Pranga për të varfërit, byzylyk për të pasurit

5 Nëntor 2015, 17:44Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Byzylyku është një unazë metalike që i vendoset në këmbë një personi që ka probleme me drejtësinë dhe përmes saj ai mbikqyret, për tu patur nën kontroll nga policia.

Ka hyrë së fundmi në mjetet e drejtësisë për të mos i mbushur burgjet me njerëz që nuk përbëjnë rrezikshmëri e ska pse qëndrojnë domodoshmërisht në qeli.

Byzylykun i vunë 11 prej 13 të arrestuarve për skandalin e madh të vjedhjes së shtetit përmes rimbursimeve fiktive të ilaceve. Besoj keni dëgjuar, u bë me shumë bujë.

Farmacistë, tregtarë dhe nëpunës të ISKSH kishin ngritur një skemë, sikur shisnin ilace diabeli etj, nga ato që rimbursohen 100%.

Firmosin receta fiktive dhe më pas merrnin paratë sikur ua kishin shitur pacientëve. Jo pak, por 2.7 milion dollarë i kishin rrjepur shtetit.

Këta mund të mos përbëjnë vërtet rrezikshmëri, por po të shikojmë se sa të tjerë të implikuar në shkelje ligji qëndrojnë në burgje ka, edhe pse dëmi që kanë shkaktuar është sa një thërrime e atij që i aknë shkaktuar kjo bandë hajdutësh, atëherë ka dicka që nuk shkon.

Një burrë, p.sh, nga malësia e Krrabës së Tiranës, është në burg, sepse i ofroi një prokuroreje 36 mijë lekë për ti mbyllur cështjen nënës së tij që e kishte në kemp.

Ajo e denoncoi menjëherë dhe e arrestuan. Mund edhe thjeshtë t’ia kishte refuzuar paratë, por nejse, mirë bëri që e denoncoi.

Por cili është më i dëshëm, ky që mezi kishte bërë 36 mijë lekë për të korruptuar prokuroren, apo këta që vodhën 2.7 milion USD nga shteti?

Njëri është me pranga, të tjerët me buzylyk në shtëpi.

6 komente në “Pranga për të varfërit, byzylyk për të pasurit”

  1. miri says:

    LIGJI ESHTE SI GJARPERI, PICKON NJEREZIT E VARFER , QE ECIN ZBATHE.
    TONY MONTANA

  2. Ermira says:

    Bravo e madhe Kikia, aman mo analiste te rangut tend i duhen kesaj Shqiperie te Mjere. Ok , verinini byzylykun , po te pakten detyrojini ti kthejne parate ketij shteti tejet te farfer per ato mijra nevojtare te tjere….

  3. beqir says:

    Ti e dije kapitalizmin te barabarte,kudo ne bota te pasurit jane te pasur ,te varferit te varfer.Sa mei pasur aq me imadh korrupsioni,i pasuri i jep parate per prokurorin,gjykatesin,per ty etj ndersa i varferi do te paguaje te gjitha ghynahet e te pasurit.Paske qen gomar fare.mos shkruaj me nga keto budallaleqe.

  4. moni says:

    Rilindja po na ben cudira ,

  5. Shellira says:

    Ke shume te drejte ne komentin tend o miri po vall te kupton i gjati i qeverise dhe Lila floriri .

  6. Ola stop! says:

    Kjo qeveri ka humbur busolen!
    Fun di po i vjen ma shpejt se sa mendojme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema