Enver Robelli
Sonte Kosovën e vajton Ali Podrimja me poezinë që përbetohej se ky vend është gjak që nuk falet.
Sonte Kosovën e vajton Azem Shkreli me mençurinë e tij burimore.
Sonte Kosovën e vajton Gazmend Zajmi që shkroi dhe shtroi rrugën juridike të këtij vendi.
Sonte Kosovën e vajton Esad Mekuli me këngët e tij kundër xhandarëve – «Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime – / Kjo jetë s’na duhet gja, të shtypun në robni».
Sonte Kosovën e vajton Anton Pashku me lutjet e mbrëmjes.
Sonte Kosovën e vajton Agim Deva me vargje drithëruese për fëmijët e Kosovës.
Sonte Kosovën e vajton Ibrahim Rugova me qëndrueshmërinë e tij.
Sonte Kosovën e vajton Fehmi Agani me urtësinë e tij.
Sonte Kosovën e vajtojnë minatorët e Trepçës që më 1989 u bënë lajm ndërkombëtar me grevën e tyre.
Sonte Kosovën e vajton Valmir Deliu.
Sonte Kosovën e vajton (dhe ndoshta e mallkon) Anton Çetta.
Sonte Kosovën e vajton Nurie Zekaj.
Sonte Kosovën e vajton Mirko Gashi, i strukur diku në rrugët e errëta të Prishtinës.
Sonte Kosovën e vajton Ali Sutaj.
Sonte Kosovën e vajton Beqir Musliu i Gjilanit me poezitë e tij për Prizrenin.
Sonte Kosovën e vajton Vehap Shita, ai burri që solli në shqip aq shumë vepra të rëndësishme.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata ushtarë shqiptarë të Armatës Popullore të Jugosllavisë që u vranë pas shpine nga regjimi kriminal jugosllav.
Sonte Kosovën e vajtojnë burrat e fshatrave të Prizrenit dhe Rahovecit të therur në zemër e në qafë nga bandat kriminale të Serbisë.
Sonte Kosovën e vajton çdokush që e ndërtoi dhe e bëri të tillë: të aftë për të kërkuar lirinë e vet.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që dhanë para e shpirt për të.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që po e shohin vendin e tyre duke u fundosur.
Sonte Kosovën e vajtojnë ata që zemërplasur ikin prej saj.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë që nuk dëshironin që vendi i tyre të jetë në duar të kriminelëve.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që nuk dëshironin që në pozita drejtuese të vinin banditë.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që nuk dëshironin që liderë opozitarë të jenë kriminelët e luftës, banditët, vjedhësit e zadrugave, kërcënuesit e dëshmitarëve, miqtë e dilerëve të drogës.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që e duan një atdhe që përqafon vlera perëndimore.
Sonte Kosovën e vajtojnë ata që s’i vodhën asgjë dhe janë dëshmitarë si po e rrjepin tyxharët e fatit tonë.
Sonte Kosovën e vajtojnë të gjithë ata që bënë shumë për çlirimin e saj.
Sonte Kosovën e vajton çdonjëri që i doli në mbrojtje me penë dhe me pushkë.
Sonte Kosovën e vajton ai që e përjetoi ditën që kriminelët e regjur të marrin përgjegjësi shtetërore dhe kriminelët e regjur kuaziopozitarë të kërkojnë të marrin përgjegjësi shtetërore.
Sonte Kosovën e vajtojnë ata që shohin opingarët duke lozur rolin e çlirimtarëve.
Sonte Kosovën e vajtojnë ata që i shohin patriotët e rrejshëm duke e shkatërruar këtë shtet me aq brutalitet, saqë edhe Serbia do t’ua kishte zili.
Sonte Kosovën e vajtojmë të gjithë që e duam.
Por vajtimi s’po mjaftuaka.
Po ata (politikanët etj), “që e bënë Kosovën për t’u vajtuar”, nuk janë nga Kosova…???!!! Nuk janë “heronjtë” e UÇK-së…???!!! Kush ja “ka fajin” Kosovës tani…???!!! Apo dhe tani, serbët e këqinj e katila…!!!
o robell legeni nazist!
e ke harruar rastësisht apo nuk ke dash ta përmëndësh gëvallën??po të njëjtën gjë dhe për ukshin hotin!ti kesh harruar dhe ti si ka harruar politika kosovare tërë të rënët për kosovë?si i ka harruar dhe tërbohet kur ja përmëndin politikës shqiptare masakrën e 21 janarit!!
kështu o legen robelli nuk ke pasur guximin për të përmëndur idhullin tënd xhafer deva por ke përmëndur një me mbiemër,ndoshta dhe të familes së tij!!
që je kokrra e legenit,asqë mund të vihet në dyshim!!
hale e kaluar halesë je!!
më sërb se sërbi je!!
O e Enver e dime qe ti vdes per tu inkuadruar ne rreshtat e LDK-s.ket me se miri e tregon kjo shkarravin e ketij komenti .i dim te gjitha keto edhe nje femij e din kete.po perse nuk na fole per thelbin e te keqes,perse sna fole qe LDK e jote e nenshkroi nje dokument qe e shperben Kosoven ,dhe njekohesishtna i humbe te gjitha ato qe i mbrritem me mund e gjake .Breza te ter luftuam per Kosoven shtet, e kete shtet i doli rend ta udheheqin analfabetet e rangut te THaqit,Kadris Adifetes,Ises etj.nuk e permende fare as nje komemt nuk bere per nenshkrimet e Brukselit,qe e bejn te pamundur existencen e R.te Kosoves.prandaj trus se ju banalistet partiak na keni lodh bre ,mjaft ma.
PRANVERA mos u lodh kote moj moter se nuk te ndegjon kush….
E vajtojne ata psikopat si ti, Andrea Stefani,Andi Bushati,Fatos Lubonja etj.Vajtoni sepse deshironi te ishte ende nen thundren shoveniste ortodokse serbe.Me vjen keq z.Rubelli,por ata qe ti i permende ishin bythelepires te Kryekriminelit Fadil Hoxha,Ali Shukriaetj.Disa shkrimtare,si Vehap Shita, ish vrases partizan dhe kelysh i titistve dhe Rankovicit,Azem Shkreli,anetare i Komitetit te LK te Kosoves,bashke me Rrahman Morinen etj.etj.te cilet i bene mjafte te zeza popullit dardan te Kosoves.Po tani,ore Robell injoranti,jemi shtet dhe duhet,fatkeqesisht, te miren edhe vendime qe nuk na pelqejne,por Kosova eshte cliruar me nduhmen e miqve tane SHBA-ve,BE,NATO-s etj,prandaj duhet qe brenda shtetit te ri te jetojne edhe pakicat tjera si ne tere Europen dhe Ameriken.Pra Robell,mos permend komitetlinjet dhe poetet,apo te njofshmit etuaj, qe tere diten u tregojshin perralla kalamajve neper shkollat e Kosoves.Z.Rubelli ata qe disa ti i permende,ishin me te privilegjuarit e regjimit titist dhe nuk shkruan asgje per Akcionin famkeq te armeve me 1956/7,shpernguljen e kosovareve per ne shkretirat e Anadollit,per Tragjedine e Tivarit,per diferencimin dhe burgosjen e te rinjeve atdhetare etj.Eshte Burgos nxenesi ne Burim,vetem pse kishte emrin Kosove Rexhepi(KR) dhe askush prej ketyre bythelepiresve te komunizmit,nuk shkruajti per keto dukuri diskriminuese ndaje kosovareve,por mereshin dekorata dhe cmime te pamerituara nga Dushko Ristic,Rrahman Morina,Sinan Hasani,Rrahman Deda,Pajazit Nushi,Ilia Vakiq etj.
Pa te drejte e sulmon z. Robellin. Mund te mos pajtohesh me disa opinione te tij, por ai pa asnje dyshim eshte nder opinionistet me objektiv dhe me te guximshem kosovar. Ai (me te drejte) kritikon poziten dhe opoziten. Ai kete e thot edhe ne kete shkrim:
“Sonte Kosoven e vajtojne te gjithe ata qe nuk deshironin qe ne pozita drejtuese te vinin bandite”
“Sonte Kosoven e vajtojne te gjithe ata qe nuk deshironin qe lidere opozitare te jene kriminelet e luftes, banditet, vjedhesit e zadrugave, kercenuesit e deshmitareve,miqte e dilereve te droges”.
Pra ai nuk ben dallim ne mes te pozites dhe opozites sepse qe te dyja jane te perfshira ne pune te pista, qe te dyja shiqojne vetem interesin dhe jo prosperitetin e vendit.
Z.Robelli nuk eshte kunder miqve te Kosoves. Robelli nuk eshte kunder pakicave. Z. Robelli e don lirine e vendit te tij.Por ai lirine nuk e do sic e duan pushtetaret (dhe opozitaret) hajdut. Ai e do me ndryshe. Dashuria e tij ndaj lirise eshte e sinqerte. Ai i lufton te metat e asj lirie. Ne nje shkrim te tij te mehershem, ai shkroi: ” Nje popull qe perballet me te metat e tij, ka shpresa per perparim. Nje populli qe i pelqen t’i ike ketij ballafaqimi dhe fajin per cdo deshtime kerkon te te tjeret, te fqinjet, Fuqite e Medha,te dreqi e i biri, ai popull zor se mund te gjeje rrugen drejte nje ardhmerie relativisht te mire”.
Keta qe “vajtojne Kosoven sonte” nuk jane “bythelepires” te krimineleve. Nuk mund te te kuptoj se si mund te jesh kunder Azem Shkrelit. Meritat e poetit Shkreli jane te medha. Ato i di cdo kosovar. Eshte jo korrekte akuza ndaj tij. Rrethanat ishin te tilla qe z. Shkreli ishte anetar i LK te Kosoves. Edhe pse ishte anetar i LK, ai me asnje veprim te tij nuk i shkaktoi as edhe demin me te vogel Kosoves.
Eshte e vertete z.de Rada se Z.Shkreli ishte nje intelektual i vertete,por at e permenda se nuk lexova ndonjehere nga ai dhe shume te tjere, ato vuajtje dhe diskriminime te kosovareve ne vitet e shkuara te sistemit monist titist,edhe pse te gjithe keta intelektual te kombit tone,paguheshin nga taksat e ketij populli te stervuajtur,per c#ka ishin edhe te zgjedhur.Une e di se ai dhe shume te tjere nuk kane mund te flasin as te shkruajne nga regjimi i eger titist,por tani,keta nuk duhet edhe te vecohen per dic qe s’kane bere apo s’kane vajtuar fare.Po ky z.Rubeli, perse rrine ne Zvicerr dhe nuk vjen ne Kosove te vajton aty,te bene kundervajtje ndaj atyre qe po vjedhin ose te jap kontributin e vet,ne menyre qe vendin ta qeverisin intelektualet e vertete proeuropian te Kosoves.Ndoshta z.Rubelli kishte sygjeruar qe Kosoves mos ti vidhet asnje km.pjese tokesore ose Asociacioni i Komunave serbe te jete i pajtueshem per te dyja palet ne Konflikt dhe keto dy Marreveshje te shqyrtohen dhe aprovohen njezerit edhe nga opozita dhe minoriteti serb ne Kuvendin e Kosoves.Atehere,besoj se nuk do kishte vajtuar askush nga faktoret e ndryshem Politik te Republikes se Kosoves, z.Rubelli.
Më shkurt, me qartë e më me ndjenjë nuk mund te shprehet dhimbja për atë që po ndodh. Dhe kjo vlen për andej e për këtej Shqipërisë.
Po Heronjte dhe Deshmoret e luftrave per liri, pavaresi, bashkim, nga heresia e deri me sot ku jane e cfare bejne?Ku jane e cfarw bwjnw Isa Boletini, Hasan Prishtina, Idriz Seferi,Asim Vokshi, Vellezerit Gervalla, Adem Jashari, Ukshin Hoti e me radhe deri te luftetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, prej te cileve jo pake ishin te pushkes dhe te penes? Mos e parcelizoni as ndihmesen (kontributin), as sakrificen sublime, as idealin kombetar, as historine. Ata qe kane dhene jeten per lirine, pavaresine, teresine territoriale, bashkimin kombetar, ata jane Balli i Kombit, pas te cileve vijne te tjeret, ciledoqofshin ata. Jane harruar Deshmoret dhe Heronjte, prandaj ndodhin keto bema, te cilat kane ndodhur edhe me pare dhe vazhdojne sot, per inerci, trashegimi, interesa, lavdi dhe pasuri, qe, nuk sjellin gje tjeter vecse e verberine, makuterine, mercenarizmin, tradhetine.Mund te mos e duash nje parti, nje qeveri, edhe mund t`i urresh ato, por kurresesi atdheun. Nuk mund te “flihet” me “mullixhine”, per inat te “vjehrres”!
O i nderuar, Po nuk ia vlen qe te merresh me një UDB-ash e psikopati siq eshte E. Robelli… Ky pis iu pat gjuajt ne qafë ish presidentit Behgjet Pacolli vetem pse Pacolli nuk ia pati dhene 60.000 euro per nje intervist qe ia kishte bërë dikur ne Zvicerr dhe ky FLLIAN shpifes e i paguar nga UDBja Serbe nuk pati lene gur pa levizur duke shpifur çkamos kunder ish presidentit B.Pacolli… dhe pasi dha doreheje Pacolli pastaj kur erdhi policja Atifetja si presidente Ky flliqan as qe e qeli gojen ky far UDB-ashi pse Kosoven tone do ta udheheq nje anonimus dhe nje police pa kurrfare pervoj bile Ky pis u gezua qe Kosoven tonë nuk do ta udheheq shqipetari ma i suksesshem ne bote, por Kosoven do ta udheheq nje police dallkauke…
– Vetem ata qe nuk ia duan te miren Kosoves i sulmojn njerezit e sukseshem kurse e shtijne bishtin nder kembe si kudrat kur Kosoven e udheheqin mediokrit e dallkauket… Ky E. Robelli eshte UDB-ashi me i flliqt ne historin e shqiptarise… O i nderuar, nuk ia vlen te merret njeriu me UDB-ashin E. Robelli!!!