Nga Brizida Gjikondi
Një udhëheqës i mirë mund të impenjohet për të filluar një aksiomë ose debat në mënyrë të drejtëpërdrejtë por kujdesëshëm, duke ditur që në fund të kësaj aksiome, ai dhe krahu i kundërt duhet të jenë sa më pranë, duke bërë që të dy të dalin nga kjo histori më dinjitozë se në fillim. Po kur je fodull, i sipërfaqshëm dhe i painformuar, nuk e ke idenë e kësaj filozofie. Pak a shumë ky ishte këndvështrimi i Nelson Mandelës në raport me mëncurinë dhe qasjen e nje udhëheqësi. Por Shqipëria tashmë është një shtet që sundohet nga arroganca e padrejtësisë, arroganca e pabarazisë, hiles dhe mashtrimit. Eshtë një vënd që fodullëku shkon me Kalë, ndërkohë populli ecën me këmbë në tokë. Mënyra e të shprehurit të Kryeministrit shqiptar është skandaloze. Arroganca dhe fshehja e aksiomeve të tij diskriminuese mbrapa termave fodull, duke ndarë shqiptarët me thikën e cinizmit, ata/ai dhe ne, tregon thellë thellë se ai ka probleme të rënda jo vetëm në perceptim dhe njohjen e realitetit por edhe të psikozës, intelektit dhe nervit shqiptar. Kryeministri Ju flet shqiptarve sikur ka përballë një lukuni me eunukë, duke i trajtuar me batuta dhe shprehi sikur të ishte Drejtori i burgut, kundrejt të burgosurve. Jo më larg se 3 ditë më parë në një takim të organizuar për arsimin profesional, Kryeministri i shqiptarve, pasi kish bërë “të vdekur” shqiptarët me batuta poshtëruese por të lodhura si popull dembel, qylaxhi etj që prisnin Babagjyshin e Vitit të ri tju gjente punë..e bla bla.. i thotë Ambasadorit Gjerman se edhe gjermanët po të vinin vetëm për pak kohë në Shqipëri do bëheshin si shqiptarët…..!!!
Modestisht unë shkruesja e këtyre rrjeshtave përpiqem të lexoj përgjatë jetës time, se c’ndodh në dynjatë e tjera, por kurrë, kurrë nuk kam lexuar ose hasur një kryeshtetar kaq përcmues dhe fyes ndaj popullit të tij. Mund të ketë patur syresh që e kanë bërë me vepra, por të tillë komunikim rrallë kush mund të kish kurajo ta bënte.
Nuk Ju falet zoti Rama, për staturën e shtetarit që mbani, për shkollimin dhe formimin familjar, duhet të jeni më i kthjellët, dhe në rast se ju mungon kthjelltësia të paktën heshtni. Kam pakëz pyetje për Ju :
A mban përgjegjësi shteti i mëparshëm për degradimin, degjenerimin, anarkinë dhe antiligjshmërinë që sundon në Shqipëri ?!
A ka emra konkretë ish funksionarësh të lartë, tashmë miliarderë që ishin tutorët e këtij degradimi ?! Në rast se po, pse ju nuk merreni me ta, pse ju merreni dhe poshtroni pasojën, popullin shqiptar, pse nuk merreni me shkakun, apo keni frikë ?!
Po filozofia dhe struktura e emërimeve në hierarkinë e shtetit si bëhet aktualisht, me Babagjysh të Vitit të Ri apo me zvarritje lëpirëse teserash partish në xhep ?!
A keni Ju kthjelltësinë e shtetarit që të mendoni pse kanë ikur 200.000 shqiptarë nëpër Evropë dhe 200.000 të tjerë janë kandidatë për në USA, apo e kanë prapë ata fajin ?! Nuk ju duket ulëritës ky emigrim, cfarë kryeshqiptari jeni Ju ndërkohë ?!
Ska shqiptar që nuk do ligjshmërinë, funksionimin dhe zbatimin e ligjit, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm që vec kjo sjell prosperitet, mbarëvajtje, rehati dhe atdhedashuri reale, dhe të gjithë janë të gatshëm të ndihin që kjo të bëhet, por ndërkohë ju zoti Rama së pari duhet të merreni me hajdutët, kriminelët dhe vampirët me kostum të këtij vëndi, pastaj të keni sy e faqe e ti thoni përulësisht shqiptarve.. “ unë këta zuzarë i dënova” lutem, hajt ta bëjmë edhe një herë Shqipërinë nga e para, po zotrote kalin e ke shaluar mbrapsht. Nuk do mend e kalem që mos kupohet imuniteti i heshtur që i keni dhënë Ju gjakpirësve të këtij vëndi, epo amnisti pjesore nuk mund të ketë zoti Rama…sidomos kundrejt më “të fortit” më grabitqarit më partiakut, pa dallim ideje dhe tesere. Ju smund të vazhdoni ti tundni prangat të mjerit dhe bosit ti japësh mandat. Tashmë jam e bindur që Ju vetëm për tu bërë pak magazinier i shitët shpirtin dhe moralin e shtetarit shejtanit. Asnjë reformë ju nuk mund ta bëni dot, pasi vetë e keni ngjizur githëcka, Ju nuk dini se nuk doni. Nuk doni se keni frikë, një frikë të një njeriu të vogël që natyrshëm ka një fodullëk të madh ndaj atyre që dikur e besuan.
