Gjithçka ndodh për një arsye, thonë anglezët. Episodi me “Lagunën Blu”, ku oligarkëve u është prishur fusha e sportit si shqetësimi më i madh jetik që kanë “Tomka dhe shokët e tij”, dhe debati për ndikimet dhe influencimet e medias në politikë dhe anasjelltas, në fund të fundit, nuk e tejkalon zhargonin e shijimit të ngjalës. Dhe ngjala lidhet me Ramën dhe pushtetin e tij. Karta e tij elektorale ishte ajo e bërjes së gjërave ndryshe nga pushteti i Berishës.
Për hir të së vërtetës ka bërë jo pak gjëra që e bëjnë Shqipërinë sot të duket më e ngjashme me ato që ne i asociojmë si vendet ideale të Perëndimit, ashtu siç ka shumë gjëra të pabëra që na mbajnë ende në nivelet më të shëmtuara ballkanike.
Lufta ndaj informalitetit dhe zbatimi me forcë i të ashtuquajturit lëshim-marrje e kuponit tatimor, “inukizimi” në shumicën dërmuese i ndërtimeve pa leje apo pagimi i konsumit të energjisë elektrike e ndonjë masë tjetër, janë meritë e Ramës dhe qeverisë së tij.
Por ndërkohë që Rama u ka bërë “të fala” shumë shqiptarëve, ka harruar t’i thotë “të fala Sandrit”, njërit prej mogulëve shqiptarë të medias, që ka krijuar miniperandorinë e vet mediatike, si shumë vërsnikë të tij, edhe si kobure politike.
Modeli i Frangajt nuk është unikal shqiptar, por i kopjuar sipas variacioneve unikale shqiptare. Dhe si Frangaj janë thuajse të gjithë ata që kanë mediat e tyre, dhe kush e kush lufton ta ketë sa më mirë me pushtetin e ditës, e kur ky i fundit nuk u jep sa duhet në shkëmbim të një mbulimi të favorizuar pro qeverisë, plas xhelozia mes tyre dhe lufta brenda llojit.
Por asgjë nuk është e sinqertë dhe parimore në tërë polemikat mendjembushëse, se kush është engjëll e kush është djall. Historikisht dhe momentalisht të gjithë mund të blihen dhe shiten, kjo në varësi të ofertës së ditës. Si ata që fillonin edicionet e lajmeve me luftën kundër Ramës dikur në opozitë që shoqërohej si reagim me shprehjen e famshme “të fala Sandrit” e lëpirjet e gjithçkaje trupore te kryeministri i ditës, e deri tek ata që hapnin gazetat me video-skandalet e Metës për të përfunduar në kërcimtarët dhe qokatarët më të talentuar dhe të zellshëm të ditëlindjeve faraonike nëpër gjire ngjalash.
Nga ata që merrnin tërë reklamat e mundshme e deri tek ata që ankoheshin se nuk u shkonin biznesmenët për reklama, e që sot kur ka ndërruar pushteti nuk u hapet faqja e gazetës se janë të përmbytur me reklama.
Korrelacioni mes medias e politikës dhe transgresioneve putiniane nuk është thjesht faji i vetëm njërit dhe vetëm i atij tjetrit, por i të dyve, madje më shumë është i pushtetit politik. Normal, media dhe pronarët e tyre atë punë kanë se e kanë biznes dhe atyre nuk u vë shumë faj në këndvështrimin afarist, aq sa janë mëkatarë në profesionin e gazetarit dhe njeriut të medias.
Dhe tërë këto polemika nuk është se thellë-thellë i kanë se u digjet xhani për instrumentalizimin e zejes së tyre kobure sesa për mosmbushjen e kobures së tyre zeje. Politika dhe media janë si dy kërcimtarët e tangos ku duhen dy për ta kërcyer. Media dhe manjatët e saj në mbarë botën ndikojnë, ku më shumë e ku më pak, në ngritjet dhe rëniet e qeverive dhe pushteteve. Media dhe pronarët e tyre gjithmonë tentojnë për nga natyra e biznesit dhe interesave të tyre t’i shtyjnë kufijtë sa të mundin.
Të njëjtën gjë bëri në një kolpo të paradokohëve edhe manjati i madh botëror i medias, Rupert Murdok në Britani, për shkak të lidhjeve të tij të jashtëzakonshme me politikën britanike, jo vetëm me Blerin, por edhe përpara tij e më pak, pas tij.
Por pjekuria dhe presioni i shumë faktorëve politikë, mediatikë dhe shoqërorë në Britani, nën ndërgjegjësimin e të qenit dhe ndjerit të kërcënuar si demokraci, i vunë sinorët te thana njëri-tjetrit dhe vendosën ato filtra që mundësonin funksionimin normal të bizneseve dhe pamundësuan ndërhyrjet anormale në punët e pushteteve të deleguara nga sovrani.
Në përpjekjen titanike për të bërë shtet, Rama dhe qeveria e tij kanë harruar ndëshkimin e atyre që simbolizonin abuzimin me pushtetin dhe pushtetin e abuzuar. Nëse kjo harresë është e qëllimtë apo e pafajshme, kjo nuk ka shumë kohë për t’ju lënë për të parë. Shenjat dhe gjasat janë se është e qëllimshme. Ashtu si edhe pushteti pararendës, edhe ky i sotmi dukshëm ka një nevojë të frikshme për paqe ose heshtje të mediave, çka nuk është e shëndetshme për një demokraci funksionuese.
Arsyet i di pushteti dhe publiku ka më pak gjasa t’i marrë vesh, sidomos kur ke një media të sakatuar e një media të blerë, e cila të kthen të falat.
Rilindja e Ramës erdhi dhe mori atë nivel mbështetje popullore për të bërë reforma, por edhe për të qenë solidare dhe sociale si forcë e majtë përballë oligarkisë politike dhe politikave të saj. Rastet e një Bajroni shqiptaro-italian që bën shtetin social me një 99-vjeçare që s’ka mundësi të paguajë energjinë elektrike që shteti aktual nuk arrin të bëj dot selektivin me ata që duhet dhe bën me ata që s’duhet, ia eklipsojnë arritjet sado modeste dhe të vështira për t’u arritur Ramës dhe qeverisë së tij.
Jaguarët e kujdesi deri në detaje për luks arredimesh për karrige-ulësit e pushtetit, në një kohë të pranueshme krize shqiptare e ndërkombëtare, kur mund të bëjnë edhe pa to, nuk tregon se ke respekt për shuplakat që të sollën në pushtet. Arroganca e reklamimit të pasurisë në formë burgu surreal në Surrel, e shesh-hapjesh për ndërtime aty pranë, apo fotografish duke lexuar libra si fotokopje e shëmtuar e Enver Hoxhës në Drilon, nëpër kolltukë me sfonde vilash në Gjirin e Lalëzit, apo edhe episodi i “Lagunës Blu”, është frikshmërisht trishtuese dhe nuk e shuan frustrimin konkludues në opinionin shqiptar, se të gjithë njësoj janë.
*Shqip
Nuk ka e nuk ka pasur asnjehere tentative “per te bere shtet”. Keto jane te gjitha mite urbane. Ka pasur nje tentative per te bere pak propagande e per te mbushur arken e shtetit me leket e te varferve pasi te pasurit u lejuan ta zbraznin ate.
Ne cdo problem qe Rama ka tentuar “te bej shtet” ne fakt problemet kryesore vijne nga njerezit me pushtet. Jane bizneset e medha qe nuk paguajne energji dhe jo ato 10 njerez qe jetojne ne fshatra e qe duan energji sa per nje llampe se nuk kane leke per te pasur aparatura elektrike. Jane bizneset e medha qe bejne evazion e jo biznesi i vogel qe as 10% te buxhetit nuk ka. Jane biznesmenet e medhenj, tani deputet, qe bejne pazaret me lejet e ndertimit duke shkaterruar qytetet e duke cuar cmimet e banesave ne stratosfere qe i detyrojne njerezit te jetojne ne zona informale pa pike sigurie.
Peshku qelbet nga koka, dhe per aq kohe sa Rama nuk ka bere asgje per te goditur koken do te thote qe eshte po aq i blere e i kapur sa ata qe perpara tij nuk kane bere gje. Kaq eshte historia.
Pa propaganden e Topit dhe te Klanit rilindja vdes!
Po ashtu rilindja provoi qe mund ti bente me keq shqiptareve se Saliu!
U shiten per 1 pare!
PLEHRA!
Gabon rende zoteri! Zoti Manaj, ben nje analize shume te thelle te problemit me te mprehte aktual, kur ve ne dukje pergjegjesine e rende te rilindasve, sidomos ne kete ngjarje te bujeshme kur SANDRI, TE CILIT I DERGOHESHIN HERE PAS HERE “t e f a l a” NGA VETE KREU I RILINDJES SE SHUME PRITUR, TANI NA I DERGON NEVE QE E VOTUAM.
Te falat dergoheshin me llafe, tani na dergohen me vepra.
Gabimi juaj eshte ne nje drejtim tjeter. Zoti Manaj nuk vjell vrer si ju.
AI VE NE DUKJE SE, MEGJITHATE, rAMA PO BEN “PERPJEKJE TITANIKE” per te bere shtet.
Une nuk jam dakord me te, kur i referohet Enverit per Drilonin. Ai pushonte atje, por kurre nuk e beri prone te familjes. Shume shume, familja e tije, pushonte se bashku me “beniaminet e vet”. Nder ta eshte dokumentuar Sali Berisha.
TANI SANDRET KANE KAPUR SHTETIN. JANE TE PA NGOPUR E TE PA MESHIRSHEM.
Shume i sakte !
La miliona borxhe ne Bashki kur iku ne 2011 E-DRAMA
Po ashtu miliona borxhe kan kompanite e medha dhe qe nuk i paguajne
Gjithcka behet vetem me qellim , vetem per te godit fukarain e pambrojtur .
Koncesione ne dogana Vilmave
Koncesione ne TV Vjollcave
Koncesione ne Hekurudha , Valentinave
Ta japi edhe p…dhin e lindes me koncesion se shteti u be prone private tani!
Perfekt
Eshte fatkeqsi e madhe per vendin tone, qe vetem nje pakice jane tashme te bindur qe keto parti jane njesoj dhe mbeshtesin njera tjetren duke i lene stafeten . Kane kaluar shume vite dhe ky popull nuk po bindet, qe keto aktore politik te korruptuar duhet te largohen vetem me vote.
LEgen burre qe i lepin bythen pushtetit
http://skroc.pl/vilat-e-sandrit
Ne politike nuk jane te gjiyhe njelloje. Dallimi eshte se dikush ka pervetsuar me shume, por te gjithe te perlyer jane. Ska gje ne si popull durojme. A nuk duruam ne valle 50 vjet. A nuk po durojm ne edhe keto 25 vjet? Tani pas Gjermanise nuk vijme me, po pas kujt vijme tani?
Shume bukur ke shkruajtur,keta jane te gjithe njesoj,te lindur hajdut dhe mafioze,per fat te keq keta jane politikanet qe meriton ky popull.