Nga Fatjona Mejdini
Qeveria shqiptare ka krijuar websiten e vet për të korrektuar ato ç’ka ajo i përshkruan si lajme false apo të pabaza, të publikuara nga portalet online të lajmeve apo të shpërndara nga Partia Demokratike në opozitë.
Lëvizja ka shkaktuar shqetësime mes analistëve të medias, të cilët besojnë se qeveria duhet të përqendrohet tek qeverisja transparente në përgjithësi dhe jo t’u përgjigjet në mënyrë selektive akuzave. Ata janë gjithashtu të shqetësuar se ky portal mund të kthehet në një mjet propagande.
Përveç kësaj, ekspertët besojnë se shtypi dhe televizonet duhet të lejohen të merren me punën e raportimit të lajmeve, duke siguruar llogaridhënien e qeverisë përballë publikut.
Portali në gjuhën shqipe-transparenca.al u lançua zyrtarisht të enjten e kaluar, përmes një video mesazhi të drejtorit të komunikimit të qeverisë, Endri Fuga.
Fuga e përshkroi portalin si një nismë “kundër shpifjes”, e cila do të rrisë transparencën dhe do t’i mundësojë qeverisë përgjigjen ndaj akuzave për korrupsionin në hallkat e veta.
“Kjo inisiativë erdhi për t’i dhënë përgjigje akuzave të vazhdueshme që vijnë nga Partia Demokratike, por gjithashtu ndaj disa portaleve, të cilat janë duke ofruar informacion fals apo të shtrembëruar për publikun,” tha Fuga.
Dy prej artikujve të parë, të emërtuar si “lajm i fundit” japin përgjigjen e qeverisë për akuza korrupsioni, të publikuara nga disa media dhe të denoncuara nga Partia Demokratike.
Një tjetër çështje në siten e ri të qeverisë adreson në emër të kryeministrit Edi Rama shqetësimet e ngritura nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë. Artikuj të tjerë sigurojnë sipas qeverisë “fakte” në përgjigje të akuzave kundër një agjencie qeveritare.
Në një koment në Facebook, të postuar fill pas lançimit, Rama tha: “Ky portal vjen si nevojë për të komunikuar me publikun pa dorashkat e retorikës politike dhe pa ndërmjetësinë rëndom deformuese të të tretëve”.
Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës Panorama i tha BIRN se qeveria ka të drejtë kur thotë se ka një rritje të portaleve të lajmeve shqiptare që nuk publikojnë informacion të besueshëm.
“Problemi vjen ngaqë disa prej këtyre portaleve nuk kanë staf të mjaftueshëm për të prodhuar informacion me cilësi të lartë profesionale. Shpesh, ata vetëm marrin dhe interpretojnë lajmet e prodhuara nga mediat serioze,” tha ai.
Megjithatë, ai beson se është roli i medias dhe jo i qeverisë t’i detyrojë ata që janë në pushtet të japin llogari, duke siguruar transparencën.
“Është e pakuptimtë që qeveria kërkon t’i bëjë transparencën vetvetes,” tha ai.
Pavarësisht nga kjo, Rakipllari mendon se lëvizja është lajm i mirë në një kuptim, pasi tregon që ekzekutivi ka filluar të reagojë rreth akuzave të ngritura nga media. Megjithatë, ai dëshiron të shohë qeverinë t’u japë përgjigje transparente dhe në kohë të gjitha mediave që publikojnë artikuj kritikë.
“Është e rëndësishme që reagimet e qeverisë të kthehen në një standard, dhe jo vetëm për raste selektive. Në të kundërt, portali mund të kthehet vetëm në një instrument propagande”, tha ai.
Lutfi Dervishi, një ekspert i medias dhe analist i tha BIRN se qeveria ka shumë hapa të tjerë për të ndërmarrë për të rritur transparencën.
“Për qeverinë, median, politikën e mbi të gjitha qytetarët do të ishte më e vlefshme nëse qeveria do të ndërtonte një website ku secili mund të shihte se ku përfundojnë paratë publike,” sugjeron ai.
Dervishi beson se nëse ekzekutivi do të bënte transparencë për paratë publike, do të nevojiteshin më pak përgënjeshtrime qeveritare.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ka lançuar website për të cilat thotë se do të rrisin transparencën dhe do të luftojnë korrupsionin. Në shkurt, qeveria hapi portalin stopkorrupsionit.al, duke u mundësuar qytetarëve që të raportojnë në mënyrë anonime raste të dyshuara të mitmarrjes. Disa çështje u denoncuan më vonë në këtë site, por qeveria nuk ka dhënë ende statistika që tregojnë se sa prej këtyre ankesave morën zgjidhje.
Po mire ju Rakipllarin intervistoni?
E keni pare ate qorrin kur del te Fevziu si flet si koqe kandari?
Ai eshte turp per gazetarine.
Plus qe eshte kryeredaktor i gazetes panorama (nje kamzhik ne dore te berishes)
Po ky bufi tjeter Lutfi Dervishi qe seshte as mish as peshk?
kush merret me portelet e qeverise
Tani po qe do te kemi mundesi te kemi transparance ne qeveri, e hodhem lumin
Kur gazetaria eshte e pa-afte dhe bazohet ne thashetheme, normal qe qeveria do hape portal, tani ketyre zagareve te medias i vjen inat.
Edhe une kur te bej nja 2 grabitje, do hap nje portal dhe do shkruaj aty qe nuk kam bere asnje krim. Madje do marr Endri Fugen qe te ma reklamoje, sepse fliste shume bukur dhe me intonacion.
Po te degjosh keto palo analiste i bjen qe opinioni publik, te degjoj shpifjet dhe prrallat e opozites dhe skenaret fantastiko shkencor te studiove ,qe i sherbejne klaneve te ndryshme kunder qeverise . Nje nga kolonat, qe nje qeveri te jete e besueshme eshte transparenca .Keshtu shume mire qe qeveria me fakte ti pergjigjet akuzave te rreme .
Nuk shoh te keqe, eshte transparence.Shpifesit duan jo vetem te shpifin por askush te mos u thote se po shpifin, shume qesharake.
PSE KUSH THA QE PERGENJESHTRUESI THOTE TE VERTETEN DHE SI U KUPTUAKA QE LAJMI PASKA QENE I RREME?
QENKA KRITER HAPJA E KETIJ PORTALI PER TE DEMASKUAR NJE LAJM?
KY ESHTE GOMARLLEKU I RRADHES…QE VDEKSHIN O ZOT KETA TE PAAFTE QE NA E BENE HELM BUKEN E KALAMAJVE!!!
Po, se keta “eksperte” “analiste” duan ta bejne vete propaganden!Duan ta keqinterpretojne cdo informacion sispas qejfit e tu a servirin shqiptareve qe keta te fundit te merren me lloqet e tyre.Jo mor vella,jo,mire e ka bere qeveria.Aq mire sa ska.Na u prekan keta legenat!
Media ne pergjithesi,servir informacion per shikuesit,por nuk i shkon deri ne fund,deklaratave te partive politike,ku zedhenesit shpifin ne emer te partise !
Opozita ka ngritur podiumet,ku te “pamoralshmit”,nuk e kane per gje te japin informacion fallc,kete mashtrim e quajne “lufte politike” !
Media kenaqet,duke trasmentuar live !
Transparence? Vetem ajo nuk ekziston ne Shqiperi, sidomos nga partia ne pushtet. Ata qe e besojne kete, ose jane idiotet me te medhenj ne histori, ose bejne sikur e besojne.