Me ka mbetur ne mendje nje thenije e Enver Hoxhes, mbasi eshte pyetur nga nje I huaj pse nuk e ndryshon kursin e politikes per popullin tuaj dhe ai ju pergjegj: po ta bej kete te dhithe shqiptaret do te largohen nga Shqiperija.Ishte nje gabim I madh I tij kjo pergjigje.Po tani qe ikin 200.000 mije cfare duhet te beje E. Rama? te mbyll kufijt.A e di ti moj qe shkruan te tilla brockulla kunder levizjes se lire te njerzve qe edhe ata qe e lavderonin kete levizje jane future ne ngerc.Do me thene se Z.Enver paska patur te drejte.
na trave capin me ket enverin. ik mer vlla ne kore te veriut se dhe atje nuk ka emigrim, boll vuajte ne shqiperi.
Nje BRAVO e madhe. Rama i ka zhgenjyer te gjithe te majtet qe e besuan. Ska patur faj se ai nuk eshte i majte. eshte anarkist
nje bravo te madhe per Brisiden
200 000 mije shqiptare qe kane aplikuar per llotarine amerikane perkthehet ne 1 000 000 banore sepse cdo aplikant e ka nje familje me 4 te aferm qe do i marri me vete.
Ke ndonje keshille me dhene se per pyetje jeni te gjithe njesha ju , jo se beni pyetje te mencura se 90% i keni pyetje idiote po pergjigje nuk dini te jepni ju .
Brisida I ke rradhitur per bukuri bemat e pushtetareve qe vijne e ikin sikur ta kishin me tapi kete Shqiperine e gjore. Sa shume po I ngjajne njeri tjetrit kryeministrat megalomane. S,thone kot Perendia te merr mente e pastaj te merr gjene. Sa poshtersi te vrasish SHPRESEN e nje populli te tere pa t,u dridhur fare qerpiku. I zente haku I njerzve te ndershem e te pafajshem. Zoti Vono po s,harro -thone tironcit.o
E ke qare…..bravo….
Me shpirt uroj qe qurraveci Rama ta kete lexuar kete artikull te mencur, te goditur dhe, e shkruar nga thellesia e shpirtit.
Diku kam komentuar ” o popull kur s’keni pulen do hani sorren”
Por, ky nuk eshte as sorre e as laraske … i pazoti te drejtoje kete komb te vuajtur, stervuajtur nga nje klase politike kafshe te thuash eshte pak…
Zonja Brisida, keni lexuar dhe shkruar zemren time qe, dhemb nga larg per vendin dhe kombin tone.
Sa shpresa kishim kur fitoi Edi shume shume shpresa….
Kur fitoi Edi Rama debatoja ketu ne mergim me nje djale nga 21 dhjetori..Isha shume entuziaste dhe me shume shpresa . Me tha ngadale se do t’ia degjosh zerin…eshte dhits asgje nuk do te beje ..
E mbrojta Edin me shume pasion por, e shoh qe ai vertet eshte ashtu si shume nga tirana ma kishin pershkruar dhe qe vdes per nje cike magazine….
PO leri denglat moj Briseida…nuk duhet te na vije keq, kur dikush naa i ve ne dukje te metat tona. E ç’tha Rama, me teper se te verteten??? Perse ne duhet te na vije keq nga e verteta, sado e hidhur qofte…??? Po ashtu jemi… Nje popull qe asnjehere nuk na ka pelqyer rregulli dhe ligji, pasi kemi patur kanunin… Dhe kjo dukuri duket edhe tani, kur kerkohet te zbatohet rregulli dhe ligji dhe neve nuk na pelqen…Te gjitha keto te ashtuquajtura protesta, behen vetem e vetem se kundershtojne te zbatojne rrregullat dhe ligjin…
O Brizida ti vjen nga nji familje e nomeklatures komuniste , ti vishje rroba te jashteme kur ne te tjeret skishim te hanim buk , por kishe nji problem , kur te ngrinte mesuesi gjeografise e te pyste te gjeje Gjermanine ne harte ti shkoje na Afrika ose Australia , sja kishe idene fare , mos shkoj pastaj te fizika , matematika apo letersia , ty hartimet ti benin te tjeret …kurse per histori e di vete ti si ishe ….tani na ke martuar cunin e Hekuran Isait , ministrit dore hekurt te diktatures qe mori situaten ne dore mbasi xhaxhi jot i dashur Enveri vrau Kadriun e Ficorin , cfare nuk beri Hekurani , i mori me rradhe gjith armiqte e popullit …nejse se kto skane shume rendesi , rendesi ka qe ti flet e shkruan po sja ke idene se cfare thua e cfare kerkon , shan kryeministrin edhe eforuizohesh te duket vetja intelektuale , pa ja pas idene se cfare thua edhe duke u entuzjazmuar nga ca injorante e kokeshkrete qe te vine nga mbrapa , …qetesohu zonje qetesohu e kthjellohu …megjithese ku kupton ti ..mendo ..ti kerkoje Gjermanine ne Afrike …pika cfare kenete e vertete eshte gazetaria e media Shqiptare ….pika mu ne koke …jeni bere sherbetore te tere …
Brisi eshte lidh me cunin e Hekrit kur kos ish ne burg, mashtro. Slini askund pa bere pis.
ti je koloni moj znj.
NJE BRAVO TE MADHE BRISIDES .
Bravo , te lumte ke shkruar te verteten dhe vetem te verteten .
Nese do te ishte shoqeria civile pak me e guzimshme dhe pak me e kthjellet dhe e orientuar e te ngrihej ne mbrojteve te integritetit te ketij kombi nuk do te ishim ketu por do te kishim kapercyer keto situata kaq negative qe na ndjekin ne cdo sitaute .
Shume pak kane guxim dhe thone te verteten prandaj i lumte Brisides .
Fajin e ka politika kushdo qofte ajo .
Rama ben AUTOGOL kur thote se edhe gjermanet po te vinin ne shqiperi do benin si shqiptaret.
dmth se gjithcka varet nga qeveria, dhe piktori qe Brezida i drejtohet me “zoti” nuk eshte aspak i tille por eshte nje anarkist “i djathte” qe erdhi ne pushtet duke manipuluar me shpresen e shqiptareve te dermuar te lodhur dhe te cveshur nga cdo e drejte ligjore.
Lehesat e rilindjes( jo vetem te saj) gjithmone e kane te shkruar ne balle qe jane te tille.Gjithmone kur u mungojne argumentat merren me biografira familjare dhe sharje personale “tip saleserb” . Ju e keni Enverin dhe luften e klasave ne bark dhe nuk shpetoni dot prej saj se jeni trutallasher qe ju perdorin pusht-etaret
ps. Brizida shkruan per Ramen…”ju nuk dini se nuk doni” une do thoja se ai “nuk do, se nuk di” Te drejtosh nje shtet ne buze gremine si u morr Shqiperia nga nje qeveri ku drejtonin cuba, tradhetare, hajdute blloqesh, duhej nje shqiptar qe jo vetem ta donte Shqiperine por te dinte si ta donte dhe te mos shantazhohej nga gjarperinj kenetash.
Pra mbasi “nuk di, edhe nuk do”
Te artikulosh te vertetat perveluese nuk eshte fodullek Brizida;eshte vlere e shtuar per shoqerine dhe mbarvajtjen e puneve dhe zgjidhjen e halleve tona te perbashketa.
Keshtu eshte kur ky artikulim behet nga cdo njeri ,bile me nje kosto personale per te,ne nje ambjent ku pelqehet dhe yshtet me shume dallaveri se PUNA.
Me vjen keq qe e ke humbur Yllin Polar,Brizid.
kujdes mos digjesh na tere ai pervelim dritherues
Keto te verteta qe artikuloka udheheqsi jone i ndritur i ka artikuluar ai e ne te gjithe qysh para se tja hypte kalit te pushtetit,e ne ate kale shqiptaret e hipen qe te bente ndryshimin qe mori persiper. Sot mbas gati tre vjetesh ne pushtet ai flet akoma sikur eshte ne opozit e nuk po i del perzot premtimeve te tij.Brizida me kete shkrim , besoj se ka evidentuar mendimet , pershtypjet e ndjenjat e pjeses me te madhe te shqiptareva perkete palo kryeministerqe na zuri deren duke na hedhur hi syve. Ndonje komentus me larte ben te njejtin gabim qe bejne shqiptaret , duke u mare me autorin ,e jo me idete apo opinionet qe ai shtron .Ky shkrim eshte vertet i arrire.
Kjo vajze eshte hileqare:shkruan per Ramen pa dhene ndinje alternative,por qr te duket.Ju gazetaret ose me sakte pronret tuaj jeni antikombetar sepse nuk ndihmoni progresin por degradimin. Jane bere mbi 2000000 aplikime nder vite per ne USA.Shkaku ? Pyet sirianet per duan te shkojne ne Gjermani e jo kund tjeter.
Jane zgjuar njerezit kudo ne mal e ne fushe e kudo ne bote…..dhe kerkojne me te miren dhe nuk duan te presin gjate. Por askund nuk nuk gjejne njerezit siç i tone fushe me lule….Ne keto 20 vjetet ne Shqiperi dhe eshte mbjellur jo vetem padrejtesia por eshte shkaterruar morali e kryeministri nuk kujdestar i klases se gazetareve dhe te besh nje shtepi psh duhet projekti,sigurimi i lejeve etj.i fondit etj.dhe zbatimi i projektit dhe pershtatja per banim…sa kohe duhet? E jo nje shtet te degraduar e ndertuar mbrapsht qe duhet korrigjuar….Jane te dokumentuar shkeles te ligjeve mbi 1,5 milion persona si ne ndertime pa leje,vjedhje uji e e energjie,prishje te prones shteterore e private,shkaterrimin i ushtrise e armatimit…po Ti zonje e ditur perse nuk flet per keto?