Nga Piro Prifti
Dihet fare qartë që në baze të Ligjit, zgjedhjet e reja për Arsimin e Lart duhet të shpallen nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve me dt.20 nentor -20 dhjetor të këtij viti dhe ne janar të vitit 2016 këto zgjedhje të Reja duhet të sanksionojnë fituesit.
Një nga pengesat më të mëdha të cilat përbëjnë edhe handikapin më të madh, është se ish-Ministri Myqerem Tafaj ka lejuar Universitetet të bëjnë Rregulloret e zgjedhjeve sipas vetë Unversiteteve, Regullore që janë bërë sipas qejfeve personale të Rektorëve të cilët aktualisht drejtojnë Universitetet Publike.
Dihet që, qëndrimi për një kohë të gjatë i këtyre Rektorëve dhe i disa Dekanëve ka shkaktuar një pengesë dhe ngecje të ecjes përpara të Univeriteteve publike, ngecje e cila mund të saktësohet në:
Problemet e rënda dhe të pa zgjidhëshme deri tani mund ta eliminojnë dhe ta shmangin zgjedhjet e reja që duhet të bëhen sipas kalendarit në ditën 20 dhjetor ±1 muaj.
Dalin dy probleme të mëdha për tu zgjidhur nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve:
– caktimi i datës së zgjedhjeve të reja bazuar në ligj
– bërja dhe realizmi i një Rregulloreje të përgjithshme të Zgjedhjeve për të gjitha Universitetet Publike për të eliminuar paqartësite
– nxjerrja e një Udhëzimi të veçantë brënda Rregullores së Re të Zgjedhjeve të mos kandidimit në këto zgjedhje në poste drejtuese të Drejtuesve Aktualë të cilët janë përgjegjës për korrupsionin masiv, rryshfetet, mitmrrjet dhe për rënien e cilësisë së mësim dhënies në Universitetet publike tona.
Është një domosdoshmëri dhe nevojë urgjente për saktësimin e këtyre problematikave të përmëndura më sipër për shkak se, grupe të rëndësishme drejtuesish aktualë të Universiteteve dhe pikërisht , ata që kanë kundërshtuar me të madhe miratimin e Ligjit të Ri të Arsimit ët Lartë, si dhe të një pakice drejtuesish që heshtin por që me thash e themet e tyre kanë minuar miratimin e këtij Ligji, dhe në këtë grup drejtuesish, unë përfshij edhe disa drejtues të Arsimit të Lartë edhe në vetë Ministrinë e Arsimit ndonjëri prej tyre, Drejtor drejtorie apo zv/ Ministër, të cilët kanë patur dhe kanë lidhje të vjetra me ish drejtuesit e qeverisjes së kaluar dhe janë përgjegjës në një farë mënyre për gjendjen jo të mirë në të cilën është ky Arsim i Lartë; ata po përpiqen të shtyjnë zgjedhjet, me idenë se sa më tepër të shyhen zgjedhjet, aq më favore do të kenë këta drejtues sepse … nuk i dihet:….. mund të prishet qeveria, mund të bëhen zgjedhje të parakohëshme, mund të gjejnë justifikimin se meqë Ligji i Ri për Arsimin e Lartë do të fillojë funksionimin e tij në vitin akademik 2016, atëhere sipas djallëzisë së tyre, edhe zgjedhjet duhet të bëhen nga fundi i 2016…………
Dihet që Ligji i Ri për Arsimin e Lartë është një Ligj Cilësor i cili do ti japë fund marëdhënieve korruptive në Universtetet Publike, por do të nxisë dhe do të ndihmojë në realizimin e Projekteve të reja dhe menaxhimin më të mirë të Departamenteve dhe Fakulteteve, duke siguruar plotësimin me sukses të Programeve akademike dhe në diplomimin më cilësor të studentëve të Bachelor , Master dhe Doktoraturat nëpërmjet Implementimit të Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë.
Këstij Ligji do ti shërbejë edhe më mirë realizimi i zgjedhejve të reja dhe të ndershme në Univesitetet Publike, Zgjedhje të cilat kemi informacione që po minohen nga drejtuesit aktulë të cilët kanë vënë në dispozicion: para, tendera të ardhshëm, premtime në favor të shtyrjes për në kalendat greke të këtyre zgjedhjeve, etj, etj.
Inisjatorët e korruptuar të shtyrjes së zgjedhjeve të reja nëpërmjet korruptimit të disa drejtuesve të Ministrisë së Arsimit të Lartë dihet që janë po ata drejtues që detyruan ish Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj të ndryshojë disa herë Ligjin e kaluar të Arsimit të Lartë vetë e vetëm për tu ri-zgjedhur për së dyti e për së tre herë disa drejtues të cilët për mendimin tim janë bërë të rrezikshëm nëse ata do të qëndrojnë si drejtues të Universiteteve apo të Fakulteteve; këta mund të jenë Drejtuesit e: Universitetit Publik të Tiranës, Durrësit. Elbasanit, Shkodrës, të cilët e kanë lidhur karrierën e tyre edhe me politikën.
Shikoni se si këta drejtues njëri nga të cilët ishte kandidat për PD, vazhdojnë të përdorin metoda politike në vënd të atyre teknokrate dhe meritokrate në drejtimin e këtyre Universiteteve.
Në këta Universitete për të cilat fola, mund të shihet se niveli i korrupsionit dhe i mitmarrrjes është i lartë.
Prandaj del se është shumë e rëndësishmë që të Dikasteri i Ministrisë së Arsimit, dhe Maxhoranca, të mos dorëzohet ndaj presioneve lajkatare dhe dhuratave të këtyre drejtuesve të cilët jo vetëm kanë dëmtuar rëndë Arsimin e Lartë por po korruptojnë dhe politikën nëpërmjet manovrave të tyrre diabolike.
Shpresojmë që Ministrja e Arsimit të Lartë, të shpallë Zgjedhjet e reja sa më parë të shoqëruar me një Rregullore të Zgjedhjeve uniforme për të gjitha Universitetet Publike të cilat po vuajnë tranzicionin nga në një Ligj i vjetër në një Ligj të Ri.
Problem i madh për tu analizuar, është edhe ndërhyrja nga ana e zv/ Ministres së Arsimit për të hapur Doktoraturat bazuar në Ligjin e Vjetër, në vënd që të kërkojë implementimin e Ligjit të Ri e për pasojë edhe të hapjes së Doktoraturave kur të hyjë në veprim Ligji i Ri i Arsimit së bashku me Udhëzimet e Reja të cilat duhet ti ketë gati Drejtoria e Arsimit të Lartë.
Nëse duhet të ketë një Rilindje të vërtetë, zbatoni Ligjin.
Dhori Kule ne shtepi. Boll me korrupsionin tend berates!
Nje gje me habit…Pse Ky zoteria qe se njof e qe sdua ta njof flet per dicka qe nuk e paska lexuar…Ligji i ri e ka percaktuar qarte kur behen zgjedhjet e radhes ne universitete!
Duhet qe njeriu te zgjedhi midis shkences dhe fese pasi kur i perzien del thjeshte qesharak dhe nxjerr ne pah mediokritetin e atij qe ka mizen nen kesule.
Ose qendro Pirro ose vazhdo Prift.
Sakte Profesor cfare keni shkruar, sepse Rektore dhe Dekane por edhe Shefa Departamentesh e Profesore apo Doctore deri dhe pedagoge te niveleve me te ulta jane tashme te korruptuar nga hapsira korruptive per interesa Politike qe u krijoi PD_ja dhe vecanarisht vete Sali Berisha ne kohen e Pushtetit 8-vjecar te tij. Sigurisht dhe ne kohen e Pushtetit te Fatos Nanos dhe Ilir Metes favorizimi per korrupsion i shume emrave ne Universitetet Publike jane sot mese te evidentuar, por koha e Sali Berishes dhe e Ministrave te Arsimit te Qeverisjes se tij eshte padyshim nje mega-krim ndaj Universiteteve si institucione arsimore dhe direkt studenteve. Cthurja ne Universitetet Publike (ne Universitetet Private spo ndelem per momentin) eshte vertete e gjithanshme dhe drejte nje degradimi te papare ndonjehere, prandaj Rektoret aktual si Dhori Kule apo Jorgaq Kacani duhen hetuar cfare kane bere keto dy mandate (8-vite) ne Universitetet respektive, sa kane vjedhur dhe kane deformuar sistemin e organizimit te brendshem ne keto Universitete. Cfare pedagogesh kane futur ne pune dhe mbi cfare baze niveli i kane punesuar, kur jo vetem perflitet poshte e larte por edhe ka fakte mediatike dhe te sherbimit inteligjent tonit, qe per nje vend pedagogu ne UT apo UPT apo UB apo UA…etjer, i eshte kerkuar dhe i eshte marre nga 8000 deri 10000 Euro. Se shpejti do dali ne nje Gazete lista e shumices se ketyre pedagogeve qe kane paguar shuma te tilla tek Dhori Kule apo Jorgaq Kacani, si dhe ne Universitetin Bujqesor te Kamzes apo Universitetin e Arteve…
jam plotesisht dakord me me komentin e zotit prifti Drejtuesit e Universiteteve aktual do te bejne mire te terhiqen sa me pare qe aresimi universitare te mrre frym lirisht
DOBET, SHUME DOBET KESAJ HERE PIRO… KONFUZ NE TE SHKRUAR, I PAQARTE NE ATO QE DO TE THUASH, JO KONKRET NE EMRA DREJTORESH E ZV. MINISTRASH. PO SI ORE NUK E MESOVE ENDE QE MINITSRIA QUHET “MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT”??? C”ESHTE AJO MINISTRJA E ARSIMIT TE LARTE? PO SI ORE NUK E KE MARRE MUNDIMIN TE LEXOSH ME PARE LIGJIN E RI TE ARSIMIT TE LARTE DHE KERKIMIT SHKENCOR E PASTAJ TE MARRESH PENEN E TE SHKRUASH KESI BROCKULLASH…
Ik more Kacan se na ke zene frymen, po te behen zgjedhjet si te mos behen eshte shume e domosdoshme se po ju myken karriket. Duan para per cdo gje u mesua keq ky per cdo gje para, e pse te mos doje te zgjatet koha e te qenit rektor? Sa me shume aq me mire nuk i vjen me ne dore kjo mundesi. Pa hyni nje here ne google cfare pune ka berafaj i rregulloi cfare kishte mos te na prishin pune BASTAAAAAAAAAAAAAAAAAA
Kacani s’duhet te ike duhet te kalbet ne burg si i korruptuar dhe manjak seksual
I hiqni keta 2 xhuxha nga universitetet,boll u majmen ne disa borde dhe pazare te ndyra.Na lini te marrim fryme shkencerisht.Perpara!!
i nderuar Hoxha,
Perse kerkon nga mua emrat? ato dihet.
Une po e diskutoj ne parim sepse keta te korruptuar kerkojne te rrine nga 15-20 vjet ne drejtim duke shkelur cdo lloj ligji.
Sa per ate pafillon Ire ABC- me mire te mos lexoje gazeta elektronike. le te shkoje te ftillohet njehere e te qerase ndonje dekan se ashtu eshte mesuar tere jeten te mbroje plehrat e arsimit.
Eshte per te qare kur shikon idiotin Rektor Mitat Mema qe vazhdon te drejtoje UAMD. Sinqerisht durrsaket kane turp te cojne femijet ne UAMD. Jam kurioz vetem te shikoja Edin me Mithat-in ne nje diskurs akademik vetem pese minuta. Portokallia do ishte mbyllur, Edi do kishte lene karriken dhe do thoshte: Kete idiot kam lene edhe tre vjet te tjera ne Durres, turp Gjushi turppppp
Pirdh Pirro Pirdh, Pirdh Pirro Pirdh, Pirdh Pirro Pirdh…….Pirdh,Pirdh, Pirdh