Gjithnjë është përfolur e diskutuar që lufta e tretë botërore do të jetë pikërisht ajo e fesë! Asnjëherë nuk kam qenë dakord me këtë gjetje qysh kur e kam dëgjuar për herë të parë. Nuk arrija, edhe duke u munduar, të bëja lidhjen midis luftës dhe fesë, më ngjante në çdo formë një togfjalësh i sajuar keq. Përpiqesha t’i jepja një kuptim duke e menduar në mendjen time si “lufta e fesë”, “fe që sjell luftë”, “luftë prej fesë”, por përsëri nuk bija dakord me të. Diçka më përplasej në brendësi brenda këtyre termave kaq diametralisht të kundërt me njeri-tjetrin që sajoheshin të qëndronin krah më krah dhe nocioni shkërmoqej pa marrë ende formë e jetë. Trishtohesha sa herë që doja t’i jepja një kuptim. Përpiqesha që sa më shumë kuptim t’i jepja aq më shumë të ngatërrohesha, në mënyrë të tillë që kurrë këto dy fjalë të mos qëndronin pranë e pranë, por nuk ia dilja mbanë mjaftueshëm, sepse gjithnjë e më shumë filloi të përdorej kudo, duke u përhapur kështu si një oshëtime që të mbetet fort në skutat e errëta të memories.
Deshtova! Tashmë edhe në kokën time ky togfjalësh “Lufta e Fesë” nisi të zinte vend! Diku dënonin në emër të Zotit, diku gjykonin në emër të Zotit, diku paragjykonin në emër të Zotit, diku flisnin në emër të Zotit e diku vrisnin në emër të Zotit! E trishtë të mendosh se si popujt, vetë krijesat e Zotit, bijtë e fesë, të dilnin kundra njeri-tjetrit për të njëjtën ”ide” të shprehur ndryshe! Të ishte ky vallë fundi i botës, apo vallë veç fillimi i një bote “të re”?! A jemi ne vetë që e shtyjmë luftën drejt fesë, e fenë drejt luftës?
Librat e shenjtë kanë qënë gjithnjë udhërrëfyesi i njerëzimit drejt paqes dhe këta udhërrëfyes kanë qënë drita që depërtonte çdo errësirë. Por sot, në emër të kësaj drite po merren jetët e njerëzve të pafajshëm. Është kaq absurde që t’ia atribuojmë luftën pikërisht fesë kur feja predikon paqen dhe harmoninë mes njerëzve. Nuk mendoj se Lufta e Tretë Botërore do të jetë ajo e fesë, lufta e vërtetë është ajo e terrorit dhe e pamundësisë për ta ndalur atë!
Nuk duhet të ketë në koncept një term “Luftë” në Shekullin XXI. Të tërë ata që e venë më në pah këtë aspekt janë pikërisht ata të cilët në emër të kësaj “lufte imagjinare”, se e fesë nuk mund të jetë assesi, hapin plagë e arrijnë qëllime të ndryshme nga ku rrënjët nuk janë aspak në Islam, apo gjetkë, por janë të lidhura me korrupsionin, mafien, grabitjen, dhunimin e të drejtave të njeriut, shkeljes së dinjitetit njerëzor, paragjykimit etj.
Terrorizmi nuk është as jugor as verior, as i majtë e as i djathtë, as i bardhë e as me ngjyrë, as mysliman, as katolik e as budist! Ai është i paformë, i pafè, por shumë i rrezikshëm, njësoj si një virus i cili nëse nuk parandalohet sjell vdekje! Mbase dikur jo, por sot, më e bindur se kurrë, jam kundra asaj thënies që shpesh herë si alibi e përdorim “lufta sjell paqe”. Jo, lufta sjell vdekje, dëshpërim, dhimbje, urrejtje dhe vdekja është e njëjtë si në skajin me të varfër të globit ashtu dhe në skajin më të pasur të tij!
Nuk mund dhe nuk duhet të pretendojmë se duke vrarë, do të shpëtojmë jetë njerëzish! Nuk është zgjidhja të goditet një popull i tërë për hir të disa terroristëve të pafè! Boll u vetëgënjyem me “luftën e fesë” sepse nuk ka një të tillë, është çdo gjë në mendjet tona tashmë si një ideologji por që duhet të marrë fund sa me parë. Lajmet e hidhura që dëgjojmë çdo ditë me bombardime njerëzish të pafajshëm nuk mund të përtypen më. Dhuna gjeneron dhunëe, vdekja gjeneron vdekje, terrori gjeneron terror ndaj ajo me të cilën nuk duhet kurrë të gjejmë paqe është lufta me motiv “paqen”!
Zoti na bekoftë…
ok!shume dakort.
desha vetem te evidencoj se lufta sot ashtu si dikur behet vetem per
pushtet,m.q.s pushteti modern eshte pushtet financiar,atehere mund te kuptojme qe lufta behet vec per para.
edhe ato kamikaze qe kryejne keto akte barbare ne fund te fundit i bejne kundrejt nje pagese o shperblimi per familien e tyre.
edhe ato vende qe destabilizojne rajone te tera me preteksin se eksportojne demokrazine,nuk bejne gje tjeter vecse vene dore mbi pasurite e ketyre vendeve,perndryshe nuk shpjegohet fakti pse nuk eksportojne demokracine ne vende te tjera te varfra te Afrikes,Azise apo te Amerikes.
termi “lufte fetare” perdoret nga keta zoteri te luftes sepse eshte nje argument teper i ndjeshen.feja eshte shume personale per cdo njeri,dhe cdo njeri nuk lejon ti prekesh fene e vet.
luajne me ne keto qelbesira qe duan te komandojne boten duke na vene kunder njeri tjetrit.
o njerez besoni ne zotin tuaj e mos degjoni luftenxitesit.
Interesant………
https://www.youtube.com/watch?v=PzusSqcotDw
Reza Aslan Slams Bill Maher for Facile Arguments’ About Muslim Violence
Bravo te qofte.
Dukesh qe sja ke haberin.
Po ta them pa te keq kete gje.
Te thusah qe lufta dhe feja jane diametralisht te kunderta do te thote qe nuk ke kulture te pergjithshme dhe nuk di as HISTORI.
Lufta me sfond fetar eshte e vjeter sa njerezimi.
Ti na i paskeshe zbuluar vetem tani vone
I harrove kryqezatat, luftrat ne lindjen e mesme, ngritje dhe renie perandorish
jo vetem kryqezatat. Qe ne fillimet e hershme te besimeve ne perendi, njerezit sakrifikoheshin e sherbenin si fli’ per hir te zotave qe keta t’i sillnin pastaj njerezve shi, diell (sipas rastit), te korra te mbara etj etj. Mjafton te lexosh Dhiaten e Vjeter per te kuptuar se sa dhune, lufte e makabritete ka aty. Fatkeqesia me islamin eshte se i ka ngel ora po aty, nderkohe qe kombet kristiane e tejkaluan fazen e paragjykimeve. Sot ato ecin sipas arsyes, ose te pakten njerezit qe vendosin per fatet e tyre e bejne kete.
Artikull i dobet. Sikur ta komentosh tekstualisht Dhiaten e vjeter dhe Kuranin do tmerrohesh sa here perdoret fjala lufte e vrasje…
Problemi me artikullshkruesen eshte se fatkeqesisht akoma ka njerez qe besojne se nje ide e vetme (nje besim ne nje zot te caktuar, nje ideologji, nje bindje, nje filozofi) i jep pergjigje te gjitha pyetjeve te jetes. Fatkeqesia me e madhe ne kete bote eshte pastaj kur njerezit s’duan ta pranojne se e kane gabim. Se ajo ide, apo besim qe i perkushtuan jeten mund edhe te jete gabim dreqi e mori. Por jo…shumica e njerezve vdesin e nuk ndryshojne mendje.
sorre arabe,hajde na bej ndonje ”pipa”[bashke me Ziken]……….
Tfgs, mos ma ofendo qiken se t’shkerdhej fare e fis, a more vesh?
“Në emër të Zotit!”
Artikulli “Në emër të Zotit” është një shkrim letrar i tipit adoleshent që e nxjerr zbuluar autoren e tij në lidhje me kulturën fetare the luftën. Ajo mbron qorrazi librat fetarë dhe nuk bënë dot lidhjen midis luftës dhe fesë. Deklaratat që ajo bënë për librat fetarë tregojnë se ajo nuk i ka lexuar ato ose ka lexuar apo ka dëgjuar vetëm citatet që servirin klerikët për paqen dhe harmoninë mes njerëzve, që, padyshim, janë pjesa pozitive e librave të shenjtë, po ato kanë edhe anën tjetër të medaljes, anën e tyre të luftës gjakatare për të mbrojtur fenë e tyre nga armiqtë e saj të cilët nuk pajtohen me të dhe që janë besimtarët e feve të tjera dhe jobesimtarët. Ato ligjësojnë (përligjin) ruajtjen e sundimit klasor, fetar, gjinor the rracor mbi njerëzit e thjeshtë në mënyrë primitive apo moderne. Në emër të Zotit të tyre, klerikët kanë përdorur dhe përdorin çdo mjet që nga propaganda deri te lufta për të shtuar radhët e tyre me besimtarë të rinj the për të fituar influencë dhe terren nën parrullën “për të mirën e përgjithshme”, por edhe me fjalë të ëmbla dhe lëmoshë në kohë paqeje. Nëse sot klerikët nuk janë dakord me paragrafët luftënxitës të librave të tyre të shenjtë dhe të interpretimeve të tyre nga fetarë të shquar, duhet t’i kërkojnë falje njerëzimit për gjakderdhjen që kanë shkaktuar, sidomos me kryqëzatat e tyre dhe me përndjekjet e dënimet kapitale ndaj jofetarëve, laikëve dhe përparimit, dhe t’i heqin ato paragrafë zyrtarisht nga përdorimi e të mos i mbajnë rezervë “në depo” për rast nevoje.
Arma dhe feja janë mjete lufte në dorën e klasave sunduese ku bëjnë pjesë edhe institucionet fetare për të ruajtur dhe forcuar sundimin e tyre mundësisht në të gjithë botën. Sot është koha që t’i thuhet ndal çdo terrorizmi që vret njerëz të pafajshëm, si dhe luftës fatale që po përgatitet. Kush ka tru dhe këllqe t’i kthejë ato në luftë për barazi e drejtësi duke propaganduar e mobilizuar opinionin dhe popullin e tyre të shtypur e të shfrytëzuar, besimtarë ose jo, për një organizim më të drejtë të shoqërisë njerëzore dhe drejtësi në të gjithë botën. Gazetaria është pjesë e kësaj propagande dhe është e dobishme kur është origjinale dhe shërben për të zbuluar të vërtetën të plotë! Kasandra.
Nje arsyetim i jashtezakonshem pro paqes! E vertete qe myslimamet sjane perbindesha dhe nuk ka lufte feje por ka lufte per te vjedhur vendet me pasuri natyrore. Ky budallai me lart brockullis per kryqezatat se ca lidhje ka! Shkrim me mend dhe dallon qe nga numri i pelqyesve.
Shume bukur! Rralle ndodh dhe zgjuar dhe e bukur dhe gazetare! Jona na befasove. Respekte!