Leja e Ndërtimit në emer të Mane TCI sh.p.k me investitor Aleksander Frangaj mban datën 03.09.2014. Afati i vlefshmërisë së Lejes është një 1 vit nga data e miratimit të saj, që do të thotë se brenda 1 viti Shoqëria Mane TCI duhet të kishhte filluar punimet. Në këtë kuptim, afati i fundit brenda të cilit duhet të fillonin punimet ishte data 02.09.2015 ora 24:00. Nëse deri në këtë datë nuk kishin filluar punimet, subjekti zhvillues dhe investitori duhet te aplikonin për marrjen e një leje te re nga organet kompetente.
1.Ç’ka ndodhur ne fakt? Këtu shfaqen elementet e paligjshmërisë/pavlefshmërisë së Lejes
Në datë 02.06.2015 në një kohë kur Leja e Ndërtimit ishte ende e vlefshme, pra subjekti zhvillues ishte brenda afatit per fillimin e punimeve, Investitori Aleksander Frangaj i drejtohet Komunës Golem ku i kërkon kësaj të fundit miratimin e zëvendësimit të subjektit zhvillues nga Mane TCI sh.p.k në KUPA sh.p.k. Kryetari i Komunës me Vendimin N.02.06.2015 miraton kërkesën për ndryshim subjekti zhvillues dhe shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit deri në 31.09.2016. Këtu qëndron e gjithë loja që ka bërë Kryetari i Komunës në bshkëëpunim me subjektin kërkues.
1.Referuar Nenin 40 të Ligjit N. 107/2014 “Për planifikimin e zhvillimin e territorit” parashikohet se, afati për fillimin e punimeve nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit nga data e miratimit të lejes së ndërtimit. Shtyrja e afatit të përfundimit të punimeve dhe ndryshimi i subjektit zbatues të përcaktuar në lejen e ndërtimit kryhen nga autoriteti që ka miratuar lejen, me kërkesë të subjektit të pajisur me leje ndërtimi. Shtyrja e afatit të përfundimit të punimeve bëhet vetëm një herë, për një periudhë jo më të gjatë se afati fillestar i përcaktuar në lejen e ndërtimit, mbi bazën e një kërkese të dorëzuar brenda afatit të vlefshmërisë së lejes dhe, në çdo rast, jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimit të afatit të lejes. Kërkesa për shtyrjen e afatit parashtron arsyet për të cilat nuk ka qenë i mundur përfundimi i punimeve brenda afatit dhe shoqërohet nga kalendari i ri i punimeve dhe vërtetimi i pagesës së gjobës për shkeljen e afatit, sipas rregullave të vendosura në nenin 52 të këtij ligji.
Pra sic shihet, Ligji nuk lejon që afati për fillimin e punimeve të jetë më i gjatë se 1 vit, që do të thotë se kur kalon ky afat, subjekti duhet të aplikojë për Leje Ndërtimi te re. Ligji lejon vetëm shtyrjen e afatit të përfundimit kur një gjë e tillë është e motivuar dhe kur subjekti ka paguar gjobën përkatëse.
Kryetari i Komunës në Vendimin N. 02.06.2015 shprehet se “Afati kohor i Lejes se Ndërtimit shtyhet deri në datë 31.09.2016, duke e lenë të paqartë me qëllim kuptimin e saj që të përdoret nga Shoqeria zbatuese e punimeve dhe investitori si preteks për të justifikuar fillimin e punimeve në cdo kohë deri në datë 31.09.2016 (sa për dijeni Shtatori ka 30 ditë dhe jo 31 ditë). Por në kushtet kur Ligji nuk lejon shtyrjen e afatit të fillimit por vetëm atë të përfundimit, afati të cilin referon Kryetari i Komunës është afati i përfundimit të punimeve.
Referenca tjetër ligjore që përdor Komuna, Pika 2/2 e Nenit 47 te VKM 502, datë 13.07.2011 “Per miratimin e rregullores uniforme te Kontrollit te Zhvillimit te territorit parashikon:
“Për lejet e ndërtimit, të miratuara para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, të cilave u ka mbaruar afati apo janë në përfundim të afatit, mund të kërkohet, nga njësitë vendore, vetëm zgjatje e afatit të lejes, për një periudhë jo më të gjatë se afati i miratuar me lejen e dhënë dhe jo më shumë se një herë. Kërkesa për zgjatje afati shoqërohet me grafikun e ri të punimeve dhe në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar. Shqyrtimi i kërkesës për zgjatje afati bëhet nga strukturat përgjegjëse të njësisë vendore dhe miratimi i kësaj kërkese bëhet nga kryetari i njësisë vendore, me vendim, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës
Pra ky referim në Rregulloren e vitit 2011 është i gabuar pasi Leja e Ndertimi në emer të Mane TCI dhe Aleksander Frangaj nuk është lëshuar para kohës së hyrjes në fuqi të Ligjit 10119, datë datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, por pas kësaj datë, rrjedhimisht baza ligjore e cituar është e gabuar.
2.Njoftimi i Shoqërisë Kupa sh.p.k i datës 3.09.2015 drejtuar Bashkisë Kavajë me objekt Njoftim për fillimin e punimeve provon përfundimin e Lejes së Ndërtimit.
Më datë 03.09.2015 shoqëria “KUPA” shpk, i drejtohet Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Kavajë, ku deklaron se në datë 3.09.2015 ka filluar punimet në zbatim të Lejes. Sic shihet Shoqëria Kupa sh.p.k i ka filluar punimet pas skadimit të lejes se ndertimit, pikërisht një ditë pasi afati 1 vjecar kishte përfundur. Kalimi i afatit prekluziv një vjeçar për fillimin e punimeve në zbatim të Lejes, e bën këtë të fundit të pavlefshme dhe rrjedhimisht shoqëria e ndërtimit nuk mund të kryejë asnjë punim, pa marrë paraprakisht një Leje të re ndërtimi për shkak se Leja e Ndërtimit Nr. Prot. 2828, datë 03/09/2014 ka rënë nga fuqia.
3.Konkluzion
Duke qënë se Lejes se Ndërtimit Nr. Prot. 2828, datë 03/09/2014 i ka kaluar afati, subjekti që po kryen punime në terrenet sportive në kompleksin Laguna Blu, po i kryen ato pa leje ndërtimi, ndaj dhe strukturat shteterore në nivel qëndror dhe lokal që merren me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve duhet te ndërhyjne ne drejtim të vendosjes së gjendjes së ligjshmërisë sa më parë dhe të kallëzojnë pranë organeve ligjzbatuese shkelesin qe po konsumon vepren penale të kryerjes se ndërtimeve pa leje.
Po pse beni pune investigative kur mes ketyre qe po i prishen interesat ka gjyqtare, avokate, politikane; pra i kane mjetet per ta bere vete kete pune? Ndihmoni qofte edhe nje hallexhi qe ka vite neper dyer gjykatash per te zgjidhur konfliktin. Ka me mijera hallexhinj, sikur cdo muaj te beni nje rubrike per nje nga kta dhe gjyqtaret qe i mbajne peng do shikoni si do ndryshojne gjerat.
Po ti qe ke shkruar artikullin po na tregon qe ai ka vepruar brenda ligjit. Brenda afatit te lejes se pare ka kerkuar vetem njehere ndryshimin e subjektit ndertues dhe shtyrjen e afatit perpara 45 diteve. Ca eshte shkelur ketu lexo cfare shkruan se felliq veten. Ata avoketerit e lagunes prandaj nuk flasin me ligj po vetem me moralin e meros.
Mos ju fut anes juridike se po del zbuluar ore koketul se e shkruan vete e zeze ne te bardhe qe afati i lejes qe eshte dhene per nje vit mund te shtyhet vetem njehere edhe per nje vit ne rast se behet kerkese prane komunes te pakten 45 dite para skadimit te lejes se vjeter. Ndryshimi i subjektit ndertues eshte nje arsye per te shtyre lejen. Shko pyet juristet e lagunes mero se te sqarojne. Po ata prandaj te zgjodhen ty se me ligj e kane davane e humbur
JA O MAVI TE NDYRE DHE TE PESHTIRE KU E KENI SHKELJEN E LIGJIT DHE DHJEREN E TIJ MU NE KOK TE RAMES ME SHOKE , PARA SYVE TE JUJ DHE NE DRITE TE DIELLIT !
Vazhdon ndertimin ne TOKE TE XANUN dhe askush nuk guxon ta ndaloje !
Dhe pastaj keni SURRAT E CIPE te thoni qe “ju nuk doni shtet”
Po ska BOLE ai popull delebagti jooooo … sikur te ishin ISLANDEZ OSE NORVEGJEZ E SHIFNIT P….DHIIIIN E MOOOTRAVE T’JUJA NE HAVA , JU EDHE SHPURRA E JEVGUT RAME !!!!
Besoj se kryeministri qe i lexon gazetat dhe i degjon lajmet,nuk ka nevoje te marre leje nga gjykata kushtetuese,nga KLD,nga Presidenti i Republikes,nga Kryeprokurori Llalla,nga kryetari i opozites,qe nuk jane ne varesi te tij.Mund te vere ne levizje te gjithe mekanizmat shteterore per pezullimin e punimeve te A.Frangaj dhe nte shpetoje Lagunun Blu.NQS nuk e ben kete do te fundoset vete ne Lagune nqe shqip quhet Kenete.
Po jo o burre…se ka folur Fevziu, me nje mikun e vet qe shtetit qenin me komishium e sekterares se ish-krytarit (mascara) te Komunes se Golemit, i cili i kishte thene nje mikut te vet qe e kishte pas ushtar para 35 vjeteve qe leja eshte e rregullt.
O Fevzo..bej nje shkrim tjeter o burre…ku te na mbushesh mendjen qe te gjithe jemi fajtor…se leje qe ka marre Sandri eshte e rregullt.
O Fevzo…ndyresira
po Dallendyshja ku eshte? apo duke prish ndonje kishe pa leje
apo duke i rene ne qafe fukarenjve
Ky i Golemit ka na i emer se nuk po e shkrimi!!!
O sander me emrin juristi lexoje mire ligjin o malok dhe mos ja fut kot. Vetem afati perfundimit mund te shtyhet ndersa afati I fillimit nuk shtyhet pertej 1 vjecarit.