Je shumë vonë bac Berishë!

30 Tetor 2015, 10:44Blog TEMA

Nga Valon Gashi*

 

Pas më shumë se një muaji e gjysmë të krijimit të Asosacionit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më saktësisht më datë 12 shtator 2015, ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar dje mbas ditë në FB duke përshëndetur këtë shpallje të “Autonomisë” së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ai lërë se ka reaguar me shumë vonës, por në statusin e tij ka dhe shumë informacione të gabuara, sic është : “shpallen mbreme ne nje mbledhje te te gjithe te zgjedhurve te tyre, Autonomine e Lugines”.

Si duket z.Berisha, ka marrë informacione të gabuara nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ose i ka kqekuptuar ata gjatë takimit që kishte në Gjenevë. Së dyti ai nuk e di se si është krijuar Asosacioni dhe a është përkrahur nga të gjithë të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kjo shpallje sipas Berishës do të i bëjë të mundur shqiptarëve të Luginës që të gëzojnë liritë dhe të drejtat njerëzorë e minoraitare, kur kjo “Autonomi” që shqiptarët e Luginës e quajnë Asosacion i komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nuk është pranuar nga as kush deri më tani, as nga Kosova, as nga Shqipëria e lëre më nga Serbia.

Shtroj një pikpyetje të madhe, pse tani ky reagim i Berishës me kaq vones dhe si një ish-kryeministër i Shqipërisë me kaq informacione të dobëta e që kur ishte në pushtet nuk shprehu asnjë herë gadishmërin për interesimin e një vizite apo ndihmese për shqiptarët e Luginës së Preshevcës.

Dhe së treti unë nuk e di se është arrestuar ndonjë këshilltar shqiptarë që ka marrë pjesë në mbledhjen e krijimit të Asosacionit të komunave me shumic shqiptare në Serbi, ashtu sic cek, z.Berisha në statsin e tij në fb.

Dhe për fund e vemtja që që di Berisha sigurt për shqiptarët e asaj pjesë është që janë qytetaret apo minoriteti me i shtypur ne Europe, gjë që kjo është treguar edhe me shumë kundërshtime të ndryshme sic ka pasur protesta të shumta të organizuar nga shoqëria civile sic është rasti me diplomat që është protestuar në Preshevë me pjesëmarrjen e më shumë se 5 mijë protestuesëve shqiptar të asaj pjese për Diplomat e që është zhvilluar në kohën kur z.Brisha ishte kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe nuk pamë atëhere asnjë reagim zyrtar të tij.

*Gazetar nga Bujanovci

11 komente në “Je shumë vonë bac Berishë!”

  1. Billy says:

    Sigurisht na nuk munndena me harru se Berisha,si nji axhent i vjeter i UDB-as, qdo fjale e lshon ne interes te shkies.

  2. AGRON says:

    Asgje nuk eshte e cuditshme tashme te Berisha.Ai eshte i sterdeklaruar si agjent i Serbise ne mos kryeagjent dhe keshtu rrjeti i tij informativ i penetruar ne Presheve etj. eshte duke informuar sakte,por ky me “mjeshterine” qe e karakterizon i perpunon me tymnaje e ngaterrese pikerisht per te hapur debate qe vemendja te hiqet nga Reforma ne Drejtesi.Ky eshte stili kur zhurmonte ne Shqiperi kur ne Kosove tentonin te terhiqnin vemendjen e nderkombetareve,duke e kthyer shikimin e tyre nga Shqiperia turbulente.Sa ta kemi neper kembe,mbrapeshtia do na ndjeke si komb.

    1. Skenderi says:

      Valon merru me politiken vendore e leje Z.Berisha se jeni shume i vogel te polemizoni me te.

  3. vang says:

    OU kaq i madh te duket Berisha ty z.Skender????Ose je tejet i servilosur,ose nuk je ne gjendje te mire mendore .

    1. tradita says:

      vang, Berisha sot eshte ne opozite dhe nuk ka pse t’i serviloset askush. Persa i perket informacionit, politikes rajonale e euro-atlantike nuk mund te krahasohet askush me te e njeh aq mire ate sa gazetari i shkrete duhet te jetoj edhe 100vjet. ta mesoje. I shkreti gazetar.

      1. ! ! ! says:

        Berisha ka vetem emrin sikur eshte opozite,por ne fakt,ai ka ne dore kyçet e shtetit,qe ka paralizuar çdo proces e reforme te kesaj mazhorance,si: Presidentin,KLD-ne,SHISH-in,Prokurorine e Pergjitheshme,gjykatat me Gjykaten e Larte,Gjykaten Kushtetuese,Rektoratet e trupat mesimore te shkollave te larta,pjesen derrmuese te kuadrove te ushtrise e policise, pjesen me te madhe te trupes sone diplomatike,koncensionet e shumta dhe monopolet tregetare,ka me vete BE-ne qe eshte rreth 65 % e djathte e qe nuk do t’ia dije shume per parimet demokratike….,e shume te tjera….!
        Doni me per Belulin,zoti “Tradita” ? !

  4. €€€ says:

    Berisha si agjent i UDB pasardhes i Kadriut qe e pushkatoj Enveri por la gjarprin tjeter Ramiz Alia qe me pase la Sali Berishen e Lulin qe po’ le Berisha. Gjerat vijne zinxhire e ne jemi populli me kare ne Evrope qe mbas 25 vjetesh akoma udhehiqemi nga politikane ne sherbime te agjenturave te huaja

    1. Po,Po says:

      Ke plotesisht te drejte z.”EurEurEur”.Ky paska qene fati yne i keq.Kjo me kujton nje poezi te te madhit R.Qose,kur thote : Mora pushken,dola malit,te luftoja per atdhe…,Ku ta dija un’i ngrati,se armiku ishim ne!
      Ne na eshte dashur e na duhet te luftojme me teper me vetveten ,se sa me armiqte tane.SHIF KOLONEL JANULLATOSIN NE OBORRIN E MIN.MBROJTJES QE PREJ NJE ÇEREK SHEKULLI,DHE I KE PARE TE GJITHA !

  5. vvv says:

    o tradita gazetari s ka si te krahasohet me nje kriminel te pa shoq.

  6. Jak-Boston says:

    Ata qe nuk e kane kuptuar qe Berisha-Nano ishin binjaket politik te ciftit Hoxha – Alia qe ne vetvete ishte pjelle e sherbimeve komiste serbo-ruso-greke. Dhe sot ky cift trashegohet nga cifti Rama-Basha.
    Keshtu me keqardhje e them se ju do vdisni injorante dhe trushpelare dhe nuk mund te ju ndihmoje kush pasi ajo pjese e trurit qe analizon faktet dhe realitetin qe quhet llogjike juve nuk iu funksion ose e keni te mbullur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje