Kollosi Lef Nosi dhe “të vdekurit” Blushi-Shuteriqi

2 Nëntor 2015, 20:22Blog TEMA

Nga Besim Ndregjoni

 

“Jetët tona do të marrin fund ditën kur ne do të heshtim për gjërat që kanë rëndësi.” Dr. Martin Luther King, Jr.

Në një shoqëri normale demokratike, ata që i kanë shërbyer diktaturës nuk kanë referencë morale për të qenë udhëheqës politikë në një sistem demokratik. Por çfarë ndodh mbas 25 vitesh pluralizëm në Shqipëri? Partia Komuniste, sot socialiste përgjegjëse direkte në krime, ndërroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krimet ndaj kombit të vet. As Partia e parë që përfaqësonte klasën antikomuniste nuk e kërkoi një veprim të tillë, siç kishte ndodhur në të gjithë lindjen komuniste ku partitë që kishin përfaqësuar regjimet komuniste u shkrinë si parti që u kishin sjellë pushtete diktatoriale vendeve ku sundonin , por e keqja e shoqërisë shqiptare  vjen e tensionohet  nga  politikanët e së majtës që çfaqin në emisione televizive urretjen  racizmin e ideologjisë që përfaqësojnë kundër personaliteteve antikomuniste të cilët nga regjimi komuniste humbën dhe jetën e tyre.

Kështu ndodhi në fundjavën që sa po u mbyll në emisionin e Arjan Canit “Zonë e Lirë” e Tv Klan me deputetin Ben Blushi.. Ai pa e vrarë ndërgjegjja me fodullëkun e individit që e karakterizon sikur është “mesia” shqiptare,  realishtë është një gramafon i letërsisë postkomuniste , volli vrerin dhe helmin e tij ideologjik ndaj Kollosit të Shqiptarizmit  intelektualit erudit, firmtarit të pamvarsisë Lef Nosit.

Urretja e tije shkoi aq larg sa i bëri thirrje  qytetarëve elbasanas ta tërhiqnin zvarrë bustin e tijë.

E ndoqa këtë emision ,  u shokova!  Si është e mundur që një politikan shqiptarë në kuadrin e 25 vjetorit të ndrimit të sistemit ku ai dhe partia e tijë çfaqin racizmin komunistë në media ndaj këtij shqiptari që gjithe jetën e tij deri kur plumbi komunistë do të i merte jetën dha gjithëçka për kombin duke sakrifikuar dhe jetën në shërbim të atdheut, të përbaltet e të përçundohet nga pasardhsit e atyre që i morën jetën dhe gjithë  materialet letrare, studimet kontributin e tij të çmuar kombëtar.

Po kush është ky shqiptar i madh , ky kollos i shqiptarizmës Lef Nosi! Familja Nosi ende ruan emër të nderuar në Elbasan, madje edhe më gjerë. Shërbimet që Lef Nosi i ka bërë kombit janë të gdhendura në kujtesën historike dhe atë njerëzore. Kontributet e para të Lef Nosit në veprimtarinë atdhetare, politike dhe shoqërore datojnë në fundin e shekullit të XIX. Në vitin 1909 ai themeloi shoqërinë “Afërdita”. Në 1910 botoi të parën gazetë të qytetit të Elbasanit, “Tomorri “. Kontribuoi energjikisht për mbarëvajtjen e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Shkollës Normale. Pikërisht në këtë kohë u bë i njohur për shkrimet e spikatura dhe artikujt e përkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin çështjet e aktualitetit dhe interesat kombëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi europian bëhen shkak që turqit e rinj ta arrestonin dhe t’i jepnin dënimin kapital. Ndërhyrjet e patriotëve dhe opinionit ndërkombëtar bënë që dënimi të kthehej me internim në Bursë të Turqisë. Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë dhe emërohet ministër i Postë-Telegrafave. Bën pjesë në delegacionet e qeverisë së Vlorës në Konferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë, si dhe në delegacionet e pritjes së Princ Vidit. Më 1919 merr pjesë në Kongresin e Durrësit. I ndodhur jashtë vendit përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës. Si mik i Fan Nolit tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë e popullit tonë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nosi ishte kryetar i lëvizjes anti-komuniste Balli Kombëtar. Në vitin 1943 u bë kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anëtar i Këshillit të Shtetit gjatë pushtimit nazist. Nga bashkëkohësit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekën e dytë të Shqipërisë, pas bibliotekës së Mid’hat bej Frashërit (1880-1949), një figure tjetër e qëndresës anti-komuniste. Me pushtimin fashist, Nosi u internua në Itali, ku nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në dobi të vendit. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Asamblenë Kushtetuese që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur. Aty u zgjodh Anëtar i Regjencës, po çfar ishte antar i regjencës që gramafoni i letësisë postkomuniste Ben Blushi e quan bashkëpuntor të nazizmit… ai dhe të tjeret në një pushtim morën përsipër administrimin e shtetit shqiptar dhe ruajtjen e ekulibrave të mbijetesës së kombit të vogël të pambrojtur nga asnje fuqi botërore por dhe nga pushtimi sllavoortodoksës që pritnin rastin për ta gablluar vendin e shqiponjave..  çfarë e shtyu Lef Nosin te rimerrej me politikë në moshën 70-vjeçare, dhe aq më tepër kur fati i Luftës së Dytë Botërore ishte vendosur. Përgjigjen e jep biseda që kishte bërë me Lefin miku i tij, Afëz Musa Basha. Lefi i kishte dhënë këtë përgjigje: “Çunat janë të rinj, serbi jua ka me hile…”. Siç duket, një nga arsyet më madhore është fati i Kosovës.  Dhe fatkeqësishtë për Blushin dhe partinë që ai përfaqëson asnjë shqiptar nuk është denuar si bashkpuntor i fashizmit apo nazizmit që të i kishte denuar Gjykata e Nurembergut siç ndodhi me vendet e tjera europiane.. ata u denuan nga akuzat e PPSH  dhe jo nga një gjykatë tjetër të besueshme. Gjatë Luftës II Botërore familja e Nosëve strehoi shumë hebrenj nga terrori nazist.  Dokumentin e Pavarësisë, pavarësisht mungesës së origjinalit, e kemi dhuratë nga Lef Nosi, studiuesi, intelektuali, politikani dhe atdhetari i shquar, që diktatura e vrau barbarisht fill pas mbarimit të luftës.

Falë këtij kontributi, jo vetëm u bë e mundur ruajtja e tij, i vetmi që kemi nga akti i Pavarësisë, por u shmangën e dështuan përpjekjet e sundimtarëve të ndryshëm për të shtuar si nënshkrues të afërm të tyre”. Lef Nosi gjërat më të vyera i depozitoi në Bankën e Shqipërisë dhe çelësin ia besoi mikut të ngushtë, Aleksandër Xhuvanit.  Më 8 gusht 1945 u arrestua dhe u dënua me vdekje në gjyqin e zhvilluar në shkurt 1946. U pushkatua më 20 shkurt 1946 së bashku me Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin.  Bërthama e fondit të albanologjisë dhe ballkanologjisë në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan mban vulën personale të Lef Nosit.  Margaret Hasluck, mikja e Lef Nosit, të bibliotekës së asaj kohe. Si njohës mjaft i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe studiues i vlerave dhe historisë së Shqipërisë, ai blinte rregullisht libra të shkruara për vendin tonë dhe ia dhuronte bibliotekës. Një ndër to është libri në gjuhën frënge me titull “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së vjetër të veriut, gegërisë”. “Ky libër i dhuruar nga Lef Nosi ka për autor Hyacinthe Hecquard, asokohe konsull në Shkodër, kavalier i legjionit të nderi, etj. Në të ka 516 faqe të shoqëruara me hartë, ku ekzistojnë katër vilajete. Kryesisht bëhet përshkrimi i vilajetit të Shkodrës e Tivarit. Në këtë libër flitet gjatë edhe për Elbasanin. Pasionin e Nosit për librat e përshkruan me hollësi Dora D’Istria në librin “Gli Albanesi in Rumenia”. Në fondin e Nosit në bibliotekën “Qemal Baholli” gjendet edhe libri me titull “Banka Kombëtare e Shqipnis”, çfarë dëshmon faktin që Lef Nosi ishte një studiues i mjaft fushave”. Në morinë e librave me vulën e tij mund të përmenden veprat me tituj, “Albania the master Key to the Near East”, shkruar nga Christo A. Dako, president dhe drejtues i Partisë Nacionale Shqiptare, me vit botimi 1919, libri “The Balkan Peninsula”, me autor Frank Fox, botuar në vitin 1915, e shumë të tjerë. Një vlerë të madhe të këtij personaliteti paraqet sistemi i dokumenteve historike përmbledhur në një vëllim të madh, ku trajtohen probleme të historisë sonë kombëtare, botim i vitit 1924. Në të ka dokumente që i përkasin harkut kohor 1912- 1918, si telegrame, letërkëmbime, fonograme, shkresa, kujtime etj. Aty pasqyrohen shpallja e pavarësisë kombëtare, krijimi i qeverisë së Ismail Qemalit, luftërat ballkanike, periudha e Princ Vidit etj.

