Sa herë që shikoj në rrjetet sociale pamjet e shkatërrimit të Kishës së shën Athanasit në fshatin Dhërmi, si besimtar orthodhoks me shtetësi dhe kombësi shqiptare ndjehem i shokuar dhe i fyer nga kjo ndërhyrje vandale tinëz, deri në sakrilegj, në prishjen e kësaj kishe orthodhokse nga forca e shtetit e quajtur INUK ose INUV, e cila dhe sot e kësaj dite qëndron si një ngrehinë që nuk po gjen zgjidhje siç e kërkon e drejta e zotit të vendit. Si besimtar ngre sytë në qiell edhe them: Deri kur o Zot nuk do vendosësh drejtësi por duket se para se të flasë Zoti ne njerëzit, tokësorët duhet të flasim dhe të sqarojmë njëri-tjetrin pavarësisht statusit që të gjejmë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve, shtet-kishë, qeveri-popull.
Besoj se si të gjithë shqiptarët mbas vitit 1991 jetojmë në një Republikë të Shqipërisë të qeverisur nga qeveri demokratike në sistemin pluralist që si parim të saj fondamental ka respektimin e ligjit dhe vetëm të ligjit për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat, lirinë, pronën, besimin e çdo shtetasi shqiptar siç na e garanton kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Neni 15. 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. 2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
Neni 17 i Kushtetutës thotë: 1. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të kalojmë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të njeriut. Shteti shqiptar është një shtet laik dhe këtë na e siguron Kushtetuta ku na thotë: Neni 10 1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. 2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. 3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. 4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve. 5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend. 6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cënohen interesat e të tretëve.
Duke u bazuar në këtë nen të kushtetutës në 22 01 2019 u ratifikua marrëveshja nëpërmjet qeverisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta me ligjin nr 10057 shpallur me dekret nr 6033 dt 29 01 2009 të presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Neni 3, pika C thotë: se qëllimi kësaj marrëveshje është: Që shteti të njohë dhe të garantojë paprekshërinë e institucioneve të kultit për aq sa veprimtaria e tyre nuk vihet në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë si dhe me ligjet në fuqi dhe në kanonet dhe traditat e shenjta të KOASH-it. Dhe neni 6-të i kësaj marrëveshje thotë: Në marrëdhëniet e ndërsjellta me KOASH-in shteti përfaqësohet nga komiteti shtetëror për kultet. Kisha bashkëpunon me Komitetin për mundësimin dhe realizimin e një komunikimi aktiv me organet dhe institutcionet shtetërore.
Të gjitha këto akte ligjore i përmend siç thotë edhe një shprehje në italisht: “karta kanta” (letra flet). Kjo ngjarje ka gati dy muaj që bën jehonë të pazakontë në mediat vizive dhe të shkruara me fakte dhe kundër fakte, thënie dhe kundërthënie, opinione nga më të ndryshmet, interpelancë në parlament duke i dhënë liri fjalës, sipas së drejtës legjitime të të shprehurit pa shpifur dhe pa fyer.
Por të gjitha këto për mendimin tim shkojnë në plan të dytë dhe sfumohen nga pluhuri që u përhap dhunshëm në agimin e datës 26 gusht, që mbetet pezull sot e kësaj dite duke qenë dëshmi e shkatërrimit të kishës së Shën Thanasit me urdhër të njëanshëm të shtetit, që nga pamja e saj e trishtë në rrjetet sociale për ata që nuk e dinë çfarë ka ndodhur konkuron me ato pamje që shfaq shteti i vetshpallur fondamentalist ISIS në prishje të kishave të krishtera në Siri, ku poshtë gërmadhave shohim kryqe, ikona, ungjill dhe enë të shenjta për përdorim liturgjik.
Ky veprim i shtetit është një shkelje ligjore nga vetë ai dhe një prishje e marrëveshjes me Kishën Orthodhokse që u cituam pak më sipër. Në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ka ardhur asnjë shkresë zyrtare për prishjen e kishës, as një plan i rilindjes së saj, as nga Pushteti Vendor, as edhe nga Komiteti i Kulteve që sipas marrëveshjes ka detyrë dhe funksion që të përfaqësojë shtetin dhe të paraqesë kërkesat e tij në marrëdhënie me Kishën. Përkundrazi në një deklaratë mediatike të kryetarit të komitetit të kulteve z. Ilir Gizdari, tha se shteti veproi sipas ligjit dhe nuk ka asnjë ankesë zyrtare nga Kisha Orthodhokse. Kjo do të thotë se shteti ka vepruar në mënyrë të një anshme dhe e ka anashkaluar Kishën Orthodhokse duke pretenduar se është duke prishur një ndërtim pa leje, por kisha e Shën Thanasit nuk është një ndërtim pa leje në një truall të grabitur, por ajo është rindërtuar me një kontribut modest nga banorët besimtarë të Dhërmiut mbi të njëjtin truall ku ishte kisha e vjetër që daton që nga vitit 1671 e ndërtuar nga besimtarët me emër: Mbishkrimi në greqisht thotë: “Ττἔττε, νἰκολὸ λεκας, δῆμὁ, θοδὄρα, νικολὂ, ττἔττε καὶ τον τέκνον αὐτὄν, γγἤνι, κὄκαλι. ΑΧΟΑ”, përkthyer në shqip: “Dedë, Nikolo Lekas, Dhimo, Thodhora, Nikolo, Dedë dhe të bijtë e tyre, Gjini, Kokali”; Për parandalimin e sëmundjes së kolerës. Kjo kishë u prish në 1972-shin nga shteti komunist-atesit dhe gurët e saj u përdorën për depon e ujit të fshatit.
Pavarësisht se qeveria e sotme me te drejtë po bën një luftë kundër informalitetit dhe çdo ndërtimi pa leje, një pikëpyetje nuk më jep akoma përgjigje: Përse Zyra Shtetërore e Aluizmit legalizoi katër kisha katolike dhe dy xhami në zonën e Shkodrës, pavarësisht se ishin ndertime pa leje, kurse kishën e Shën Athanasit që ishte e ndërtuar mbi themelet e mëparshëm nuk e legalizoi, por e shkatërroi me motivin ligjor “ndërtim pa leje.”
U pretendua se ishte monument kulture dhe se kishte ndërhyrje në këtë monument. Por edhe kjo alibi ra poshtë, sepse kisha e Shën Thanasit nuk është në listën e monumenteve të kulturës. Aq më tepër kjo ndërhyrje brutale me matrapik zhduku dhe çdo gjë që kishte mbetur nga e kaluara e kësaj kishe që sot kërkohet të rishpallet si monument kulture e mbrojtur nga shteti.
Një tjetër alibi ishte se nuk është kishë orthodhokse, por dhe kjo bie poshtë sepse kisha e Shën Thanasit përmendet së bashku me 38 kishat e fshatit Dhërmi dhe është e dokumentuar në kadastër. Për këtë na siguron studiuesi Theofan Popa duke na paraqitur një dokument të vitit 1921.
Që kjo ndërtesë është Kishë funksionale nga viti 1992 e deri më sot dhe aty është kryer Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa fetare sidomos në ditën e të kremtes së Shën Athanasit, e dëshmon prifti dhe besimtarët e fshatit.
Pra, edhe një herë duke u bazuar në gjithë këto fakte kokëforte, ndërhyrja e një anshme e shtetit shqiptar pa një konsultim dhe marrëveshje me Kishën Orthodhokse e cila është një person juridik, është një shkelje ligjore, një cënim i marrëveshjes, një grabitje prone dhe tjetërsim i saj.
Por ajo që është më e rënda dhe një fyerje, plagosje në shpirtin e orthodhoksëve është etiketimi i kishës së Shën Athanasit si garazh dhe stallë dhe kjo publikisht nga foltorja e parlamentit. Për çdo besimtar orthodhoks jo vetëm në Shqipëri, por dhe kudo që ata ndodhen, kisha nuk është një ndërtesë e çfarëdoshme, pavarësisht formës së saj të jashtme që dikush sipas koncepteve të tij për formën mund ta quajë garazh ose stallë, edhe pse ai ka statusin e kryeministrit të vendit për një periudhë kohe i zgjedhur me votat e popullit.
Kisha është shtëpia e Perëndisë, jo nga forma por nga përmbajtja, vendi ku njeriu besimtar bekohet që nga lindja deri në vdekje. Dhe për atë kisha është më e rëndësishme se edhe vetë shtëpia e tij, prona dhe vetë jeta e përkohshme. Ashtu siç është edhe një shprehje midis besimtarëve: “Kush nuk e do kishën si nënë, nuk e ka Perëndinë si Atë.” Kjo është arsyeja e reagimit të besimtarëve jo vetëm shqiptarë, pavarësisht se dikush mund ta instrumentalizojë ose keqpërdorë.
Krishtërimi dhe Kisha Orthodhokse që përfaqëson atë nuk është fe e ndonjë kombi as të nënshtetasve me kufizime kombëtare, etnike, folklorike ose bindjeve politike, por ajo është përçuese e lajmit të mirë se Perëndia e do dhe e shpëton njeriun në Krishtin dhe se Kisha është një, katholike dhe apostolike d.m.th. i bashkon të gjithë, i shenjtëron të gjithë në kohë dhe hapësirë ashtu siç e thotë dhe Statuti i Kishës Orthodhokse i ratifikuar nga shteti shqiptar: neni I “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka si thelemues dhe krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krisht, është institucioni hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e një kishe të shenjtë, katholike dhe apostolike, e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha kishat simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme burimet e besimit…)
Në qoftë se kryeministri ose çdokush mbas tij me termin stallë për kishën e Shën Athanasit do të na thotë se Zoti Jisu Krisht lindi si foshnje në përulësinë e tij të skajshme për të përulur krenarinë e kotë të mbretërve tokësorë, në një stallë të Betlehemit, ajo, nuk quhet më stallë tani, por kisha e Lindjes dhe që nderohet nga të gjithë të krishterët në botë dhe çdo kishë ka të njëjtin status të nderimit, pavarësisht formës apo vendit ku ndodhet, sepse kisha është Trupi i Krishtit dhe Ai, Kreu i saj.
Ky akt vandal dhe sakrilegj i bërë kishës së Shën Athanasit për ne besimtarët orthodhoksë në Shqipëri është një rikthim i kujtesës së shkuar, ku nuk do të dëshironim kurrë të na rishfaqeshin ato pamje të shkatërrimit të kishave, xhamive, teqeve dhe çdo tempulli kulti, që u bë në Shqipëri mbas vitit famëkeq ’67 nga hesteria komuniste injorante, barbare e frymëzuar nga deklarata me mburrje satanike e sekretarit të parë të PPSH-së, thënë në pleniumin e KQ se “Shqipëria është vendi i vetëm ateist në botë dhe shteti i hap luftë fesë.”
Dua t’ju kujtoj se i pari tempull kulti që u prish nga manipulimi i turmës ishte manastiri orthodhoks i Shën Vlashit në Durrës dhe tjetërsimi i tij në çerdhe. Mbas atij filluan të prisheshin ose të tjetërsoheshin kishat katolike, xhamitë dhe teqet si një reaksion zinxhir i ateizmit komunist duke propaganduar këtë si patriotizëm ose nacionalizëm, por më shumë si një fuqi të proletariatit që sfidon edhe vetë Zotin. Por duhet të kujtojmë se ata njerëz me pushtet dhe ai popull që i dëgjoi ata sfiduan veten.
Ajo që kërkon të bëjë shteti sot mbi gërmadhat e kishës së Shën Thanasit, duke i kthyer “lavdinë” është tjetërsimi i saj nga kishë në muze ose ndoshta në një kishë uniate me pretendimin se aty ka shërbyer një prift katolik i urdhërit bazilian, i cili ka qenë kryepeshkop i Durrësit për kishën romano-katolike dhe ka ardhur për të bërë katekizëm (mësim fetar) banorëve të Dhërmiut dhe Himarës të cilët ishin të krishterë orthodhoksë, në gjuhën shqipe me një alfabet dhe gramatikë në shqip, që sot për hir të së vërtetës nuk ekziston. Thuhet se ai ka qëndruar në kishën e Shën Thanasit, e cila ishte e ndërtuar dhe aty mbasi ka punuar për afro një vit, ka vdekur dhe aty është varrosur në ajodhimën e kishës. Në qoftë se shteti që prishi kishën e Shën Thanasit për ta bërë atë një muze, pra jo me një funksion kishtar domethënë si një mësonjëtore të parë shqipe shteti po gabon rëndë, po shkel ligjin, sepse nuk ka të drejtë të tjetërsojë objektet fetare. Por edhe sikur Katalano të ngjallej nuk do ta pranonte këtë gjë, sepse ai erdhi në kishën e shën Thanasit, jo thjesht nga patriotizmi, sepse ai origjinën nuk e ka arbëreshe por siç thamë më sipër për të bërë katekizëm proselitizëm tek të krishterët orthodhoksë të zonës. Në qoftë se kjo do të kthehet në një kishë uniate është një gabim akoma edhe më i madh dhe me pasoja të paparashikueshme.
Vetë uniatizmi u shfaq si fenomen gjatë shekullit të 16-të ku zhvillimi i mbretërisë polako-lituane duke hyrë edhe në kufijtë perëndimorë të Rusisë bëri të mundur që priftërinjtë jezuit të Kishës Katolike të hynin në këto zona duke sjellë mësimin dhe praktikat latine. Rezultati i kësaj ishte unioni i Brest-Litofskit në vitin 1596 me anë të cilit peshkopët orthodhoksë të zonës bënë një bashkim me kishën romano-katolike mbi bazën e marrëveshjes së arritur në Firencie. Një shekull më parë, një marrëveshje ku përfaqësuesit lindorë të imponuar nga rreziku i pushtimit osman pranuan një doktrinë të fortë të pushtetit papal. Kjo marrëveshje nuk u mirëprit nga populli i Kostandinopulit i cili thoshte: më mirë çallmat e turqve se sa kapuçët e kuq të kardinalëve. Pra sipas unionit të Brest-Litofskit ritet dhe zakonet e kishës përmasat e besimtarëve orthodhoksë që u morën në “Unia” mbetën të njëjta. Hierarkia kishtare, udhëheqja klerikale dhe akademike e kishës ishte e vendosur nën disiplinën latine dhe doktrinën e papatit roman. Ky bashkim i vitit 1596 mbeti në fakt në territoret që vazhduan të ishin nën sundimin e qeverive joorthodhokse të Polonisë, Austro-Hungarisë dhe Çekosllavakisë. Qysh prej fillimit të saj lëvizja unite u ndesh me një kundërshtim të fortë. Kundërshtar ishin kryesisht orthodhoksët laikë të cilët ishin të organizuar në vëllazëri dhe bekuar nga Patriarku Jeremia i Kostandinopulit për të mbrojtur besimin orthodhoks nga ndërhyrja e kishës Katolike qysh prej vitit 1588.
Sot, një nga kushtet e dialogut ndërmjet kishës Romano-Katolike dhe Kishës Orthodhokse e kryesuar nga Patriarkana Ekumenike dhe Patriarkanave dhe Kishave Orthodhokse në gjithë botën është dënimi dhe heqja dorë nga metoda proselitiste e uniatizmit si një metodë e gabuar, e dënueshme dhe përçarëse. Vetë Kisha Katolike e ka dënuar këtë metodë si një veprim jo korrekt që I takon të kaluarës në ato periudha të errëta ku krishtërimi orthodhoks rrezikohej të asililohej nga pushtuesit osmanë.
Prandaj në qoftë se kisha e “rilindur” e Shën Thanasit do të ketë këtë funksion, ky do të jetë një veprim shumë i gabuar, i një reminishence e hidhur nga e kaluara për orthodhoksët jo vetëm të zonës, një rishfaqje e taktikës së gabuar dhe të dënueshme të Kishës Romano-Katolike për proselitizmin e besimtarëve orthodhoksë, një tjetër përballje e dështuar me Zotin që është Zotërues i qiellit dhe i dheut dhe i çdo kishe. Një pakënaqësi deri në dëm të popullit dhe mbi të gjitha një prishje e harmonisë fetare, ndërmjet katolikëve dhe orthodhoksëve, por dhe çdo besimi që papa Françesku në vizitën e tij në Tiranë e quajti vëllazëri fetare. Nacionalizmi që kur teprohet quhet streha e horrave dhe në kishë është e dënuar si herezi na rrezikon të na kthejë prapa në histori të trishtuara të së kaluarës ku shteti ndikonte dhe vepronte pa respekt me dhunë verbale dhe fizike, ndaj Kishës dhe klerit dhe çdo besimtari dhe kjo është me kosto për brezat që vijnë dhe na ndan nga bota e qytetëruar, ku respekton me ligj të drejtat, lirinë, pronën e çdokujt dhe mbi të gjitha të komuniteteve fetare, por duke theksuar edhe një herë prish harmoninë fetare që sot për sot është e vetmja vlerë që mund të shfaqim dhe të mburremi. Histori tw harruara rrezikojnw tw pwrswriten.
Si besimtar orthodhoks lutemi që Zoti me kudopraninë e tij të ndriçojë me dritën e së vërtetës, të gjithë njerëzit përgjegjës, me dashuri pa hipokrizi që me paqe gabimi të korrigjohet, ligji të respektohet, Kisha të rindërtohet dhe të jetë në funksion liturgjik për besimtarët orthodhoks siç ka qenë në shekuj, historia të mos tjetërsohet dhe çdokush të nderohet sipas vlerës që meriton. Uroj që kjo gjë të bëhet sa më shpejt në të mirën e vendit dhe popullit. Zëri i popullit është zëri i Zotit!
Kaq I pavlefshem te mbeteni dhe ju, ndaj interesave te popullit dhe atdheut o Z Miran I rromujave..Lere popullin te qete,se mjaft kane hallet e tyre te mbijeteses,por kerkoni ta ngarkoni ne kete situate
kritike dhe me budallalleqet e juaja,sic jane hallet e Kishave,apo te Xhamijave…Shkurtimisht; Tempujt e besimeve fetare,e kan kryer perfundimisht misionin ne sherbim te njerzimit.Se njerzimi ka evoluar
sot,ne shkallen me te larte te vetedijes..Duhesh te jesh I vetedijshem,
o besimtar I rromujave..Njerzimit I intreson mbijetesa e ketij planeti,nen ombrellen e seciles po mbijetojm dhe ne si krijesa te perndise…
c’pune ka nje Zhelo turkoshak me kishen e orthodhoxeve shqiptare…!!??
jo vetem tru qe nuk mund te jap nje sunit per nje diskutim te tille,por vecse e ndyn diskutimin me pranine e tij……………
si i tille ,eshte mire te merresh me xhamite dhe gjaxoret sunite pasi je pjese e zulumave myslimone…….
Per temat e besimit kristian dhe ORTHODHOXINE te drejten absolute e kane vec kristianet,ashtu si dhe ju myslimonet per xhamite dhe myslimanismin……………
e kush po pjerdh me per idiotizma o lumadh, bota ne krize per shkak te besimeve fetare , muslumanet po ikin nga tokat e tyre dhe kristianet po largohen me shume nga llomotitjet e prallave te vjetra. Te fala samarxhinjeve.
FUNDERINA TE ISLAMIT NE SHQIPERI.
FAN NOLI E QUAN
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE
FJALET TUAJA JANE THJESHT DIARE SIC KENI EDHE MENDJEN EDHE SHPIRTIN.
SI GJITHE FUNDERINAT ISLAMIKE NE BALLKAN JENI EDHE TE PA NXENE EDHE MASHTRUES.
Mire kan bere komunistet qe kan prishur kishen per te ndertuar depon e ujit te fshatit.Na cane menderen me kisha e xhamia,pale na tregojn edhe
ligjet.Vetem sherr pislleqe dhe injorance ka sjelle feja deri tani
prandaj te gjitha rrafsh me token si ja beri Enveri te na bien veshet rehat.
Pa e lexuar fare artikudhin qe kur thu (orthodhokse e jo ortodokse) ti nuk je shqiptar
peder sunit,mund te na perkthesh fjalen ”ortodox” ne shqip….!!!
ortodox ne greqisht do te te thote kkkkkk me zile
othodox ne shqip do te thote janulle pederasti
Ti tfgs i leshit, je një kokrra e injorantit që të dhembin sytë kur shef se ç’shkruan, e të shtrembërohet truri kur mendon se përdoren kabllo e sisteme kompjuterike për të përçuar një të vjellë si ato të tuat. Nuk ke ndonjë dardhë aty afër haurit, merr edhe kapistrën e gomarit edhe çliron njerëzimin nga kjo brengë, dhe veten nga kjo peshë e rëndë. [këtu do vazhdonte lista me libër, por aq pa vlerë e gjitha kjo e vjellë sa nuk ia vlen]
—
Përsa i përket shkrimit të këtij zotërisë së nderuar, kisha është e Thanasit apo e Athanasit? Apo zotërisë nuk i është vajisur mirë greqishtja për ta thënë siç e do puna!?
Ju zotëri i nderuar, jeni shqiptar si ç’do qënie natyrore që është në atë tokë, por shumë më të ulët se gjithë qëniet e tjera.
Ju, së pari duhet të filloni e të flisni shqip, kur pretendoni se jeni shqiptar, të paktën që të jeni akoma më demagogë e të rrafinuar në demagogjinë tuaj sesa ç’del në pah nga shkrimi.
Shqip, është Thanasi. Greqisht ju e dini!
Shqip, është Ortodokse. Greqisht ju e dini!
Shqip, është katolike dhe jo katholike siç ju e dini!
Mos vallë të bëhesh i krishterë ortodoks të ze ndonjë sëmundie e çuditshme që fillon e harron gjuhën tënde, apo si vallë!?
Vetë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë duhet të fillojë së pari të respektojë shqiptarët dhe gjuhën e tyre.
Ju, nëse nuk do ishit kaq tinz sa ç’thoni për ata që etiketoni, dhe mos të ishit kaq pabuks, do mbanit akoma mend gjuhën e të parëve tuaj; Gjuhën Shqipe. Do mbanit mend që jeni Ortodoks e nuk jeni Thuthuq, as gjysmak. Por ju jeni. Dhe kjo është që ju bën të harroni gjuhën tuaj, traditën, kulturën, e për të fashitur edhe historinë.
Për të fashitur historinë që si pa dashie shqipëria zgjohet avash avash thuthuqe vit mbas viti, Thanasët na bëhen Athanasër.
Shkurt qartë e drejtë, shkrimi juaj është veç demagogji. Por edhe më i rëndë sesa kaq kur krahason autoritetet e shtetit shqiptar me një grupim terrorist. Nëse qeverria shqiptare sot do drejtohej nga unë, ju do procedoheshit menjëherë për këtë gjë.
Ju flisni për ligjet por nuk e keni haberin nga ligji dhe flisni për kushtetutën duke e hamendësuar ashtu siç ju shkon gjuha thuthuqe. Autoritetet shqiptare janë totalisht në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe në krye të detyrës duke ruajtur së pari, hapsirën publike, dhe ç’është më e rëndësishmja, duke vënë në vendin e duhur atë historinë e të parëve tuaj që zotrote e keni harruar.
Ajo ndërtesë ishte pa leje ndërtimi, dhe kjo është e para pikë që autoriteti shqiptar kryen detyrën. Ajo ndërtesë, edhe pse pa leje, nuk përfaqëson historinë e territorit të cilit ka zaptuar, por akoma më rëndë, e shtrembëron historinë, dhe kjo është më e rëndë sesa vetë zaptimi i një territori. Këto janë arsye të mjaftueshme jo vetëm për shkatërrimin e asaj godine dhe me shpresë edhe kthimin në vlerën e vërtetë historike, por këto arsye janë mjaft edhe për të përballur me ligjin ata që përveç zaptimit të territorit shqiptar, shkatërrojnë edhe historinë e të parëve të shqiptarëve.
Mirë do ishte që ju të merrnit ca leksione ndërgjegjie se thonë që janë ilaç i mirë për mos të ngelur thuthuq, e të vjen dhe memoria e gjuhës amë!
Shqipëria, në dekada me radhë është shtypur e po shtypet jo nga pushtues, por nga individë si ju që ja keni shitur shpirtin djallit, dhe është shkatërruar nga injoranca e madhe kolektive, nga e cila në fakt dalin gjithë ata që bëjnë pazare me djallin.
Fjala orthodhokse eshte nje fjale nderkomebtare!
Duke lexuar komentin tend mbi “artikudhin”,ti sdi shqip.
Edhe idhulli juaj Nikolla Marku orthodhokse e kishte shkruar ne vule
Ortodoks. Orthodhoks? Nuk kam degjuar nga Shqiptaret. Duket Dora greke ,pensioni.
<> , kur u ktheve nga Siria? . Ike ne xhami te falesh e leri kristianet ti zgjidhin vete punet e tyre!
Shpresojme te jete ashtu sic shkruan ti o petrit ,por kam frike se ky mision i perfundimit nuk eshte aspak i perfunduar dhe ka rrezik behet edhe me i ashper me koherat qe po vijne , me sa duket ne horizont po shikohet nje perplasje kulturash qe nuk do vonoje ,dhe ne nje fare menyre do ta ndjejme edhe ne
Ne fjalorin e shqipes eshte nje fjale, ndoshta unike, autoktone qe”peshon” e vlereson me shume se kushdo fjale tjeter moralin e njeriut. Eshte kaq origjinale sa qe nuk ngeli e izoluar vetem ne gjuhen shqipe, por u “adoptua” edhe nga populli fqinj, packa se gjuha e tyre vleresohet si nga me te vjetrat, me te pasurat dhe me universalja.
Flasim per fjalen BESA. Sa here degjojme kete fjale, na vjen ne mendje emri shqiptar. Duken si dy fjale qe nuk mund te egzistojne pa njera-tjetren.
Po c’eshte besa ne vetvete? Mos eshte nje organizem i gjalle ne trupin e njeriut? Ndoshta, ndoshta edhe dicka me teper, ndoshta ka vlere edhe me shume se femija e vet! Te pakten keshtu thuhet tek shqiptaret kur ata japin ate, besen.
E pra, gjeja me e shtrenjte e tyre eshte besa, besimi i tyre ne Zot dhe betimi para Tij per cdo vendim te tyre!
Por, ja qe linden edhe Judat e shumte me tradhetine, me paturpesine, me shndrimin e tyre ne nje identitet te huaj, ne nje identitet qe ndryshoj edhe fjalen me te cmuar te shqiptarit, besa, ne fjalen me te urryer, pabesa!
Dhe qe te mbijetoj pushteti i Pabesise ne kete bote intrigash, e vetmja rruge eshte te luftoj moralin, besimin e paster, besen, ate qe luftuan dhe te paret e tyre, kolonet barbare nga stepat e Kaspikut duke zhdukur perfundimisht bashke me te edhe identitetin shqiptar!
Ma jep pak nr. e tel????! Me ka ngel fiksim te te perdhunojjj forttttt
Kur te shkosh shtyj fort leleg mos na flliq..
@ Klimax
@ Vegel e Anastasios Janullatos,
Hartimi yt letrar dhe Lajkat e tua,
Kane vetem 1 qellim final: Propagande Mashtruese.
Ne lidhje me Konceptet :
* BESA NJERËZORE,
* BESIMI FETAR,
Ka disa anthropos qe shkruajne hipokrizi, qe na thone absurditete, qe ngaterrojne me ose pa qellim, koncepte me definicione te ndryshme, pra qe identifikojne ne menyre absurde BESËN NJERËZORE me BESIMIN FETAR.
Nuk eshte rastesi qe ne Shqiperi, hipokrizi dhe absurditete te tilla identifikuese, na vijne me insistim nga Greqia vend i cili nuk ka respektuar dhe nuk respekton lirine e plote te besimeve dhe institucioneve fetare te ndryshme nga ato te krishtera.
1.
Gjuha Shqipe eshte gjuhe me e lashte se Gjuha Greke.
FAKTE
2.
Identiteti Shqiptar eshte Identitet i Vertete Kombetar.
Identiteti Grek eshte identitet artificial vetem fetar.
FAKTE
3.
Fjalet BESA dhe RELIGJION kane kuptime gjuhesore te ndryshme.
Fjalet ΜΠΕΣA dhe ΘΡΗΣΚΕΙΑ kane kuptime gjuhesore te ndryshme.
FAKTE
4.
BESA = [SOLEMN PROMISE] atehere kur jepet duhet qe te mbahet.
Religjioni askund dhe asnjehere nuk ka qene i pandryshueshem.
FAKTE
Pastro dhe lepi bythen e grekut, se per te tjerat mendojme vete! As te ka vene njeri nga ne aty ku je dhe as pret ndonje gje te hajrit nga nje vrime e shpuar si ti!
Bej putanen e grekut, se kur merren dhe lavire si puna jote me punet e Zotit, atehere nuk ka me Perendi qe shpeton shpirtin e atij gjirizi grek, qe quani me hipokrizi “Kishe Autoqefale”!
Pa dashur, veglat grekofile si ty dhe janullat qe na imponojne si shenjtore. krijuan tek shqiptaret besimin e tyre. Besimin per te folur dhe u lutur ne gjuhen shqipe. Besimin per te nderuar martiret si Papa Kristo Negovani, Dhaskal Todri, Fan Noli. Besimin, jo si nenshtirm per te puthur doren e grekut, por si lufte per te mbajtur lart dinjitetin e te qenit shqiptar. Besimin qe para se feja te jete gure e tulla eshte ndjenje, ndjenje qe del nga shpirti.
Bashke me korrupsionin dhe fondamentalizmin islamik jeni kthyer nga gjerat me te urryera dhe perbuzura ne kete vend, prandaj sju ka ngelur gje tjeter veçse te perlyheni e mbyteni me jashteqitjet tuaja.
Nuk ka gje me te poshter, te ndyre dhe neveritese, se keta ndyresirat grekofile dhe ndyresirat islamike.
Jane jashteqitja e ketij kombi.
Patrikana e K, (St,,), ka qene me kohe nje shtojce e neveritshme e Portes se nalte, per rrjedhoje sulltanet dhe e kane shperblyer, duke e lejuar te shtrijne besimin ortodoks (jo orthodhoks), te ritit grek ne territoret e pushtuara, duke njehesuar popullsine me territorin…Kjo fatkeqesisht dallohet lehtazi edhe ne ditet tona…Te kujtojme pretendimet per “V E”, dhe per territoret e tjera ku banojne besimtaret ortodokse…Kishat ortodokse shqiptare te ritit bizantin, te gjitha kane qene ne varesi nga Papati…Vetem djallezite greke ne bashkepunim me P.N ,e kane katandisur ne kete gjendje qe eshte….E “varur”, e “pavarur” etj ..etj …Ajo eshte kaq shume e varur nga kisha greke, sa qe edhe liturgjine e bejne greqisht, dhe i pari i tyre eshte grek…Nje prift ,nuk mund te emerohet pa kaluar ne filtrat greke…Eshte pikerisht kjo kishe ,si “vellezerit” e tyre turq ,qe gjuhen shqipe e shpallnin te …mallkuar nga ZOTI….Kthimi i kesaj kishe ne origjine , eshte po aq e domosdoshme sa kthimi i myslimaneve ne identitetin tone europian…
Po trajtoj dy Çështje:
1.
Katekizmi ne gjuhen shqipe per banoret e bregdetit shqiptar ishte ne ate kohe, i domosdoshem, i natyrshem, dhe duke gjykuar me logjike e urtesi qe kleriku Nilo Katalano sherbeu ne Dhermi mbi 300 vjet me pare, eshte edhe me shume per t´u respektuar dhe per t´u vleresuar, dhe jo si ti Drejtor i Pergjithshem i Katekizmit te shovinistit grek A.Janullatos qe shkruan me mosbesim dhe indiferentizem per Katekizmin shqip te Nilo Katalanos per te cilin kane shkruar shkencerisht historianet.
2.
Jo vetem nga shembujt e dukshem te emrave shqiptare te shkruar ne alfabet grek, por edhe pergjithesisht sipas dokumenteve historike, bregdeti i himares dhe fshatrat perreth kane qene dhe jane teresisht popullsi shqiptare e Laberise dhe krahinave te Mirdites dhe Krujes ardhur pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Pra, egzistenca e kishave uniate shqiptare te riteve ortodokse por qe njihnin autoritetin katolik te papes ne zonat ku kishte bashkim popullsie, bashkejetese njerezore shqiptaresh, as nuk ishte madje as nuk eshte asnje absurditet, asnje perçarje, asnje prishje e harmonise fetare, perkundrazi i domosdoshem, i natyrshem ne ate kohe, dhe i respektueshem edhe ne aktualitet.
Ti Miron Çako do te ishe i besueshem nqs,
Se Pari: Te pagezoheshe perseri ne KOASH ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe te hiqje emrin tend grek dhe te vendosesh nje emer shqiptar ku mund te na sqaroje edhe per origjinen tende te emrit.
Se Dyti: Te ndertoje si Drejtor i Pergjithshem i Katekizmit ne KOASH, nje liste te plote me emra shqiptare sepse shumica e emrave qe u ofroni femijeve shqiptare qe pagezohen per turp jane nga lista e Anastasios Janullatos, jane emra greke dhe pergjegjesia kryesore perveç prinderve bie pikerisht mbi ju.
JASU PALIKARIS !
Shënim:
Se per pak harrova,
Kam lexuar edhe paçavure te tjera te tuat.
Ti Drejtor edhe mund te jesh shqiptar, por 100% je i shitur.
Kur Janulla te tund kembet perfundimisht te marrte edhe ty me vehte!
qe nga momenti qe mbani ne krye te kishes shqiptare ortodose nje grek,besueshmeria juaj barazohet me zero.
do te vije dita qe shqiptaret do ndergjegjesohen ,dhe ndonje mihal grameno nuk do vonoje te dale.
kombesi shqiptare kane patur edhe shume tradhetare te ketij vendi. harram e paci buken e ketij vendi,ju qe beni lojen e grekut( dhe te turkut apo serbit).
bregu eshte 100% shqiptar o vemje te shitura per 30 aspra.
greqia ,me keto veprime qe ben me ane te shqiptareve te shitur,vetem sa shton patriotizmin shqiptar. dhe po u zgjua shqiptari,jo me shqiperise se sotme ti vije rrotull greqia,po te shikoje se radhen e ka epiri jugut dhe moreja.
Meqe jam dhermias do deshiroja te komentoja ne lidhje me temen,por ka dicka qe nuk ma lejon.
Ka nje atmosfere shume te renduar dhe armiqesore.
Ka njerez qe nuk e kuptojne se jane te detyruar te respektojne identitetin,gjuhen dhe besimin fetar te cdo njeriu,qofte ky dhe esmer i shemtuar.
Ka njerez qe nuk munden te konceptojne se ne Dhermi duan gjuhen e tyre greke dhe besimin ortodoks,por njekohesisht duan dhe respektojne Shqiperine dhe popullin shqiptar.
Ty grek dhjakonar ose shqiptar i shitur per interesa materiale, ta kane kthyer pergjigjen shume here madje edhe shqiptar nga bregdeti nga Dhermiu e Himara.
Nqs ti perivolo je grek i strehuar ne Bregdetin Shqiptar,
Nuk ka asnje problem.
Nqs ti perivolo je gjithashtu grek mavri esmer i shemtuar,
Nuk ka asnje problem.
Nqs ti perivolo deshiron te flasesh gjithashtu dhe greqisht,
Nuk ka asnje problem.
PRA REALISHT TI NUK KE ASNJE PROBLEM.
PROBLEME JANE ATO QE SYNON TE SJELLESH TI:
-QE TI JE MOHUES I GJUHES AMETARE SHQIPE NE DHERMI.
-QE TI JE PA RESPEKT PER DHERMIUN QE TE KA STREHUAR.
-QE TI SYNON TE PROPAGANDOSH IDENTITET TJETER NE DHERMI.
-QE TI DHERMIASIT NUK I QUAN PJESE TE POPULLIT SHQIPTAR.
SHEJTAN BUDALLA GREK !!!
Himara dhe Dhermiu, pavaresisht nderhyrjeve sistematike te shovinizmit grek, pavaresisht interesave materiale te lidhura me shtetin grek (pensione, bursa, spitale) veçanerisht 25 vjetet e fundit, Himara dhe gjithe Bregdeti i Jonit, ne histori, ne shekuj, ka pasur dhe ka IDENTITET SHQIPTAR.
I dashur armiku im imagjinare,perdorues i pseudonimeve BALLKAN,TERRITORI SHQIPTAR,GADISHULLI ILIRIK,PETRO MARKO,DETI JON,STOP GR TE ID SHQ,une nuk ka rendesi se ca them se jam grek i zi,i keq,i shemtuar,pasardhes argatesh,te keshilloj te pyesesh nje psikolog ne fshatin ose qytetin ku jeton qe ti kesh besim.
Kur dikush komenton me shume pseudonime,me shume pasion,eshte ky nje tregues se personi ne fjale mundet te ngateroj midis tyre faktet,mendimet,deshirat,idete,bindjet,realitetin dhe imagjinaten?
Plak qorr grek, nderro syzet se nga “dashuria” e madhe po ngaterron Komentuesit me njeri-tjetrin.
Nuk jane njerezit normale si ti qe synon te mohosh historine e Dhermiut, qe synon te mohosh gjuhen ametare shqipe ne Dhermi, qe synon te propagandosh identitet tjeter ne Dhermi, qe synon me dinakeri qe Dhermiun mos ta quash pjese integrale te popullit shqiptar.
SHEJTAN BUDALLA GREK !!!
Ty grek dhjakonar ose shqiptar i shitur per interesa materiale, po imagjinon se edhe ne qenkemi dhjakonar si ti. Ti nuk ke haber se cfare shkruan sepse te djegin syte nga e verteta qe kane shkruar me kohe Intelektualet dhe Patriotet e vertete shqiptare si Petro Marko nga Dhermiu.
Miron Cako; Akma me duket s nuk e paske kuptuar se ajo Stalle qe ndertuan Dhimbjet e Bythes se Janullatosit (ortodksit Greke dhe jo shqiptar) padrejtesisht qe ti e quan Kishe ishte me pare Kishe katolike,ishte nje Varr I nje misionari Kaolik Spanjoll-Italian qe tregon Historine tone se ajo zone ishte zone katolike dhe jo Ortodokse?nuk duhen ma shum komente per ate Vend se me duket s eshte zgjigjur ne menyre Historike,Gjeografike dhe Gjeneolitike.Aty do te ndertohet ai vend I shenjte qe ishte prprara se ortodoksit ta e vjdhnin ate.Me duket se te mungon civilizimi apo te ajne erresuar syte nga Endrra e Magalidhese e shtetit Greko-Sllav.Nuk flisni drejt dhe eshte fatkeqesi per Kulturen mashtruse greke qe tashme jane te diskretituar edh ne te gjith boten sepse deri dje ishit te maskuar me gjoja demokracine e grkerve te vjeter por na dolet qe DNA e grekerve te Vjeter nuk ndodhet sot ne Greqi dhe greqia eshte sot nje Komb artificial pa asnje culture njerzore
@ perivolo
Kur nuk keni argumente per dialog, ju duken qe te gjithe te njejtet armiq imagjinare.
Kur nuk keni se çfare te thoni ne dialog, ju duken qe te gjithe se duhet te shkojne te psikologu.
Akoma nuk e kupton perivolo se nderhyrja e Shtetit Grek edhe ne kishen e Dhermiut eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise ???
Akoma nuk e kupton perivolo se armiqte e vertete te bregdetit shqiptar jane ata dhe ato si ti qe mashtrojne dhe nderrojne identitetin e tyre real per interesa dhe perfitime materiale ???
Akoma nuk e kupton perivolo se ata qe kane nevoje prej shume vitesh per Psikolog dhe Gjykate jane anetaret e Partise Fashiste dhe Deputetet Fashiste te Parlamentit te Greqise ???
Akoma nuk e kuptoni ???
apo
Beni sikur S´kuptoni ???
Ty personalisht te kerkoj falje se e shikoj qe gabova,te futa gabimisht ne ne nje kazan qe nuk te takonte.
Sa per deputetet e A te A qe permende nuk jane nga rastet qe trajtohen nga nje psikolog,ato raste kurohen urgjentisht prej psikiatrit!
Prandaj mos u nxitoni ne akuzat tuaja personale.
Mbi te gjitha ju duhet te beni kujdes per pergjithesimet tuaja teresisht te gabuara per bregdetin shqiptar.
Ka mbi 30 vjet qe ne Greqi eshte formuar organizata fashiste Agimi Arte dhe shoqeria greke asnje nuk ka çuar te psikiatri, perkundrazi i shnderroi ne parti politike dhe ne zgjedhjet e fundit te shtatorit 2015 i votoi edhe si forca e trete politike e Greqise me 18 parlamentare fashiste.
Nuk akuzoj dhe nuk pergjithesoj,thjesht them hapur ate qe njohe me mire se kushdo tjeter,them se ne Dhermi gjuha qe flitet ne familje,gjuha qe meson cdo femije nga prinderit e tij eshte gjuha greke.
Ky eshte nje fakt qe nuk ofendon,nuk kercenon,nuk rrezikon,nuk demton askend.
Politiken nacionaliste e urrej dhe nuk pranoj as te me afrohet.
Theksoj perseri se flas vetem per Dhermiun qe eshte vendlindja ime.
Te pershendes sinqerisht dhe perzemersisht,megjithese mendimet tona ndryshojne pak egzistenca jote me gezon dhe me jep shprese.
JU AKUZUAT DHE PERGJITHESUAT.
Akuzen kunder meje personalisht e terhoqet.
Pergjithesimin e gabuar nuk doni ta pranoni.
Akuzen personale e bete kunder meje duke me vene ne nje grup armiqsh imagjinare qe duhet te shkojme te psikologu.
Pergjithesimin e pare te gabuar e bete duke deklaruar se gjuha apo origjina e dhermiut eshte greqishtja.
Pergjithesimin e dyte te gabuar e bete duke shkruar ne menyre te tille sikur banoret e Dhermiut nuk jane pjese e vete popullit shqiptar.
Une gjithashtu jam nga bregdeti shqiptar i Jonit, po njesoj si ju, kam miqesi, krushqi, shoqeri me shume familje dhe njerez te mire nga Dhermiu. Ndoshta edhe ju mund te me njihni. Por ta dini me sinqeritet te plote se deri me sot asnje dherminjot ose palasikot nuk me ka thene perpara syve une jam grek, gjithnje perballe me thone dhe deklarojne jemi shqiptare, eshte tjeter gje qe per interesa e pranojne dhe me thone qe jane bere greke, ndersa ju jeni i pari dherminjot qe po me thote jam grek dhe kete po e beni vetem ne internet.
Eshte tjeter çeshtje origjina dhe gjuha ametare dhe eshte tjeter çeshtje dygjuhesia historike.
Eshte tjeter çeshtje origjina dhe gjuha ametare dhe eshte tjeter çeshtje interesi i kaluar, aktual dhe perspektiv.
Pershendetje te Sinqerta.
Une permenda nje fakt,ti nxore dhjete konkluzione qe i paraqet sikur jane theniet e mia,kjo tregon se nuk kuptohemi shume mire(ky eshte varianti pozitiv qe shpresoj se ndodh).
Mungesa e kohes nuk me lejon te shtrihem me tej,pershendetje.
Bazohem ne ato qe keni shkruar.
Pershendetje.