Hall o hall o Halloween!

31 Tetor 2015, 12:47Blog TEMA

Nga Bledi Mane

Njoftohen kriminelet, vrasesit, gjakpirësit, gjakderdhësit qe sot nuk duhet te dalin në pune dhe ta bejne pushim. Sot nuk lejohen krime dhe vrasje prej verteti.

Nje vend si ky i yni ku vidhet, prihet, shtihet, plagoset, gjakoset e katranoset çdo dite, e meriton qe nje dite ne vit te rrine te qetë edhe vrasesit edhe te vraret.

Gezuar Halloween-in ju te vdekurit. Gezuar diten tuaj te ngjalljes se shpirtrave.

Po me degjuat mua beni nje shetitje te shkurter neper club-et dhe pub-et e Tiranes, pini alkool, terhiqni ndonje vize te shpejte te wc-ja ose tymosni pak hashash Fushe-Kruje dhe serish kthehuni ne varret tuaja. Malli patjeter u ka marre por mos u beni pishman.

Asgje nuk ka ndryshuar ne kete vend qe nga koha kur ju iket. Halloween e kemi per dite ne te gjallet.

Stanjacion i frikshem dhe aspak pozivitet. Asgje nuk ka ndryshuar me perjashtime te vogla. Ju vdiqet ne periudhen e informalitetit ndersa tani pritet kupon tatimor edhe per lulet edhe per arkivolet.

Por le te jemi pak. mirenjohes. Qeveria eshte treguar tolarente disi. Nuk tatohen ofshamat, qarjet, brengat, kujet dhe klithmat.

Keto te fundit Ministria e Kultures i klasifikon si trashegimi shpirterore dhe kulturore!

Gezuar Halloween-in ju te vdekurit! Urimet me te mira nga ne te gjallet e vdekur!!!

4 komente në “Hall o hall o Halloween!”

  1. miti pau says:

    Na hengsha karin bledo

  2. Spartaku says:

    Bledo te paska degraduar truri.Ke bere palelizma gabim.Festa e halluwinit nuk mund te lidhet as me informalitetin e as me kuponin.Po ti aq di dhe aq shkruan.

  3. Jimi says:

    Hallal Bledo! Je i papam.

  4. duno says:

    Edhe ti Bledi sot qe e bere pushim si ushtar i partise e dole jashte llogores ke bere vertet nje shkrim te bukur . PERGEZIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje