2. Në parlament është zgjedhur për herë të parë edhe Tim Guldimann, diplomat i njohur i Zvicrës, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasador në Teheran dhe në Berlin, profesor, autor librash, intelektual publik. Guldimann ka kandiduar për Partinë Socialdemokrate. Është mbështetës i integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian.
3. Me rezultat të shkëlqyer është zgjedhur deputet edhe Roger Köppel, publicisti më gjuhëbrisk i Zvicrës, pronar dhe kryeredaktor i revistës «Weltwoche», e cila hapur e mbështet Partinë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila të dielën fitoi më së shumti vota. Köppel ka punuar gazetar në «Neue Zürcher Zeitung», ka qenë kryeredaktor i shtojcës javore «Das Magazin», e cila shpërndahet çdo të shtune me gazetën «Tages Anzeiger» dhe gazeta të tjera të Zvicrës, dhe kryeredaktor i gazetës gjermane «Die Welt». Köppel është mbështetës i fuqishëm i idesë se Zvicra mund t’ia dalë vetë, pa u integruar në Bashkimin Europian. Revista e tij është pothuaj organ i SVP-së populliste, që kritikët e përshkruajnë si një lloj «Pravde» alpine.
4. Zvicra një kohë të gjatë nuk ka qenë shembull i të drejtave politike të gruas. Deri në vitin 1971 shumica e burrave zviceran ishin të mendimit se gruaja e ka vendin te shporeti. Tek atë vit në një referendum burrat lejuan që edhe gratë të marrin pjesë në zgjedhje. Në zgjedhjet e sivjetme në parlament janë zgjedhur 64 gra ose 32 për qind e parlamentit. Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë gra në parlamentin e Zvicrës. Megjithatë, ato prapë mbesin të papërfaqësuara si duhet, ndonëse përbëjnë një shumicë të lehtë të popullsisë zvicerane.
5. Në parlamentin e ri të Zvicrës juristët janë të përfaqësuar më mirë se kurrë. Çdo i pesti parlamentar është jurist. 8 për qind e deputetëve janë bujq. 60 deputetë përfaqësojnë ekonominë dhe zejtarinë.
sa keq me qen korrak…….
Fakti që do duhej të interesonte artikullshkruesin do duhej të ishte se pse nga 30 kandidatë shqiptar nuk u zgjodh asnjë? Përgjigja është e thjesht:
Partitë që propozuan shqiptarët nuk ishin të sinqerta! Shqiptarët shërbyen vetëm si karrem për të marrë votat e shqiptarëve. Në funksion të këtij qëllimi ishte edhe kualiteti i këtyre kandidatëve.
ka dhe nji gje
fitoi partija e bythqirve te bazelit vendin e dyt pas partis se kurvave te zyrihut qe ishin te parat.
dhe shumica e parlamentit jan kurva dhe bythqima qe bashkpunojn mir ne qimje kombtare.
pritet te zgjidhet president kush ka hongere me shum kara n goj.
pretendon nji nga gjeneva