Debati i ashpër që u zhvillua mes gazetarit Andrea Stefani dhe Preç Zogajt ka krijuar një irritim të ligjshëm në opinion dhe ka nxjerrë edhe njëherë në reliev nevojën për largimin nga kjo lloj përballjeje.
As Andrea Stefani dhe as Preç Zogaj nuk kanë nevojë që të merren në mbrojtje dhe as të sulmohen nga mbështetësit e njërit apo të tjetrit, sepse ata i kanë të gjitha mundësitë që ta bëjnë vetë një gjë të tillë.
Personalisht nuk do të doja që Zogaj ta kishte provokuar Stefanin me pasqyrën dhe do të kisha dashur gjithashtu që edhe Stefani ta kishta kapërcyer atë provokim, por tashmë ngjarja ka ndodhur. Ndërkaq nuk mund të pranoj që mbi Andrea Stefanin të shpifet në mënyrë monstruoze duke falsifikuar deri edhe dokumente shtetërore dhe nuk mund ta kuptoj se si një gazetë që është pronë e një Universitetit privat (UET), gazeta MAPO, që unë e çmoj, të bëhet bartëse e kësaj shpifjeje të rrezikshme.
Po çfarë ka ndodhur konkretisht.
Menjëherë pas debatit të ashpër mes Stefanit dhe Zogajt, një pinjoll i familjes Blloshmi boton në forumin e tij një dokument që e paraqet si denoncim të bërë nga Andrea Stefani në dëm të të ndjerit Vilson Blloshmi, poet i pushkatuar në Librazhd.
Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme që e njeh mirë atë dosje, thotë se nuk është e vërtetë. Ky dokument është një relacion për pyjet dhe firma e Stefanit mbi të është falsifikuar.
Kaq mjaftoi dhe gjithë berishistët e zemëruar e bënë kauzë të tyren këtë fakt.
Autori i këtij makabriteti e heq nga faqja e tij këtë shpifje të ndyrë, por e merr gazeta “Mapo” në versionin e saj on line dhe e publikon.
Andrea Stefani ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë medie dhe të kërkojë dëmshpërblim. Unë personalisht jam në mbështetje të tij për shumë arsye.
E para, kultura e shpifjes që është bërë modë prej debatit parlamentar dhe mosndëshkimi i saj janë të papranueshme.
E dyta, e njoh nga afër Andrea Stefanin dhe nga shumë gjëra që më lidhin me të është veçanërisht ndershmëria intelektuale.
Ai i mbron me fanatizëm bindjet e tij dhe mirë bën. Por ai kurrë nuk i ka shkëmbyer ato bindje me të mira materiale.
Po ju them vetëm një fakt. Ai është gazetari që e mbron me më shumë dinjitet këtë qeveri ashtu sikundër edhe e kritikon kur bindet se duhet një gjë e tillë. Por ai nuk merr as edhe një cantim prek kësaj qeverie. Nuk bën pjesë në asnjë bord ministrash dhe kompanish shtetërore.
Ai jeton si gazetar vetëm me pagën prej kësaj pune. Para disa ditësh u zbulua një listë me këshilltarë e miq ministrash që merrnin shumë marramendëse, emri i Stefanit nuk është aty, sepse ai gjithë jetën e tij e ka ndërtuar mbi ndershmërin intelektuale.
Dhe e fundit. Para disa kohësh është miratuar Ligji për dosjet. Ka ardhur koha që shqiptarët të njohin bashkëpunëtorët e sigurimit dhe kriminelët që i rekrutuan atë dhe që kanë përgjegjësi për masakrën komuniste. Andrea Stefani, për çudinë e atyre që nuk e pëlqejnë, është nip i një të dënuari politik, ashtu sikundër është edhe nip i fotografit të parë të Durrësit, shkodranit Palokë Gurashit.
Pra historia nuk është ashtu siç duket dhe e vërteta nuk është ajo që na paraqitet. Për këtë arsye është më mirë që të flasë drejtësia. Dhe më në fund, është për të ardhur keq se si një pinjoll i një dëshmori të demokracisë përdor të njëjtën teknikë që përorte sigurimi i shtetit për të denigurar një kundërshtar idesh duke njollosur ato dokumente që e çuan në vdekje të afërmin e tij. Mjerim dhe degradim.
mediat kane degraduar komplet
http://bit.do/drejtuesit-e-mediave-pallojne-gazetaret
Te lumte Yzeiri!
Je nga te paktet fare qe shkruan drejte, me zgjuarsdi dhe me guxim!
Per te tille kem nevoje dhe jo per llafazanet qe fatkeqesisht jane me shumice!
Faleminderit!
Mapo duhet te mbyllet! Si ka mundesi qe nje gazete e nje universiteti privat merret me politike siku te ishte RD ! Henri Cili eshte llumi i ketij vendi!
Ju lutemi mundesisht ta botoni ate listen e mesiperme te etyre parexhinjve qeveritare,kjo do te ishte puro transparence mediatike.
Ju lutemi mundesisht ta botoni ate listen e mesiperme te atyre parexhinjve qeveritare,kjo do te ishte puro transparence mediatike.
Yzeiri me këtë shkrim nuk mbron Stefanin, po veten. Janë të dy të të njëjtit kalibër. Yzeiri nuk i ka parë Stefanit borderonë. Nuk mbrohet kështu Stefani. Le te nxjerrë Yzoja qoftë një bisedë, ku Stefani ka kritikuar qeverinë Rama!!!!Nuk ka….
Po Stefani e ka kritikuar qeverine qe nuk ka zhvilluar luften kunder korrupsionit te madh te qeverise se Berishes. Ka kritikuar edhe Erion Veline qe te mos marre ne qafe misraxhinjte apo llustarixhinjte e trotuarave. U ka kritikuar edhe per zvarritjen e kompensimit te pronareve. Natyrisht Stefani nuk do ta kritikoje kete qeveri sa here ja do mideja berishianeve.Per ate pune kemi Berishen dhe Bashen dite per dite.
Foli dhe Ilir Yzeiri. Profesori qe kerkon seks per nje pesë te qelbur!
Cdo dite e me teper po na mbushet mendja se Enveri nuk ka denuar asnje, po asnje pa te drejte. Dhe ata qe po kontribuojne per te na mbushur mendjem, jane pasardhesit e atyre te te perndjekurve nga regjimi. Si rasti i ketij pinjollit Blloshmi. Murrizi nuk behet dot fis.
ky yzeiri eshte njeri imoral, po na ben moral
Autori thote se Andrea Stefani jeton si gazetar vetem me pagen prej kesaj pune (?!). Dakort dhe cdo kush e pranon qe tipi i A. stefanit nuk ben pjese tek spiunet. Por te vesh ne barazim ndershmerine me pagen si gazetar, kjo eshte sot me e pabesueshmja gje! Na thoni Ilir Yzeiri, cila gazete shqiptare arrin sot te perballoje sot shpenzimet e botimit dhe rrogat e gazetarve te saj vetem nga shitja gazetave, perfshi dhe reklamat qe jep?!? Cila gazete ka evidenca te sakta te pagesave nga reklamat, nga shitja e gazetes, te pagave dhe shpenzimeve te tjera?!? A nuk mund te besohet sot, se gazetat shqiptare jane te detyruara te marrin ndihma nga kanale te ndryshme per te ruajtur jetesen e tyre!?! Nese po, per cfare ndershmerie gazetarie te pavarur mund te pretendohet sot!?! Keshtu, me c’grade e masim ne sot ndershmerine e gazetarit, perfshi edhe A. Stefanin?…
Siopas kesaj qe thua ti nuk duhet te kete gazetare te moralshem ne Shqiperi. Kuptoje o Tyç se nuk mban pergjegjesi gazetari se nga i vine parate pronarit te gazetes apo televizionit. Ajo eshte pune qe duhet ta verifikojw shteti me ane te institucioneve te specializuara si Agjencia per Pastrimin e Parave. Do qe ta besh Andrean pergjegjes edhe per parate e Aleksander Frangajt apo Fatos Lubonjen per parate e atij italianti qe doli mafioz? Kjo eshte tendencioze miku im, eshte dashakeqesi. Ata e marrin rrogen ne baze te nje pune qe bejne dhe askush nuk ka te drejte ti gjykoje keq sepse pronaret e tyre i marrin parate nga kushedi se çfar kanalesh.
Oh me cfar argumenti mbrohet ndershmeria e nje gazete apo dhe gazetari!!! Gazetarit nuk i intereson nga i vijne parate gazetes!!! D.m.th., kur gazetari kritikon X-subjekt dhe pronari apo kryeredaktori i thote qe ta ndryshoje pak artikullin, sepse behet fjale per nje donator, ne kete rast gazetari e ndryshon artikullin ne kundershtim te ndergjegjes se tij te ndershme! Cfar emri ka kjo? Dhe te mos harrojme, se te tilla skena jane te perditshme ne redaksite e gazetave, kudo dhe kurdo. Per cfar ndershmerie flisni ju ne gazetarine shqiptare!?!
Andrea Stefani asht prototipi i gazetarit te guximshem dhe i ndershem ,ne ate nivel qe ma shum damton vehten se fiton nga kjo ndershmeri e rralle! Mendoj se Z.A.Stefani paraqet modelin e korrekteses gazetareske! Pershnetje.