Qetësohuni!!! Studentët vranë frikën e 2012-tës, vetëm kaq

3 Nëntor 2015, 00:20Blog TEMA

Flogert Muça 

Ishte tetori i 2012-ës, kur së bashku me një grup miqsh, me të cilët rrinim, diskutonim, flisnim rreth të ardhmes së arsimit dhe jo vetëm, menduam t’i japim një mesazh shtetit për të vënë sadopak dorë mbi arsimin.

U mblodhëm te kafeneja ku rrinim zakonisht me miqtë e mirë idealistë e ashtu duke pirë nganjë caj a konjak për tu ngrohur nga i ftohti, vendosëm që të bënim një çarçaf-baner i cili do shërbente për të shkruar një të vërtetë të thjeshtë: Për arsimin investohet pak dhe pse u premtua shumë. Dhe e bëmë, natyrisht me një spraj shkruajtëm atë që ndjenim, si idealistë, si të rinj që ishim në vitin e parë të fakultetit.

E gjithë “ngjarja” duhet të ndodhte në orët e para të mëngjesit. Do të varnim në derën e ministrisë çarçafin e ngjyer me të kuqe, i cili pasqyronte një realitet dëshpërues. Ishim afro 20 vetë që vendosëm për takimin e së nesërmes, i cili do të të ishte në orën 5:00 të mëngjesit, në mënyrë që policia të mos na kapte dhe që ministri i atëhershëm të merrte mesazhin që ne, studentët donim të përcillnim. Ishim të vetëdijshëm që po bënim diçka të paligjshme, ndaj dhe gjetëm mënyrën të mos kapeshim. Sa me rrezik ishte kjo punë në fakt, e kuptuam të nesërmen e “aksionit”.

Të nesërmen, në orën 5 të mëngjesit, në orën që kishim parashikuar të bënim protestën tonë modeste, ndodhi e papritura. 17 nga 20 veta që ishim në grup, nuk erdhën. Nuk e dimë akoma “pse-në”, por mesa duket, frika e të protestuarit në kohën e Berishës, u bë sëmundje pas 21 janarit.  Dhe 17 miqtë tanë gjetën “gjumin” si justifikim për mosardhjen në atë miniprotestë. Përfunduam  3 veta, unë dhe 2 miqtë e mi. Pa u shqetësuar u nisëm drejt “Rruga e Durrësit”, për te Ministria e Arsimit. Me pak nxitim varëm në kangjella çarçafin, shkrepën 2-3 foto dhe ikëm. Pas publikimit në rrjetet sociale, fotot tona u bënë lajm në portale, por asnjë media serioze nuk u mundua të përcillte zërin tonë.

 

Sot, ishin po ata studentë që bënë atë që kishin frikë ta bënin në 2012-ën, madje, duke kaluar edhe “gjestin” që ne bëmë 2012-ën. Sot, po ata studentë, nuk kishin gjumë në sy. Pasi blenë vezët, u nisën për në fakultet për të protestuar ndaj një reforme e cila ka mbështetësit, por dhe kundërshtarët e saj. Tek e fundit, Rama, si çdo kryeministër në botë duhet të presi vezët në çdo moment, sepse “operacionet kanë dhimbje”, siç ai vetë shprehet për reformat e mëdha. Sot u ndjeva mirë kur pashë që studentët vijuan protestën. Nuk dua ta shohim protestën si qëllim në vetëvete, por lirinë për të zhvilluar protestë qoftë dhe si qëllim në vetëvete, duhet ta çmojmë, pasi 21 janari i 2011-ës e kishte vrarë atë. Edhe vetë Rama mendoj se i ka admiruar ata të rinj që sot protestuan për një kauzë, e cila pak rëndësi ka në është e drejtë apo jo sipas Ramës, por që në thelb tregojnë se tanimë liria e ka mundur frikën e vitit 2012.

Nuk ka rëndësi nesë studentët që kishin frikë dje dolën dhe protestuan sot, por fakti që ata e bënë një gjë të tillë tregon se kjo është një arritje më vete. Asnjëherë nuk do të biem dakord për gjithçka, përherë do të ketë debat, përplasje ideshë, e kjo është as më pak e as më shumë se procesi drejt një demokracie sa më funksionale. Sigurisht, fyerjet dhe fjalori rrugaçëror sot duhet të shmangej sot, siç dhe duhet të jepen argumente për kauzën që përfaqësojnë, por, duke e parë të gjithën në një kënd më të gjerë, kuptojmë se për çfarëdo që të protestojnë, le ta bëjnë, mjafton që të kuptojnë që sapo kanë vrarë frikën dhe se duhet të fillojnë të organizojnë arsyen.

 

Dua ta theksoj se unë dënoj çdo dhunë të ushtruar ndaj studentëve, pasi bësoj se vlerë është të kesh dikë që të protestojë në kushtet kur nuk ke opozitë. Është e shëndetshme për qeverinë, pa asnjë dyshim.

Ajo që është antidemokraci, është fakti që PD tanimë është ngjitur si m… pas këpuce duke lutur studentët që tanimë nuk kanë frikë, t’i marrin me vete. Jamarbër Malltezi është ai që ka vajtur tani te Drejtoria e Policisë. Është pikërisht momenti që ata që kishin frikë në 2012-tën dhe që nuk kanë frikë sot,të godasin me vezë edhe Malltezin e Bashës, i cili kërkon kauzë në kurriz të disa studentëve që deri dje, i tmerronte.

Ja pra që sot vezët ishin të arta për demokracinë. Kjo tregon se demokracia ka filluar të shihet si mundësi për të thënë mendimin tënd, pa patur frikë se të fut shteti plumbin dhe kur je me duar në xhepa. Sot, u godit me vezë makina e një kryeministri, por nga ana tjetër, u godit me plumb frika e ngjallur nga Berisha.

 

PS: Fotoja është e vitit 2012, marrë nga protesta ndaj MASH

6 komente në “Qetësohuni!!! Studentët vranë frikën e 2012-tës, vetëm kaq”

  1. Popolino says:

    Qarte, paster, bukur. Mesazh i mire dhe nje shkrim i kulluar qe na con ne nje tjeter dimension te te parit gjerave

  2. ELsaaaaaaaaa says:

    he mo se kalamaj pisa ishin ata po hajt. Trute e gomarit atyne te pacipeve

  3. Jepini cfare ngjyre te doni, interpretojeni edhe si tolerance te qeverise, fundja a nuk u tregua tolerant nano me protestat nano ik, as e rrujti fare per protestat e opozites apo vezet, ju keni punen tuj une kam punen time ku tha dhe e ngriti korrupsionin ne sistem. Ne 2005 ath kur mendonte se te gjithe e donin mori te gjatin. E njejta vlen per ramen, represion ndaj biznesit, korrupsion me tendera, favore shteterore per blerjen apo mbylljen gojes mediave, arrogance ndaj njerezve te thjeshte por dhe ndaj opozites se katandisur ne nje thele, burgosje hallexhinjsh dhe ngritje trau dogane per miqte, mosrealizim te te ardhurave, droga lart e poshte, mjekesia cope cope, drejtesia mut e me mut, parlamenti katandisur si film far west, asnje hetim per cez, asnje hetim per koncensionet, asnje ish pushtetar ne gjyq, asnje drejtesi per gerdecin apo 21 janarin, vetem propagande propagande propagande nepermjet papagalleve mjerane. Edhe irritimin popullor duan ta kthejen ne propagande pro tyre si ky palo artikull qe ne vend te merret me thelbin merret me faktin qe eshte fitore qe u gjuajt me veze. Oooooooo trap, njerezit skane buke, skane pune, skane perspektive e ti me flet per liri te gjuajtjes me veze. Bythelepires qeveritar.

  4. arben muhameti says:

    Ne demokraci eshte shume normale te protestohet dhe te gjuhet me veze ,dhe mire ja bene Edi Rames se po ja fut kot, me reforma leshi me keq se saliu,.
    Cudia eshte se keta te pd shofin enderra me sy hapur ,studentet do ju japin qeverisjen.Kjo tregon se frika ne shqiperi nga pushteti qe vret ,si me 21 janar,ka vdekur.Dhe keta qe vrane ne mitingje ,qe masakruan me 21 janar ,flasin per te drejtat e njeriut.Eshte koha qe te gjithe ne per te miren e vendit ta detyrojme Qeverine te mbaje premtimet ose te dorehiqet.
    Mjaft me pallavra e fjale boshe.

  5. Kenetari mavi: says:

    Me veze??
    Sikur kane kosto te larte protestat keshtu?
    Me mire me bajga,gure etj…

  6. Futja kot says:

    Dikur, MJAFT-isti E. Veliaj, c’nuk beri kunder qeverise Nano per rritjen e buxhetit te arsimit, po sot, ku eshte MJAFT-i, apo u be MJALT-i?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje