13 nëntori 2015 do të hyjë në librat e historisë. Eshtë një e premte e zezë, për Francën, për Europën, për Perëndimin. Sulmet terroriste – më saktë goditjet të koordinuara taktikisht perfekt në shehshe dhe vende të ndryshme në një ndër qytetet më të bukura të botës, në Paris – ishin një shpallje lufte e IS-it. Një shpallje lufte e xhihadizmit islamik ndaj nesh këtu në Europë. Ndaj mënyrës sonë të jetesës, ndaj konecptit tonë politk, human dhe shoqëror për lirinë. Kjo na trazon ne europianëve, që sot, një ditë më pas, e ndiejmë veten të lidhur vëllazërisht me Francën më fort se rrallëherë më parë. Kjo na prek ne, na deprimon ne, por edhe na mllefos ne. Mllef ndaj etjes brutale për të vrarë të IS-it, viktimë e të cilit ranë mbi 120 vetë, për të mos folur edhe për shumë të lënduarit dhe të plagosurit rëndë.
Goditja ishte një thikë në zemër të europianëve. Ajo ishte një thikë në konceptin tonë, se si ne duam të jetojmë. Terrori ishte një thikë vrastare kundër shtetit francez, që pavarësisht mundësive të reja të mëdha për mbikqyrjen e qytetarëve të vet nuk mundi të mbrohet. Sulmet vrasëse ishin njëkohësisht edhe një goditje kundër pejzazhit politik të Francës. Sepse një rrëshqitje, një devijim në pozicionet e vjetra radikale është i sigurtë. Franca do të mbyllet në vetvete, do të dojë të tërhiqet nga globalizimi. Fituesi politik nga ky tmerr i 13 nëntorit në Francë do të jetë Fronti Nacional. Ndërsa presidenti i pafat dhe i padëshiruar Francois Hollande është humbësi kryesor.
“E premtja e zezë” do ta ndryshojë Europën. Ndonëse askush nuk e di, nga vinin atentatorët e IS. E kishin ata prejardhjen nga banlieues? Nga periferitë e qyteteve franceze, ku prej kohësh janë krijuar shoqëritë paralele të të rinjve me prejardhje myslimane,që i kanë humbur rrënjët e tyre, atje ku – siҁ thuhet në një libër të shkrimtarit algjerian Sansal – “ka kohë që fjalën e kanë burrat me mjekër ” dhe ku është total refuzimi i mënyrës frnceze, asaj perëndimore të jetesës. Apo ata janë terroristë, që vinin nga Siria ose Iraku, apo të kthyer e madje atentatorë që janë paraqitur si refugjatë? Kjo do ta nxisë fort debatin europian dhe atë gjerman.
13 nëntori është një ditë e pafuqisë. Eshtë një ditë si një zhgjëndërr për francezët e europianët. Eshtë një ditë e dështimit, e mungesës së aftësisë për të vepruar e pa dyhim edhe një ditë e mllefit të pa orientuar. Por është edhe një ditë, në të cilën shoqëritë liberale të këtij kontinenti të vjetër duhet ta thonë me krenari: ne nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës. E po ashtu është edhe një ditë, në të cilën duhet të konstatohet me gjakftohtësi dhe në mënyrë racionale: kush do të luftojë shkaqet e arratisë, duhet të luftojë Asadin dhe IS-in. Shpallja e luftës nga IS-i nuk i le asnjë përgjigje tjetër Perëndimit, e jo vetëm atij.
kriminelet sapo kishin marre urdher ne jami,pas lutjes te se premtes………..allah uakbar!
Numerimi ka filluar mbrapsht…Civilizimet po shkojne drejt perplasjes fatale …Terrorizmi islamik si pjelle e pashmangshme e nje “besimi” okult ,te urrejtjes dhe erresires, ka marre revansh drejt fundit te vet…Por deri sa te kape fundin , do kete shume viktima te pafajshme dhe shume kombe do humbasin…Shqiptaret jane ne emergjence kombetare dhe historike qe te pozicionohen qarte dhe perfundimisht si europiane…Per ne nuk do te kete “here tjeter”, dhe koncepti “neser”, nuk do ekzistoje per ne dhe shume si ne…Te keqen e kemi brenda nesh, e cila eshte gati te na shperbeje dhe te na ktheje ne “ushqim” per “hijenat” qe presin te jargavitura…”Popuj, jini vigjilente”….Shqiptare, solidarizohuni me fatkeqesine boterore franceze…jini vigjilente ku vini kemben, denonconi helmin vellavrases qe perhapet nga objektet e kultit, …mbroni identitetin europian kudo qe te jeni…Vetem keshtu behemi pjese e mrekullise se mistershme te ZOTIT, i cili e do dhe e mbron nga djalli popullin e TIJ, deri ne fund te kesaj bote…