Katastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin e plazhit te Durrësit është një tragjedi e rëndë kombëtare.
Kur platforma nafte kanë shkaktuar një ndotje të tillë në botë lajmi ka marre dhenë nga mediat planetare dhe cështja është ndërkombëtarizuar.
Duhet shpallur katastrofë mjedisore kombëtare.
Dëmi mund të matet e vlerësohet me miliona euro ose dollarë.
Eshtë një Gërdec bregdetar.
Duhet të ndërhyjë ushtria për pastrim si edhe të mobilizohen të gjitha forcat e vendit që kanë mjete pastrimi për ta ruajtur dhe shpëtuar bregdetin turistik më të dendur të kombit.
Nuk është çështja vetëm e pejsazhit. Janë mijra familje që marrin ajrin e ndotur. Janë mijra biznese që janë dëmtuar nga prishja e imazhit dhe e kushteve të jetës të turistëve. Janë kushedi sesa tonelata peshqish dhe vezësh organizmash ujore ose larvash të dëmtuara. Nafta kancerogjene ka goditur për një kohë të gjatë pasurinë biologjike nënujore. është demtuar peshkimi. Po ashtu ndotja prek gjithë zinxhirin biologjik dhe penetron shtresat e rërës duke shkaktuar pasoja afatgjata. Jo vetëm peshqit, guacka, molusqesh, etj., por edhe zogjtë e shpendët rrezikohen rëndë. Guackat gjithashtu. Janë prona jonë e përbashkët që dikush i papërgjegjshëm na i ka cënuar rëndë dhe ndofta duke përfituar nga rregjimi i lëshuar i respektimit te standardeve të sigurisë dhe të mbrojtjes të mjedisit.
I gjithi zinxhiri i restoranteve që gatuajnë peshk do të dali me buzë të kuqe. Hajde dalloje tani se po ha peshk apo një sasi nafte të ngrirë, apo se kemi ne mundësi ta dallojmë origjinën nga vjen peshku !!!
Industria e kapjes, përpunimit dhe kulinaria e mbështetur te karkalecat, midhjet, oktapodet, etj., është shtrirë përdhé. Hajde gjeje nëse vijnë nga gjiri i Gërdurrësit apo nga gjetiu…
Cfarë të kemi bërë o Zot!
Për vite me radhë gjurmët e ndotjes do të transmetohen nga një gjeneracion te tjetri.
Mos e merrni lehtë, kur në gjirin e Meksikos plasi u bind dreqi…
Duhen mbledhur të gjitha OJQ e interesuara. Duhen kalkuluar të gjitha dëmet. Duhet thirrur ekspertiza ndërkombëtare.
Lëreni Komisionin e Venecias, shihni Gjyqin e Hagës!
Nëse nuk janë zbatuar kërkesat e standardeve të anijeve të ndryshme ose cisternave duhet që të nxirren përgjegjësitë.
Kërkohen dëmshpërblime të mëdha nga shkaktarët e tragjedisë.
Gjithë shteti, organet e e sigurisë, forcat e sigurisë kombëtare, operatorët që zotërojnë mjete duhet të ndërhyjnë.
Pasojat e katastrofës do të jenë disavjecare, qindra mijë vetë dhe mijra familje të prekura në zemër të jetës të tyre.
Na duhet një celulë krize, një celulë informimi, një alarm i tërë. Vëzhgimi i detit gjen gjurmën e rjedhjes të naftës, mund të ketë qenë aksident, por edhe i qëllimshëm.
Ne keto raste duhet te kerkohet ndihme nderkombetare,
dhe te kontrollohen fotot satelitore, qe mund te nxjerrin
me saktesi se kush e ka shkaktuar kete dem.
Cfare ben shteti shqiptar, qe eshte dhe nje anetare e NATO-s.
Te kishte ndodhur ne Itali, tashme do ishte gjetur shkaktari.
Ja thua po kujt ja thua oo Tano!
E rendesishme qe Ministri koketul i Ambientit mos te na jape doreheqjen pasi mjer ne dhe partija e tij qe do mbetemi pa nje drejtues kaq te afte !
Jo vetem tragjedi kombetare,por ky eshte nje terrorizem i vertete,i qellimshem,ndaj turizmit,plazhit te Durresit dhe mbare Shqiperise.Ende s’kam degjuar se keshtu ka ndodhe,dikund ne plazhet e bukura te Greqise,Italise,etj.Edhe trotuaret e Durresit jane si te Kandaharit.Ne rrugen kryesore te keti qyteti bregdetar,mu afer Hotelit te njohur “Adriatiku”,gjenden gropa te hapura dhe mbetje fekalje qe te zene frymen.Aty,prane ketyre gropave gjendet edhe nje foto e madhe e Kryetarit te Bashkise se ketij qyteti,z.Vangjeli.Ka shume vite qe ky qytet,mjerisht,qeveriset nga po te njejtit injorant dhe politikan, te kesaj natyre, qe vec zoti ka dite tia dhuroi.Mjaft me me injorimin e turizmit duresak dhe sa me shpejte te gjenden fajtoret e kesaj tragjedie kombetare,dhe dhunuesit terrorist te kesaj nditje te denohen maksimalisht.Kriminelet qe ndotin natyren duhet te zihen,ose doreheqje e tere Qeverise se paafte dhe mafioze.
Nuk e di si mund te jesh profesor ti. nese ky eshte niveli i arsyetimit tend shkencor, atehere eshte e vertet se duhet nje reforme e forte ne sistemin akademik-universitar, nje reforme e personalizuar. As te berberi nuk degjon arsytime te tilla kaq banale dhe lapalisiane. Populizem bajat, analfabet
Bravo Zoti Sorge !!!
Mir ja bere ktij sharla-tan profesori apo profesor sharla-tani.
Bravo z. Sorge
Bie daulli (lodra) për atë që ka veshë, shurdhëmemecëve nuk u bën asnjë përshtupje zhurma e lodrës. Derikur kështu????
o profesor kam nje pyetje: A e more mundimin te shkosh te pakten deri ne Durres e ta shofesh ndotjen me syte e tu apo e shkruajte artikullin nga ndonje kafene?