Në kushte të tjera të pandryshuara, rritja dramatike e kontrolleve tatimore gjatë shtatorit, duhet të sillte uljen e evazionit fiskal. Thënë ndryshe, duhet të rriste ndjeshëm të ardhurat buxhetore të muajit shtator, krahasuar me shtatorin e vjetshëm. Por në fakt, rritja ishte vetëm 1% në krahasim me shtatorin e vjetshëm.
Në korrik, Ministria e Financave bëri një rishikim të buxhetit të shtetit, sipas të cilit të ardhurat buxhetore në shtator do të ishin 35 miliardë lekë. Ky parshikim i korrikut u bë duke patur parasysh një rritje ekonomike të pritshme 2.7% (me bazë vjetore) dhe bazuar në pakësimin e parashikuar të evazionit fiskal, që do të rezultonte nga fushata kundër informalitetit. Por të ardhurat buxhetore të shtatorit u realizuan vetëm në masën 31 miliardë lekë.
Dhe pyetja është: Nuk u pakësua evazioni fiskal, apo u ngadalësua rritja ekonomike?
Bazuar në rritjen e pritshme ekonomike (2.7% me bazë vjetore), i bie që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në muajin shtator të ketë qenë rreth 125 miliardë lekë dhe shteti të vilte 27.2% të tij (35 miliardë lekë). Në fakt, shteti voli vetëm 25% të PBB-së. Kjo, në qoftë se PBB-ja vërtet ka qenë 125 miliardë lekë, siç pritej…
Por indicie të jashtme e të brendshme na tregojnë se PBB-ja mund të mos e ketë arritur nivelin 125 miliardë në shtator. Kështu, tregjet ndërkombëtare për eksportet tona kryesore (mineralet, nafta, lëndët e para) u përkeqësuan edhe më tej gjatë shtatorit. Ndërsa në tregjet e brendshme, u pakësuan furnizimet e importuesve/prodhuesve drejt dyqaneve me pakicë, si rezultat i synimit të këtyre të fundit për të shitur sa më shpejt mallrat gjendje pa fatura tatimore, të akumuluara para 1 shtatorit.
Bazuar në këtë logjikë, gjasat janë të mëdha që PBB-ja të mos ketë qenë 125 miliardë lekë në shtator (siç pritej), por rreth 115 miliardë.
Për muajt në vazhdim, Ministria e Financave i ka parashikuar të ardhurat buxhetore në nivelet 36 miliardë lekë (tetor e nëntor) dhe 40 miliardë në dhjetor. Në qoftë se këto parashikime nuk materializohen, atëherë ose rritja ekonomike nuk do ta arrijë nivelin e pritshëm vjetor 2.7%, ose evazioni fiskal nuk do të pakësohet. Ose, ose, do të kemi një kombinim të të dyjave…
Ose ose do kemi pordhe me me pak rigon brenda
Formalizimi ekonomise me aksion, simbas mendimit tim, te cone ne ulje te te ardhurave ne buxhet, sepse mijera njerz i kane humbur vendet e punes per shkak te rregullave shume te egera qe jane vendosur, deri te sistemi spiunimit e te fondet e akorduara per te. Natyrisht asnje bisnes nuk mund te mbaje ne pune punetore po nuk pati fitim, keshtu kane humbur vendet e punes nje numer i konsiderueshem, pra kane humbur pagat, rrjedhimisht ne treg bie fuqia blerese,pra bien dhe importet dhe gjithe zinxhiri qe shoqerone kete mekanizem,duke perfshire edhe taksat shume te larta te qytetareve ne te gjitha sherbimet, pra bien te ardhurat. Nuk mund te mendohet qe formalizimi ekonomise me aksion,me dhune,me gjoba teper te larta, te mos shoqerohet me pushime masive nga puna dhe nga ana tjeter te thuhet pse bien te ardhurat, kur ne fakt fuqia blerese ne treg bie.Me kete papunesi masive,me keto paga,me keto pensione,me kete asistence per te papunet,me keto taksa,me keto cmime te energjise elektrike etj.etj. sigurisht qe nuk mund te pretendosh per fuqi blerese, nuk mund te pretendosh te zhvillohet vendi.
Futja kot Neda. Keq keshtu keq ashtu. Kur shteti nuk vepron ulerasim s’ka shtet. Kur vepron e quajme cudi te madhe.
Kuponi! Tmerr! T’i paguash sigurimet atij qe merr ne pune! Llahtar! Pagesa e energjise! Tmerr! Ndertimet paleje! Tmerr! Gjoba per shkelje te kodit rrugor! Qameti! Gjithe bota rron normalisht me keto qamete e tmerre, vetem ne sillemi si kalamaj te llastuar qe vetem qarravitet dhe kerkon dh s’ka pike sensi pergjegjesie
lereni mer ju halet e medias ,
mos ja trazoni ate qi ka mrena kafkes ktij gabeli ,
se hec e duroni tani qelbsin anal-ist
arsyeja eshte e thjeshte..ky palla e gjate sben per kryeminister, pasi sja ka idene fare ekonomise, nuk di te gjeneroje rritje ekonomike, eshte thjesht nul ne cdo aspekt..ne pikture, ne sport, ne familje.
Arsyeja kryesore eshte mosrritja ekonomike..po spati rritje ekonomike si do mblidhen te ardhurat.
habitem si e besuan dhe e besojne akoma..e kuptoni qe kemi nje te cmendur dhe nje te paafte si kryeminister..mjere populli