Fitorja e populisteve antievropiane ne Zvicër dhe deshtimi i kandidateve shqiptare

18 Tetor 2015, 23:13Blog TEMA
Fitorja e populisteve antievropiane ne Zvicër dhe deshtimi i kandidateve

Siç pritej – ashtu dhe ndodhi. Shumica e elektoratit zviceran në zgjedhjet parlamentare të së dielës u përcaktua për partitë e djathta. Edhe kësaj radhe pjesëmarrja në zgjedhje nuk mund të konsiderohet e kënaqshme: më pak se gjysma e zgjedhësve dolën në zgjedhje. Në fakt në Zvicër as nuk dilet në zgjedhje. Shumica votojnë nga shtëpia: duke plotësuar fletëvotimet dhe duke i dërguar me postë. Të dielën në zgjedhje dalin vetëm disa nostalgjikë të shprehjes së vullnetit politik në mënyrë klasike dhe eventualisht harrestarët.

Partia Popullore e Zvicrës (SVP) fitoi 11 mandate më shumë dhe në Këshillin Nacional (dhoma e madhe e parlamentit) do të ketë 65 mandate – nga 200 sa ka parlamenti. Kjo parti prej vitesh shënon rritje masive të ndikimit politik falë fushatave të pandërprera kundër të huajve, kundër të ashtuquajturit «kaos të azilit», kundër Bashkimit Europian. SVP është kundër çdo integrimi të Zvicrës në Bashkimin Europian – ndonëse partneri kryesor ekonomik i Konfederatës Helvetike janë vendet e BE-së, sidomos Gjermania.

SVP prej më shumë se dy dekadash zhvillon një fushatë shpeshherë me tone raciste kundër shqiptarëve. Falë potencës financiare të industrialistit Christoph Blocher kjo parti mund ta mbulojë qytetin e Zürichut me plakate «Kosovo-Albaner – Nein» («Jo shqiptarëve të Kosovës»). Kjo fushatë e tmerrshme drejtohej kundër idesë që një organizate humanitare në Zürich t’i jepeshin 100 mijë franga nga buxheti për të mbështetur integrimin e familjeve shqiptare. Së fundi SVP bëri fushatë në mbarë Zvicrën kundër shqiptarëve me pllakatin «Kosovarët masakrojnë zviceranët». Kjo shpifje i referohej një sulmi me thikë të një shqiptari ndaj një zvicerani. Një rast i izoluar i shërbeu SVP-së për sulm frontal kundër 200 mijë shqiptarëve në Zvicër. Paralelisht me këtë fushatë partiake SVP mbështetet edhe nga mediumet e afërta me të apo të blera prej saj, siç janë revista ekstreme «Weltwoche» e Zürichut dhe gazeta «Basler Zeitung». Sivjet këto qarqe të djathta u përpoqën pa sukses të fusin nën kontroll të plotë edhe gazetën e famshme liberale «Neue Zürcher Zeitung», e cila gjithnjë e më shumë po përfaqëson interesat e SVP-së.

Në fushatën e sivjetme zgjedhore SVP-së i ndihmoi drama e refugjatëve, me të cilën po ballafaqohet Europa Perëndimore. Retorika e frikës, sulmet paushalle kundër refugjatëve, etiketimi i tyre si «refugjatë ekonomikë» që kanë për qëllim të rrezikojnë mirëqenien e Zvicrës pati sukses te elektorati, sidomos në pjesët jourbane të Zvicrës. SVP dominohet kryesisht nga bujqit dhe bankierët.

Një rritje modeste në zgjedhje e shënoi edhe Partia Liberale (FDP), e cila ka merita historike për zhvillimin e Zvicrës. Kjo parti historikisht ka qenë shtylla e sistemit – e dominuar nga bankierët, burokracia dhe ushtarakët. Pas tyre përherë ka qëndruar «Neue Zürcher Zeitung».

Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP) ka humbur dy vende në parlament dhe mund të thuhet se mbetet stabile. Por humbje të dhimbshme kanë pësuar partitë e gjelbra dhe në këtë mënyrë është dobësuar e majta dhe qendra politike.

Rrëshqitja edhe më shumë nga e djathta nuk do të jetë pa pasoja. Moti politik në Zvicër në të ardhmen do të jetë edhe më i acartë, veçanërisht sa i përket të huajve.

Disa fjalë rreth kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje. Si asnjëherë më parë kësaj radhe mbi 30 shqiptarë ia mësynë parlamentit në Bernë. Ata kandiduan për parti të ndryshme, por asnjëri nuk korri sukses. Kjo edhe pritej për shkak se bëhej fjalë për kandidatë pa përvojë të madhe politike, kryesisht të rinj e të reja entuziaste. Ishte absurde të shihje se si në Zvicër vinte ish-kryetari i Gjakovës Pal Lekaj të bëjë fushatë për një djalosh që kandidonte për Partinë Demokristiane të Zvicrës (CVP). Kjo parti me të madhe trumbetoi se ka lidhur një aleancë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe shpresonte se do të ketë sukses. Në fakt CVP humbi një vend në parlament. Një kandidate shqiptare e CVP-së, e cila reklamohej si e afërt me LDK-në, erdhi në Prishtinë, bëri ca fotografi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili i përket një partie rivale të LDK-së, dhe këto fotografi i shpërndau gjithandej nëpër mediumet sociale.

Ishte e pritshme se kjo lloj fushate nuk do të ketë sukses. Zgjedhjet ishin të Zvicrës, zgjedhësit ishin shtetas zviceran, parlamenti i Zvicrës, punët dhe problemet e Zvicrës. A ka iluzion më të madh se të shpresosh se mund të fitosh duke u marrë (vetëm!) me tema shqiptare? Këtë iluzion e kanë ushqyer edhe portale e mediume që kanë raportuar në mënyrë aspak kritike për kandidimin e shqiptarëve në zgjedhjet e Zvicrës. Pjesë e informimit të gabuar është edhe ngatërrimi i votave partiake me votat për kandidatin përkatës.

Rezultate të mira kanë arritur vetëm ata kandidatë e kandidate që kanë përvojë në nivel lokal të politikës, siç janë Ylfete Fanaj, shefe e fraksionit të Partisë Socialdemokrate në Luzern, dhe Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin St. Gallen dhe anëtar i asamblesë komunale në qytetin e Wilit.

Mesazhi i këtyre zgjedhjeve për komunitetin shqiptar është ky: pa përvojë solide në politikën lokale mos humbni kohë në beteja për të lozur në nivel konfederal të politikës. Megjithatë, kandidimi i aq shumë shqiptarëve tregon se është rritur interesimi për politikën në Zvicër. Kjo është pozitive. Por zgjedhjet në Zvicër nuk fitohen pa pasur mbështetjen e vetë qytetarëve zviceranë. Nuk mjafton shëtitja nëpër portale dhe në televizione të Kosovës.

Parlamenti i ri i Zvicrës do të mblidhet në fillim të dhjetorit. Atëherë pritet të zgjidhet edhe qeveria e re (Bundesrat). E djathta ka shumicën në parlament dhe së paku në teori ajo do të mund të krijonte qeverinë. Por kjo zor se do të bëjë vaki. Të gjitha partitë e mëdha politike në Zvicër janë të përkushtuara për të vazhduar sistemin e konkordancës, ku katër partitë e mëdha krijojnë qeverinë: SVP, SP, FDP, CVP. Në mandatin e kaluar qeveria përbëhej prej dy ministrave të SP-së, dy të FDP-së, një i SVP-së, një i CVP-së dhe një i BDP-së, parti e shkëputur nga SVP. Në dhjetor do të shihet nëse SVP do të marrë dy vende në qeveri, duke e përjashtuar BDP-në. Ndonëse është partia më e madhe dhe në kushte normale do t’i takonin dy ministri, SVP duhet të prezantojë kandidatë të moderuar për ministra, ndryshe do të ballafaqohet me kundërshtimin e partive të tjera.

Raporti me Bashkimin Europian do të jetë temë kryesore edhe në 4 vitet e ardhshme. Votuesit zviceran kanë miratuar një nismë të SVP-së për kufizimin e ardhjes në Zvicër të qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së. Kjo është e papranueshme për Brukselin. Konfliktet do të jenë të pashmangshme dhe Zvicra me gjasë nuk do të lejohet që vetëm të përfitojë nga BE.

Një temë tjetër delikate do të jetë politika ndaj pranimit të refugjatëve. Sivjet në Zvicër kanë ardhur 30 mijë refugjatë dhe piskama e SVP-së është e madhe, por në krahasim me Gjermaninë, e cila sivjet pret rreth një milion refugjatë, kjo shifër është modeste.

Do të vazhdojnë edhe befasitë e pakëndshme nga Amerika. Drejtësia e këtij vendi ka nisur hetime të thella kundër FIFA-s, e cila me vite të tëra është drejtuar nga një zviceran, nga Joseph Blatteri, i cili dyshohet për korrupsion. I njëjti ka zvarritur anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Blatter është arsyetuar se derisa Kosova nuk është anëtare e OKB-së s’mund të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të futbollit. Kjo nuk qëndron. Zvicra është anëtare e OKB-së tek nga viti 2002, por më parë nuk ka pasur asnjë problem të luajë futboll në kuadër të garave të FIFA-s.

5 komente në “Fitorja e populisteve antievropiane ne Zvicër dhe deshtimi i kandidateve shqiptare”

  1. HAJDUTI says:

    ZVICRA PER 10 VJET DO KET KRYEMINISTER SHQIPTAR…

  2. Francesk Armadhi says:

    Ne Zvicer shqiptaret jane simbol i kultures dhe i shkences ! Jane zviceranet ata qe merren vetem me shitje droge !

  3. Toni KS says:

    Kjo eshte vetem fillimi. Partite e djathta, bile edhe te ekstremit te djathte, do fitojne ne gjithe Europen. Kjo do ndal çmendurine majtiste te dyereve te hapura per çdokend qe ia mesyen Europes, edhe per dobiçat bythezinje qe duan ndihmat sociale por ruajne kulturat e tyre retrograde dhe kafshojne doren qe i ushqen. Shqiptaret bejne mire te shohin punet e tyre e mos te asociohen me kauzat e dobiçave bythezinje. Shqiptaret kane shanse qe shpejt te heqin stigmen e emigrantit sikur bene para tyre italianet.

  4. PrapambetjetOsmane says:

    Gjithandej kane bere tej mase per byrazeret ballkanik te [email protected] dhe si shperblim kane marr mosmirnjohjen. Byrazeret [email protected] te ballkanit nuk respektojne mikpritjen, jane te paintegrueshem thua si vijne nga @[email protected]@ni, dhe kerkojne me cdo kusht te TJETERSOJNE gjithcka atje ku shkojne, ndaj edhe shprehja popullore “ku shkel turku nuk mbin bari”.

  5. tfgs1. says:

    Sunite gjaxore…………….Evropa ju urren!!
    Pellazg,nuk e di ne te ka ngel pak cipe qe te mburesh akoma per sunitoshqipfolesit………..!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje