26 vjet më parë u shemb muri i Berlinit.
Jo thjeshtë një mur që ndante tragjikisht në dysh një kryeqytet botëror, si Berlini, por një mur që ndante një botë në dy pjesë, në njërën prej të cilave bënim pjesë edhe ne.
Një vit më pas ne shëmbëm një copë mur të Ambasadës gjermane, dhe kjo shënoi fillimin e arratisë sonë.
Pak muaj më vonë filloi “revoluconi” antikomunist. Në fakt në ishim të fundit që e “shëmbëm” komunizmin. Ose më skatë, komunizmi kishte rënë anëekënd Europës, edhe këtu, por këta tanët sikur na u lutën: Na jepni një dorë të ikim edhe ne… mesaduket ndaj dhe ata që morën flamurin e antikomunizmit ishin disa prej tyre.
Mesaduket, kjo duhet të jetë edhe aryseja se përse një regjim që nuk ishte përballur asnjëherë me asnjë protestë a revoltë, por vetëm me disidentë të vecantë dhe disidentë “radhësh qumështi”(nderim atyre që kanë vuajtur e vdekur nëpër burgje), iku pa gjakderdhje.
Mund të ketë mendime të ndryshme prej atyre që tundin medaljet e heronjve të shembjes së komunizmit, por nesje nuk është ky qëllimi i këtyre radhëve…
26 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe 25 vjet pas shembjes së murit të Ambsadës Gjermane, ne kemi ende një mur. Ky është muri i varfërisë.
Muri i prapambetjes ku ne jemi ende 25 vjet pasi komunizmi u dergua në muze.
Vërtet u hoqën vizat, por sërish shqiptarët nuk mund të udhëtojë lirisht si italianët, gjermanët, francezët, kroatët apo sllovenët. Ata ndalohen, verifikohen, kontrollohen dhe kthehen, nëse autoritetet mendojnë se po ikën për të kërkuar azil…
Sërish në Gjermani. Numri i azilantëve ka rënë muajt e fundit. Por kjo ka ndodhur sepse janë forcuar kontrollet në kufi, jo se shpiptarët nuk duan të ikin më.
Ne jemi po aq të pashpresë sa c’ishim në korrik 1990, dhe sërish të gatshëm të mësyjmë muret e ambasadave për të ikur nga vendi ynë.
Muri që na mban ndarë sot nga të tjerët duhet shembur nga ne.
Ky është muri që është ngritur nga politika e korruptuar, kriminale, që e ka ndarë popullin në 5 % që zotëron 95% të pasurisë dhe parasë, dhe 95% që zotëron 5% të pasurisë dhe parasë.
Këtë mur duhet ta shembim vetë ne, 95% -dëshi.
Respekte Mentor!
Ai mur ra vet,
por ne skipetrte shembem ca mure te tjere u vume kazmen edhe fabrikave,kombinateve etj.etj..
Tani hani….!
Me mire pyet TF se cfare muri duhet te shemet ne Shqip Akomo mendoni se ne Shqiperi ka komuniste si ne kohe te komunizmit edhe me pare dhe tani shqiptaret udhehiqen nga dhunusit e tyre ku u eshte bere pjese e jetes dhe veshtire te ndahen
Nuk shembet muri i varferise duke zgjedhur gjithnje te njejtet perfaqsues ne parlament dhe administrate, duke pasur nje gjykate tejet te koruptuar dhe nje edukate analfabete qe jeton me kultin e vjedhjes dhe frazes : “mire beri edhe une po te kisha mundesi ashtu do beja”.
Po nuk u be nje gjyq Norembergu ne Shqiperi, duke filluar nga sal shpellari, argita,lulka, zeni, ilir koklopa me te shoqen, fullani me te birin, kokdhima, ruli, e gjithe kryebashkiaket , pronaret e mediave, prokurore e gjykates se larte e te retheve…….dhe pas denimit tu sekuestrohen te pakten ato pasuri qe kane mbajtur ne Shqiperi, mbasi ato qe kane çuar jashte as nuk e mendoj)NDOSHTA mund te kemi nje fije shprese ne nje zhvillim ndryshe.
POR KJO ESHTE UTOPI.
Duhet te dali nje force e trete qe nuk ka lidhje as majtas as djathtas qe te ngjalli shpresen e humbur keta 25 vjet dhe njerezit do ta votojne; deri tani nuk ka patur asnje alternative tjeter.Ndarja e te ardhurave eshte bere ne ate menyre qe te shtohen sklleverit dhe te majmen shushunjat ne krye.
Muri shqiptar?
Muri që ndau Berlinin më dysh, ndau Shqipërinë në gjashtë pjesë. Anarkia nuk e ndihmon rënien e këtij muri që përkeqëson çdo plagë në trojet shqiptare, sidomos varfërinë. Kapitalizmi ndjek logjikën e tij. Mentor Kikia propozon në emër të 95 % të popullsisë të shembim murin e varfërisë, po si do të bëhet kjo nuk e thotë. Atij i vjen në ndihmë një komentues që propozon nevojën e një force të tretë. Parrullat u hodhën tani pritet të fillohet nga organizimi dhe realizimi i shembjes së murit të varfërisë. Ndryshe vetëm me fjalë merr emrin sharlatan. Tani ne jemi si gjithë bota, shoqëri me klasa dhe kemi mundësinë e shembjes së murit etnik shqiptar. Çdo aludim për devijim është gur në rrotat e kësaj lufte historike. “Fali o popull si ata që gabojnë pa dashje dhe ata që gabojnë me dashje!” Kasandra.