Shënime për një ditë (jo)të zakonshme

16 Tetor 2015, 16:30Blog TEMA

Nga Mesila Doda

Sot është 16 tetori…Ditë shiu, krejt e zakonshme.

Për aktivistët e të drejtave të njeriut ditë e mirë për të sensibilizuar gratë për një përkujdesje më të mirë për veten, që të vuajnë më pak e të jetojnë më shumë në luftë me kancerin e gjirit…kauzë e dobishme, kauzë jetike për gruan…

Kur pyeta time bijë se a e dinte çfarë ishte 16 tetori, me pasiguri dhe si e zënë në fajë mu përgjigj… mos është përvjetori jot dhe i babit???

Në të vërtetë ajo nuk ka nga ti dijë e as që duhet ti mësojë datat e rëndësishmë të fantazmave të liga që bredhin në mendjen dhe historinë e këtij vendi. Ndërkohë unë nuk qëndroj dot heshtazi përballë historisë tonë të djeshme, që qëndron pezull dhe e lidhur fort me fije të padukshme me të sotmen e pandritur.

Vendi ynë ka një të kaluar kriminale. Askush nuk e gjykoi krimin e djeshëm, pakkush e dënoi…shumë e përdorën si çamçakiz a si gargarë për të shpëlarë hallet e të kaluarës a të tashmes së tyre. Por megjithë tualetin e rëndë që vuri mbi fytyrë, ky vend nuk u nda kurrë nga e kaluara e tij. I soditëm heshtazi ish-oficerët, ish-sigurimsat, ish-komunistët, ish-krerët e krimit të rregjimit të djeshëm të ndërronin lëkurën brenda ditës e të shpalleshin shtetarë të denjë, politikanë të përkorë, nëpunës të dedikuar. Atë që ky vend nuk bëri kurrë ish një katarsis i vërtetë kombtar, një çlirim nga pengmarrja e së kaluarës, një analizë dhe dënim historik për të shkuarën e shpifur që fshihej pas burgjesh, internimesh, denigrimesh, intrigash, spiunimesh, arrogance, hipokrizie, servilizmi, dembelizmi, thikash pas shpine e gjyqesh publike,një historie krimi që zgjati gjysëm shekulli, ku një popull i tërë ishte vuajtës por edhe bashkjetues i një krimi publik.

Shumë prej atyre që mund të lexojnë këto rreshta, mund të ripërsërisin togfjalshat e lodhur e të ripërsëritur pafundsisht…po kjo nuk u lodh duke folur për diçka që ka vdek prej kohësh në ktë vend? Kërkon ende të bëj politik më punë që kanë kohë që kanë përfunduar? A nuk e din qe njerzit kanë halle shumë më të mëdha, mes një jete që shtrenjtohet përditë, mes një presioni shtetëror në rritje, mes borxhesh publike marramendse dhe shërbimesh iluzive që shkëlqejnë në ekrane e që janë një zero me hiç në realitet????

Në të vërtetë unë nuk do lodhem kurrë së përsërituri që ajo çka jetojmë sot është frut i një të kaluare që zgjat e përsërit veten pafundsisht. Ne nuk jemi njerëz rebelë. Jemi nervoz, vritemi mes hallexhinjsh për asgjë, por ulim kokën dhe nuk zgjedhim përfaqsues, nuk zgjedhim politikë e drejtues me mend…ne zgjedhim mbretër, ne zgjedhim zotër që i adhurojmë, që kanë nevojë për këtë absurd dashurie masive, që rriten e miklohen në adhurimin tonë e më pas na kthehen kundër, siç ka bërë përgjatë historisë çdo qënje e adhuruar si Zot mes vdekatarësh. Ne besojmë pak por adhurojmë shumë, krijojmë mite të rreme e më pas shtrojmë kurrizn për të puthur tokën ku kalojnë mostrat që krijuam vetë. Ky është qerthulli absurd ku na drejton historia jonë tragjike, krimi kolektiv ku marrim pjesë herë si autorë e herë si personazhe tragjikë.

Në këtë përvjetor të ditlindjes së diktatorit Enver Hoxha, mendimi i vetëm që më vjen ndër mend është…Fantazma jote o njeri i lig, vërdalloset ende rrugve të këtij vendi. Krimi, urrejtja që ti mbolle në këtë vend, është fara e keqe që po na merr frymën edhe sot. Ikja jote nga kjo botë ishte dita më e mirë për ktë vend, por Ti litarin e së keqes e le jashtë varrit. Ky vend po vazhdon dhe do vazhdojë gjatë të shumojë ligësinë e kohëve në të cilin njeriu hante njeriun, që ti dhe rraca jote e ligë të jetonit si Zotër. Ky vend do vazhdojë të pjellë shkatërrim, varfëri, intrigë, hipokrizi, pabesi për sa kohë nuk do vendosë të fillojë një histori të re njerzore.

Që të ndërpritet ky qerthull krimi, ky vend ka nevojë të shkundet. Më së pari ka nevojën immediate të gjykojë dhe të japë zyrtarisht verdiktin Krim mbi të kaluarën e tij. Nuk ka dënim krimesh për trafikantët e të korruptuarit e sotëm, pa bashkvlersuar dhe ata që janë me duar në gjak në krimin e djeshëm. E më pas këtij dënimi publik, politik e penal do duhet të vlersojme e të vendosim rregullat tona në politikë, administratë, vendimarrje, që krimi dhe e keqja e dikurshme të mos përsëritet Kurrë Më… Nëse nuk do arrijmë të sjellim një produkt real që të ndajmë veten nga e kaluara, druaj se e ardhmja do jetë edhe më e trishtuar se e sotmja.

22 komente në “Shënime për një ditë (jo)të zakonshme”

  1. papuli says:

    Ti moj shoqja mesila, ske cben qe merresh me keto gjera akoma, sikur te jesh studente e 90′.

    Jemi 2015

  2. Babai i vertete i Dardanit says:

    T’i varim te palma te gjithe dhe shpeton kush nuk kapet !

  3. Alma Mile says:

    Rrofsh sa palma e Havase ti moj Mesila Dodokuja, nusja jone e camerise, brez pas brezi u kujtofsh si kokete e Enkel Demit, Baba Likes se Cepanit, strumbullarit te hamamit.

  4. petro says:

    Sigurisht,por kush do ta beje kete? Nuk kam shprese edhe per shume kohe.Bijte e kucedres vazhdojne te bejne sikue grinden, sikur kafshohen me njeri tjetrin, por e tera eshte hipokrizi.Metodat jane po ato dhe po nga ata, nga te dy palet, zbatohet me perpikmeri ajo lufte klasash kriminale ndaj edhe brezit te trete te “armikut te klases” qe pati guximin te qendroje ne kete vend, te studjoje bijte e nipat ne perendim dhe kurajon e madhe te kthehet t i jape nje dore atdheut ne kete rrruge te veshtire te ringjalljes.Fobia e trasheguar nga kucedra qe nuk mori qofte edhe nje provim ne France ndaj fisnikeve te vertete do t i kushtoje akoma gjate vendit.Mallkuar qofte kucedra me shume koke, edhe kokat e saj qe mbijne ne cdo skaje, boshe dhe injorante.

  5. Hysni says:

    nga ishat erdhe dhe ti dhe ata para se te vijeqene shume te eksituar dhe te pa permbajtur prandaj te pollen me ata do rriteshe se ndryshe nukndo beheshe kaq e hajthme pa ato ishaaat nuk do ishe so t zoti te solli dhe erdhe me ata deri me sot po je pishman var veten e na le rehat me keta qe jana sot.,

  6. Kombi tallava says:

    Ik moj katundare e pashprese se nuk mbeti antikomunizmi ne duart e tua, goca e shiteses se djathit.. gjyko bastardin Berishe te cilit i sherbeve moj plehre qe vrau e preu ne mes te dites gjate mbreterimit te tij.. surrugato hipokrite

  7. LORA says:

    Ti,moj grua e lige nuk ke as nje lidhje me perpjekjet humane per rritjen e kujdesit te shendetit te gruas,ne lufte kunder kancerit te gjirit,,,sepse ti je nje kontributore e paepur e katandisjes se gruas me nje status te pafund papunesie ,qe beht burimi kryesor I ligshtimit dhe semundjeve te saj,,,,sepse ti je nje shtrige palmash.
    Edhe pas 25 vjetesh mbetesh e zvarritur si langaraqe pas ENVER HOXHES,,,se ndoshta kjo do te bej dobi,si deri me tani,per nje riciklim mandati per legjislaturen 2017-2021.
    Ti moj grua pisanjoze,,,me gjithe te zezat e tua (nje nder to eshte palme-shantazhimi)do te harrohesh edhe me shpejt se kolegu yt I “dashur” ,Sokol Olldashi,,,,,kurse ENVER HOXHA,do te mbetet ne jete te jeteve ne historine e shqiptareve sepse per 25 vjet e nxori Shqiperine nga feudalizmi dhe e shndroi ne nje vend modern agro-industrial.
    Se nuk e dikerka jot bije (te te vij turp ,qe e perdor femijen per mender-politiken tende)do te thote,per mua,se paska mangesi ne mesimin e histories moderne te shqiptareve,,,vetem kaq.
    16 Tetori eshte nje date kujtimi te pashlyeshem e lindjes se drejtuesit me patriot dhe progresist,deri me tani, te shtetit shqiptar.

    1. Po,Po says:

      RESPEKT PER ZONJEN “LORA”. Je shume objektive e realiste ne vleresimet e tua.Politikanet e te dy kraheve,na kane bere qe te ndjejme neveri per politiken ne teresi,per politikanet ne vecanti,qe shkon deri te neveria ndaj shtetit e ligjit,me te cilin ata identifikohen.Simbol i politikanit te urryer e antikombetar,i njeriut qe e shkaterroi me themel kete popull e kete vend,ne favor te fqinjeve qe u sherben dhe per te fituar pushtet,pasuri e lavdi eshte bajraktari mesjetar Sali Berisha,i cili jo vetem qe s’i ka lene fytyre PD-se,por ka nje Çerek shekulli qe terheq zvarre te gjithe shqiptaret dhe shkaterroi çdo vlere kombetare tonen.

  8. @ says:

    Diktaturen dhe Enverin i varrosi koha, se po te ndodhte ndryshe,
    ti do te ishe nje enveriste e devotshme dhe ateiste e thekur, si
    kur kane qene prinderit dhe familjaret e tu (edhe bashkeshorti).
    Konvertimi nga komuniste ne demokrate (se fundi ne antidemokrate),
    nga ateiste ne myslimane dhe pastaj katolike, te bejne se paku nje
    qenie pa personalitet qe minimumi duhet te heshte per te shkuaren.

  9. Gjergji says:

    Mesile o xhan.Ben mire te mos meresh me te kaluaren .Fole per te tanishmen dhe te ardhmen. Keto 25 vjet pra afersisht nje brez apo gjenerate ku i fut ti ? Nga keto 13 vite ke qeverisur ti nepermjet partise tende ngaku arritjet me spektakolare Keni lulet e demkracise ( piramidat ), shkatrrimin total te shtetit me industi,bujqesi,ushtri dhe institucionet shtetrore ,keni vrasjet dhe grushtet e shtetit, keni tradhtine kombetare me detin ku ke votu edhe ti ne parlament.Pra keto jane rekordet tuaja ,tani une ju pyes Juve personalisht Enveri ju detyroj qe te veproni ne kete menyre ? Dije mire se populli duke filluar nga 45 vjeçaret e lart i ka vene pikat mbi i _ je . Per sulmet denigruese ne rrjetet sociale ndaj jush une i kam kundershtu gjithmone sepse je nene, bije dhe moter pamvarsisht se ti i ke nxit vet me qendrimet e tua ,por sot dua te te kujtoi disa vargje satirike te poet it A.Duka per Fevziun ( pa te keq per ty sepse e kam parim ) rri ore Fevzi te Klani rri aty ku pate fatin se Enveri o Fevzi sa je ti pati hallatin. Historine vajza jote dhe te gjithe bashkemoshateret e saje eshte me mire ta mesojne nga historianet se sa nga ato qe meren me politike .Pershendetje te sinqerta .

  10. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Epo inat te vjen po hakun dulles duhet me ja dhene, per 25 vjet nga 1944-69 e beri shqiperine shtet me te gjitha konitat, me universitet per te qene, me edukim fillor e te mesem, me elektrifikim, me mjekesi, me shkence, me institute kerkimore-shkencore, me industri minerare, industri energjitike, sport, kulture, art, infrastrukture, strehim, punesim, ushtri etj etj. Me aq takat sa kishte shteti ne ate kohe por i beri. Ka ndonje njeri ketu te dali e te thote se cka arritur shqiperia ne keto 25 vjet nga 1990 e ketej? Keshtu moj shoqja Mesila, ai burri mire apo keq ndertoi shtet, ju gjasme me te diturit e me te shkolluarit nuk bete dot as nje pordhe e jo me te ndertoni shtet. akoma ju shtyjne nga prapa e ju mesojne se cte beni garda e vjeter e shkolles se partise, saliu, ruci, gjinushi, etj etj. E katandiset shqiperine ne kete gjendje skandal me vetedije apo nga budallalleku kete nuk e di, por fajin qe fantazma e dulles vertitet akoma ne mendjet e njerezve e keni ju te majte e te djathte qe nuk qete te zote te beni as 1/100 e asaj qe beri dulla. fantazma e dulles do zhduket kur njerezit te fillojne ta ndjejne se ky sistem 25 vjecar i pas viteteve 90 punon per popullin e jo per 0.5% qe zoteron 95% te pasurise. nuk mund te jetoje ne varferi nje person qe punon nga mengjesi deri ne darke, e nuk ju con dot familjareve per te ngrene. keni shume per te rregulluar moj Mesila po aq shume sa nuk di nga tia fillosh e ke te zesh e ke te lesh. Keshtu qe shaje dullen, kije inat, po hakun mos ja ha.

  11. Klimax says:

    Kur do e ndryshoni kete kasete qe na reciton te njejten poezi cdo 16 tetor??!! Ka 30 vjet qe ka vdekur ky diktator, keni plot 25 vite qe na keni “dhuruar lirine dhe demokracine”, keni qeverisur si te “majtet” ashtu dhe te “djathtet” nga 13 vite secili, atehere sa kohe ju duhej akoma te na qeverisni qe te nderpritet ky “qerthull krimi”, qe te largohet kjo fantazme e lige??!!
    Qe asgje nuk ka ndryshuar ne ate vend te mallkuar ka vetem nje arsye; ate qe ju te gjithe Ju, te majte e te djathe, jeni fara e mbjelle nga ky Demon dhe mbi te gjitha keni ADN-ne e nje fare e importuar shekuj me pare nga nje civilizim barbar i zbarkuar ne Ballkan!

  12. doktori says:

    Po ik O znj.palma se le nam akoma meresh me keto gjera,ngele duke i ndruar partite si lojtaret ekipet,nuk e di a merr ndonje lek kur ben kontraten e re ne partine perkatese….ke LsI-ja do perfundosh karieren tende .

  13. Opinionisti says:

    Mesila moj xhan jane bere 30 vjet nga vdekja e Enverit. Ju keni 25 vjet ne pushtet.
    Pse nuk i flet per “kryeveprat” e tua por vazhdon akoma i flet per Enverin?!

  14. Spartaku says:

    Shkrim brilant.Pergezime per zgjuarsine e zonjes Messila Doda.Do te deshiroja shume,dhe do te simpatizonja me shume si politikane,sikur te mos ishe pjestare e asj partie te urryer,pd-ke.Pd-ke ta ul imazhin ty,te urrejne edhe pse je e mire,e zgjuar,e mprehte,e shkathet,jo frikamane,por çe do,je me ate parti qe e urren i gjithe populli,se sali Berisha i dha nje ngjyre te keqe,imazh te keq.Ai e beri pd-ke,parti hajdutesh,mashtruesash,genjeshtaresh,vrasese,qe kur kujtojme Salin me padrejtesite e tija,themi poshte pd-ke.Themi,eshte fatekeqesi qe u krijua kjo,dhe me mire te mos ishte,se ka sjell shume te zeza kesaj shqiperie te shume vuajtur.Iu harrofte emri Saliut me gjithe partine demokratike.Shkaterroi gjithe shiperine.

  15. Piro says:

    Z.Mesila te pergezoj per shkrimin ku flet per te kaluaren diktatoriale por edhe ju me diktatoret pasardhes keni drejtuar shtetin dhe kur ata jane kritikuar ju u keni dale ne mbrojtje,kete nuk e kuptoj.Ne shkrimin tuaj zini ne goje dhe i krahasoni me sigurimsat edhe ish oficerat ne kete rast them se duhet te lash gojen kur ti zesh sepse oficeri ka qene,eshte dhe do te jete ne sherbim te Atdheut pamvarsisht se ju i politizuat per ti bere kontigjent per interest tuaja politike.

  16. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O zonjez ,ti nuk ke mend per vete do edhe tu japesh te tjereve.Niveli yt eshte nivel pede shqupi e jo me teper( edhe shqupi u ndertua ne kohen e enverit).Kur ka ngel e djathta ne doren e ish spiuneve te sigurimit eshte pjerdhur fare ky muhabet.Nuk arrij ta kuptoj si ju takojne perfaqesuesit e te djathtes historike europiane me gjak blu ju peraqesuesit e te djathtes shqiptare qe jeni me gjak katundari pabuks.Cudi…

    1. Po,Po says:

      Ore zotni,te thuash e te shash ish spiunat e sigurimit,ke thene pak,ose aspak,se ke lene nen hije,te qete e bile fuqizon spiunat aktive te UDB-se dhe ASFALI-se me te tjere qe po e shkaterrojne me themel kete popull e kete vend,qe na lane te paret tane, ne kushte shume me te veshtira se keto te sotmet.Kjo zonje e politikane me peshe eshte pjese vendimit te PD-se per ti falur me qindra km.2 det Greqise,per te vrare jo 4,por 400 protestues paqesore dhe per te mbuluar krimet monstruoze te Sali Serbit e Lulezim Serbit.Tani kerkon te na binde,se ishte e vogel dhe e pa pjekur atehere,ndaj ta leme te na hipe serisht ne qafe,se ka veshur lekure deleje dhe do te na mbaje ngrohte.E si t’iu zesh bese politikaneve tane ?!

  17. Azio says:

    E shkreta.
    Rrepte te beje nje analize qe as vet nuk e kupton.
    Eshte vertete skandal qe ne politiken dhe inteligjencen tone te deputojne figura te tilla injorante dhe agresive te cilat jane gati te varin ne palme ata qe mendojne ndryshe,apo nuk mund te bien ne llumin e tyre te qelbur qe ndyen me shume se 80 perqind te popullit tone.
    Keta gjarperinj helmues u duhet prere koka qe te mos helmojne njerzit me zeherrin e tyre.
    Duhet ta dije kjo shushunje,shoket e shoqet e saj se kurre ku popull nuk do te harroje masakrat,tradhetite dhe gjithe te keqijat qe ata u munduan ti sjellin vendit ne dekada te tera qe para e mbas clirimit te atdheut dhe mundohet edhe sot te bejne te njejten gje.
    Kriminelet,spiunet,bashibuzuket dhe soji I tyre,pamvaresisht se cfare sistemi politik vjen e shkon ne shqiperi,ata mbeten po ata qe kane qene.Kafshet sado te zbuten prap se prap shkojne ne identitetin e tyre,dmth mbeten egersira.
    Kete gje populli shqiptar e di shume mire.

  18. lulja says:

    Si ska turp kjo e paftyr te flas ne kte menyr per ENVER HOXHEN…
    Kjo sesht gje tjeter vecse nje e cmendur , e dalldisur , arrogante, b.lepirse e salmilloshevicit, nje e cmendur qe duhet var tek palma para kryeministris

    Nuk e kuptoj pse mediat i japin vend e hapsir ksaj debileje me gjith lecka.
    Ju lutem mos ma fshini komentin.

  19. Lili says:

    Siç shkruajne komentuesit ,nje zoje qe thot t’i varrim tek Palma i tallen kohe se Enver Hoxhes,pra nuk kemi cka presim prej saj! Pra zoje ky vend ka nevoje jo vetem te shkundet nga njerezet po te ndahet perfundimisht nga njerezet si ju!
    Kthehuni ka vajza juaj edhe harroni politiken e personi populi shqiptar rahat,se nga njerezi si ju,gati me na fare tek Palma apo para togave e pushkatimit ka vuajtur populli jone…

  20. Tili says:

    Gjysma e popullsis shqiptare i ka ikur të keqes që ska fund .Shiko si lehin zagarët e Enverit këta të ngelurit nga frika e ballafaqimit me lirin këta skllevër bij skllevrish. Kjo goca ishte atje në dhjetor u ngrit në emër të liris dhe jetës,por ka kaluar 25 vjet dhe këta po ata o Mesil kanë pushtetin në çdo qelizë. Saliu të vuri që ti të mos flisje por ti vazhdove prandaj nuk do ketë fund lufta kundër teje Sali varkari është Enveristi më i madhë në këtë vazhdim post diktatorial. Edi dhe Ilir Meta janë përfaqsuesit më të degjeneruar të këtij degjenerimi total. Je një mrekulli lirie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje