Sot jemi plot një vit nga dita kur Ismail Morina, i njohur në rrethet e tifogrupeve si “Ballisti”, ngriti dronin në qiellin e stadiumit të Beogradit. Ishte një moment i rrezikshëm për djemtë e kombëtares tonë, por pasi gjithçka shkoi mirë, pa viktima, të gjithë u ndjemë krenarë dhe e përshëndetëm patriotizmin e Morinës dhe pse për pak sa nuk na “vrau”.
Por, një vit nga kjo ngjarje që shënjoi një marrëdhënie të agravuar edhe politike me Serbinë për shkak të asaj që ne provokuam dhe kënaqësisë e mbështetjes që i dhamë gjestit të “Ballistit”, ky i fundit gjendet me vendim gjykate në “Arrest me burg për armëmbatje pa leje”. E nëse përgatitja e ndeshjes me Serbinë në ‘Elbasan Arena’ ishte një angazhim i madh që kërkonte kujdes, por që gjithçka (pavarsisht disa gjërave të tepruara të domosdoshme që nevojiteshin), për politikën si gjithmonë u gjet një “vrimë” ku të fryjë për të korrur pikë politikë. Dhe politika këtë radhë zgjodhi një “viktimë” të fatit të tij, zgjodhi pikërisht “Ballistin”.
Natyrisht që sfida me Serbinë nuk ishte vetëm futboll, por që në përfundim mbeti vetëm dhe vetëm e tillë. Por a i interesonte politikës kjo? Të gjitha gjasat janë që jo, të gjithë faktet thonë të kundërtën. Politika ishte veçse e uritur që të ushqehej politikisht me nacionalizëm, duke kapërcyer edhe kufinjtë e arsyes ligjore.
Ishte ish-kryeministri Berisha i cili duke shfrytëzuar momentin e keq emocional të shqiptarëve pas humbjes me Serbinë dhe duke shfrytëzuar gjithashtu simpatinë popullore për personazhin që ngriti dronin në Beograd, nisi të luaj me ndjenjën kombëtare. Ishte saktësisht ky momenti ku ‘Ballisti” filloi të përdorej si “ushqim” politik. Nxitoi pas Berishës “baba Taku”, i cili gjendet në çdo situatë e skenë që ka audiencë maksimale. Ky i fundit bëri vizitën e parë në qelinë e “Ballistit”, një nga ato vizitat që askush si kupton pse ndodhin, por që ndodhin. Ishte “baba Taku” që tentoi të merrte sadopak nga “pjata” e pikëve politike që Berisha nisi të mbledhë me emocionin e patriotizmit.
Por, i ndjerë i rrezikuar nga pikët që po i merreshin në tavolinën e pisët të lojës emotive që po luaj nga politika në kurriz të një personazhi si ‘Ballisti’, kryetari i PD, Lulzim Basha, i vuri kapakun duke bërë gafën e madhe ndaj demokracisë. Lulzim Basha, pra shefi i opozitës në vend, vuri në cover të facebook-ut të tij banerin që shkruante “Liro Ballistin”. Kjo pakujdesi e Bashës e cila u ndoll nga rreziku se të tjerët po i merrnin pikët politike të kësaj loje, bëri që nga ana tjetër, Basha të ilegalizohet si mundësi reale për të qenë kryeministër. Kjo për një arsye fare të thjeshtë. Me atë që Basha bëri për çështjen “Ballisti”, praktikisht doli mbi gjykatat e vendit, duke mos respektuar këto të fundit dhe ligjin, por duke kërkuar në nxitim e sipër lirimin e të ndaluarit për armëmbatje pa leje, në kohën kur ligjet e shtetit dhe organet kishin vendosur “Arrest me burg”.
Gafa e Bashës nga nxitimi për të korrur pikët politike që u hodhën në fushë, e dëmtoi atë duke e bërë një shef opozitë joserioz jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por dhe në sy të ndërkombëtarëve. Basha dhe pse jurist, bëri një gafë që veçsa ul dhe ndjeshmërinë për “Ballistin”, të cilin dhe pse minimalisht duhet ta lënë në hallin e tij, po e dëmtojnë duke e përdorur si mish për top.
Pra, duke parë të gjtihë tablonë, ku që nga Berisha, “baba Taku”, Basha, deputetët e tij Noka e Ristani vrapuan duke i dalë në “mbrojtje” “Ballistit”, kuptohet që në fakt ata, që të gjithë, vetëm sa po duan të zhvasin nga ndjeshmëria e njerëzve. Në kohën kur disave dikush ju dhimbset, politika hidhet në grykë të bëhet palë me “dikushin”, që në këtë rast është një personazh simpatik, baba i mirë, fëmijë i mirë, patriot, por dhe fatkeq. “Ballisti” ka fatin e keq që ndodhet në qeli, nga fakti se shkeli ligjin duke mbajtur armë pa leje, por fati i tij më i keq është që pa dëshirën e tij politika po luan me të kaq pa mëshirë, sa vetëm politika di ta bëjë.
Vetem disa tipa si puna juaj “shijoni” dhe ndiheni “krenar” me kete lloj “patriotizmi” te ketij barbaro-kanibali qe ne realitet ka vetem nje emer terrorizem!
Problemi eshte se to deshte me treguar ‘miqesi’ me serbine,i krijojn vetit problème -si cdo here kur do ndihme nga serbia-
Ky eshte vetem nje tradhetar I shqiperise dhe bashkepunetor I Serbise ,por fajet nuk i ka ky por gjykata ,prokuroria qe nuk fillojne te bejne hetimin e ngjarjes dhe te shohim sa trim eshte ky qe te shpetoj nga policia Serbe .Kryeministri yne nuk don te acaroje mardheniet me Serbine dhe pranon ta mbylli ceshtjen ,se sa te beje fajtore Serbine qe ka futur Emrin e ketij kaqoli .Rama po tregohet teper inferior .
Tradhetari be burg.