Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, vec shume e shume te tjerave, i bashkon në një, dëshira jargandjellëse për rrëzimin e Qeverisë “Rama”, me endrrën për zgjedhje të parakohëshme e për rikthimin sa më të shpejtë në pushtet. Por, këto ditë, në shfaqjet e tyre publike, kanë treguar se për tia arritur këtij kryeqëllimi të cdo opozite në botë, ata kanë një dallim të madh thelbësor me njëri tjetrin. Ndahen jo tek detajet, por tek thelbi. Tek rruga që secili prej tyre artikulon, si mënyrën më të mirë për arritjen e qëllimit të tyre final.
Vetëm opozitës aktuale në Shqipëri, mund ti ndodhë ajo që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në historinë e demokracive moderne. Këtë javë, brenda një dite, kryetari “de jure” nga Kukësi dhe kryetari “de facto” nga ekrani i “ABC News”, për të njëjtin qëllim, kanë kërkuar dy gjëra krejt të kundërta nga njëri- tjetri.
Lulzim Basha i kërkoi popullit që të ngrihej për ta rrëzuar këtë qeveri, nëpërmjet “mosbindjes civile”. Ndërsa Sali Berisha, tha se nëse do të ishte në vend të z. Basha, do kërkonte që ta rrëzonte mazhorancën aktuale Rama_ Meta, nëpërmjet “revolucionit demokratik”.
“Mosbindja civile” dhe “revolucioni demokratik”, janë dy rrugë aq pranë njëra tjetrës, sa cjanë të njëjtë në drejtimin e PD dhe opozitës shqiptare, vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Dikush duhet ti shpjegojë z. Basha se “mosbindja civile” kjo “qasje jo e dhunshme e mosbindjes politike e shoqërore” është sqaruar sot e 160 e kusur vite më parë, që më 1849 në essenë e filozofit amerikan Henry David Thoreau. I cili ka arritur të frymëzojë më pas nëpër histori Mahatma Gandin për të uhdëhequr Indinë për të fituar pavarësinë nga Britania. Ka iluminuar Martin Luter Kingun për të udhëhequr lëvizjen për të drejtat civile në SHBA-në e ndarjeve të thella raciale. Dhe Ibrahim Rugovën që të udhëheqi rezistencën e shqiptarëve kundër makinës shtypëse dhe asimiluese të Beogradit.
Ndaj, nëse kërkon ta rrëzojë Edi Ramën dhe Ilir Metën nga pushteti, pyetja që lind është: Kush është në këtë histori Lulzim Basha: Mahatma Gandi? Martin Luter Kingu? Apo Ibrahim Rugova? E për rrjedhojë, kush është qeveria e Shqipërisë sot për opozitën: Kolonizatori? Gjeneratori i ndarjeve racore? Apo regjimi i Milloshevicit?
“Mosbindja civile” e Lulzim Bashës është me sa duket aq e pakuptimë, sa me siguri e bën edhe atë vetë të skuqet, pasi e mendon thellë- thellë. Por, mund të ngushëllohet, nëse secili do ta kuptojë se po kaq e pakuptimtë është edhe rruga që që predikon edhe Berisha.
Sepse edhe “revolucioni demokratik” i tij, është një frazë krejt pa kuptim. E kam kërkuar kuptimin e kësaj shprehje në të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe dhe në të gjithë fjalorët politikë të botës. Nuk e Kam gjetur madje edhe atje ku nuk mund te mungonte asesi. As në “Fjalorin politik” të Oxfordit tek seria e “librave për të gjithë” e as te “botimi i ri, i përditësuar”.
Në epokën moderne, shoqëria njerëzore ka njohur shumë revolucione. Që nga ai francez; revolucione politike; shoqërore; revolucionin permanent a të vazhdueshëm; revolucionin amerikan; Bolivarian të Hugo Cavezit; të gjelbërin e botës së tretë; revolucionin e kadifenjtë në Cekosllovaki; të lavdishëm; kulturor kinez; atë meksikan si i pari revolucion socialist në shekullin XX e deri tek revolucionet rus të Leninit më 1917 e atë të Jelcinit më 1991. Por deri më sot, bota kurrë nuk ka përjetuar një “revolucion demokratik” qoftë edhe në një shtet me demokracinë e Shqipërisë së sotme.
Në zhargonin gazetaresk, togfjalëshi “revolucion demokratik” përdoret vetëm kur i referohemi ngjarjeve të ish lindjes komuniste që cuan në rrezimin e Murit të Berlinit dhe zëvendësimin e regjimeve komuniste, me pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut të lirë. Vec e vec, përvoja e s vend që kaloi nga diktatura në demokraci, ishte unike. Ndaj një “revolucion demokratik” nuk mund të bëhet kurrë, në një vend demokratik.
Por edhe nëse thellohemi më shumë, duke iu referuar Samuel Hatingtonit tek libri i tij mbi “Rendin politik në shoqëritë në ndryshim e sipër” sic mund të jetë rasti i Shqipërisë, ai thotë se: “revolucioni shkaktohet nga mobilizimi i grupeve të reja në politikë me një shpejtësi të tillë, që ua bën të pamundur institucioneve ekzistuese, asimilimin e tyre”.
Pas kësaj, cdokush që i njeh sadopak zhvillimet politike në Shqipëri, e kupton se sa i ri është grupimi politik i Berishës dhe Bashës. Në këtë mënyrë, është fare e lehtë për tu kuptuar se sa të realizueshme janë qoftë opsioni i Bashës për “mosbindje civile” apo i Berishës për “revolucion demokratik”.
Por më shumë se kaq, kjo dilemë e lidershipit të opozitës, për rrugët që ata i ofrojnë mbështetësve të tyre për tu rikthyer në pushtet, të kujton historinë e Dom Gacit. Priftit të Velipojës, i cili u gjet në një situatë të ngjashme, kur thatësira pllakosi dikur fshatin. NJë grup burrash besimtarë trokitën në derën e Dom Gacit dhe i kërkuan që të mbante një meshë të martën për të ndjellë rënien e shiut dhe shpëtimin e prodhimeve të tyre. Por, pasi iku grupi i parë, në derë ia behu një grup i dytë burrash besimtarë të fshatit. Duke i bërë të njëjtën kërkesë: Meshë për shiun. Por, me kushtin që ajo të mbahej jo të martën, por të mërkurën. Mirë,- i tha Dom Gaci: Shkoni e zgjidheni njëherë me njëri tjetrin se kur e doni shiun, të martën apo të mërkurën? Dhe ejani që ta mbaj meshën për shiun e fshatit.
Edhe opozita e sotme, përpara se të kërkojë rrëzimin e kësaj mazhorance nga pushteti, bën mirë që të mblidhet e të vendosi: Do ta realizojnë këtë me anë të “mosbindjes civile” apo nëpërmjet “revolucionit demokratik”? Pas kësaj, besoj është po aq kollaj sa ce kishte Dom Gaci, që ta cojnë ujin e shiut, në arën e opozitës.
Bravo z. PEZA. Me ka pelqyer gjithmone mendimi yt dhe je nje vlere e shtuar ne PS.
Bukur,por pse kaq ralle?
Po iku koha kur paguhej per shkrimet moj Lidi,pse trap eshte ai te punoje pa leke?
Aq bukur e ke thon sa nuk behet ndryshe. Basha dhe Berisha nuk dine vete cfare duan jo me te dine te drejtojne vendin.
Dom Gacit ne kishe te Velipojes i shkon per vizite dhe Kryetari Komunes,mes te tjerash i thote:
Dom Gaci na jane bedite do minj ne fshat a po na e con nje meshe ?
Ndigjo lum miku – i thote Dom Gaci- une jam Dom Gaci dhe jo Dom DACI
E bukur kjo?
Historia eshte me minnte.Banoret i kerkuan Dom Gacit qe te tho nte nje meshe dhe te zhdukeshin minjte e Dom Gaci ua ktheu:”une jam Dom Gaci e jo Dom Daci(maçoku)
keq u ka hyre frika ketyre
Kot e keni te mbeshteni tek perralla apo tek gogoli berisha!
Fshise per ju te gjithe bashke duhet,se perndryshe vetem rotation te se keqe do kemi!
Jeni njesoj!
E vertete per Dom Gacin edhe kjo e shiut, edhe ajo e Dacit dhe ca tjera…
Te tille deputete i duhen ketij vendi qe te flasin me gjuhen e fjales dhe jo si banditet e tjere te kuvendit qe nuk dine shqip
termi revolucion demokratik perdoret si sinonim i termit revolucion i kadifenjte apo gentle revolution. Flm shume per leksionin e gjuhes por nuk eshte ky thelbi i problemit pasi shqiptaret e kuptojne shume mire cdo te thote termi revolucion demokratik, thelbi i problemit eshte kush e kerkon kete revolucion, e kerkojn ataa qe deri dje shtypen me dhune cdo lloj forme te shprehjes demokratike popullore, thelbi i problemit eshte qe shqiperia ka nevoje per nje revolucion te kadifenjte(demokratik), ka nevoje per nje nderrim te kastes politike ne teresi, te zhberjes se ketij sistemi kleptokrat e korrupsionist. me pelqen qe thua qe jemi ne nje sistem demokratik por a nuk ishit po ju qe thonit qe shqiperia nuk ka nje sistem demokratik por dicka hibride qe nuk i ngjan as demokracise as tranzicionit e as diktaures, dicka as mish e as peshk. Pra shqiptaret ndjenje nevojen e ketij revolucioni por nuk kane se kujt tja delegojne pushtetin pas ketij revolucioni, mungon nje klase e pergatitur politike, e paperlyer me kasten e vjeter, nje klase politike me ide progresiste, idealiste. shqiptaret kane duruar me stoicizem keto 25 vjet, kane sakrifikuar vitet e tyre te rinise te pas 90 me shpresen se klasa politike do behet aq e pergjegjshme sa ta coje vendin drejt mireqenies pot gjithshka ka rezultuar nje sakrifice e kote. 10-15 vjecaret e viteve 90 sot jane 40 vjecare e ne ato fillimvite demokracie asnje nga ata nuk mendonte se vendi do ishte katastrofe edhe pas 25 vjetesh, se dhe femijet e tyre sot ndihen sic ndiheshin ata ne vitet 90′ te lodhur e te pashprese nga sistemi. prinderit ne 90 ju thonin femijeve te tyre lumsi ju qe do shikoni dite te bardhe se ne na iku rinia per lesh por dhe femijet trapin pane, pane emigrimin, papunesine, humbjen e kursimeve ne piramide, luften e 97, diplomat pa vlere, arsimin e cunguar, korrupsionin e ngritur ne sistem etj etj. deri me sot emigriacioni i rinise ka sherbyer si nje valvul shkarkimi ndaj trazirave sociale por tashme kur dhe vete vendet pritese te emigranteve po kane probleme dhe rinia po kthehet apo nuk po ka me shprese emigrimi bomba sociale heret apo vone do plasi, e po plasi nuk dihet ke merr perpara. keshtu edhe ky Peza nuk ka pse merret me terminologjine por me shkakun dhe pasojen, nuk ka pse imiton shokun padhosh i cili aktine gjuajtjes me veze ndaj tij e quajti sukses te qeverise si arroganto-delirant qe eshte bere.
Njite me kishen e Velipojes eshte dhe nje kuvend
murgeshash.Dom Gaci po pushonte ne zheg po s’po rrinte rehat
pasi murgeshat po benin xhiro me bicikleta ne oborr dhe bertisnin e qeshnin me te
madhe.Del Dom Gaci ne dritate dhe ju flet :
Do rrini pa ba zhurme apo t’ja ve shalen bicikletave
Kjo sesht e Dom Gacit po shkodrant ja veshnin te gjitha barcaletat atij ne ate kohe.. Sdqft ka qen burr i mencem e shum i holle ne humor dhe ka pas nje satire te bukur e kuptueshme jo nga te gjithe ..
Ik o gazetar koti, se su bërë dot as officer e as deputet.
Po ja hodhe me politiken për t’u pasuruar!
Nje teme e kote se Berisha e ka pushtetin te plote ne dore.Pushteti I Rames nje thelb eshte pushteti I Berishes.Rama Po Ben ato qe I ngelen merak Saliut.Asgje nuk ka ndryshuar me mekembesin e Saliut.
Bravo Peza!I ke qit zorret e truve perjashta.
Veshtire qe PD-ja te jete tashme nje alternative e besueshme per tu rikthyer ne pushtet, prandaj enderojne mekanizma imagjinare…
PS-ja e di shume mire se populli nuk ka mundesi te tjera dhe mendon se mbreteria e saj do te vazhdoj gjate ne mungese te nje opozite te VERTETE.
Te dy B-te kane rrjedhur dhe mos ja vini veshin. Zoti Peza ka bere nje injorim te plote teorik te te dy bashke drejtuesve te opozites se sotme e cila e ka humbur fillin dhe nuk di cfare te bej. Basha eshte mire qe keto 2 vjet, deri ne zgjedhjet e ardhshme, te merret me organizimin e PD dhe programit te saj qe nuk perputhet me realitetin. Qeveria te vazhdoje punen dhe te mos degjoj te lehurat e PD. Por, qeveria te korigjoj punen dhe programin e saj, pasi ka shmangie nga realiteti, i cili nuk eshte aq roze sa thuhet.
PEZA ESHTE SHERBETORI ,OBORRTARI I RAMES DHE SI I TILLE NUK ESHTE I PRANUESHEM ME MBROJTJET E TIJ QE I BEN QEVETISE DHE ATEHERE KUR ESHTE KEMBE E KOKE NE GABIM .
PERSA I PERKET BERISHES DHE BASHES NUK JA VLEN TE SHKRUASH KAQ GJATE ,ATO JANE DESHTIMI ,SHKATERRIMI I SHQIPERISE , KTHIM PERSERI TEK ATA
NUK KA ,SIKUR DHE PREMTIMET DHE FJALET ME TE BUKURA TE BOTES TE PERDORIN .
KY VEND ESHTE DUKE HUMBUR SHPRESAT E ZHVILLIMIT ,TE PERPARIMIT ,PER TU BERE NJE SHTET SOCIAL . KY SHTET PI KTHEHET NGA KLIKA E RAMES NE NJE SHTET KU VETEM NJE PERQINDJE E VOGEL PO PASUROHEN CDO DITE E ME SHUME DHE PJESA TJETER PO VARFEROHET .
GAZETARI I LESHIT MERRET ME KERKIMIN NE FJALOR TE BUDALLAI ,MASHTRUESIT BERISHE DHE NUK NDALET TEK KJO QEVERI ,CFARE SHPRESA KA POPULLI PER TE ARDHMEN E TYRE .RILINDJA KU ESHTE ???
Me nje fjale ti Peza po na thua qe nuk ka shanc te rrezoheni nga pushteti. Helbete nga gjiza tek Jaguari – kush te leviz me ty nga pushteti ?
ne fakt e kam kexuar esene e Thoreau dhe ai ka qene gjaknxehte si Sala dhe jo plluqe si Basha. Kane ngaterruar pusullen,Sala te lexonte ate per mosbindjen civile dhe Luli revolucionin demokratik.Vecse problemi qendron tek militanca.Ata qe mveshtesin PD jane hordhi mongole,plackites me master dhe eksperience te sterprovuar.Megjithate, ekziston dhe nje ese tjeter mbi mosbindjen civile ne kuadrin e keqqeverisjes, e ka shkruar Erich Fromm dhe ajo eshte tamam per tu lexuar per ceshtjen ne fjale.S’besoj ta kete lexuar Basha, jurist qe s’punoi asnjehere jurist.Ia kalofsh mire deputet simpatik i Peqinit, parlamenti eshte kthyer ne pazar rromuzesh mes ministrit dhe Kleopatres se Copallajve, juve ju mbetet te lozni Solitaire me smartphone.
Eshte problem serioz kur ky Peza perpiqet te mendoje.