Një xheloz që nuk është me Klodin

3 Nëntor 2015, 10:18Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Kur pashë Klodin që qëllonte me vezë kryeministrin me aq trimëri, nuk e fsheh që më erdhi ndërmend shpirti ynë i protestës në vitin ‘90, rrëmbimi i aventurës, idealizmi që e përfshin të riun dhe e hedh në veprim.

Nuk e di nëse vetë Edi Rama është rikthyer në atë kohë të pafajësisë, ku të çon simboli i vezës, duam apo s’duam. Besoj nuk kam qenë i vetmi që m’u kujtuan grevat e urisë, demonstratat, fjalimet krejt të çlirëta, të mbajtura me patos kudo në Shqipëri, kudo ku kishte studentë. Ndaj Klodi në një farë mënyre është bashkëmoshatarja jonë e atyre viteve, megjithëse është partizane e të tjera kauzave. Vajza e re, e cila ka hipur majë Piramidës së arkëmortit të Enver Hoxhës dhe mban grushtin përpjetë, është portreti tipik i aktivistit të sotëm europian non global. Eshtë një fytyrë moderne e Shqipërisë së sotme, e cila përqafon ekstremin e majtë dhe brenda filozofisë së vet nuk e ka për gjë të godasë kreun e qeverisë, madje t’i shkojë pas me megafon e t’i numërojë qindin.

Këtu mbaron historia e studentes dhe shokëve të saj. Policët nuk janë idealistë, e të rrasin brenda. Uroj që mos t’i ketë prekur njeri me dorë, sepse përndryshe policia ka kaluar një vijë demarkacioni, e cila do shkarkonte mbi të një mëri popullore të pashoqe. Por duhet të jemi të qartë që studentët nuk duhet të prisnin të mos t’i ndalonin apo t’i shoqëronin në polici. Veprimi i tyre është i dhunshëm, është në shkelje të hapur të ligjit. Ata sot nuk kanë goditur Edi Ramën, por kreun e qeverisë, kryetarin e shumicës, dhe janë shprehur ekstremisht dhunshëm ndaj një ligji që nuk e duan. Kanë në dorë të gjitha llojet e protestave, por vajzat dhe djemtë me Klodin në krye zgjodhën dhunën, dhe kjo është e dënueshme. Kudo ka gjoba, deri në kufizim të lirisë, nëse shpall dhunën si armë revolucionare drejt fitores. Studentët ka gjasa të kenë shumë të drejtë për atë që kërkojnë, sepse përkrahen fuqishëm nga një komunitet shumë i gjerë jo vetëm të rinjsh të shkollave të larta, por edhe nga profesorët e tyre. Ama e tejkalojnë të drejtën e tyre kur marrin në dorë vezën sot dhe gurin mot.

Askush që merret sot me politikë nuk duhet të ekzaltohet nga kjo protestë e dhunshme, sepse në këtë mënyrë duhet të presë nesër të tjera vezë në shpinën e vet. Nuk legjitimohet dhuna as me deklarata shtypi.

Nuk duhet të gëzojë Luli, sepse ligjin që e kontestojnë kaq fort studentët bëri sikur e harroi ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse premtoi. Klanet universitare jopublike që sot po i shërbejnë zellshëm qeverisë, ta themi hapur, po i shërbejnë kaq ethshëm edhe opozitës, jo vetëm mediatikisht, por edhe me burime njerëzore. Ndaj interesat e këtyre studentëve dhe pedagogëve të tyre opozita i la prej kohësh thatë, dhe u mjaftua vetëm me një tryezë, por nuk pipëtiu asnjë grimë më shumë. Ndoshta tek kjo braktisje mund të shihet dhe humbja e shpresës së fundit e këtyre vajzave dhe djemve që po i bien për shkurt, pasi i ka zënë dëshpërimi dhe nuk dinë ku të kapen.

Klodi dhe shokët e saj nuk duhen lënë vetëm, dhe as në burg, por dikush që ata e besojnë duhet t’u thotë që dhuna veç dhunë të sjell.

Tesheshi.com

16 komente në “Një xheloz që nuk është me Klodin”

  1. Klimax says:

    Sa kryeministra, presidenta, politikane, deputeta parlamentesh e kryetare te partive te ndryshme politike ne Perendim jane “pershendetur” me veze, miell, torta, boje te kuqe, etj, por kudo eshte kaluar si nje forme proteste “normale” e nje grupi te caktuar shoqeror ne demokracite e ketyre vendeve! Perse ne Shqiperi ky veprim klasifikohet me termin “dhune”??!!
    Duket sikur demokracia shqiptare paska arritur nivelet me ideale te saj dhe cdo gje ne Shqiperi funksionon si nje ore zvicerane!!!!
    Ku jetoni??!! Flitet per Shqiperine ballkanike, jo per ndonje vend skandinav!! Flitet per vendin me te varfer te Europes, me te korruptuarin, per vendin qe sfunksionojne ligjet, per vendin e kontrabandes se droges, prostitucionit, armeve, cigareve, per vendin e krimeve, vrasjeve, vjedhjeve, ……………!!!!!!
    Nje veze na prishi “demokracine”???!!!

    1. e verteta says:

      SHUME E DREJTE Klimax

  2. ivani i madh says:

    Nqf se ka njeres qe sduhet te ngrene zene eshte ky cift bushtrash Enkel Mersila dy hipokrite qe deri dje inoronin protestuesit dhe ulerinin e paralajmeronin se kush prek kasollen dhe karigen e babait te tyre Berishes varej para kasolles ose pushkatohej .Valle i haruat keto o gjarprinjte e Berishes po tani na hiqeni te moralshem te paster , dashamires e te sinqerte .Deshe te beje nje paralelizem me kete vajze duke e quajtur dhe te majte ekstreme po ti mor kelysh dhe bushtra jote pse si hodhet te pakten nje fare lule djelli babait tuaj e kriminelit Berisha po shkonit pas tij si qener te rahur.Bushati nje fjale e ka thene mire qe akoma ne administrate ,Tv publik ku ben pjese dhe ti jane kelyshet dhe ortaket e Berishes se ju jeni te felliqur e te pa fytyre qe per para e post jepni dhe beni gjithcka besoj dhe palmen tende engjell te peshtire.Me e mira eshte ta mbyllesh ate sqep se na iriton me shume amilje e degjeneruar e bordello.

  3. damiani says:

    ti mij goce je e re te ngrish grushtin perpjete ngrije diçka tjeter do mbeteshe e kenaqur

  4. UNE says:

    E E E E , E THUA MORE E THUA , PO KUJT PO IA THUA , ENKEL E MESILA DEMIT , BYTHELEPIRESIT E DEKLARUAR SI TE TILLE……….

  5. Babai i vertete i Dardanit says:

    Foli burri i Mesiles qe te var te palma.

  6. kollodoku says:

    O buli (jo burri) mesiles shko laj breket mesiles ne shtepi shko. Kusse keta “studentet” te bejn qef te bejn se iku koha e sali berishes dhe izet haxhis ku thyheshin kafka,brinj,kembe e duar.

  7. Lymi says:

    Per ate vajze, edhe ata qe thone se kjo eshte nje forme proteste e perdorur edhe ne perendim, po ju kujtoj:
    -Askush nuk e di cfare ka ne dore dikush qe i turret kryeministrit te Anglise, Shqiperise, Presidentit te ShBA-se, kancelares te Gjermanise, kryeministrit te Kines apo Korese.
    -Keshtuqe ai ose ajo qe ne momentin kur sapo ngre doren per te hedhur nje veze, nje bombe, a nje tufe lule, duhet te kete te qarte se trupat e sigurise te te gjithe ketyre personaliteteve qe permendem, jane te instruktuar dhe stervitur per te qelluar me plumb ballit.
    Pra, ajo vajza komuniste, duhet te beje llogarine se dje mund te kishte vdekur.
    Po keshtu ju bejme me dije, se po thone se ndaj dy bodigardeve te kryeministrit te Shqiperise po meren masa, per ngathtesi ne kryerjen e veprimeve neutralizuese ndaj agresores.

    1. Klimax says:

      Edhe ti vezen po na ben bombe??!! Ashtu si Berisha qe cadrat e protestuesve na tha se ishin arme te sofistikuara!!!!!!!
      Nje forme proteste ishte edhe kepuca e gazetarit irakian ndaj presidentit Bush, por askush nuk e akuzoj per terrorizem dhe mbi te gjitha nuk “hengri” plumbat e bodigardeve te Bushit!

  8. hajdari says:

    Rastesi qendrimi i Klodit ne kete foto ?
    Apo eshte zgjedhje e pikerisht kesaj fotoje nga qindra te tjera qe ka Klodi (si gjenerate I-Phone qe eshte) ?

    shikoni imazhin tek ky Link:
    https://en.wikipedia.org/wiki/Baphomet

    Kam pershtypjen Klodin do e shohim shume shpejt si “aktore” politike, ne “tregun” politik qe do na prodhoje “produkte” politike…. qe do na ndrisin, me sakte do te na “iluminojne”

    E njejta fytyre, ndryshon vetem maska !!!

  9. Spartaku says:

    Kesaj vajze(nuk e dim eshte vajze apo jo),Klodi,kushedi sa i eshte rritur mendja se beri nje veprim,duke qelluar kryeministrin me veze.Te besh nje veprim te till,eshte veprim i nje rrugaçi qe rri me dhit.Nuk eshte trimeri te godasesh me veze dhe me gure.Por ata njerez qe e kane futur,te beje kete gje te poshter,eshte interesi i tyre politike.KLODI me shoke i ka sherbyer njerzeve negativ qe deri dje shkaterruan e shpartalluan shqiperine.Te mos kujtoje ajo se ka bere mire.Jo ajo,bashk me te tjeret nga kosova(kriminelet e Ramush Haradinaj),kane bere nje veprim antishqipetare.Ajo,bashke me nje grushte te vogel njerzish, ka uurejtjen e popullit.Kushdo qe e pa dje kete nuk than bravo,por shume keq.Prandaj Asaj vajze te mos i hip mendja mbi koke.Ndoshta Berisha dhe Basha i kane premtuar ndonje vende te mire pune ne parti apo ne administrate,por nuk eshte kjo e mira.E mira eshte te kontribuosh pozitivisht per vendin tende,dhe per qeverine qe e ka zgjedhur vete popullit.Nuk jini ju me te mençem,nje grusht njerzish prej 10 vetash,por jane ata njemiljon vete.

  10. astrit says:

    Thone se kjo vajza eshte pjelle e Saliut nga Tropoja.

  11. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Pusht. Mr dy fytyra

  12. pal pidh noku says:

    ndoshta godet me veze se vezet e saja spo i godet njeri.

  13. vito says:

    “KLIMAX” nuk debatoj me ty se je tamam ne periudhen e Klimax-it.

  14. Hori says:

    Dhune ishte edhe kur rrezuan bustin e enverit.
    Po tani, çfare shkrimi do na pjelle autori ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje