Qendra laike e Europës, që ka humbur kaq shumë përballë Islamit radikal

14 Nëntor 2015, 21:16Blog TEMA

Jon Henley

The Guardian

Disa muaj pas sulmeve terroriste të frymëzuar nga Shteti Islamik dhe al Kaeda, ndaj revistës satirike Charlie Hebdo, që lanë 17 të vrarë në Paris në muajin janar, Franca ka rënë viktimë e një tjetër mësymjeje xhihadiste me përmasa edhe më të tmerrshme.

Sipas shumicës së vlerësimeve, Franca ka humbur më shumë njerëz prej islamit radikal, se sa çdo vend tjetër në Europë: një raport i Senatit francez në prill konkludonte se të paktën 1430 vetë, nga më shumë se 3000 xhihadistë të njohur europianë që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in, kanë qenë francezë.

Agjencia e lajmeve AFP raportonte në fillim të këtij viti se shërbimet e fshehtë francezë po monitoronin edhe 1570 persona të tjerë, që autoritetet besonin se kanë një farë lidhjeje me rrjete siriane, ndërkohë që më shumë se 7000 të tjerë konsideroheshin në rrezik për t’i hyrë të njëjtës rrugë.

Presidenti francez, Hollande tha të premten në mbrëmje: “Ne e dimë se nga vijnë këta sulme”, pa i vënë emrin ndonjë grupi të caktuar. “Në të vërtetë ka arsye të forta për të qenë të frikësuar”.

Më shumë se 150 francezë të radikalizuar po kryejnë aktualisht dënim me burg në Francë. Por më shumë alarmues, për shërbimet e sigurisë në vend, është fakti se të paktën 200 xhihadistë francezë, që kanë kaluar kohë në territoret e mbajtur nga ISIS, besohet se janë rikthyer në vend.

Grupi prej katër personash, përgjegjës për sulmet ndaj zyrës së Charlie Hebdo dhe një supermarket në qendër të Parisit  kishte lidhje me ISIS, përmes Amedy Coulibaly, i cili mendohet të ketë qenë truri i atentateve dhe pretendonte se “luftonte për Shtetin Islamik”; një tjetër prej atentatorëve mendohet se kishte marrë pjesë në stërvitje në kampe të al Kaedës në Jemen.

Në fillim të këtij viti, një raport i Qendrës Ndërkombëtare të King’s College për Studimin e Radikalizimit dhe Dhunës Politike thoshte se vetëm Arabia Saudite, Tunizia, Rusia dhe Jordania kishin më shumë nënshtetas që luftonin për ISIS, se sa Franca; në atë kohë kishte pothuaj dy herë më shumë radikalë francezë, se sa luftëtarë gjermanë dhe britanikë.

Pavarësisht një numri fushatash antiradikalizim nga autoritetet franceze, qeveria ka qenë e paaftë të pengojë shifra të konsiderueshme të pjesëtarëve të komunitetit mysliman në vend – që përbëjnë 7.5% të popullsisë – që të shkojnë drejt radikalizmit të dhunshëm dhe xhihadit.

Pakënaqësia e të rinjve, pjesë e një komuniteti të disavantazhuar dhe të diskriminuar shpesh në arsim, punësim dhe strehim, është nxitur më shumë prej masave kryesisht simbolike, që ata ndiejnë se janë marrë kundër Islamit, nën traditën e fortë laike të Francës, siç ishte përshembull ndalimi i mbulimit të plotë të fytyrës në publik. /Bota.al

7 komente në “Qendra laike e Europës, që ka humbur kaq shumë përballë Islamit radikal”

  1. tfgs1 says:

    Franca qahet per 7,5% muslims te popullsise,po une i mjeri qe kam nje vend me 90% sunite…………!!!??? Zoti na rujt……..

    1. Gigi says:

      Mos u beje me i trash se sa je !!

      Kjo qe ndodhi mbreme eshte pjell e barbaris suaj. Eshte nje makineri e instaluar nga ju ? Ku ne brigjet e greqis dhe italis vdesin me qindra e mijera femije sirian ..ju bastard ferkoni duart dhe thoni shyqyr qe nuk e kaluan kufirin se na zyne deren . Dhe mos e permend fene muslimane ti zvarranik qe qelb era mut. Keta byrazeret e ty francez jan kombi me rracist ne bote dhe jo me kote eshte sulmuar 2 here brenda 1 viti.

      1. Gregor says:

        O ti Yp Xhixhi
        Une duroj me mire pordhet e Turkofagosit se sa terrorizmin tend prej akinxhiu. O derr me zile qe solidarozohesh me barbaret. Greket nuk dergojne terrorista ne Tirane. Une nuk i shoh dot por detyrohem t’i respektoj per aresye te kultures se lashte qe trashegojne. Jam rritur duke lexuar historite e perendive te Olimpit dhe heronjve te Elladhes. Me qindra mijera shqipetare pumuan dhe vazhdojne te jetojne ne Greqi.
        Ndersa nga kafshet e Turqise dhe Arabise kemi peshqesh kete injorance fetare qe karakterizon tere Shqiperine e mesme si Kavajen, Durresin, Elbasanin, dhe rrethinat e Tiranes, se bashku me rrethe te tjera dhe nje pjese te madhe te Kosoves dhe pjeses shqipetare te Maqedpnise. Pushtimi turk i ka kthyer ne turkoshake dhe kane harruar fene e te pareve te tyre.
        Kam respekt per mysimanet e moderuar qe distancohen nga terrorizmi dhe fanatizmi, por ne Shqiperi nuk ka vend per derra si ty.

    2. Lelegu says:

      Ato 90% i ke ne koken tende prej turku ortodox…

      Po te pakten, o jevg, e pranon vete qe je i mjere….Kur do e pranosh qe je dhe i tredhur……??

  2. duno says:

    Po te kishte SHqiperia jo 90% por vetem 5% sunite ekstremist ti pillrob tfgs1 nuk do kishe kohe te komentoje ketu se do ti beje fresk atyre nderkohe qe te qinin nenen , motren e gruan ,e ne fund edhe ty vete . Falndero zotin qe shqiperia dhe shqiptaret nuk jane ashtu sic i mendon ti ne mendjen tende te pjerdhur

  3. undefined says:

    Ankohu ke pidhi kurves qe tka qit

  4. r.th. says:

    Unë i njoh ndihmësit e terroristëve

    E sidomos ndihmësit shqiptarë të këtyre terroristëve fanatikë. Ndaj këtu nuk do t’ju tregoj për ata të huaj, si Xhorxh Bushi me shokë, apo Taip Erdogani me kompaninë e tij, të cilët janë tashmë të njohur në këtë arenë ndihmësish të terrorizmit fanatik mysliman, por do ju tregoj për ata shqiptarë, e më saktë për disa prej tyre, pasi të tjerët, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, apo Lul Basha, ju i njihni vetë si ndihmësit mondanë të këtij terrorizmi. Këta të tjerë, që dua t’ju tregoj, janë kryesuesit e medias shqiptare, si Arturo Zheji, Mero Baze, Hysenbelliu, etj-etj., thuajse të gjithë drejtuesit e medias shqiptare, të cilët kanë boll në dorë të tyre këtë makineri manipulimi, me emrin media.
    (Më lejoni të bëj një parantezë të shkurtër, para se t’ju sjell faktet, që mos të kujtojë ndonjë lexues, se unë e kam inatin me këta tipa! Aspak, i dashur lexues, unë nuk e urrej fare Mero Bazen, bie fjala, pasi është një njeri që ngre në gazetën e “tij” probleme nga më të ndryshme të shoqërisë, dhe jep mendime të vlefshme. Biles më ka botuar rallë edhe ndonjë shkrim, gjë për të cilën duhet t’ia di për faleminderit. Po ashtu, megjithë servilizmin që Artur Zheji prezanton her pas here ndaj superstrukturës shtetërore dhe qeveriare, ai sërish jep edhe mendime të vlefshme, gjë që unë e çmoj. Të tjerët drejtues mediatik unë nuk i njoh thuajse fare, as me emër, kështu që nuk kam si të kem ndonjë gjë personale. Por megjithë këtë, unë nuk mund të mbyll sytë para fakteve, që këta persona janë ndihmës të terrorizmit fanatik mysliman të kohës. Dhe ja përse!)
    Gjithkush e di se në mijvjeçarët e kaluar njeriu mbizotëroi mbi njeriun kryesisht me anë të fesë, pra dokrinave fetare, të cilat ai i shpiku nga nevoja, prej kokës së tij. Në ato struktura mbretërimi me bazë fetare, luftrat dhe gjakderdhjet kishin siparin e tyre në rend të ditës. Këto struktura sundimi me baza fetare në shoqëri, (ato të kultit të diellit, të hënës, të dheut, krishtërimi, myslimanizmi, etj.) u përmbysën për t’ua lënë vendin atyre me baza nacionale, struktura këto të cilat vazhdojnë ende, por që dhe këto po marrin plasaritjet e para, ndaj duket rrymat fetare të jug-lindjes, -ku nacionalizmi nuk ka zenë akoma rrënjë mirë, si në pjesën tjetër të botës-, po rikthehen edhe një herë me forcat e tyre të fundit. Në këtë situatë, do të mjaftonte të niste kudo hapur një diskutim mbi fetë; në shkolla, në institucione të ndryshme jo shtetërore dhe gjysëm-shtetërore, në media dhe publik. Ky diskutim i hapur kudo duhet ta përmblidhte fenë në të gjitha aspektet e saj, në të gjitha rrezatimet dhe të fshehtat e saj. Kështu të diskutohej roli i saj në histori, prejardhja e saj, lidhja e saj me besimin e njeriut në forca dhe një forcë të mbinatyrshme në Natyrë/ Univers, ndikimi dhe roli i njeriut tek feja, përfshi lindjen e saj në të gjitha rrymat që ajo është prezantuar deri më sot, e sa e sa tema të ndryshme në lidhje me fenë, ku këta terroristë të sotëm bazohen jo pak në aktet e tyre terroriste. Duke nisur një debat i hapur mbi fenë, unë mendoj se do të dallohej krijimi dhe përdorimi i saj nga njeriu për sundimin e njeriut. Duke u diskutuar gjithshka hapur mbi fenë, njeriu do të dallonte se sa një Fuqi e mbinatyrshme, (me emrin Zot, Perëndi, Allah, Dio, Bozhe, etj.), i ka dhënë ose nuk i ka dhënë njeriut Biblën dhe Kuranin, apo dhe libra të tjerë. Nëpërmjet kësaj rrahje të hapur mendimesh mbi fenë, njeriu do të dallojë së fundi se sa ai duhet ta kërkojë këtë Fuqi të mbinatyrshme tek këto libra fetarë, apo në aspekte të tjera të Natyrës dhe Gjithësisë.
    Vetë fetarët dhe njerzit besimtarë me orientim në njërën apo tjetrën fe, i nisin shpesh me gëzim të tilla diskutime. Nuk ju gënjej po t’ju them, se unë kam bërë gjatë jetës time me qindra diskutime mbi fetë, mbi librat fetarë, mbi besimin, mbi Zotin, Allahun, dreqin dhe shejtanin, pikërisht me këta njerëz fetarë. Ata nuk janë kundra diskutimit. Besoj se ju jeni dëshmitarë të këtyre diskutimeve me tema fetare, pasi çdo kush ka bërë –në mos qindra– të paktën disa prej tyre me njerëz fetarë. Atëhere: përse nuk fillohet një diskutim i hapur mbi fetë dhe librat fetarë? Diskutime të tilla nuk janë të ndaluara, biles ndodhin përditë. Mirpo, përse këto nuk fillojnë masivisht në publik, është pyetja!
    Dhe promovuesi më i parë i çdo diskutimi të hapur është media. Atëhere, përse media nuk e fillon një diskutim të tillë? Ajo merr patjetër me qindra dhe mijra letra nga njerëz të ndryshëm për këto tema fetare, mirpo ajo (gazetat dhe TV-ja më parë), janë të vendosura të heshtin në këtë drejtim(?)! Ato e dinë, se një diskutim i tillë ua ul vlerën feve të ndryshme. Ajo e din se një diskutim i hapur ua nxjerr lakrat në shesh të gjitha feve. Ajo e ka të qartë se me një debat të tillë, fundi i feve të ndryshme afron më shpejt, me këtë edhe ana fanatike e tyre dhe terrorizmi më parë.
    A ka interes media të ndikojë në këtë formë kaq të butë për dhënien e shqelmit të fundit feve dhe fanatizmit të saj? Jo, ajo nuk ka interes, për dy arsye!
    E para, pa fërkime dhe nxehje të tilla në shoqëri, ajo nuk ka me ç’të merret, kështu edhe nuk do të shitet, çfarë do të thotë mbetje pa bukë e familjeve të njerëzve që punojnë nëpër media. E dyta, edhe padroni që e mban atë me bukë (para), është kapitali i madh me shërbëtorët e tij, qeveritarët e ndryshëm, i cili ka nevojë për shkatërrime të her pas hershme, për të investuar dhe futur njerzit në punë, që këta të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë për revolta sociale.
    Në rastin e fanatikve myslimanë, ka dhe një arsye të tretë, kështu siç thotë llafi i urtë, tre janë të mirat, që kjo fe me një dogmë të thatë të vazhdojë jetën e saj, kështu bota mbarë dhe ne të gjithë, të kemi me se të merremi, të kemi një armik të lig, i cili i jep kuptim jetës tonë kaq të mirë, kështu dhe bota e zhvilluar kristiane nuk i jep shkas vetes të përplaset, gjë e cila mund të sillte një shkatërrim më të madh të vendeve kristiane.
    Nuk po llogaris këtu edhe dhjetra arsye të tjera, si zhvillimi teknik nëpërmjet konflikteve, dominimi i shumë vendeve nëpërmjet këtyre konflikteve, matja e forcave të të mëdhenjve në vende të tilla me terrorizëm islamik, përdorimi i këtyre vendeve për interesa të grupimeve të ndryshme, si atij perëndimor antlatik dhe atij lindor rus, etj. arsye.
    Ndaj, në Albanistan, ndihmësit kryesorë të terrorizmit të tanishëm islamik janë këta drejtues mediash shqiptare, që ju përmenda më lart, dhe me koshiencë të plotë në këtë mision. Për këtë unë nuk i kam inat drejtuesit e këtyre mediave shqiptare, por unë i dua të vërtetat dhe këto i ndaj me kënaqsi tek të gjithë. Ndaj dhe ju tregova ndihmësit shqiptarë të terrorizmit të sotëm islamik, Zhejat dhe Bazet me kompanitë e “tyre” mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje