenine nderkombetare.

    1. populli says:

      faleminderit per porosite, tani ndihemi me mire.

      1. tremors says:

        hahaha sa kam qeshur

  2. Ekonomia says:

    KY IDIOTI KA SHPREHUR MENDIMET E TIJ DHE NA I SERVIR SI TE VERTETA ABSOLUTE .
    SE PARI PUTIN ESHTE CILESUAR NGA TE GJITHE NJE DIPLOMAT SHUME I ZOTI I CILI KA BERE SHUME PER VENDIN E TIJ
    DHE NUK MUND TE QUHET NJE NJERI I ZGJUAR ME PERVOJE POLITIKE, HILEQAR .
    MERKELI ESHTE HILEQARE SE LUFTON PER EUROPEN QE MOS TE PRISHET EKONOMIA GJERMANE DHE SA PER REFUGJATET QE AJO KA MARRE ,NUK PO MERR DEKORATA ,POR PERKUNDRAZI RREZIKOHET NE ZGJEDHJET E ARDHESHME ,PO PROTESTOJNE GJERMANET NEPER RRUGE KUNDER MERKELIT .
    NDERSA OBAMA ESHTE VETEM NJE MARIONETE .

    1. tremors says:

      Marionete e kujt eshte Obama? Nje shtet qe e njeh Amerika a ka te njejten fuqi me nje shtet qe e n jeh Rusia po refuzon ta njohe Amerika? Na nxore Merkelin p seme. Zgjohu nga gjumi shoku kar dhe mos shkruaj me CAPS. Amerika eshte superfuqia e vetme dhe Obama ben cfare duan amerikanet. Amerikanet a refuzojne luften per momentin o shoku karmunist!

  3. Gora says:

    O 1shi. Ariu rus pare amerikanve eshte miush 60% e arinjve ne dimer lepine putren nga varferia lufta do buk nga mbrapa kurse ariu qe ithua ti sesht gje vec se mi pabuks.

    1. babo says:

      Je i trullosr me perralla mor tutkun. Je me keq se athere kur i thonin SHBA-se tiger prej letre.

  4. askushi says:

    thjeshte nje inkoshjent ky qe ka shkruar keto mendime!

  5. Ore ne ukrahine rusia nuk e leshonte krimene sikur bota te permbysej, ka bazen e detit te zi ne sevastopol. Edhe me sirine po njesoj ka bazen e latakias. Nqs do rrinte duarkryq do shikonte sesi latakia dhe sevastopoli do beheshin baza amerikane. Eshte njesoj si kriza e raketave ne kube, amerika u be gati per lufte me rusine kur rusia donte te bente baze ne kube dhe kur nuk e berj rusia e beri amerika ne guantanamo bay. Ka te beje me politiken gjeostrategjike te rusise e rusi nuk leshon pe per bazat qe ka ne bote ashtu sic nuk leshon pe as amerika. Obama donte ta permbyste asad-in mga brenda sic beri ne libi apo egjypt apo tunizi. Politika e jashteme e obames nuk ishte ajo e repiblikaneve ku amerika hynte vete ushtarakisht, obama ndoqi politiken e mbeshtetjes logjistike duke mbeshtetur indirekt forcat e brendeshme. Edhe ne siri po funksiononte deri ne momentin qe doli ISIS qe disa thone eshte krijese e amerikes me izraelin por qe une nuk mendoj keshtu. Isis eshte krijim i atyre qe nuk donin dobesimkn e jnfluences ruse she rritjen e ndikimit amerikan ne ate pjese te globit. Dikush i furnizoi me mjete, para dhe logjistike qe isis te merrte shtyrjen fillestare, ppr njk ka qene as amerika e as izraeli. I vetmi i interesuar per faktorin isis ishte rusia. Dhe ruset shpresuan ne nje hyrje tokesore te amerikes ne siri gje qe nuk ndodhi pasi amerikanet shfrytezuan kurdet dhe opoziten siriane ne toke. Mjnd te thujet qe amrika deshtoi ne marrjen e sevastopolit dhe latakias per ti mbyllur ruset ne kuti. Obama ka ndjekur nje politike te jashteme pa shume shpenzime dike j perqendruar tek fuqizimi i ekonomise se brendeshme pask la nje ekonomi te brendeshme te forte nuk ma nja amerike te forte ne skenen boterore. Imagjinoni mje ekonomi amerikane te dobet me nje ekonomj europiane te dobet perballe sfidanteve si rusia apo irani. Me nderhyrjen ruse kriza siriane vec sa do zgjatet dhe tani jane ruset ata qe do lodhin ekonomine e tyre te keputur ne luften ne siri. Fakti qe putin kerkon marrevesjje oaqe sa me shpejt do te thote qe rusia nuk mjnd ta perballoje per nje kohe te gjate ekonomikisht luften ne siri, tank eshte amerika ne rolin me komod, ajo vec sa do ia beje jeten ferre ruseve ne siri sic ua beri ne afganistan. Dhe e gjithe kjo do i kushtoje shume lire amerikes. Ruset i kane hyre nje valleje ku do kerkojne patjeter nje partner sj amerika oasi te vetem do dalin si rruar qethur. Bile kam nje frike se dhe ne rrezimin e atij avionit rus ka nje dore sherbimesh inheligjente antiruse. Obama duket pak sj i mefshet po pamja nganjehere te genjen, eshte p.th some si i thone nje fjale. Ketu do jemi e do e shohim.

