Imazhi duhej të përҁonte një mesazh të qartë: nga njëra anë aplikuesja për ndihmë dhe nga ana tjetër burri i pushtetshëm në avantazh. Me vështrim të zymtë, njërën dorë hedhur lirshëm në mbështetësen e kolltukut me armaturë të veshur me ar presidenti turk ishte ulur pranë kancelares Merkel, e cila vështronte me dëshpërim, ndërsa ai mezi ia hidhte sytë.
Nëse vizita e kancelares në fund vërtetë ishte një kontribut, që në radhë të parë e shfrytëzoi qeveria në Ankara, këtë do ta tregojnë javët e ardhëshme. Sepse ka pasur vetëm deklarata boshe dhe asnjë premtim konkret. Ankaraja u shpreh e gatshme të përpiqet për t’i penguar refugjatët që përmes saj kalojnë në Europë. Këtë do ta bëjë me paratë dhe me ndihmën e Bashkimit Euopian.
Por se si do të realizohet kjo, është e paqartë po t’i hedhësh një vështrim hartës. Kufiri 800 km. me Sirinë mund të kontrollohet po aq pak me efikasitet sa edhe bregu i thyer i Egjeut mes Turqisë dhe Greqisë. Edhe ideja, për krijimin bashkarisht të kampeve të tranzitit, prej nga kontigjenteve të caktuara të refugjatëve mund t’u lejohet udhëtimi i mëtejshëm drejt Europës, është jo realiste. Vetëm një pjesë e vogël e dymilionë rëfugjatëve sirianë në Turqi vazhdon të jetojë ende sot në kampet përgjatë kufirit, shumica e tyre përpiqen ta gjejnë fatin e tyre në qytetet e mëdha turke, ose duan ta vazhdojnë udhëtimin më tej. Si mund të sillen këta njerëz sërish në kampe? Me detyrim?
Simbolikë dominuese
Për lëshimet e Turqisë në “zbutjen” e problemit të refugjatëve kancelarja ofron në emër të BE-së lehtësimin e vizave për shtetasit turq. Ndërkohë që lehtësi në dhënien e vizave ekzsiton për grupe të caktuara profesionesh si biznesmenë apo artistë. Merkel deklaroi, se praktikisht bisedimet e antarësimit me BE-në që kanë mbetur pezull do të rifllojnë – qysh sivjet do të hapet një kapitull i ri. Edhe kjo nuk është më shumë se sa simbolikë. Vendimtare për procesin e antarësimit nuk është se sa kapituj biedimesh hapen, por se sa syresh mund të përmbyllen me sukses. Në dhjetë vitet e fundit nuk është përfunduar asnjë kapitull.
Ankaraja nuk do të shpallet si një vend i tretë i sigurtë, në të cilin refugjatët mund të rikthehen, por do të jetë një vend “i sigurtë origjine”. Por a është Turqia e tillë? Sipas mendimit të Angela Merkelit po – gjatë vizitës së saj në Stamboll ajo e bëri sërish të qartë këtë. Tek e fundit bëhet fjalë për një partner të NATO-s dhe një kandidat për antarëim në BE. Vetëm se: Turqia ka qenë anëtare e NATO-s edhe gjatë periudhës brutale të juntës ushtarake në vitete1980. Dhe bisedimet e antarësimit me BE-në nisën në vitin 2004 në një kohë kur Turqia ndërmori reforma të rrënjësishme dhe qeveria Erdogan negocionte me kurdët për paqen.
Ndërsa sot njëmbëdhjetë vjet më vonë imazhi është krejt i ndryshëm: lufta civle mes partisë së ndaluar kurde PKK dhe shtetit ka shpërthyer sërish dhe manipulimi i shtypit është kaq flagrant, sa organizatat ndërkombëtare janë të alarmuara. E tek e fundit: terrori në rrugë kërcënon ta kthejë Turqinë në një vend “normal” për Lindjen e Mesme.
Apeli humbet jehonën i padëgjuar
Një “vend i sigurtë origjine” ka pamje tjetër, thonë edhe 100 intelektualët turq, që iu drejtuan më parë me një letër të hapur kancelares. Ata i kërkonin Merkelit të mos pranojë për hir të përfitimit të vet në politikën e brendëshme, që në Turqi shkelen vlerat europiane dhe e drejta e lirisë së shprehjes dhe shtypit të lirë. “Mos lejoni që vizita juaj të duket si mbështetje për luftën elektorale”, apelojnë ata. Ata si sedhe humë demokratë të tjerë turq u zhgënjyen. Të drejtat e njeriut kancelarja nuk i përmendi me asnjë fjalë në konferencën e shtypit. Dhe kryeministri Ahmet Davutoglu pas kësaj shkoi i kënaqur në një miting elektoral.
Domethënia reale e vizitës së Merkelit në Turqi, domethënia që i japin pushtetarët turq, që janë në fushatë zgjedhjesh, domethënia që i japin intelektualët e pavarur turq, që i veshin frikën se mos elektorati përqafon domethënien që i jep qeveria asaj vizite(!!!) Një konglomerat domethëniesh të imagjinuara. Nëse elektorati turk nuk e ndjen, apo nëse ai e dëshiron (mbështet) diktatin autoktartik (e më tej)të atyre që e kanë e që rrezikojnë ta marrin sërish pushtetin edhe me “ndikimin” e vizitës së Merkelit le ta gëzojnë! Intelektualët antiautokraci, ata kundër shkeljes së të drejtave të njeriut le t’i sqarojnë “të paqartët”; nëse “të paqartët” nuk arrijnë të kuptojnë atëherë ata do zgjedhin atë që mendojnë se u shkakton më pak dhimbje. Si të mos i ndjejnë vetë qytetarët shkeljet e të drejtave të tyre?! Si mundet që vizita e dikujt, sado peshë të ketë ai në arenën ndërkombëtare, mund t’ua tjetërsojë ndjesinë e shklejes së të drejtave të tyre e t’ua kthejë në ndjesi të rreme sikur po u respektohen?!