I kryqëzuar nga tri regjime, Kështu ka ndodhur me të. Fillimisht është arrestuar nga turqit, është internuar nga italianët dhe më në fund është pushkatuar nga komunistët. Shkak i prangosjes nga osmanët, ka qenë përkthimi i dy artikujve nga shtypi i Parisit. Ndërhyrjet e patriotëve bënë të mundur që dënimi kapital I “turqve të rinj” të kthehej në internim në Brusë të Turqisë. Falë ndërhyrjeve të miqve do shpëtonte edhe nga dënimi i italianëve që e degdisën në kampet e internimit. Po nuk do të ndodhte kështu me regjimin e Tiranës, së instaluar menjëherë pas Luftës.  Nosi u pushkatua te “Kodra e Priftit” në Tiranë. Jo rastësisht plumbat e asaj dite i morën jetën një katoliku, një ortodoksi dhe një myslimani.  Letra për Enverin: Shpëtoni Nosin

Nga të rrallët bashkëkohës që ka kontribuar sadopak për t’i shpëtuar jetën Lef Nosit, kujtojnë të afërmit, ka qenë një e huaj: Margaret Hasluck, etnografia dhe sociologia skoceze që qëndroi një kohë të gjatë në Elbasan dhe njihej si mikja e tij. E ardhur në vitin 1923 në Elbasan, ku bleu tokë e ndërtoi një shtëpi, Margaret Hasluck qëndroi aty deri më 1939. Gjatë kësaj periudhe eksploroi të gjitha viset shqiptare, veçanërisht zonat malore të Veriut. Për 13 vjet rendi nëpër zonat e skajshme të vendit e pasionuar pas folklorit dhe traditave të veçanta. Personalitetet e kohës, sikundër dhe miku i saj më i afërt, Lef Nosi, e kanë cilësuar si gjeografe, gjuhëtare, epigrafe, arkeologe, dijetare, etnologe e kulturës shqiptare. Margaret Hasluck në vitin 1932 botoi librin “Albanian – English Reader”. Në të përmblidheshin 16 histori folklori të përkthyera me dy gramatika dhe fjalorë. Në kujtimet e Margaret nënvizohet se “pa përkrahjen e Lef Nosit nuk do të mund të kishte nxjerrë në dritë shkrimet e saj”. Miqësia e tyre mbeti deri në fund e sinqertë dhe fisnike. Në vitin 1946, kur Nosi ishte në burg, i kryqëzuar si “Kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe e i shkroi një letër gjeneral kolonel Enver Hoxhës për t’i falur jetën Lef Nosit. Në të, ndër të tjera, në letër thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë. Me nderime të nalta, shkëlqes Margaret Hasluck d.v

Pra ky është kollosi Lef Nosi që Elbasani e ka në memorialin historik të tije.. e përshëndet çdo ditë, e nderon dhe ndjehet krenar për kontributin e tijë.. por pse “te vdekurit” Blushi dhe Shuteriqi duan ta rivrasin kollosin, mbasi i morën jetën , i morën pasurinë e kontributet e tijë dhe nuk munden ta fshijnë me pushtetin politik..  e pra vendi im po përballet me të” vdekurit” Blushi-Shuteriqi kundër kollosve të Shqiptarizmës deri sa këndej , letërsinë na e bëjnë gramafonët, politikën banditët, ekomonine mafia, mitomanët na mbahen për dijetarë, gramofonat për shkrimtarë, dhe televizionet i kemi plot me horra që mburrin veten e njëri tjetrin..Kollosët nuk vdesin, të “vdekurit” janë gjallë.

12 komente në “Kollosi Lef Nosi dhe “të vdekurit” Blushi-Shuteriqi”

  1. Lëmi Llukës says:

    Unë nuk e njoh këtë Ndregjonin por , ky qënka një kokë gdhë. Shumë injorant . Ky s’do të dijë për standartet e botës demokratike . Ky ka standartet e tij për të gjykuar kuislingët . E ç’të merresh me të tillët ?!
    Këto botime ulin gazetën. TEMËN !

    1. Agjenti 009 says:

      Po, “kollos” eshte,por si….TRADHETAR!!!

  2. drejt says:

    Se kuptoj se si TEMA,i publikon ketij injoranti, zhgaravinat qe shkruan.Kur shikoj nivelin e ketyre dallkaukeve te tipit Ndregjoni,qe mburen me injorancen e tyre shume dimensionale,duke kujtuar se, po te kesh qene i persekutuar automatikisht je i mencur dhe i kulturuar,i jap te drejte popullit qe voton Sali Berishen dhe ish komunistet 25 vjet rresht.Megjithese vete jam nga shtresa e te perndjekurve.
    Po ik mor kokrra e injorantit,bashke me nje tufe haivanesh si puna jote se na moret erzin.

  3. Gjergji says:

    O Ndregjooooon ,e para mos u kruaj me Blushin sepse sje i atije niveli , ta them une se je vite drite larg . Mos na kujto ne shqiptareve shqiptarizmin .Lef Nosiin e ka denu jo komunizmi por boshti Londer,Uashington ,Moske .Fjalet e tjera Jane fukarallek .

  4. Ylli says:

    Jeteshkrimi I Lef Nosit eshte I shkelqyer. Duke perjashtuar etiketimet per te dy palet qe nuk Jane argumenta per temen ngelin veprat dhe pavaresisht rrethanave historike qellimeve edhe fisnike te pjestareve te Regjences, veprimi ndihmoi okupatorin dhe nuk mund Ti vesh emer tjeter vecse tradheti. Edhe Kuislingu ne Norvegji, Peteni ne France nuk mund te thuash se I donin gjermanet, por kur vendoset per kombin zakonisht nuk ka rruge te lehta qe mund mendojme sot nga kjo distance kohore. Perfundim, per vepren deri ne vitin 1943 shume nderime, per ate be kohen e okupimit gjerman nuk mund te gjesh emer tjeter vecse kolaboracionist. P.S Jepi Cezarit ate qe I takon

  5. Partizani says:

    Per:
    Kelyshin NAZI-FASHIST,antishqiptarin Ndregjoni!
    Ne se nje femer,ne kohen e vajzerise cmohej per virtute te larta morale arsimore,kulturore,sportive,artistike,profesionale et,etj dhe me pas e mbyll jeten si PROSTITUTE,kurre nuk mund t’i vleresohen cilesite e saj ne vogeli,por do varrosdet e do mbahet mend si…PROSTITUTE!!!
    Sali Berisha,ish komunist ekstremist,mik i familjes se Enver Hoxhes,Hysni Kapos,Ramiz Alise,sekretar i PPSH-se per Spitalin Qendror te Tiranes etj ,SOT PAS 25 VJETESH VEPRIMTARI ANTIKOMBETARE SI TRADHETAR I KOMBIT DUKE FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE,DUKE I FALUR Greqise 360 km/2 siperfaqe detare te Shqiperise ne Detin Jon,ashtu si Ahmet Zogolli qe i FALI Shen Naumin Jugosllavise,kurre nuk mund te quhen PATRIOTE,por vetem TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTAR!
    Edhe Lef Nosi,vertet ka hedhur firmen ne Aktin e Pavaresise,por kjo nuk ishte ndonje sakrifice e madhe per ate,se PAVARESIA DO SHPALLEJ edhe pa firmen e tij dhe shume te tjereve se ashtu kishin vendosur FUQITE E MEDHA!!!
    Por TRADHETIA e tij filloi qysh ne pjesmarrjen e tij ne delegacionin e Qeverise se Vlores ne Konferencen e e LONDRES 1913,ku u diskutuan dhe u GRAGITEN trecereku i trojeve shqiptere te Camerise,Kosoves,Presheves,Malit te Zi,Maqedonise etj!
    Por as ky e as njeri tjeter nuk thane ASNJE FJALE KUNDER KETIJ VENDIMI KANIBAL!
    Per me teper ky Lefr Nosi e shtoi TRADHETINE e tij duke u vene ne sherbim te PUSHTUESVE NAZISTE,qe e caktuan ne REGJENCEN KUINSLINGE si maske e pushtimit gjakatar!
    Te gjithe shtetet europiane,komuniste apo KAPITALISTE,pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore,te gjithe ata qe bashkepunuan me PUSHTUESIT NAZI-FASHIST u PUSHKATUAN ose u denuan me BURGIM TE PERHERSHEM SI TRADHETARE!!!
    Denglat qe derdellit ky fashisti Ndregjoni jo vetem jane pa vlere,por shtojne bindjen se Shqiperia ka psatur shume ARMIQ brenda saj dhe Enver HOXHES i eshte dashur te LUFTOJE FORT,qe te mbroje SHTETIN E SOTEM SHQIPTAR NGA LAKMITE E FQINJEVE PER TE RREMBYER LLOKMA TE MEDHA NDAJ TIJ!!
    Ishte Enver Hoxha ky KOLLOS I VERTETE qe udhehoqi LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE,pjestare e KOALICIONIT FITUES BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN,qe ne KONFERENCEN E PAQES NE PARIS te vitit 1946,mbrojti si BURRE SHTETI TE DREJTAT E SHQIPERISE SI PALE FITUESE e L2B e jo si basdhkepuntore me NAZI-FASHISTET,sic pretendonin Greket!
    Po te ishte se shqiptaret nuk do te kishin organizuar LUFTEN CLIRIMTARE kunder pushtuesve,por do ishin bashkepuntore me ata sic vepruan ballisto-zogistet,se bashku me KRYE TRADHETARET LEF NOSI,MEHDI FRASHERI,Pater Anton Harapi etj ,sot Shqiperia NUK DO TE EKZISTONTE SI SHTET,por e gllaberuar nga greket dhe serbet!!!
    Dhe shqiptaret sot do flisnin te tere o greqisht,o serbisht!
    Kjo eshte TRADHETIA,o FASHISTI Ndregjoni dhe duhet te jesh ose i CMENDUR,ose ARMIK I SHQIPERISE qe tenton te mbrosh nje TRADHETAR TE URRYER TE Shqiperise!!!
    T’i kesh sherbyer PUSHTUESVE HITLERIANE ne SFEREN ME TE LARTE TE SUNDIMIT TE TYRE dhe te dalin sot,pas 70 vjetesh KAFSHE TE EGRA qe te mbrojne TRADHETIONE E TYRE,verteton me se miri DREJTESINE PREJ KRISTALI TE ENVER HOXHES!!
    Ju e urreni Enver Hoxhen,jo se i doni te miren e popullit shqiptar,por se jeni ARMIQ te Shqiperise!!!
    TURPI te MBULOFTE PER JETE,o nazist hitlerian!!!

    1. Psw says:

      Ja mjë insekt që pasi zhukat për një kohë të gjatë dhe nuk merret vesh nëse është mizë apo bletë, heq çdo mëdyshje kur në fund zgjedh ushqimin e tij të preferuar:Enverin = M.tin….
      Po mir ore qafir nuk mund ta mbyllje trajektoren tënde pa na predikuar “nektarin” tënd duke na mbushur mëndjen që ka aromë të mirë dhe është mjalt i ëmbël. Si të ta shpjegojmë kur je ulur mbi mut!!!

    2. Prtzn=KoqeKandari says:

      O Partizon, o koqe kandari! Shkruan sikur ke shpikur rroten. Prandaj nuk ecen perpara ai vend! Vazhdon numbero brigadat sulmuese te gjyshit, nese nuk je vete gjyshi.

  6. katarina says:

    o mero c’na i sjell keta injorante ne faqet e gazetes ..

  7. Albani says:

    mire mor ti partizan qe e demaskove “kolaboracionistin” sic te ka mesuar partia.. po cfare thua per letren e Mitrush Kutelit per Dhimo Shuteriqin qe ka grabitur vepren e Lef Nosit e te ndonje tjetri dhe e ka botuar si pune te vet? E pra Dhimo eshte daja i Ben Blushit.. cfare mendon per kete?

  8. Hanxhiu says:

    Ky Ndregjon-bytha, kërkon të mbulojë mutin me shurrë…!

  9. Mersin says:

    Perpos meritave, kuinslingu mbetet kuinsling. Te behesh pale me nazistet ne nje kohe qe ushtria naziste po merrte rrokopujen eshte edhe miopi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje