Pse keqkuptohet Gramoz Pashko pas 25 vitesh

26 Tetor 2015, 17:48Blog TEMA

Për të dytin vit radhazi Fondacioni për Liri Ekonomike ka hapur aplikimet  për Çmimin Pashko 2015, një çmim me vlerë 2500 euro për punimin më të mirë  doktoral në ekonomi me frymëzim liberal. Por që nga lançimi i çmimit ka  pasur shumë kritika, shumë skepticizëm ndaj Pashkos dhe ndaj ideve të tij.

Pse arrin të shqetësojë Pashko edhe sot pas 25 vitesh, pse keqkuptohet dhe  sulmohet ai? Një përgjigje për këtë ekonomisti Dritan Shano, anëtar i  bordit të FLE-së, e gjen tek mungesa e kulturës së lirisë dhe mungesës së  respektit për inciativën individuale, tek tentativa për të krijuar një  shtet të fortë.

“Sot që liria ekonomike është tkurrur, sot kur ekonomia e tregut dergjet e  shkelmuar nga korporatat politike, kur zotërinjtë, kur kapitalistët po  zëvendësohen me “shokët”, me “o vëlla”, “o flori”, është krejt e natyrshme  qe idetë e lirisë individuale dhe ekonomike qe promovonte Gramoz Pashko te  kritikohen dhe te shtohet numri i skeptikëve. Idetë e tij shqetësojnë  shqiptarët e sotëm sepse trashegimia paternaliste vazhdon të mbetet e  fortë dhe po promovohet fort nga Qeveria Socialiste. Sipas një formati  oriental per mënyrën e funksionimit të ekonomisë së tregut. Kjo parashikon  favorin e drejtorit, deputetit, të ministrit. Shqipëria është e mbushur me  njerëz që kanë nostalgji për shtetin totalitar sepse nuk e mbajnë dot  peshën e lirisë. Të asaj Lirie që promovonte Pashko. Ai favorizonte  marrjen e riskut individual dhe jo sigurinë kolektive. Ai ishte për të  nxitur këdo që ka një mendim ndryshe. Një kontribut ndryshe. Pashko  promovonte idene ku shteti i hap rrugë individit dhe sipërmarrjes, ku  marrëdhëniet ekonomike, politike, shoqërore janë vullnetare dhe nuk kryhen  nga autoritarizmi dhe arbitraritetit i shtetit, dhe as nga frika e  ndëshkimit shtetëror. Idetë e tij godisnin në zemër ekzsitencën e  zvetënuar të individit shqiptar në shekuj sepse Pashko identifikonte  kulturën paternaliste si një nga problemet më të mëdha në rrugëtimin tonë  drejt ekonomisë së tregut dhe civilizimit perëndimor. Kultura paternaliste  që është në themel të etatizmit, duket sikur të mban ngrohtë, të sigurtë,  por ajo nuk të le të lirë të kesh sukses individual. Kjo kulturë i  buzëqesh vetëm kolektivizmit”, thotë Shano në një reagim ndaj kritikave.

Më tej duke marrë shkas nga sjellja aktuale e qeverisë ndaj ekonomisë,  Shano thekson se “në Shqipëri sot kemi njerëz që brohorasin për shprehjen  se do bëjmë shtet me çdo kusht. Ka shumë që kënaqen nga kjo gjë, pasi e dinë se kështu mund të rrojnë në kurriz të tjerëve duke qenë besnikë të  partisë. Natyrisht që idetë Pashkos do i shqetësojnë gjithmonë këta  njerëz”.

Po cilat ishin idetë e Gramoz Pashkos? Për çfarë mbahet mend? A ka ai  ndonjë faj për atë çfarë ndodhi me ekonominë shqitare në këto 25 vite  tranzicion?

Shano thotë se Gramoz Pashko ishte dhe mbetet një nga mendjet që mbeten më  të qartat për  promovimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri. “I vetmi  ekonomist me nje projekt dhe vision të  istrukturimit të thellë të  ekonomisë, përpara se ekonomistët e tjerë të hynin në autopilot duke  thjesht ekzekutuar marrëveshjet me FMN-në. Idetë e Pashkos, në fakt,  mbollën farën e kapitalizmit në Shqipëri. Gramoz Pashko i zbatoi idetë e  tij për një periudhe shume te shkurter – nga 11 Qershori deri ne 6 Dhjetor  1991. Gjatë kesaj kohe u liberalizuan çmimet, tregtia, u lejuan  investimet, filloi shpërndarja e tokës dhe u kryen privatizimet e para të  dyqaneve. Këto ishin idetë e tij. A mund të ishin bërë ato më mirë? Me  mendtë e sotme ndoshta. Por në kohën kur u kryen ato i dhanë mundësi  Shqipërisë të mbijetonte. Të ushqehej. Dhe të mësonte se kush guxonte  fitonte. Të mësonte se çfarë ishte kapitalizmi. Këtë bëri Gramoz Pashko. U  mësoi Shqiptarëve ç’është liria ekonomike, mundësia për të zgjedhur. Për  të mos pritur nga shteti. Aq i madh ishte impakti i këtyre ideve që u  zbatuan në kaq pak kohë, saqë kundërshtarëve të tij, iu bë shumë e lehtë  atëherë dhe kështu vazhdon edhe sot, t’i faturonin Gramoz Pashkos   shkatërrimet e inventarit fizik të aseteve publike që filluan në 1992 –  1993, kohë gjatë së cilës Pashko nuk ishte në qeveri, dhe nuk kishte asnjë  mundësi të vetme të influenconte vendimmarrjen politike dhe ekonomike apo  dhe sjelljen e agjentëve ekonomikë dhe shoqërorë që u  verifikua në atë  kohë”.

22 komente në “Pse keqkuptohet Gramoz Pashko pas 25 vitesh”

  1. Aliu i Prekazit says:

    O Shano, o zog gamori, po kujt po i ha karaduci sot per Gramos Pashkon, kur nuk u mor njeri me te as ne 1992 e me tej, pervecse kur u mbars perseri me Dr. Berishen e Vucidolit.

    1. Ja prototipi me i afert Nanoist sot ne tregun e Medias Shqiptare, nje ekonomist nen nivelin mesatare te njohurive por i mbeshtetur fort nga Fatos Nano per te LLAPUR sa ka fuqi e mundesi cdo here, vetem e vetem te nxihet Edi Rama. Te flasesh per Gramoz Pashkon eshte nje turp qe na kujton CEKUN E BARDHE ne 1991, nje lajthitje e mire-menduar per te zezen e ketij Populli nga nje prej femijeve te pinjolleve te nivelit te larte te PPSH. Turp dhe urrejtje per kete Dritan Shanon, kete Nanoist llapa-qen se asgje te vertete ne cfare thote neper intervista apo shkrime neper Gazeta, nuk eshte e vertete. Ai si dhe Pashko apo Nano apo Berisha e Bode e qindra te tjere qe jane Berishiste e Nanoiste si dhe Metiste, jane deshtake dhe nuk duan qe Shqiperia te behet Shtet Ligjor dhe te jete pjese integrale plotesisht ne BE. Perverse e monstra te tille kane dale e po dalin per dite ne ambjente te ndryshme ne Tirane e kudo neper Shqiperi, por me kote e kane…REFORMAT e nisura apo ne prag per tu nisur do te shkojne deri ne fund, deri sa te pranohemi ne BE. Kesaj i thone HNI MUT SA TE NGOPENI OBERISHISTE E NANOISTE, SE C’KA ESHTE NISUR NUK KTHEHET MBRAPSHT.

  2. wtf! says:

    Mesa mbaj mend une, Pashko ishte ai qe tha ne 91′: “shkaterroni gjithcka komuniste sepse kemi cekun e bardhe nga Amerika”! Mire apo keq, cdo gje qe ishte realizuar deri ne 90′, hidrocentrale, rruge, hekurudha, ndermarrje, godina, fabrika, kombinate, miniera, plantacione agrumesh e dritherash, ishte bere me djersen e papaguar te qindra e mijra te rinjsh e te rejash, qe moren pjese ne aksione. Tani, te m’i quash idete e tij per te shkaterruar ate qe ke ndertuar vete, Vizion, apo leksion te lirise ekonomike e mundesise per te zgjedhur, o duhet te jesh I lig, ose dallkauk!

  3. Dakesha says:

    “U mesoi shqiptareve sec eshte liria ekonomike..”???!!! Pse mer karafil, historia fillon me Enverin ne 1945, apo nga ata je edhe ti. Koqe kanari, kur e kane ditur shqiptaret sec eshte liria ekonomike dhe e drejta e zgjedhjes, baba jot ka qene te koqet e gjyshit tend bari… me dhen.
    Ne kohen e Zogut, nje dollar amerikan shkembehej me 24 leke, nje dollar shqiptar shkembehej me 25 leke. Kaq…te tjerat i kupton vete meqe je ekonomist.

  4. Pragmatisti says:

    Mire e ka Shano, po kujt i thote. Gramoz Pashko dhe disa te tjere u gjenden ne nje realitet politik mesjetar kur u ndryshua sistemi. Si mund te influenconin idete e ketyre intelektualeve te mirefillte kur Saliu nga Vicidoli dhe llumi qe kishte nga mbrapa kujtonin se demokraci do te thote te vjedhesh dhe te pasurohesh ne kurriz te popullit. Sot kane kaluar 25 vjet dhe ky vend ka ndryshuar fare pak.

    1. Dean says:

      G.Pashko ishte thjesht Teorik.
      Ne fakt e verteta eshte se mbasi hudhi ne Ajer disa formula per ekonomine as ai vet nuk e dinte se cfare duhej bo ne Shqiperi dhe u treat si kripa ne uje.Prandaj edhe rrumpalla dhe Barbari berish doli ne skene.Pasi ne ate kohe askush nuk dinte.Te gjithe flisnin kot dhe fitoj ai qe Gerthiste me shume se te tjeret.

  5. Miri says:

    Gramoz Pashko ishte arkitekti I Terapise Se Shock-ut…po ku ta mbash mend ti? Ne te shumten e kohes ishe tape dhe nuk dije cndodhte. Apo do na thuash qe idea e Gramoz Pashkos ishte gjeniale? Vidh dhe shkaterro cte te dale perpara…yxhym qe nuk eshte ndaluar akoma. Dickhead dhe na ben kot si cun I komplikuar e qe mer vesh nga jeta.

  6. Kris 1 says:

    Pashkua e provoi nga zoti terapine e shokut.

  7. buciii says:

    Booo sa kriminele keta njerez?? Po ku doli gramozi kaq I mencur? Nje ore perpara se te ndryshonte sistemi n mesonte planifikim e pergatiste planovike per sistemin e centralizuar komnuist. Bahh sa te poshter jeni, ai fare gramozi mesoi nga ekonomia tregut pasi e shkaterroi shqiperine. Krimineli perfundoi si kadr hazbiu ne fund te detit, se ka zot, ne jemi sot kaq zi sepse ishte ai kriminel qe I vuri kazmen ketij Vendi e I tha shqiptareve, lerni punen e shkaterroi se do ju japim cekun e malokut. Ky vend u shkaterroua nga doktoret e profesoret maskarenj. U shofte fara e tyre sic u s gramozi.

  8. floriri bode says:

    Vetem drite nuk ben ju me emrin Dritan. Po kush ishte Gramoz Pashko , ne qe e dime nuk na vlen fare, mos genje keta qe nuk e kane njohur. E filloi me Sali Berishen me pardesyte e bardha dhe shkoi ne Vlore si kandidat dhe u foli qytetareve te lagjes “Partizani” qe çekun e bardhe (pa e plotesuar, do e plotesonte vete ky) e kam ne xhep. Votoni mua dhe do shikoni si do derdhen dollaret amerikane ne Vlore, njesoj si permbytja e sivjeteme. O Dritan, po flisni qesim, po hani buken kot, po e beni Shqiperine bordello , me bordello se Aleksander Frangaj ne Golem. More po s’kini as frike se mos hani ndonje plumb kokes, po i bini murit me koke, u jane erresuar syte fare. Jeni ne vete apo jo?

  9. LORA says:

    Kush eshte ky dritan shano??????

    1. LORA says:

      Te mirekuptuarit e “Fondacionit per Liri Ekonomike” me kobe-teorite e “cekut te bardhe”, te “Terapise se shokut”,te “le te mbetet ,kush te mbetet”,,,,,u mirekuptofshin me fundin e pashko-efendise dhe pacin te njejtin fund me te.
      Shqiptaret qe moren malet e detet nuk i pranuan asnjehere teorite
      shtet-shkaterruese te hajvaneve pedagoge te Fakultetit cung te Ekonomikut,,,,jo vetem kaq,ata me sfidat dhe sakrificat e tyre titanike i dolen zot shpetimit te njerezise nga kolera e urise totale qe propagandonin pashko-zinjte.
      Pashko-zinjte e sotem mirkuptues meritojne nje ngordhje te ngadalte,ne syrin publik, per ate qe i bene Shqiperise ,shqiptareve dhe historise sone.

  10. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Për Guamozin
    Teoricien
    Po i shkruaj
    Dy fjalë me men.
    ☆☆☆
    Po i shkruj
    Ne un dy radhë
    Për Zotninë
    Çeku i Bardhë!
    ☆☆☆
    Nëse shkruhet
    Historia
    Lakuriq
    Del Ky Zotnia.
    ☆☆☆
    Bashkë me kokrrën
    E Malokut
    Na zbatun
    Terapin e Shokut.
    ☆☆☆
    Na sqaro pak
    O Dritan
    Kto dy gjona
    Nëse ta mban:
    ☆☆☆
    Se pas bishtin
    E ka dardha
    Profesor me
    Çeqe t’bardha!!
    ☆☆☆
    Sa luftoi
    Për karrike
    Pa logjikë
    Ekonomike.
    ☆☆☆
    Profesori
    Inoksidabël
    Shkatërroi
    Punët rentabël.
    ☆☆☆
    Leqendis
    Duke bo poza
    Çifti i Lumtur
    Mozi & Moza.

  11. Ore ti Dritan cfare flet?A je me metro?
    Ke kerkon ti te mashtrosh me emrin e Gramoz Pashkos?
    Me emrin e tij lidhen gjithe shkatrimet ne shqiperi me reprint e tij te tmerrshme te terapise se shokut duke e cuar ekonomine me zero.Ai dhe Sali Berisha jane shkatrimtaret e vendit e kombit tone.

  12. sulo Permeti says:

    Nga fundi i viteteve 1989,nje grup inxh.italiane vizituan uzinen e auto traktoreve.Ata u cuditen me nivelin teknik sh. te larte te paisjeve ,si torno,freza,fonderi moderne,etj etj.Ata thane :-Italia fillo pregatitjet per lufte,ne vitet 1930 e me tej me nje teknike sh. me sh.te dodet se kjo e juaja,por ama , prodhonte ,aeroplane,nendetse,anije,mjete motorike luftarake,…e perse duhej rrafshuar ,gjithe kjo industri, me teorine e Pashkos dhe praktiken e malokut injorant Berisha.PO ju sjell ne kujtese uzinen e telave ne Shkoder.Ishte e ndertuar nga kinezet ,unikale ne te gjithe Ballkanin..duhej prishur!! Apo uzina gjigante e azotikut te Fierit,uzina e instrumentave precize ne Korce,uzina e kombinate ne te kater anet e vendit,perse duhej te shiteshin nga shpellari per skrap.E perse duhet qe kete lloj shkaterimi,tja u japim si frymezim ,te rinjve te sotem,neprmjet cmimit anarshist Pashko?

  13. vezhguesi says:

    Une e kam njohur nga afer Gramoz Pashkon per disa vjet.Dua ti them zotit Shano qe Gramozi dhe ekonomine politikeqe ksihte mbaruar dhe jepte leksione nuk e njihte mire pa le nga ekonomia e tregut qe nuk merte vesh.Gramozi ka qne nje nga pedagoget qe nuk eshte dalluar kurre ne Fakulitetin ekonomik per ndonje nisme ekonomike.Fati Gramozin e ka ndjekur qe ka qene i biri i Josif Pashkos dheEleni Pashkos ka patur mik Dekanin e Fakulitetit qe cdo dite i gjeje tek Shenprokopi duke pire ka qene mik me Ftos Nanon se i bashkonte alkoli dhe gjeti disa injorante ne drejtimin e Partise Demokratike qe nuk mernin vesh nga ekonomia ew tregut dhe dukeshin fjalet qe nxirte Gramozi nga goja Flori kete e dinte mire dhe Genc Ruli poratij i leverdiste se i kishte mare motren.Ne fakt Gramozi dhe disa miq te tij ndoshta dhe zoti Shano me mendimet e tyre shume te gabuara bile shume te GABUARA e shkateruan ekonomine shqiptare nga themelet dhe eshte ne kete gjendje qe eshte sot.Populli Shqiptar para se te merte drejtimin shkaterues te ekonomise Gramozi me shoke kishte bere investime te tilla qe tani qe i shkateruar duhen nje mije vjet dhe nuk i arrijme dot.Shqiperia para se te vinte Fatos Nanua dhe GRmozi ne drejtimin e ekonomise eksportone nje milon ton krom ne vit 2.4 milion tona nafte n vit qindra mijra ton bitum te lengshem 65 mije ton domate ne vit mbi 2o mije ton agrume mijra ton bakri te holle e gjysme te holle mijra ton cigare dhe duhan mijr ton bime medicinale mijra ton artikuj te industrise ushqimore mijra hl vere e shume e shume artikuj te tjere Ne Shqiperi u ndertua nje industri moderne Uzita e telave te bakrit ne Shoder me teknollogji gjermane ishte nje nga Uzina me modrene ne Evrope Uzina e instruemtave me teknollogji gjermane ne Korce nje nga me te mbedhajat ne Ballkan U ndertua nje industri ushqimore me teknollogje gjermane qe eksportonte ne gjithe boten me mijra ton konserva nje industri kimike me teknollogji gjermane qe ishte ne sherbim te nje bujqesie moderne me baze ujitje kanle kullutse e shume e shume te tjera qe duhen faqe te tera.Prallat e Gramozit me shoke ishin qe keto gjoja ja te kohes se Enver Hoxhes nuk paten guximin te thoshnin qe te gjitha keto nedrtime dhe investime jane gjaku dhe djersa e popullit shqiptar.Nuk muar guximin asnje here qe gjoja si ekonomist te zote ta kthenin menjehere ekonomine e deshtuarsocialiste ne ekonomi tregu dhe te gjitha keto investime miliarda dollare te shpetonin dhe te vihshin ne sherbim te fshatareve dhe qytetareve te vrfer qe i kishin ndertuar me kaq mund dhe djerse por i ktrhyen ne hekurishte duke is hkrire ne kombinatin e aluminit ne Nikshiq te Mlit t zi tek Kurumi ne Elbasan e vende te tjera.Shyqir qe shpetuan dhe tre hidrocentrate gjigande pa u shitur.Gramozi Dritani dhe shokjet e tyre na dollen me teorine e cekut te bardhe vaj me det o Dritan sa i ceket qe je.Gramozi dhe ju te tjeret duhet te denohemi per kete gjeme qe i keni bere popullit Shqipetar.Kina eshte ajo qe dihet sot me zhvillimin e saj sepse Tesjaopini nuk u tregua i marre dhe shkaterues si Gramozi Fatosi Saliu dhe ti Dritan me shoke por te gjitha ato qe ishin ndertuara ne kohen e MaoCedunit i rruajti ndertoi ekonomine e tregut dhe dihet tani ku eshte Kina,Prandaj me mire heshtni dhe Gramozi ndjese paste dhe t harrohen sa me shpejte bmat e tij Ndonje drite shkurter do te kerceje nga keto qe shkruajta une por nuk mbulohet dielli me shoshe Enver Hoxha e shkateroi Shqiperine me marrezite e tij ideollogjike me luften e klasave e tjera ndersa Gramozi me shoke e shkateruar Shqiperine tone te dashur ekonomikisht kjo eshte e verta

  14. nini says:

    Ky ish keshilltar i Nanos ,na ngren ne qiell Pashkon, me demek se na njohu ne shqiptaret me ekonomine e tregut ,dhe flet per ekonomine liberale qe perconte Pashko . Dy theniet e tij , mbi terapine e shokut dhe cekun e bardh si dhe lukunite qe rrembyen pushtetin ,shkaterruan ate ekonomi qe krijuan prindet tane ,duke prere agrumet ,ullinjte shekulLor ,pyjet dhe shkaterruart me dhjetra fabrika dhe uzina ,qe ishinrentabel #e prodhonin dhe per vendin ashtu dhe per eksport mund tu ipeshin me aksione punonjesve . Kjo ishte strategji e atyre qe investuan ne ardhjen e asaj bande ne pushtet ,qe donin qe cdo gje qe u duhej shqiptareve ta binin tregtaret e bandes 5he jo te prodhohej ne vend . Si ekonomist, duhet ta kuptosh , se kriza e sotme eshte frut i liberalizimit unlimit te ekonomise ,qe nuk komandon tregu ,por monopolet dhe bankat . Pa fuqine rregullatore te shtetit ,tregu shkon ne kaos dhe sjell papunesine ,varferine dhe per rrjedhoj depresionoin ( kujto kriza e viteve 30 ne USA) . Shih vendet skandinave dhe Zvicren qe nen udheheqen e shtetit dhe ligjit , sot jane vendet me te lumtura per te jetuar . Se fundi shiko gjigandin kinez qe nen udheheqen e shtetit ,ka arrit te jete sot fuqia numer nje ne bote . Ju dhe mendimet liberale si te Pashkos me shoke ,po zgjasin tranzicionin ne Shqiperi .

  15. Z/K says:

    Emri i gramoz Pashkos do mbahet mend se shkatrroi shqiperine.Ky ekonomist i pavlere qe nuk e meriton ta vesh qoban dhishe ne Vicidol se ti rrezon shkembit ne kembim me nji cope leter bakalli te bardhe te shkrueme ne te ceku bosh.
    Kush asht ai i pa shkolle qe pranon kushtin e Pashkos qe te shembin gjithe shtepine pa ndertue shtepin e re ne prezence te nji letre Ceku i Bardhe.
    Vleren e tije e vlersoi Zoti ne qiell qe te vendoset perfundimisht nen nivelin atmosferik zero.Aty ne thellesin e detit.Per mendimin tim ishte nji hajvan ekonomist qe u rrejt Berisha mbas tije(ia kishte dhe qefi te rrehet) dhe shkallmune gjithe ngrehinat e ndertimeve 50 vjecare moniste.Plantacionet e vreshtave,Lukoves,agrumeve,ullishtave,uzina e kombinate,transoqeaniket.Ngelen pa u rrafshue hidrocentralet.
    Ideatori ekonomist Pashko nuk kuptonte gjendjen ZERO qe ishte saktesisht gjendja e vitit 1990.Nga ketu duhesh ngritur e ardhmeja ekonomike.Dhe ne asnji menyre tjeter ma posht se gjendja e vitit 1990.Por c’ti beshe Pashkos qe dridhesh nga biografia e monistit te tet Josif Pashko.Nga sikletosja grinte budallalliqe qe nuk i han as debili po qe u ngop Berisha dhe gjithe klani PD.
    Uroj te gezoj jeten aty ku gjindet ne sedimentet e detit ne mos e hengeshin peshqit per mbijetes.Por dhe ne e hegershin ai jeton ne specien e peshkut ngrenes.Ftakeqesi iu be djalit qe e ndoqi nga pas dhe gjet belane.

  16. bra,ho,ho says:

    Mund te ket qene dhe burr i mire por ta quash ekonomist eshte turp.
    Dhe te vendosesh nje çmim mbi ekonomin ne emer te tije eshte akoma edhe me turp. Nuk e di se edhe si “normist” mund ta meritonte nje çmim.

  17. Gaspri says:

    Degjo ti Shano,
    Ti, Gramoz Pashko e banda e juaj, tanime jeni te damkosur si shkaktaret e vuajtjeve te pambarim, qe I sollet ketij vendi dhe qe qellimisht, jo nga padija , per interesa te mbrapshta, antipopullore, i dhate nje drejtim te gabuar proceseve demokratizuese ne fushen e ekonomise.
    Njerezit e thjeshte, as nuk te lexojne, as nuk te njohin dhe as nuk kuptojne nga brockullat qe ti here pas here shkruan sa per te thene se je I gjalle dhe per te xhvatur ndonje honorar.
    Ti dhe banda e juaj, ne momentet me kritike, ne kundershtim me rekomandimet e miqeve euroatlantike qe I u ofrun Shqiperise per te bere tere kujdesin e duhur per kalimin e matur nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut te lire, ju u ndodhet ne anen e se keqes, ne krahun antishqiptar, duke I shitur teorite tuaja kriminale si vlera e qe do shpetonin vendin. Ju me taborin tuaj, u prite cetave te pakontrolluara per per te rrafshuar cdo gje mbi toke, duke djegur, shkatruar, duke vjedhur baze materiale te cmuar, dogjet e shkatrruar edhe ato asete qe me pak perpjekje dhe ne bashkepunim me biznesin e huaj, mund te riaktivizoheshin ne drejtimin e duhur.
    Ti dhe banda e juaj, shkatrruat inventarin e pasurise kombetare dhe pasi rrafshuat e degraduat cdo gje, u turret paturpesisht ti blinit me 5 grosh, duke lene me qindra e mijera te papune. Jeni ju e banda e juaj, e dale nga gjirizet e partise se punes, qe nxitet me shume marifet eksodin masiv me qellim qe te shkretohej cdo gje me synimin djallezor qe ju te pervehtesonit prona e objekte por te mos kishit njerez neper kembe .
    Natyrisht, sot Shqiperia nuk ben perpara sepse jeni ju qe keni mberthyer cdo qelize te ekonomise dhe nje popull I tere I raskapitu punon dhe robetohet per ju nje grusht njerezish qe keni uzurpuar cdo gje.
    Por shpresat jane se nje dite do dalin djem nenash qe ti dalin per zot ketij vendi. Ka shpresa se kjo nuk do vonoje dhe ju do viheni para pergjegjesise ligjore per demet qe I keni sjelle ketij vendi per 25 vjet panderprerje.
    Shkrini yt per te mos e keqkuptuar Gramoz Pashkon, shpreh friken qe u ka hyre ne palc pasi e ndjeni qe shume shpejt mund tu vije ralla te perballeni me drejtesine. Pra vec nuk e thua troc qe “ju budallenjt nuk na kuptoni neve (ty, Gramoz e banden tuaj)”.
    Ne fund edhe dy fjale:
    Kurre nuk mund te pretendoje dikush te hiqet si intelektual, ai qe shfrytezon postin zyrtar per interesa te ngushta personale, qe u lepihet te gjitha kraheve te qeverisjeve per nje cope post (nga ku rrjedhin te ardhura kolosale), qe manipulojne dokumentacione per t ua vjedhur pronat te tjereve, qe vjedhin deri dieta udhetimesh e sherbimesh, qe shpifin e genjejne pa I u skuqur faqja.
    Po te ishe nje cike I mencur gjeja me e mire do ishte te heshtesh, te harrohesh. Kur nuk arrin te besh kete, nuk ke si u jep mendje te tjereve.
    E fundit, si eshte e mundur te shkruash, ne nje kohe qe per cdo shkrim tendin behen vetem kritika deri ne mallkim dhe qofte edhe nje I vetem nuk del perkrah teje.

  18. heretiku says:

    Nuk behet fjale per keqkuptime, zoti Shano, kemi te bejme me fakte. A ishte Gramoz Pashko qe i tregonte turmes nje cope leter, duke i thene “ja ku e kemi çekun e bardhe”? Me nje fjale, ju thonte direkt “prishni, shkaterroni, gjithshka qe eshte bere deri tani, se pas kesaj do te vershojne qindra mijera miliarde dollare”. Dhe ky fare “trimi” konsiderohej si nje nga ekonomistet me te mire te Shqiperise te kohes!!! Cfare lesh ekonomisti mund te jete nje paçavure e tille. Ai me kete qe tha e shumezoi me zero vehten e vet. Eshte turp per ate vete ne rradhe te pare, eshte turp edhe per ju qe kerkoni te ricikloni nje coftine.

  19. Agim Derhemi says:

    O Shano po nuk ishte ky qe ne nje samit ne Tailande u mbur se do fuse Shqiperine brenda 4 vjeteve ne BE.Po teoria zero dhe ceku i bardhe mbeshtetur nga Azem Hajdari e Arben Imami qe rafshuan gjithe industrine e bujqesine dhe pasurine e Shqiperise ? Je akoma buze qumesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje