Ngjarja që ka si protagonist Aleksandër Frangajn dhe që ka hyrë në zhargonin mediatik me emrin « Lagunën blu » dhe « Këneta mavi », siç e quajti M. Baze, ka nxjerrë në pah kalbëzimin e politikës shqiptare dhe largoi çdo iluzion për Edi Ramën.
Në përceptimin kolektiv Rama është vijim i Berishës dhe mbështetës i klaneve të errëta të oligarkëve shqiptarë që kanë si motiv pasurimin dhe gllabërimin e këtij vendi me letra dhe pa letra.
Ajo që bën përshtypje është se në rastin Frangaj, opozita dhe pozita janë marrë peng dhe që të dyja bashkë e kanë humbur moralin për të qeverisur këtë vend.
Edhe pozita edhe opozita shqiptare janë një shtojcë banale e orekseve të oligarkëve orientalë shqiptarë që kanë si model pashain e orientit dhe jo sipërmarrësin e Perëndimit.
Në anën tjetër, opinioni u njoh edhe me një ngjarje të dytë. Djali i Valentina Leskajt, një sipërmarrës i njohur, ka marrë me koncesion rehabilitimin dhe vënien në shfrytëzim të disa segmenteve hekurudhore. Në mos gaboj linjë Tiranë-Fier-Vlorë.
Opozita jonë e dalëmendsh, del në konferencë për shtyp dhe thotë që t’i hiqet mandati Valentina Leskajt se ka konflikt interesi. « O tempora o Mores », thoshte latini. Në vend që opozita ta falenderonte këtë sipërmarrës që ka marrë inisiativën e çmendur që të investojë në një fushë që i bën nder cilitdo sipërmarrësi, sepse është fushë thuajse prodhues që ka një rrezik të lartë, ajo del dhe na shet moral. Kjo sipërmarrje siguron realisht mijëra vende pune, ripërtërin një industri të tërë që është ajo e hekurudhave, rifreskon transportin dhe ka impakt në mjedis, në gjithçka.
Është pra nga ato investime që i bën nder Shqipërisë dhe sipërmarrësve shqiptarë. Pra një sipërmarrës ka marrë riskun të përleshet me hekurat e këtij vendi, të investojë dhe të fitojë natyrisht me djersë dhe me punë dhe opozita thotë « jo » kjo nuk duhet bërë.
Opozita jonë ka modelin e Frangajt që ia jep tokën në breg të detit që të bëjë vila, ia jep tokën Fazlliçit me 1 euro që ky ta rivitalizojë e ta dhesë pastaj me 100 apo më shumë euro.
Opozita jonë ka vetëm një model, të nxisë grabitjen e këtij vendi përmes modelit të biznesmenit pasha që ndërton vila e shet vila, që shkatëron mjedisin e gjithçka.
Ndërsa për sipërmarrësin që kërkon ta ripërtërijë këtë vend, i kujton nënën e nderuar dhe e quan konflikt ineteresi. Ky është zhgënjimi më i rëndë.
Kur mendon se qeveria është e lidhur përsëri me oligarkët orientalë dhe opozita ka humbur të gjitha kredencialet morale, atëhere ky vend është me të vërtetë i pashpresë.
C’eshte ky sipermarresi ,djali I Z Leskaj?Cfare pervoje ka?Sa do investoje?Ku I ka bere ato qe do investoje?Pse ben budallain, more zoti gazetar, dhe shmang pyetjet me logjike?
gazeta DITA, telebingo, qendra e ekspozitave tek ish-Praktiker etj.
O zoti Hetues Taulanti mtirane.Keto pyetje beja komisionit qe ja ka dhene tenderin, ose merre vete mundimin e hyr ne faqen perkatese dhe lexoje.Nuk ben vaki kund ne bote qer te thuash jo per cdo gje.Kjo eshte e pjerdhura opozite shqiptare
Habija!Keto pyetje ti beje gazetari para se te shkruaje te artikullin.
Nga gjithe keto idiotesira qe ka shkruar Yllka ketu;se duhet ti themi flm atyre qe do marrin mln euro nga buxheti shtetit,do sakrifikojne te shkretet qe te rivitalizojne kete vend….(ik o Yllo boll fole kot!)vetem fjalia e fundit qendron:ky vend eshte me te vertete i pashkrese.
Nuk merr nga buxheti,,investon te tijat..
Cilat jane kushtet e kontrates koncensionare, i di njeri? Kontrata nuk eshte top sekret, cdo kontrate koncensionare qe ben qeveria duhet te behet publike pasi dhe prona qe jepet me koncension eshte publike dhe publiku si pronar i kesaj prone ka te drejte te jete i informuar. Pra, dini gje ku eshte publikuar kjo kontrate qe ta shikojm si e qysh e tek?
O ELONA PO BEN APO JE INJORANTE NE EKONOMI , SE NUK DO MARRI ASNJE LEK NGA SHTETI KY DJALI DO INVESTOJ NE NJE BIZNES QE KA CDO GJE TE SHKATERUAR ,LEKET NGA XHEPI I TIJ O ELONA .
DHE KUR TA NGREJE KETE BIZNES NGA MJERIMI QE NDODHET DO TE MUND TE FITOJ SIC FITON CDO BIZNES NE KAPITALIZEM .
KJO ESHTE PUNE DHE VETEM PUNE ELONA NUK ESHTE TENDER .
LEXO NJE CIKE MOJ CUPE CFARE JANE KONCESIONET PASTAJ FOL .
SA MIRE QE QENKA TIRANE- VLORE ,TE UDHETOJME SI NJEREZ JO SI BAGETI NE FUGONA TE 1990 -es
Dhe te mendosh qe jemi i vetmi vend ne Europe,ku hekurudha nuk funksionon siç duhet !!??
KAm respekt per Ilirin por ne kete rast ka folur si Zdrukthtar. jo si gazetar. Sepse ne emer te dashamiresise nuk del Djali i nje depueteteje ben hekuruhda ne te mire te atdheut. Asnje biznes nuk ben investime p[o spati garanci fitimi. Ilir tregon qe menipulohet keshtu . Ajo hekurudhe ka fitimin e Naftes dhe ka zonene Bregdetit. Sigurisht ka fitim. dhe te mire madje
Kush e zbulon; ç’hall e ka detyruar Ramen t’i gjunjezohet Frangajt e te turperohet per prishjen e kendit sportiv. Sa do te zgjase kjo e fshehte?? te shofim.
Po te ishte GENER2 do te beheshin tere keto komente personale dhe politike?Lereni tjetrin te punoje dhe pastaj i kerkoni llogari per ate qe ska bere.Pse eshte djali i deputetes dhe ai te ngordhe dhe te mos investoje.Nqs ka fituar i lumte,shkoni i kontrolloni si e fitoi dhe pastaj komentoni si “kompetente.
Gener2 nuk ka per pronar djalin e saliut. Xeni ka bo cka bo po koncensione ne emer te vet nuk ka marre
A eshte i paster tenderi ?
Kjo eshte pyetja !
A mos e kan telekomandu me qellim tek djali i deputetes ?
Jo per gje po “tenderat” po i fitojne gjithmon te njejtet persona
Vilma Nushat
Vjollca Hoxhat
Edmond Lekat
Tani dhe Valentina Leskajt !!!
Nuk ju vjen cudi qe jemi te fundit ne doing business 2016 ?
Nuk cuditeni se asnje INVESTITOR SERIOZ nuk vjen ne kte vend ?
Pelasgan! Kur nuk e kupton dhe nuk e njeh fushen ne te cilen do te futesh per koment me mire hesht se nuk tregohesh inteligjent, perkundrazi, pale qe do te japesh edhe mend. Ashtu si dhe disa komentues me lart ti flet per tendera, nderkohe qe behet fjale per koncension. Edhe ne vendet e fuqishme kapitaliste, te investosh ne hekurudha eshte guxim i madh pasi fitimi eshte ne dyshim ose shume i vogel e i vonuar, jo me ne Shqiperi ku trenin e gjuajne edhe me gure. Prandaj Iliri ka plotesisht te drejte kur thote se ky eshte nje akt patriotik qe duhet pergezuar dhe jo te denoncohet si favor, sic ben opozita jone.
me paska shpetu pa shkrujt “koncesion” por thelbi i komentit tim i drejtohet edhe tenderave edhe koncesioneve !
Tani me thuaj vetem dicka
Koncesionet si jepen ?
A jepen ne baze te ofertave te investitorve ?
Pytja ime eshte – Pse nuk ka INVESTITOR SERIOZ por ka gjithmon bij dhe bija politikanesh