Krahasim fatal

24 Tetor 2015, 18:22Blog TEMA

Nga Alexander Kudascheff

Situata në Lindjen e Mesme është më shumë se e tensionuar. Edhe marrëdhënia mes Izraelit dhe palestinezëve nuk është më e mirë, atje gjendja po shkallëzohet. Djem të rinj palestinezë sulmojnë pa dallim izraelitët, ushtria ndërhyn me të gjithë forcën që ka: Siguria e qytetarëve është për politikën dhe ushtrinë izraelite prioritet parësor .

Drejt intifadës së tretë?

Nervoziteti po rritet dukshëm. Nga njëra anë kundër sulmeve me thika është e pambrojtur edhe një ushtri e shumëarmatosur, po ashtu edhe një shërbim sekret jashtëzakonisht eficient. Nga ana tjetër izraelitët dhe palestinezët i tremben kalimit në një intifadë të tretë, kjo edhe pse presidenti palestinez Abas gëzon shumë pak autoritet tek palestinezët, dhe i lë gjërat të rrjedhin. Një konstelacion shumë fatkeq.

Në Berlin pati takime të qeverisë gjermane me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry për çtensionimin e situatës. Me sukses? Me të drejtë askush nuk pretendon për këtë. Sepse që para vizitës së Benjamin Netanjahut në Berlin dukej qartë se sa i nervozuar politikisht ishte kryeministri izraelit. Ai u shpreh se kryemyftiu palestinez i Jeruzalemit paska nxitur Adolf Hitlerin në një takim në fillim të viteve 40-të për shfarosjen e hebrenjve. Vetë Hitleri paska qenë më shumë për një dëbim të hebrenjve, se sa për vrasjen e tyre.

Por historia nuk është asnjëherë vetëm e zezë apo e bardhë, por shpesh një gri me shkarravitje. Nuk ka dyshim që Amin al Huseini, kryemyftiu i Jeruzalemit i urrente hebrenjtë. Ai nuk donte hebrenj në tokën e shenjtë, ai nuk donte një Palestinë si vatër të hebrenjve, gjë që hebrenjve u ishte premtuar në marrëveshjet e paqes së Sevres pas Luftës së Parë Botërore, megjithëse e paformuluar qartë. Pasoja: Dhunë e incidente të dhunshme në territoret palestineze me mandat.

Dy urrejtës të hebrenjve

Urrejtja për hebrenjtë – po ajo ekzistonte pa asnjë hezitim tek kryemyftiu: Nga ana tjetër Adol Hitleri e kishte shprehur qartë urrejtjen e tij për hebrenjtë në librin e tij„Mein Kampf“. Ai donte shfarosjen sistematike të hebrenjve në Gjermani dhe Europë. Hitleri ishte përgjegjës për zbatimin e saj në Aushvitc, Treblinka apo Majdanek ashtu si edhe në Bergen-Belsen, Buhenvald e në geton e Varshavës. Për këtë ai nuk kishte nevojë për kryemyftiun dhe inkurajimin e tij.

Këtë e di edhe kryeministri izraelit natyrisht. Pra ai e zgjodhi këtë krahasim fatal historik nga një arsye tjetër: Ai vendosi me këtë një vijë lidhëse tradicionale nga kryemyftiu tek presidenti Abaz – një vijë tradicionale e urrejtjes së hebrenjve, me të cilën Izraeli e sheh veten të konfrontuar. Kjo i përgjigjet ndjesisë që kanë shumë izraelitë dhe justifikon, sipas pikëpamjes së tyre, refuzimin e kompromiseve dhe ofertës për bisedime. Por me këtë Netanjahu e çon vetë përpara shkallëzimin e gjendjes – dhe e shkatërron edhe shpresën më të vogël për paqe ose së paku për një armëpushim në Lindjen e Mesme.

3 komente në “Krahasim fatal”

  1. Treviso says:

    Netanjahu duhet larguar jo nga qeveria por edhe nga politika. Ai me politiken e tije nuk po ben me pak se Hitleri. Izraeli duhet te tregoje nje zemergjersi ne politiken e jashtme me Palestinen. Tani pertani me kete qeveri qe ka Izraeli pa nderhyrjen nderkombetare nuk arrihet. Populli inteligjent dhe i kulturuar si Izraili nuk duhet te tregoje gjithmone forcen, dhe kur problemet munde te zgjidhen duke treguar pak tolerance.

  2. taso kume says:

    NETANJAHU eshte nje politikan sharlatan tani do te pergedhel sedren GJERMANE duke deklaruar se myftiu eshte shkaktari i HOLOKAUSTIT fallcifikon historine per te mbuluar genocidin shtetrore te IZRAELIT per kundrejte PALESTINEZEVE,kjo do te thote qe hebrenjve u pelqejne te jetojne gjithmone me lepurin ne barke dhe pistoleten ne brez .

  3. Petrit Zela says:

    Politika Izraelite,duhet te kete nje tolerance te theksuar ne mardheniet me fqinjet e saj.Politikanet ne pergjithesi Izraelit,duhet
    te jene te vetedijshem,se prej dekatash jane konsideruar nga vendet e
    lindies se mesme si epiqendra e eksplozivit,qe demton interesat e tyre..O sot o kurre,politikanet Izraelit,duhet te jene largpames persa I perket situates se tensionuar te Globalizmit..Mendimi im personal
    eshte, se Izraelitet e sotem nuk duhet te ja lejojn vetes,te ballafaqohen me vendet fqinj me soperjoritetin e forces,por te perdorin
    nje platform politike,gjith perfshirese ne mbrojtie te interesave,te sejcilit vend…
    -Kembanat e alarmit boteror,nuk po pushojn se reni,se rreziku eshte I mundshem per gjith njerzimin…
    -Ne qoftese eshte e thene; se mundet te zhvillohet nje lufte boterore,
    atehere Planeti yne do te jet I mundshem,te shperbehet jo nga ndonje superfuqi imagjinare,por nga vete superfuqite e krijesave te ketij planeti,ku ne sot po mbijetojm.. Askush nuk do te fitoi,por te gjith do
    te mbeten te humbur..Politikanet Izraelit,duhet ti shuajn vatrat e zjarrit te se kaluares,paralel dhe me vendet fqinj Arab….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje