Nga Eduard Zaloshnja
Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaroi para ca ditësh në mediat shqiptare se vjelja e të ardhurave tatimore-doganore në Shqipëri, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, është me e ulët sesa në shumë vende europiane me sistem të ngjashëm taksash.
Në qoftë se përfytyrohet ekonomia si një pemë, në mënyrë metaforike, mund të thuhet se shteti shqiptar vjel një përqindje më të vogël të kokrrave të pemës së vendit të vet, në krahasim me shtete të tjera europiane. Dhe që të mos bëjmë gabimin e krahasimit të Shqipërisë me Gjermaninë apo me Danimarkën, la ta krahasojmë me… Malin e Zi.
Me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën. Por vjet, shteti malazez futi në thesarin e shtetit 33.5% të vlerës së PBB-së së krijuar nga ekonomia e vendit, ndërsa shteti shqiptar vetëm 26% të vlerës së PBB-së shqiptare. Dhe ky i yni ishte një nivel pothuaj rekord në çerekshekullin e fundit – vetëm në vitin 2008 u shënua një nivel 26.9%.
Megjithëse sivjet pritet të kalohet niveli 27%, ne mbetemi përsëri prapa nivelit të Malit të Zi, i cili pritet këtë vit të arrijë 34.5% të PBB-së.
Dhe tani le të krahasojmë disa nga të ardhurat kryesore të 2014-ës për të dyja vendet.
Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së: 8.8% Shqipëria vs. 12% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore/shëndetsore si përqindje e PBB-së:
5% Shqipëria vs. 10.7% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së: 2.9% Shqipëria vs. 4.5% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga taksat nacionale si përqindje e PBB-së: 2.3% Shqipëria vs. 1% Mali i Zi.
Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së: 1.5% Shqipëria vs. 2% Mali i Zi
Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së: 2.1% Shqipëria vs. 2.5% Mali i Zi.
Siç shihet qartë nga shifrat e mësipërme, shteti malazes vjel pothuaj për çdo lloj takse një përqindje më të lartë të PBB-së sesa shteti shqiptar. Dhe vlera e PBB-së për frymë është shumë e afërt për të dyja vendet, ndërkohë që edhe struktuara e ekonomisë është e ngjashme (raporti shërbime-industri-bujqësi është shumë i ngjashëm në krijimin e PBB-së).
Fakti që shteti malazes mbledh më shumë të ardhura si përqindje e PBB-së i jep mundësinë atij që edhe të shpenzojë më shumë për paga, pensione, invetime publike dhe meremetime e mirëmbajtje. Por përveç faktit që mbledh më shumë të ardhura, shteti malazes shpenzon edhe më pak për interesat e borxheve të akumuluara ndër vite (vetëm 2% të PBB-së, krahasuar me 3.3% të PBB-së që shpenzon shteti shqiptar).
Kështu Mali i Zi shpenzon për pagat shtetërore 8% të PBB-së, ndërsa Shqipëria vetëm 5%. Për pensionet, Mali i Zi shpenzon 9.5% të PBB-së ndërsa Shqipëria vetëm 7%. Ndërsa në investimet publike, diferenca është edhe më e madhe: 10% e PBB-së në Mal të Zi, krahasuar me vetëm 4.5% PBB-së në Shqipëri.
Pra, kur të ankohemi për diferencën e nivelit të zhvillimit që vëmë re në Malin e Zi, duhet të mbajmë parasysh edhe faktin se malazezët kontribuojnë goxha më shumë se ne për shtetin e tyre, në mënyrë që ky i fundit t’u sigurojë një nivel më të lartë investimesh, rrogash e pensionesh.
me 90% sunite,pak e veshtire per mos te thene e pamundur………..
me 70% turk ortodox, evgjitistani kurre nuk do i paguaje borxhet.,…
Eshte mjafte bukur te besh analistin,
por kur orjentimin e bene pa Busull,
analiza vjen sipas qejfit qe ke vet.
shkurt:Lexohet nje metafore ku ekonomia
krahasohet me vjeljen e Kokrave nga Pema!..
Ok.z.Zaloshnja:Po e mirrni Ju parasysh se Pemes sone
perpos Degeve te shumta qe jane prere,por qe dhe shume
prej tyre jane thare,Kemi edhe shume nga rrenje te se shkretes
te Kalbura; e ne keto kushte,natyrshem qe prodhimi
do te jete shume deficitare me si motrat e saj.
Kjo qe thashe z.Zaloshnja eshte ajo busulla qe
orjenton drejte analizen e kujtedo qe ka deshire ta bej
nje te tille.pra nisu nga gjeneza.tung
sa gjate I paske rene or arkimed, dhe ke bere vecse nje vrime ne uje, sepse nuk merr vesh nga statistika. pema (ekonomia) malazeze prodhon 100 kokrra dhe shteti vjel 34 nga 100 kokkrat. pema (ekonomia) shqiptare prodhon 100 kokrra dhe shteti vjel 26 nga 100 kokrrat.
dhe sa per dijenine tende o arkimend, qe nuk di statistike, kokrat e pemes shqiptare jane me te medha se ato te malit te zi, sepse PBB e shqiperise eshte 14 miliarde dollare, ndersa e malit te zi eshte 5 miliarde dollare. por shteti malazes vjel nje perqindje me te larte te pemes se sa shteti shqiptar…
Nuk me paske kuptuar o kalemxhi.
Une ta kam thene qarte se Pemes se vendit tone
jo vetem qe i jane prere shume Dege dhe nje tjeter sasi
jo vetem jane Thare,por edhe shume nga rrenjet e saj jane kalbur.
Atehere nga nje Peme e tille mund te presesh prodhimin
e planifikuar?Sigurisht qe jo,sepse keshtu e katandisen kete Peme
ata qe e trajtuan per 8 vjete..Besoj se tani duhet ta kuptosh
moralin e fabules.Ok.gjithsesi Tung.
E sakte…
Dhe jane me pak se popullesia e Tiranes!
Si shembull per krahasim duhet te marrim Moldavine ose qameti Maqedonine, por kurre Malin e Zi qe eshte i paarritshem per ne katnaret e Shqiperise…
Keta ‘sunitet’ shqiptare qe perbejne 90% te popullsise (sipas ‘tfgs’) po tregohen shume tolerante me pakicen e mbetur (jevgjite si ‘tfgs’) qe shan e ofendon me nje kurajo qe te habit per egersine e fjales dhe qe do t’ja kishin zili edhe vete fiset barbare te Huneve e Vandaleve…
Mal I zi ka takse te sheshte 9%, sigurimet shoqerore reeth 20% (punedhenes+punemarres). Keshtu qe autori ja fut kot me ate komentin ne fund. Ajo qe duhet te thote eshte se tatimi progresiv ishte idotllik
Or sylesher mali zi eshte 50 vjet para shqipris.
Ne mal te zi cdo gje eshte perfekte te duket sikur je ne zvicer.
Dhe a e dini perse jan kaq para ?? Sepse nuk kan kulturen e synitve por ate europiane.
Shum e sakte….
me sorrat greke verdalle …korbat serb mbi koke…veshtire se bohet te behemi si laraskat e malit t zi…..shqiptar lind nuk bohesh dot….dhe shqiperia do behet… doxa ton theo….
Bukur e ke then shqiptar lind nuk bohesh.
Eshte e kot qe ju turkoshaket hiqeni SI shqiptar kulturen turko islamike e keni ne gjak
zaloshnja harrove me krahasu dicka shume te rendesishme qe Mal I zi nga niveli korrupsionit eshte e 72 kurse Shqiperia e 110 keshtu qe mjaft i rate popullit po eshte rradha ti bihet politikaneve qe ka 25 vjet qe nuk eshte fut njeri brend aper korrupsion .
Natyrisht qe tatimi progresiv eshte nje budallallek i madh per nje ekonomi qe gjendet nen zhvillim si Allvania. Sa i perket krahasimin me fqinin tuaj verior eshte qesharak. Po shkove atje nja dy dite per pushime ose per asrsye pune diferencen e orgazimit te shtetit e kupton menjehere. Alvania ben pjese ne bllokun e ballkanin qe perbehet nga 4 shtete me te njejtat mundesia e nivel te afert : Allvania, Kosova, Bosnja e Maqedonia. Si me Malin e zi ashtu e me Serbine e cila perjetoi gjitha ato luftra ne te kaluaren, prap ja u kalon ne shum sektore, ju ndan nje hapesire shum e madhe. Nuk po e them per te provokuar, thjesht te shikoni se ke votoni per te pasur mbi koke e ku ju kan sjelle ata qe ju i quani politikane. Alvania si vend ish komunist duheshe te kishte nga borxhet me te ulta ne Europe, por si ironi e ka shum t madh nivelin.
Malit Te Zi as targen nuk ja shihni e Jo me te krahasoheni! Shifni ndonje Kosov a Maqendoni per te BA krahasimet.
s ka nanji gjo mo!
jemi t zot na shqiptart
jemi komb i shkathet.
bojm pare me cdo gjo.
a si shef sesi i bojn paret neper bot shqiptart a?
dhe sa trima qe jan
pha pha pha sa te fort.
nuk pysin as per perndi
vetem budalla dhe frigsi s bo pare.
shqiptari?
ai vec frikacak s osht
E mor zaloshnja. Pak gjatë i paske rënë.
Po mjafton të shkosh në mal të zi për një ditë, dhe kur vjen në Shqipëri thua, jo jo në sbëhemi as si mal i zi.
Po janë më të mençur ata. Edhe ata kanë vjedhur shtetin por nuk kanë qenë të çmendur. Tunele kanë bere nga një, jo nga dy, rrugët i kanë bere sipas nevojës dhe kërkesës, dhe jo sipas dëshirës.
Budva është një qytet perëndimor tashmë. Turizmi është shumë i me i lartë se këtu. Hotelet ofrojnë shërbime bashkohore dhe tepër cilësore.
Harrove diçka. Tvsh është 19 % atje, me një normë të reduktuar 7% për ushqimet bazë.
Tatimi mbi fitimin është vetëm 9% atje.
Po ti konsiderosh efektet e këtyre përkeqësohet treguesit për Shqipërinë.
Ke harruar dhe diçka tjetër shumë të rëndësishëm.
Drejtor i përgjithshëm atje është Milan Lakicevic. Shikoni pak Cv e tij.