Mynih – Skandali që përfshiu Volksvagenin, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi modelin gjerman të prodhimit. Nëse suksesi i automjeteve të kompanisë së mirënjohur të prodhimit të makinave, i detyrohet pjesërisht përpjekjeve për të fshehur sasinë e ndotësve të dëmshëm që emetojnë automjetet, a do të vënë në pikëpyetje zbulime të ngjashme tek kompanitë e tjera, transformimin e vendit nga “njeriu i sëmurë i Evropës” tek fuqia ekonomike e drejtuar nga eksportet ?
Për fat të mirë, përgjigja është pothuajse me siguri jo. Avantazhi konkurrues i Gjermanisë, ka pak të bëjë me mashtrimin sesa me atë si janë strukturuar kompanitë, dhe kultura me të cilën ata veprojnë. Kompania lider në prodhimin e makinave gjermane, përbën një përjashtim nga rregullat e prodhimit, të cilat kanë udhëhequr suksesin e vendit, dhe se nuk është një shembull.
Në fakt, suksesi i Gjermanisë është përmendur shpesh si një model që vende të tjera duhet ta kopjonin, dhe kjo me të drejtë. Që nga fillimi i këtij shekulli, vendi arriti të bëhet një nga eksportuesit kryesorë në botë, duke tejkaluar të gjitha vendet kryesore evropiane. Nga viti 2000 deri në 2013, eksportet e Gjermanisë u rritën me 154 përqind, krahasuar me 127 përqind për Spanjën, 98 përqind për Mbretërinë e Bashkuar, 79 përqind për Francën, dhe 72 përqind për Italinë.
Shpjegimi kryesor për performancën mbresëlënëse të eksportit të kohëve të fundit të Gjermanisë, është kufizimi i pagave. Por, sikurse zbulohet nga një krahasim me Spanjën, rritja më e shpejtë e pagave diku tjetër, nuk mund të shpjegojë të gjithë historinë. Në fakt, në vitet 2000-2008, pagat gjermane u rritën me 19 përqind, në krahasim me 48 përqind në Spanjë.
Por pas krizës financiare të vitit 2009, rolet u këmbyen. Nga 2009 deri në vitin 2013, pagat nominale gjermane u rritën me më shumë se 14 përqind, krahasuar me 4 përqind në Spanjë. E megjithatë, pavarësisht nga kjo, eksportet e vendit u rritën më shpejt sesa ato të Spanjës, apo të çdo vendi tjetër të Bashkimit Evropian.
Faktori kryesor prapa suksesit të Gjermanisë, është se struktura e kompanive të saj përmirëson cilësinë
e produkteve të tyre. Eksportuesit gjermanë janë të organizuar në një mënyrë, që është më pak hierarkike
dhe më shumë e decentralizuar, sesa kompanitë e tjera evropiane. Kjo u jep atyre disa avantazhe. Decentralizimi u mundëson punonjësve në nivelet më të ulëta të hierarkisë së korporatave të vlerësojnë dhe zbatojnë idetë e reja.
Teksa këta punonjës janë shpesh më afër konsumatorëve sesa ata që qëndrojnë më lart, njohuritë e tyre kolektive mbi atë që kërkon tregu, janë një burim i rëndësishëm i vlerës. Zbatimi i këtyre njohurive i lejon Gjermanisë të konkurrojë në cilësi dhe jo çmim. Në fakt, në rast se kufizimi i pagave ishte faktori kryesor i suksesit të Gjermanisë, do të jetë vështirë të bëjnë më mirë eksportuesit francezë, italianë, britanikë ata spanjollë, të cilët konkurrojnë kryesisht me çmimet e produkteve nga vendet me paga të ulëta.
Në vend të kësaj, fokusi gjerman tek cilësia i mundëson kompanive të saj të aplikojnë çmime më të larta, dhe të fitojnë konsumatorë të rinj. Kur eksportuesve u kërkohet të rendisin prodhimet e tyre në lidhje me një mesatare të tregut, 40 përqind e eksportuesve gjermanë i klasifikojnë mallrat e tyre si të cilësisë të lartë, ndërsa vetëm 10 përqind e eksportuesit francezë i klasifikuan si të tilla.
Menaxhimi i decentralizuar, i ka ndihmuar eksportuesit gjermanë të 3-fishojnë pjesën e tyre të tregut global për mallra me cilësi të lartë, në krahasim me ata që nuk janë riorganizuar. Kur kam studiuar 1 përqind të eksportuesve gjermanë – eksportet më në zë të vendit – kam zbuluar se ata kanë dyfishuar fitimet në tregun botëror të eksportit, qëkur zgjodhën të decentralizojnë organizmat e tyre.
Fokusi tek cilësia, mund të shpjegojë pse eksportet gjermane u rritën me shpejtësi pas vitit 2009, pavarësisht nga rritja e pagave nominale. Cilësia i bën eksportuesit më pak të prekshëm nga ndryshimi i çmimit – duke përfshirë edhe ato të nxitura nga rritja e pagave. Përkundrazi, ato vende ku kompaniët konkurrojnë me çmimin, mund të kenë ndjerë më shumë presion për të zhvendosur prodhimin jashtë vendit, teksa pagat në vend filluan të rriten.
Pandjeshmëria e Gjermanisë ndaj rritjes së kostove, mund të shpjegojë faktin se pse Berlini ndihet rehat me një euro të fortë, ndërsa Franca dhe Italia janë duke i bërë thirrje Bankës Qendrore Evropiane, për ta dobësuar monedhën e përbashkët. Sikurse edhe u pa, Volksvageni, pati një qasje të ndryshme nga ajo e shumicës së kompanive të tjera gjermane.
Në vend se decentralizimit të pushtetit, presidenti Martin Vinterkorn u vendos në krye të një organizate të centralizuar, ku ai vepronte si një patriark. Dëshira e tij për të çuar kompaninë në krye të industrisë globale së makinave, duke e tejkaluar Tojota-n, mund të ketë sforcuar jo pak menaxherët e tij për të garantuar rritjen e prodhimit.
Rezultati – një vendim për të mashtruar mbi testet e emetimit të gazrave – fle më pak për kulturën e prodhimit gjerman, dhe më shumë për kalbjen e vlerave morale të kompanisë së makinave, Duke filluar nga kupola drejtuese.
Sipas Selon “World Value Survey”, Gjermania është një shoqëri me besim të lartë, ku qytetarët kanë besim në sjelljen e tjetrit, dhe veprojnë në përputhje me rrethanat. Në fakt, leksioni që vjen nga skandali i Volksvagenit, është se kjo kulturë mund të jetë e nevojshme që modeli i eksportit të funksionojë. Eksportuesit francezë dhe italianë, që zbatuan menaxhimin e decentralizuar, nuk e rritën pjesën e tyre në tregut global për mallrat e cilësisë së lartë. Arsyeja e mundshme është se dhënia e menaxherëve një autonomi më të madhe, jo vetëm i çliron ata për t’iu përgjigjur si duhet kërkesave të tregut; por ndërkohë u mundëson të vendosin interesave e karrierës së tyre, mbi mirëqenien e kompanisë.
Në qoftë se Gjermania kërkon të ruajë dominimin ekonomik, ajo duhet të bëjë diçka shumë më të vështirë sesa thjesht mbajtja e pagave nën kontroll, apo ristrukturimi i hierarkive drejtuese. Ajo do të duhet të garantojë që kultura e integritetit, e cila ka qëndruar deri tani në themel të suksesit gjerman, të mbetet e pandryshuar nga presionet e konkurrencës globale.
Project Syndicate – Bota.al
Perralla me mbret. Miti gjerman me skandalin qe ndodhi fillon te bjere qe c’ke me te. Skandali tregoi qe dhe gjermanet nuk jane te ndershem ashtu sic duhet ose jane “prishur”. Do te kete qe c’ke me te konseguenca per ekonomine gjermane. Nuk eshte i vetmi skandal qe ka ndodhur me gjermanet por qe ne te vertete me mire qe ndodhi qe t’ju bjere hunda zotrinjve gjermane se na cane me nder tamburin me ndershmerine e tyre nderkohe qe nuk eshte keshtu…
Po te gjitha ndermarjet gjermane jane kapur o me rryshfet o me bilanze fallco si Siemens, dojçbank e te tjera e ju na tregoni gjermanet. biles jane me mashtrus e te keqij se te tjeret qe kane namin
Te pakten ne USA miti gjerman po shkon kokeposhte me shpejtesi. Te gjitha kompanite gjermane kane probleme ne burse dhe shitjet po i bien . Nuk eshte vete VW . Neper forume te ndryshme flitet shum keq dhe per Benz Mercedes sidomos problemet e medha qe ka me trasmisionet . Ndoshta pamundesia te konkurroje me japonezet e sidomos me Toyota qe eshte lider absolut i tregut ne US i ka bere kompanite gjermane qe te prodhojne makina me cilesi me te dobta qe te konkurrojne ne kosto . Te pakten ne shtetin ku un jetoj kjo eshte shum e dukshme / VW Jetta ka qen absolut ne shitje po ka 5 vjet qe pothuajse te gjitha filialet i ka mbyllyr nje e nga nje . Vetem nje qe ka ngel ne Sawmill Road po dhe ai pas kesaj qe i ndodhi besoj se do largohet…
Gjermania eshte nje vitrine, qe fsheh ndyresi dhe kalbesi bashke.