  6. Zigur Qarri says:

    Konflikti i Rusise me Perendimin ishte gabim fatal i Putinit,po aq fatal sa edhe afrimi me Kinen.Afrimi me Kinen do te paralizoje prodhimet ruse,
    qe nuk mund te konkurojn kurre me ato kineze.Kjo do te beje qe Rusia
    te jete vetem furnizuese me lende te para,duke masakruar pasurite e saja.
    Ky fenomen do te sjelle papunesi dhe zbrazje te popullsise.100 milion kineze,fqinje me 7 milion rus!Per lindjen e Ukraines,qe nuk mund te ishte kurre e humbur,Rusia rrezikon te humbe shume me shume se sa te fitonte ne marredhenie te mira me Perendimin.
    Frika e siberianeve nga kinezet.
    Nje firme kineze ka marre me qera per 49 vjet,115 000 hektare toke bujqesore.Siberianete frikesohen per shitjen e vendit te tyre nga politikane te korruptuar,dhe per nje ligj kundra interesave nacionale.
    Gazetari i Stacionit te Radios “Govorit Moskva” Sergej Dorjenko,deklaron se kjo eshte vjedhje.Toka nuk duhet te lejohet ti shitet ose ti jepet me qera fqinjeve.Kjo mund te realizohej te pakten 1000km larg nga kufiri.
    Kinezet sjellin me vete edhe punonjesit,qe mbas 49 vitesh mund te realizojn nje referendum,ku shumica mund te vendose per t’ju bashkuar Kines.Keshtu mund te behet Siberia provinc Kineze.
    Vendi me i madh ne Bote,Rusia,ka probleme jo vetem me Siberine por edhe me shume krahina te lindjes.Rinia po i braktis keto zona pa perspektive
    duke emigruar ne Moske dhe Petersburg.Per kete arsye emigrojn shume kineze
    ne keto zona.Nje grua nga Kryeqyteti i krahines me po te njejtin emer Khabarovsk(Habarovsk)ne kufi me Kinen prane Lumit Amur,thote:Dikur kinezet vinin si tregtare te vegjel per te shitur mallrat e tyre.Sot ata vijn me makina te shtrenjta neper rruget tona,blejn Firma dhe shtepija.
    Ti pyet veten,eshte Rusi ketu apo nje vend i askujt.
    Kinezet nuk kan marre me qera vetem toka bujqesore,por edhe qindra mijera pyje per shfrytezim ne Transbaikal,duke mos iu permbajtur ligjeve ruse per pyjet dhe pasurive te saj.
    Zerat kritik per ndikimin kinez jan rritur,duke vene ne pikpyetje qerane e tokes,nese ja vlen nga ana ekonomike apo jo.

  7. temujin says:

    “Nuk i afrohet” ne armet high tech…haha…mos me bej me qesh…tre arme strategjike ku bazon fuqine e saj amerika (raketat balistike topol-satan, kunder ajrore s-400 dhe s-500, dhe avione gjuajtes bombardues su-37 dhe su-30) rusia e ashtu ne b…po ta krahasosh me analoget amerikane(trident,aegis dhe f-35/i famshem)…ushtria ruse ka probleme te tjera si underbudget, undertrained(stervitjet kushtojne), pa eksperience ne cyberwarfare dhe EMP, overstreched/rusia shtet me sip.te madhe)dobesi ne power projection, e disa te tjera

    1. populli says:

      koqe, ne une, ne ajer, ne toke, ne hapesire, me llogjistike, me kerkim shkencor, me stervitje, me trajtim te ushtarakeve gjate e pas sherbimit, me buxhet USA e Russia jane teknikisht USA ne vend te pare e Russia ne 4, por cilesisht jane USA 1 e Rusia pga vendi 9, 10.
      i vetmi aspekt ku jane te barbarie eshte rezervat me mbyshje berthamore. Rusia ka nee disavantazh ede ne cette pike. Eshte e rrethuar nga nato ne née rreth me bomba e rraketa atomike.
      Rusia e ka me lang ameriken.

    2. tremors says:

      Fillojme nga gjeja me e thjeshte shoku ”underbudget”. Telefonat celulare amerikane jane 1000 vite drite perpara celulareve rrushe. Po ne ushtri pse do kete ndryshim more karandash?

  8. jkoreshi says:

    shume pikelluese qe ky gjermani e quan presidentin rus hileqar.
    I drejtperdrejte dmth pa hile eshte paraqitur te pakten per sirine. u tha para dy muajve direct ne okb shikoni cfare keni bere.
    50 miljarde dollare amerikane kane ushqyer isis per tre vite resht qe te vendose “demoracine” ne siri. qindara mije te shkuar ne hanxhar. 10 miljone te shperngulur. kjo I kalon kufijte e hiles. ky eshte krim qe ata e kane pranuar vete ndresa tani rine si mut.
    para se te fillonte lufta bujqesia siriane kishte 6 vjet me radhe qe vuante nga nje thatesire e pa pare. megjithe kerkesat per investime ne infrastrukturen bujqesore asnje cent nuk u ofrua nga kapitali perendimor. tani na kane teperuar 50 miljarde per te paguar pacavuret me callma te zeza qe te cojne ne kasapane ne gjith kombin sirian.
    cjane keto fytyra te ndyra al bagdati, abu bakri, e ku di une sa plera
    te tjera qe marin miljarda per tu qire nenen arabeve. keta jane te gjithe agjente.

  9. druni says:

    avionet amerikon f35 i ka zon ndryshku, amerika ka 50 vjet qe ska bere update lendeve atomike kurse rusi i ka bo update te gjithave, ik o gazetar informohu mire, un nuk e di kush ta jep rrogen ty

    1. Iliria says:

      druni

      me duket se e ngaterrove, eshte Rusia qe nuk i ka bere update teknologjise se saj, jo Amerika.. Amerika i ben update teknologjise te pakten çdo dy vjet..

    2. tremors says:

      F35 s’ka dale ne sherbim akome o HU.

  10. nardi says:

    Politikanet ne rusi per interesat e momentit Jane duke bere nje gabim shume te madh qe Po prishen me europen,gabim qe Rusia do ta paguaj neser.Me pelqeu komenti I Zigur Qarrit duket qe ka njohuri te mira per kete teme,keshtu pra kercenimi me I madh I rusise eshte kina, Siberia ne nje te ardhme afatgjate do pushtohet nga kina.Rusia me nenshkrimin vitin e kaluar te kontrates me kinen per funizimin e kesaj te fundit me gas rus me cmim qesharak e ka ndihmuar shume kinen dhe e ka sabotuar vetem e saj.

  11. SHQIPE says:

    Mendoj se Putin do te tregoje qe vendi i tij nuk eshte ne krize biles po udheheq boten,amerikanet e kane shtyre indirekt te bjere ne kete kurth ,nje front lufte zakonisht eshte shkaterrues per ekonomine e nje vendi ,dy akoma me teper .
    Duhet llogaritur qe eshte vetem fillimi,me pas nuk e perjashtoj hapjen edhe te nje fronti tjeter per te ngjallur reagimin e amerikaneve qe deri tani qendrojne pothuajse pasive .Ky front mund te jete edhe kundra nesh si pika me e dobet e NATOs dhe kjo per ti hequr nga dora amerikaneve Kosoven, ate qe e moren pa i pyetur (aprovim ne OKB)po ne te njejten menyre (pa aprovim ne OKB) e ta vene perpara faktit te kryer tere boten e perseri nuk do gjejne perplasje me USA sepse amerikanet me pagmatizmin qe i karakterizon e shohin se shkaterrimi i Rusise do te vije nga vete Rusia ,me buxhetin e fryre ushtarak,te vraret ne fronte te ndryshme,mundesine e hapjes se frontit te terrorizmit brenda vendit e pakenaqesine nga populli nga veshtiresite ekonomike gjithmone ne rritje.
    Me ben pershtypje tifozlleku i komentuesve patriote ketu,dikush mban nje qendrim ekstrem prorus dikush ekstrem proamerikan e fillojne e shahen me njeritjetrin si per skuadrat e tyre te zemres,mendoj me modesti se ne nuk jemi ne pozite te bejme tifo as per njerin e as per tjetrin por duhet te shohim me kujdes si influencon mbi kokat tona gjeopolitika ,kontradikta midis ketyre dy superfuqive ,ose me mire,midis nje superfuqie te njohur boterisht e aleate tona de fakto e de jure e nje sfiduesi kunder saj.

  12. Rusi i bardhe... says:

    Kombi rus nuk krahasohet me “55 kombet” amerikane…Te paret kane mijra vite histori dhe identitet, ..te dytet jane …europiane..Ruset, kane shpetuar boten, ose te pakten Europen (Putin), te pakten kater here…qe nga i semuri i Bosforit, duke vazhdu me shkermoqjen e Napoleonit, dhe deri tek varrosja e Hitlerit….dhe se fundi lufta kunder koleres boterore, terrorizmit islamik me ne krye isis…Edhe ne rrafshin e mbrojtjes planetare nga rreziqet kozmike, ruset jane ne nivele te peraferta me amerikanet…Perplasja ndermjet superfuqive ,s’ka per te ndodhur kurre…

    1. Pelasgian says:

      “I semuri i Bosforit” eshte “leju” te rroje !

      Realisht s’ka pas kurre fuqine e nje superperandorie!

      Pushtimi mbi Bizant dhe mbi Ballkanin Ortodoks nuk i interesonte Anglise dhe Frances ndersa kur behej fjale per kontrollin e pikave strategjike te mesdheut,”te semurit” i tregohej vendi,rasti i Maltes!

      Napoleonin e mundi “Grandieur” e tij dhe jo “Russia” e katunarve te varfer! Lexoje pak se c’thote per Fushaten kunder Rusise!

      Hitlerin realisht e mundi Superfuqia Amerikane e cila furnizonte me arme Rusine tende te pjerdhme,furnizonte me arme dhe ushqime Mbreterine e Bashkuar qe kishte 200 vjete qe sundonte boten por s’arrinte dot te ndalte fuqine teutonike edhe pse pas kraheve kishte Francen dhe Rusine,i hyri n’dajak Japonise e cila turperoi gjithe Rusine dhe fuqite koloniale si Anglia dhe Franca!

      Fatet e te dyja luftrave boterore jan zgjidh nga nderhyrja e Amerikes,(qe ironikisht eshte e perbeme ne shumice nga popullsi me origine teutonike dhe anglosaksone,realisht vellezer te nje gjaku me gjermanet)

      Edhe “lufta e hapsires” u fitu nga Amerikanet fale shkenctarve Gjermane si Von Braun!

      Russia jote e dhjeme edhe qytetin me te bukur qe ka St Petersburg e ka me stil perendimor italian!

      Russia ka qene ,eshte dhe do te vazhdoj te jet periferia e Europes!

      Zero cilesi ne teknologjine e celularve,TV,kompjuterve,makinave,avioneve tregtare,!

      1. Lëmi Llukës says:

        Pelasgian!
        Të polemizosh me një debil si ti , është një sakrificë që ti s’e meriton . I sëmuri i Bosforit nuk është Rusia, por quhej Perandoria Otomane ! Të urresh një popull të caktuar ,si ti sllavët , quhet racizëm. Ti flet si Hitleri ….
        Ti nuk je më demokrat nga Ruzvelti dhe Çërçilli , lexoje ç’thonë ata për popullin rus.
        Pika mua , që bisedoj me ty !!!!!!

  13. Pelasgian says:

    Russians cant make a proper car!

    Kaq per “teknologjine” ruse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje