Kosova, “poligon” i ISIS-it

16 Nëntor 2015, 16:17Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Është krejt e natyrshme që pas pamjeve të tmerrshme të sulmeve në Paris, qytetarët e Kosovës, shtetit që ka një numër jo të vogël pjesëmarrësish në Siri dhe Irak, të pyesin se a ka rrezik për sulme terroriste të papritura edhe në Kosovë?

Pyetja është legjitime, duke marrë parasysh faktin që së paku 300 kosovarë i janë bashkuar “Shtetit Islamik” dhe degëve të tij në Lindje të Mesme. Rekrutimi i dhjetëra familjeve me gra e fëmijë dhe vajza të reja, që tashmë janë pjesë e ISIS-it, në forma të ndryshme nuk është ndalur.

Përmes Aeroportit të Prishtinës dhe kufirit të Maqedonisë, të rinjtë nga Kosova po rekrutohen, edhe pse në heshtje. S’ka disa javë që një vajzë 27-vjeçare nga rrethi i Gjilanit, e vetme ka marrë rrugën drejt ISIS-it. Për arsyet e rekrutimit të kosovarëve është diskutuar shumë herë dhe është dëshmuar se nuk është varfëria më shtytësja kryesore, por është ideologjia, ajo që është shtrirë tash sa vjet me intensitet të madh nëpër Kosovë.

Me komoditet, mbështetësit e ISIS-it që jetojnë brenda Kosovës, nuk e fshehën gëzimin për sulmet terroriste në Paris, madje shfrytëzuan rrjetet sociale që të përcjellin urime për ta… “Ju lumtë, o luana, allahu ju shpërbleftë”, kishte shkruar E.T.

Por ky fenomen nuk është lajm i ri për Kosovën, para disa vjetësh ende pa dalë ISIS-i, janë rrahur imamë e teologë që kanë dalë kundër ekstremizmit, janë kërcënuar gazetarë, janë prishur varreza, derisa haptazi nisën të bëjnë thirrje për të shkuar në Siri dhe Irak.

Pra elemente që të shqetësojnë për ndonjë veprim të mundshëm terrorist në Kosovë ka mjaft. Sepse mbështetësit e “Shtetit Islamik”, jo vetëm fizikë, por edhe ata virtualë, gjenden me bollëk në mesin tonë.

Shpëlarja e trurit nuk është bërë brenda natës. Me shumë strategji është vepruar, me vite të tëra, dhe sot të tillët që fshihen nën petkun e “Islamit të vërtetë” janë nëpër xhami, institucione, shkolla, universitete, FSK, Polici, media… Antiamerikanët dhe antiperëndimorët janë në rritje e në mesin e tyre gjithmonë ka potencial për të luftuar në “Tokën e Shamit”- Siri.

Por, sa janë gjasat që aktualisht dikush të vrasë pa mëshirë banorët e Kosovës me akte të ngjashme terroriste sikurse në Paris?

Tash për tash them se jo. Dhe, jo për shkak se këta tanët janë më pak të rrezikshëm se terroristët që kryen aktin në Paris, por për shkak se “Shteti Islamik” ka strategji dhe vizion. E pse u duhet të kryejnë akt terrorist atyre në Kosovë?

Në një vend i cili në nivel evropian është i katërti me pjesëmarrës në organizatën e tyre, rekrutim të vazhdueshëm, dhe me jo pak udhëheqës të “Shtetit Islamik” që janë nga Kosova, sikurse Lavdrim Muhaxheri.

Kë i duhet ta frikësojë ISIS-i në Kosovë, apo kujt i duhet t’i përçojë mesazh, kur çdo ditë e më pak flitet për ekstremizmin fetar, ku i gjithë diskursi po orientohet nga “mediat islamofobe”, ku organizatat që po merren me deradikalizëm po ia lënë fajin shoqërisë pse kanë ikur në Siri dhe Irak qindra kosovarë?

Derisa Kosova vazhdon të mbetet ambient perfekt për rekrutim dhe korridor i lehtë i depërtimit, përmes saj, në Evropë, s’ka pse dikush t’ia ketë frikën ISIS-it. “Shteti Islamik” në Kosovë është duke rekrutuar, jo fëmijë e nipa të prindërve emigrantë, sikurse në Evropë, por gjeneratë të re me prindër sekularë vendas, që fenë nuk e kanë pasur deri dje pjesë të identitetit.

Kosova nuk rrezikohet nga sulmet terroriste, pasi vendi ynë është tregim suksesi për organizata radikale islamike që kanë bindur një numër të konsiderueshëm të kosovarëve të luftojnë për interesa të ideologjive të tyre, rekrutim ky që nuk është ndalur dhe që në heshtje mbështetja e ideologjisë antiperëndimore është në shtrirje. Prishtina me kafenetë e saj përplot të rinj nuk është pasqyrë reale, mjafton të lëvizësh nëpër skaje për të parë realitetin.

Pse duhet ISIS-i të kryejë sulm në Kosovë e të irritojë mbështetësit e tyre, kur organizatat vendore e ndërkombëtare, që kryesisht me financa të Arabisë Saudite dhe Turqisë, kanë arritur të bindin kaq shumë kosovarë të heqin dorë nga prejardhja e tyre shqiptare, të ndryshojnë emrat nga ata shqiptarë në Abusara…?

Sheikët e Arabisë Saudite apo organizatat shtetërore e joqeveritare të Lindjes momentalisht janë të kënaqura me kosovarët që heqin dorë nga interesant properëndimore për të kërkuar shtrirjen e ideologjisë fetare të tyre, deri në ndryshimin e Kushtetutës nga laik në islamik.

Derisa Kosova vazhdon të jetë “poligon” i “Shtetit Islamik”, me gatishmëri të djemve e vajzave të reja t’u bashkëngjiten luftërave në Siri dhe Irak, s’ka, tash për tash, ISIS-i arsye të na sulmojë!

10 komente në “Kosova, “poligon” i ISIS-it”

  1. enter''" says:

    Ndertoni murin e madh midis Kosoves dhe Shqiperise, keshtu shpeton Shqiperia dhe Europa.

    1. Liburn-ks says:

      Kjo lopa pasi ka deshtu si gazetare del me deklarata bombastike per me terheq vemendje. Gazetare me analfabete se kjo nuk ka ne trojet shqiptare. Kjo nuk ka aftesi ase edhe nje mendim me artikulu. E kan fute si gazetare ata pronarte se je regjin dhipin.

      1. Jeronim de Rada says:

        Komenti yt tregon se je nje njeri pa edukate…

  2. faikonica says:

    Xharra,Lama etj na bajne krenare!Shembuj te nje gazetarie kurrajoze,jo si Fevzot,Zhejit e soj e sorollopi i tyre..qe femijte e tyre do kene.Cohuni islamista e gjujini me gur ne emer te fese se paqes

  3. shqiptar says:

    shume loje e ndrye kjo sepse radikalizmi ne kosove financohet nga shtete kristiane ky kryesori eshte serbia dhe rusia

    cudi shtete si serbia rusia dhe greqia e perdorin fene ortodokse per politike si mundet qe njerez besojne te krishti dhe i thone vetes njerez te zotit japin million euro per radikalizmin ne kosove

    rusia ska goje te flase per radikalizem spese ajo e finacon ate biles edhe armet i kane te gjitha made in russia qe fitojne lek nga kjo gje

    1. Epiriíiiiiiii says:

      Ore Shqiptar Budallenj……… Per cdo Frustrim, Dështim tuajin e Tonin na e kane Fajin te Tjeret. Po Ne valle nuk kemi Faj Fare….. Ekszremistet financohen nga Kristanet thote 1 gomar më siper. Lërini Dënglat po Arrestojini menjehere gjith ata Imam leshqushka ekstremiste, mbyllini gjirh ato Xhami qe predikojne Xhihadin dhe Sharinë. Kundershtojini me cdo mjet perhapjen e myslimanizmit ekstrem, se po vazhdoj gjate keshtu do Detyrohemi tua mbyllim gjitha Xhamite dhe tju kthejme ne Identitet me dhunë ashtu si beri turku

  4. Per te dyja motrat XHARA kam shume rrespekt ,
    sepse jane gazetare te verteta . BRRAVO Albana

  5. Beno says:

    Eh mor vlla Serbi ishte adapi per kto te pabeset kosovar.nato dhe Amerika u fut ne kosov se ktyre ju qinte kurven serbi. Mir tha Ai parafolsi duhet mur ne kufi me kosoven se na infektun Islamiket

  6. Lili says:

    Keni lexuar nje shkrim te tille nga nje gazetat belge kur duhet qe belgika ka kontigentin ma te madhe me isis-in?
    Jo
    Mundoheni te kuptoni pse jo!

  7. Drenicak says:

    Arbana te lumt pena!
    Une edhe ose nuk jetoj ne Kosove prap dy her ne vit e vizitoj dhe kur shkoj ne Drenice te Hasan Prishtines te Shote Galices te Azem Bejtes te Adem Jasharit dhe takohem me pasardhes te tyre qe jane ber 100% terrorist islamist une shokohem .
    Me besoni ksaj vere kam dal ne ballkon dhe kame qajt si fmi kur ne qytet pash mbi 2000 veta duke frekuentu xhamin e poshtrimit kombtar.
    Ne Kosove ma ska shqiptar !!!!!
    Jame krenar qe nuk jetoj ne ate rreth budallesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje