Përse të gjithë duan të ikin nga Shqipëria?

24 Tetor 2015, 17:24Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, tregon se në vitin 2014, 59.8% e të rinjve jane shprehur se dëshirojne të largohen nga Shqipëria, përkundër 53% në vitin 2011. Djemtë vazhdojnë të kenë një përqindje më të lartë me 63.5% përkundër vajzave me 55.2%. Dëshira për tu larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve pavarsisht grupmoshave apo shtresave sociale që i përkasin. Kështu psh 51.7% e të rinjve që vijnë nga familjet e pasura pohojnë se duan të largohen nga vendi cka dëshmon se të rinjtë ndjejnë mungesën e shumë kushteve që garantojnë zhvillimin e tyre arsimor, ekonomik e profesional apo kulturor.

Ende nuk kanë dalë të dhënat e plotësimit të llotarisë amerikane, pasi këtë vit, pritet që të shënohet shifra rekord e aplikimeve, qëkurse llotaria nisi të zbatohet edhe në Shqipëri.
Për mendimin tim ka disa arsye:

1-Ky është brezi i keqshkolluar dhe pa profesion, i tranzicionit 25 vjecar. Po ti pyesësh këta të papunë se cfarë dinë të bëjnë, pak mund të jenë në gjendjë të thonë se cfarë munden. Dhe kjo e thellon edhe më shumë plagën sociale.

2- Nga Shqipëria duan të ikin edhe ata që kanë një farë komoditeti, pra nuk po ikin për bukën e gojës. Sepse shqiptarët nuk duan më vetëm të hanë e të vishen, por të jetojnë si njerëz dhe këtu mjedisi social, shoqëror e politik është mizerje. Ata duan të shkollohen normalisht, të mjekohen normalisht, të argëtohen normalisht, të jetojnë në një vend ku ka rregull e drejtësi për të gjithë.

3- Ata që po ikin tani, nuk po ikin për të punuar e për tu kthyer të ndërtojnë shtëpi e të blejnë televizor. Ata po ikin për të mos u kthyer më kurrë. Ky nuk është emigrim por arrati.

4-Ata që po ikin apo duan të ikin, janë ose të rinj ose cifte të rinjsh me fëmijë të vegjel, që duan të shpëtojnë fëmijët prej vendit të tyre.

5-Ata që po ikin apo duan të ikin, nuk vuajnë thjeshtë për bukë, por vuajnë për shpresë. Ata janë lindur e janë rritur në një mjedis mizerje politik, i cili ka ardhur duke degraduar në mënyrë sistematike.

Kjo është një gjëmë për shoqërinë tonë. Shqipëria, moshën e re, e ka patur asetin më të cmuar. Por tani plakja natyrale e popullsië dhe rënia e lindshmërisë po shoqërohet edhe me një arrati masive të rinisë.

Një shoqëri që nuk është në gjendje të largojë një klasë politike që i ka zënë frymën për cerek shekulli dhe e ka marrë peng, një shoqëri që nuk është në gjendje të prodhojë një klasë politke që ta drejtojë në rrugën e duhur, ka gjetur zgjidhjen më të gabuar. Kërkon të marrë rrugën “si çifuti në shkretërirë”.

Udhë të mbarë njerëz… Këtu do të ketë gjithmonë kush të votojë në emrin tuaj.

20 komente në “Përse të gjithë duan të ikin nga Shqipëria?”

  1. mir dallas says:

    vete e ndertoi bota , kete lloj kapitalizmi ne shqiperi, tani te mari frytet e ketyre 25 vjeteve. se po te deshte shkerdhente me te bukurin ne ajer…..prandaj mos te merzitet evropi e te tjeret.

    1. Pelasgian says:

      po mor po ..bota ta ka fajin ,,,gjithmon ke tjetri do e gjeni fajin

      “bota” e coi kapitalizmin edhe ne Poloni , Ceki , Sllovaki , Slloveni ,Estoni,Lituani,Letoni dhe kto vende e lan shqiperine aty ku ishte , ne BAJGE!

      Pranoje qe BOTA te ka duru si shume .

      Jep sinjale bota per DREJTSI , jep sinjale per BURGOSJEN e krimineleve miliarder dhe sinjalet i ktheheshin mbrapsht se goditeshin ne MURIN E QEVERIVE SHQIPKARE qe jan te lidhme zorr e melci me njona tjetren pa cka se bojne sikur jan te idhnum !

    2. Copy Rights says:

      Te gjithe ne qe ikem nuk po na vjen shume keq qe te lam ty te votosh per ne. A e di pse? Se vehtes do ja futesh prape.

  2. Pelasgian says:

    sepse eshte vend BAJGE prandaj !

    1. t says:

      Sepse Jane dembela e kan mendjen vetem duke vjedhur

      1. Pelasgian says:

        Vec dembela s’jan , mund te thush ca te dush , mund te thush qe nuk jan korrekt , qe nuk jan “honest” ( sdi si i thuhet ne shqip ) , mund te thush qe jan pak “wild” , por vetem dembele jo .

        Kta qe vijne neper europe e amerike kan keput kerrbishten tu punu , lloj lloj punesh vetem e vetem per te permirsu jeten e tyre dhe te femijeve.

        Dembela jan GJAKPIRSIT e kurvamentit qe nuk bejne asgje vecse dredhin zinxhiret gjithe diten duke zhvat sa te nje tender sa te nje tjeter e duke marr % tek bizneset .

        Ku i ke 300-000 vendet e punes ???

        as 50.000 vende pune nuk ka hap!

        Shqiptarve thuju ca te dush por vetem dembela jo . Fatkeqsisht jan shume NAIVE!

  3. tfgs1 says:

    te gjithe duan te ikin,sepse pothuajse te gjithe[90% sunite] jane te ardhur ne Shqiperi………………kshq eshte dicka normale!
    allah uakbar!

    1. den says:

      Edi pse ikin shqiptaret se nuk duan te kene te bejne me plehra si ty Tfgs qe nuk punojne por dine vehetem te vihen ne sherbim te tjereve.Jam i bindur qe ti paguesh per keto qe ben.
      Nuk dua te merrem me ty se nuk meriton kaq vemendje je nje zvarranik qe do ngordhesh si nje zvarranik duke i lepire bythen atyre qe te japin ndonje kaxidhe sa te mbash frymen.
      Demokracia eshte tregua zemeregjere me funderina si puna jote qe ika nmundesi te vjell mutin qe ka brenda vehetese mandej ta haje perseri per ta vejedhur prape.
      Ti vjen era mut pa hapur gojen fare ndaj e ke me te lehte te punosh larg njerezve se qelbesh nga ndyresirat qe ke brenda vehetes.

      1. tfgs1 says:

        pis sunit,e kuptoj irritimin tend…………

  4. Mirenjohesi says:

    Nje e vertetë e dhimshme!

  5. den says:

    Ky konstatim eshte i dhimbshem dhe kete here Mentori ka prkekur nje teme veterte reale per shoqerine shqiptare.
    Situatat qe po kalojme na bejne te mendojme se atdheu nuk eshte rrezik vetem kur sulmohet ushatrakisht.Nje moment i tille eshte i veshtire dhe popujt gjitmone kane qene te gatshem te lene jeten per te mbrojtur atdheun. Ketu nuk bejme perjashtim edhe ne shqiptaret.
    Sot po kuptojme ose ekemi detyre te kuptojme se atdheu rrezikohet madje edhe me shume edhe kur eshte ne “”Paqe””. Nuk dua te bejme moralizuesin por mendoj se pozita edhe opozita ose shoqeria civile mendimtare te ulin shpatat e luftes ne demokraci dhe te mendojne me thelle si mund ta nxjerrin vendin nga ky kolaps nese do ta quaja keshtu.
    Demkracia nuk eshte je sistem i lehete per tu adaptuar. Ajo eshte efikase kur te gjithe e shohin si nje mundesi per te cuar perpara te gjithe shoqerine e jo vetem nje pjese te saj.
    Duhet te gjithe te ngrihemi ne lartesine e momentit dhe japim ate cfare duhet qe gjerat te fillojne te levizin ne drejtimin e duhur.

  6. alban says:

    problemi eshte i thjeshte more zoteri. ska lidhje me fene. sa te behet Shqiperia si Evropa ne po ikim se Evropa eshte gati. skemi pse te presim. jeta eshte 1 ska te 2te.

  7. Geni vl says:

    Vazhdoni te votoni popull idiot

  8. Miss Bathorja says:

    Eshte krejt e natyreshme qe njerezit te synojne me te miren per vehte dhe femijet e tyre. Edhe nga vendet e zhvilluara levizin nga vendet e tyre per ne vende te tjera kur Kjo u leverdis. Por 80 000 Italiane qe shkuan per te punuar ne Gjermani vetem vitin e kaluar nga mizerja ne vendin e tyre shkuan? Mjafton qe te levizin simbas regullave dhe te synohet per pune te ndershme. Dhe boll mbetet Duke share vendin tuaj.

  9. valbona says:

    njeperson i martuar me femije ne moshen 35 vjec nuk do pres sa te vije rilindja ne shqiperi sepse e kupton qe pothuaj edhe kaq vite te tjera do rroje keshtu qe po nuk ndryshoi sistemi shqiperia eshte dedikuar te vdesi me keto ritme largimi te emigranteve.as per turezem patriotik sic behej gjith keto vite skan per te ardhur sepse brezat e enverit e kishin nje mall per vendin ku kishin lindur kurse femijet e brezave te ardhshem qe do te kene lindur ne shtete te huaja do duan vendet perkatse keshtu ka ngjare gjithmone ne histori

  10. araniti says:

    E vertete, po ikim!
    -e vertete,ka kush voton per ata qe ikin,
    -e vertete,ka 100 vjet qe ata qe na drejtojne e kane “nder” te na shtypin jo te na udheheqin.
    -e vertete,nuk ikim per per tu kthyer,ikim per mos u kthyer me kurre
    -e vertete,ky vend nuk nxjerr dot elita,nxjerr vetem thjesht hajdut te rendomte ordinier.
    -e vertete,si mund te behemi kur votojme akoma per deputet Berishen dhe Rucin,
    -e vertete,si mund te behemi kur kemi 20-vjet kryejme reforma fallco
    -e vertete,si mund te behemi kur kemi 20 vjet gazetare qe vetem genjejne,genjejne pa pushim kete popull te “leshte” dhe trap.
    -e vertete, si mund te behemi kur hanalistet kokboshe,injektojne injorancen e tyre ne popull.
    -e vertete,si mund te behemi kur kryeministri na genjen se ai ka vetem 3000 euro, ne llogari bankare
    -e vertete,si mund te behemi kur Berisha nuk deklaron se si e ka perfituar zyren aktuale,nga cfare burimesh ekonomike eshte perfituar,
    -e vertete, si mund te behemi kur deputetet e perjetshem kane kapitale mbi nje milione euro,
    -e vertete,si mund te behemi kur ish Pr.Pergjithshme u quajt “lavire” dhe nuk mori guximin te vinte nderin e saj jo me te bente drejtesi per te tjeret.
    E VERTETE,i nderuar z.KIKIA,nuk mund te behemi sepse jemi nje komb zvarranikesh qe presim nga agallaret tane ndonje kocke, pasi njihemi si kombi me hajdut,me i shitshem, me i pa burre, perderisa eshte fakt se te gjithe burrat e shtetit tone ne keta 100 vjet vetem kane share njeri tjetrin.Eshte ne traditen e ketij populli qe te zvarritet, pasi nuk ka kurajo te ngrihet dhe ti kapi prej gryke “pederastet” qe e drejtojne,qeverine,partite politike,dhe gjithe lamashet qe u sherbejne atyre.Duhet kohe,shume kohe qe kafshet te kuptojne cdo te thote civilizim.
    -Shqiptaret qe ikin e kane kuptuar qe ketu nuk behet kurre,sidomos me shqiptare, ndaj dhe ikin sepse ne fund te fundit do te sakrifikohet nje brez,dy ndoshta, por nuk do te jene pishman sepse pasardhesit do te jene qytetare te nderuar dhe krenare ne vendet ku po emigrojne.
    -Eshte e vertet,mjafton tu referohesh djemve te ekipit kombetar, shqiptar jane por te edukuar ne evrope,po te ishte per keta qe luajne ne shqiperi, do te duheshin edhe 100 vjet te tjera te kualifikoheshim apo jo!
    Respekte autorit,per realitetin qe pasqyron, por eshte fakt eshte i vertete!

  11. J says:

    BRAVO ZOTI KIKIA. JU KAM NDJEKUR ME KUJDES VITIN E FUNDIT DHE TE GJITHA DALJET TUAJA, MEDITIMET TUAJA TE SHREHURA NE LETER JANE FANTASTIKE. KA NEVOJE KY VEND PER NJEREZ TE VERTETE DHE ME INTEGRITET .

  12. Xhina says:

    Po nese nje shtet me jep kushtet e jeteses qe vendi im nuk mi favorizon patjeter qe do te iki. Nese shteti im nuk ka nje sistem politik, por ka vetem njerez qe dine te shikojne xhepin e tyre nese eshte plot, normal qe do iki. Pastaj fundja, a nuk po behet shqiperia vend tamam nga fryma dhe leket e emigranteve?!
    Nese nje shtet e ndihmon nenen time qe nga kushtet shendetsore nuk ka mundesi te punoje me assistence + dhe shtepi e pse te mos largohem, po te qendroj ne nje vend ku assistenca eshte 120mije leke te vjetra qe e para punes nuk dalin te paguash vetem energjine elektrike e jo me te ushqehen 3 veta + dhe femijet duhet te shkollohen se ndryshe nuk gjen pune, oh prit se harrova duhet dhe pedagoget te korruptohen se ndryshe nuk te japin provimet + dhe ai tjetri qe te gjesh punen,se vjen ai tjetri qe ka leke me shume se mua dhe une diten tjeter nuk figuroj me ne pune. Dhe ti me thua mua pse rinia jone po ikin jashte vendit?! Po fundj vet na keni cuar! Ne skemi kulture, sdime te falenderojme te tjeret me goje, shembull komentet me lart qe kane perdorur gjuhen e paster shqipe. Nejse, shqiperia asnjeher ska per tu ber me shqiptare!

  13. perandori nga xeherorri says:

    ikin edhe ata pedera qe duan te han kar internacjonal ne kushte europjane,se mjaft mo me kto kar karrota shqiptare te palame me balt dhe shum gunga e musteqe
    ikin edhe ata qe duan te qijn pidh perndimi ku kari harbon ne kushte komode

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Arianiti ke shume te drejte
    Po un do ti shtoja edhe njefjali
    Po ikin se u lodhen Duke degjuar zgjedhimin e
    Foljes vjedh ne te gjitha kohet dhe menyrat,dhe nuk shohin asnje te denuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje