Qysh nga 2009-ta (kur hyri në fuqi sistemi aktual elektoral), rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare shqiptare kanë treguar se asnjëra nga tri partitë kryesore (PS, PD, LSI) nuk ka qenë në gjendje të krijojnë qeverinë, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave. Edhe nga një sondazh që kam bërë kohët e fundit (http://www.respublica.al/2015/09/23/sondazh-ps-640-mij%C3%AB-vota-pd-620-mij%C3%AB-lsi-175-mij%C3%AB-partia-%E2%80%9Cbojaxhi%E2%80%9D-70-mij%C3%AB ), por edhe nga rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015, rezulton e njëjta gjë – asnjëra nga tri partitë kryesore shqiptare nuk është në gjendje të krijojnë qeverinë e vetme, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave.
Duke filluar nga korriku i këtij viti, kur Fatmir Mediu, një aleat i ngushtë i Lulzim Bashës hodhi idenë e një marrëveshje të madhe mes PD-së e PS-së, për të ndryshuar sistemin elektoral në dëm të LSI-së, dhe për ta rikthyer sistemin politik në një rivalitet të thjeshtë bi-polar mes PD-së e PS-së, u zhvillua një betejë mediatike, nga e cila dukej se LSI-ja do të dilte e humbur.
Por pas një mesazhi publik të Ilir Metës para disa ditësh nga Skrapari, ku u përmendën “malsorë” dhe “doktorë”, që po thanë “po”, thonë “po”, duket se skenari i një marrëveshje PD-PS për ndryshimin e sistemit elektoral është arkivuar – “Doktori” e mori mesazhin e “Malsorit” nga Skrapari…
Tani e vetmja lojë politike interesante në kryeqytetin tonë provincial mbetet loja me kungulleshka – nëse do të ndërrohen 2 ministra apo 4 ministra brenda koalicionit PS-LSI. E cila të kujton “dilemën e të burgosurve” në teorinë e lojës, një nga teoritë më kryesore të matematikës moderne.
“Dilema e të burgosurve” është rasti më i thjeshtë në teorinë e komplikuar të lojës. Dy të burgosur janë të interesuar t’i përmbahen një pakti të bërë para arrestimit, në mënyrë që të dy të dalin pa lagur. Por në qoftë se njëri çedon, duke akuzuar pjesërisht tjetrin prapa krahëve, mund ta pësojë nga kundërsulmi i pritshëm i partnerit, i cili mund t’i zhysë të dy më thellë. Dhe si përfundim, situata zgjidhet në mënyrë racionale, me një ekulibër ku të dyja palët dalin pa lagur. (Me fjalë, kjo duket një lojë e thjeshtë, por matematikisht shprehet me formula jo shumë të thjeshta, që kombinojnë probabilitetet e çdo degëzimi të rrjedhjes së ngarjeve).
Në një situatë të ngjashme ishte marrëdhënia PD-LSI gjatë qeverisjes së tyre të përbashkët (2009-2013), kur Meta i kërkoi Berishës shkarkimin e Dritan Priftit si ministër, si dhe pas publikimit të videos Meta-Prifti. Dhe zgjidhja atëhere u gjet siç e parashikon teoria matematike e sipërcituar – situatat u zgjidhën në mënyrë racionale, me një ekulibër ku të dyja palët dolën pa lagur.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, për sa kohë mbetet në fuqi sistemi aktual elektoral, tri partitë kryesore janë të burgosuara në “dilemën e të burgosurve” – asnjëra nuk mund të luftojë njëkohësisht kundër dy të tjerave, pa i bërë gropën vetes.
A do të ndryshojë sistemi elektoral apo do të dalë në skenë një parti e katërt, që ta prishë këtë ekulibër vicioz?
Kjo mbetet të shihet…
Po ben teori pa kuptim ,i dashur. Problemi eshte i thjeshte. Te ndryshoje sistemi. Te mos kete kualicione parazgjedhore. cdo force politike te luftoje me vete. Kjo nuk i ha hakun asnje partie. Qeverisja mund te formohet serish mes pareyive te nje krahu,pse jo dhe ndryshe.
nje parti e katert sdo ishte a bad idea!
pko partia per kthimin e optimizmit pershembull.
pshsh partia per shqiperine dhe shqiptaret.
veteqeverisja si vetevendosja sepse sot qeverisemi nga nderkombetaret.
pksh jo partia komuniste por partia e katunareve eeeee
Partia e katerte eshte ajo shumice qe nuk dell me votuar per keto:53% te shqiptareve nuk i Kane votuar,pra legjetimiteti i ketyre politikane eshte shume e vogel! Tash ato 53% vetem sa Jane rritur se’ ékuationi i ekuilibrit’tuaj po pris cdo ekuiliber e po behet edhe ma i padurueshme:si do perkthehet ne vote kjo shumice ,kjo ndoshta do jete,e panjohura e ekuationeve tuaja!
Zoti Zaloshnja e di per se mbrapshti dilemen e te burgosurve. Ekuilibri racional nuk eshte qe te dy dalin pa lagur. Ekuilibri eshte qe te dy flasin dhe hane burgun. Teoria eshte e tille (ka variacione te ndryshme). Nqs asnjeri nuk flet, te dy dalin te lire. Nqs njeri flet dhe tjetri nuk flet, ai qe flet del i lire, tjetri ha 10 vjet burg. Nqs te dy flasin, hane 5 vjet burg. I burgosuri i pare mendon qe ai tjetri o do flase o nuk do flase. Nqs do flase, duhet te flas dhe une se ha 5 vjet burg ne vend te 10. Nqs ai tjetri nuk flet, une duhet te flas,se lirohem dhe ai ha 10 vjet. Pra pavaresisht se cfare ben tjetri une duhet te flas. te njejten llogjike ndjek i burgosuri i dyte. si rezultat ekuilibri i lojes eshte te dy flasin dhe hane 5 vjet. Mire qe keta analistet na thone teorite e matematikes, por te pakten ti shpjegojne sic duhet.
Partia me e sakte per shqiptaret eshte e ajo e benevrekeve dhe shallvareve. Sala me shallvare dhe Iliri me bendevreke do jene udheheqesit e tyre heroike.
Eshte nje nga shkrimet me te sakta qe ka bere Z.Zaloshnja . Kjo eshte e verteta ,Radiografia e politikaneve tane .SUPER !!!