Të guxosh të mendosh gjëra të pamendueshme

28 Tetor 2015, 21:37Blog TEMA

Nga Përparim Kalo

Vjet me nje mikun tim te vjeter, N.H., qe jeton e punon ne Washington D.C., po shkonim te luanim tenis ne nje kend sportiv, qe ndodhej prane shtepise se tij.

Ishin 3 ose 4 fusha tenisi, nese e mbaj mend mire por ajo qe me beri pershtypje ishte se fushat kishin shume hapesira te gjelbra perreth, sa une e pyeta N, me naivitetin prej shqiptari, si ka mundesi qe kane mbetur keshtu keto hapesira e nuk ka dale ndonjeri qe ti kerkonte ti merrte e ti shfrytezonte per te ndertuar objekte banimi apo objekt tjeter me natyre fitimprurese.

Nuk me vuri faj, se ai e di mire qe ne Shqiperine tone te dashur eshte kthyer ne hobi zaptimi i terreneve dhe kendeve sportive, pra sendeve qe ndikojne per te zgjatur jeten, e kthimi ityre ne ndertesa qe vec se ndikojne ne shkurtimin e jetes. N. kishte degjuar per aneksin e stadiumit “QemalStafa”, por edhe per fushen Ali Demi, si dhe per dhjetera raste te tjera.

Dh enuk me vuri faj. Por nga ana tjeter, ajo qe diskutuam ishte se ne Washington D.C., por edhe gjetke, ku kas htet, jo vetem qe nuk merr mundimin njeri te beje kerkese per leje se e di qe eshte levizje e deshtuar, por cka eshte me interesante, shteti eshte aq i forte sa nuk guxonte te shkoje mendja per te ndermarre nje aventure te atille.

Mu kujtua ky detaj dje kur mora vesh qe ishte rrafshuar e me pas po kafshohej dhe gerrmohej kendi sportiv tek nje nder komplekset e mireorganizuara rezidenciale – Laguna Blu ne Qerret, Kavaje, ku qindra familje kanembi 10 vjet qe jetojne dhe ku femijet u rriten duke u ushtruar ne ate kend sportiv. Dhe thashe me vete: Si ka mundesi qe guxojme te mendojme te bejme marifete ne kurriz te qindra bashkepronareve?

Si ka mundesi qe guxojne te na trajtojne si te ishim nje tufe njerezish kot, pa lidhje me mjedisin qe na rrethon, e na perket, ne masen qe na perket? Pergjigjen ma dha Andi Bushati me idene e tij racionale, kur thote se tek ne do te vazhdojne te guxojne te mendojne si te perfitojne ne kurriz te te tjereve, madje edhe te fqinjeve legale, me te cilet ndajnerrugen, pemet, pyllin, pishinen, reren, detin, ajrin, e ku ta di une c’tjeter, per sa kohe shteti eshte ne gjunje. Dikush do tethote: “Po kur e kane me letra si i behet?” Pikerisht ketu eshte ceshtja, te letrat.

Dmth tek guximi qe mendon te kerkosh letra ne nje situate kur tegjithe e dine qe s’mund te kete letra. Perfshire ata qe i japin letrat. Eshte si puna e atyre qe mundoheshin te mashtronin shtetin, dhe qe shteti bente sikur s’kuptontedhe i la ta mashtronin duke paraqitur kioskat me leje provizore si ndertime te perhershme vetem sepse siper mbanin vule noteri.Mendoj se pasojat e kesaj dukurie qe po perjetojme jane me teper te natyres psikologjike dhe sociale se frenojne deshiren per tejetuar ne komunitet, duke stimuluar vetizolimin brenda murevetona, ne bunkerin e pashpreses.

2 komente në “Të guxosh të mendosh gjëra të pamendueshme”

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Si dolet ne tenis, kete na thuaj.

  2. bra,ho,ho says:

    Ato kjoska ishin shkaku i paturpsis te lukunis.Nga zaptimi dhe ndertimi i tyre filloi çdo gje.

    Kur njeriu nderton ne qender ne lulishten e nje qyteti nuk mund te kete me vend qe nuk zaptohet dhe ashtu ndodhi dhe vazhdon te ndodhe. Zaptimi i fushave u duk e duket akoma si normalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje