Pyetja populiste e Blushit: Pse merrni kaq shumë borxh?

23 Nëntor 2015, 16:25Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh?

Me këtë pyetje deputeti Ben Blushi i është drejtuar zv-ministrit të Financave, gjatë diskutimeve për projektbuxhetin në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Blushi, duke qenë për shumë vite në politikë dhe meqë ka qenë për disa vite ministër, e di fare mirë përgjijgen e kësaj pyetje.

Shteti shqiptar ka një çerek shekulli që merr çdo vit borxh, sepse të ardhurat kanë qenë çdo vit më të vogla se shpenzimet.

Por në 2016-ën, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave (deficiti buxhetor që do financohet me borxh të ri), si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), do të jetë më e ulta në çerekshekullin e fundit – vetëm 2.2% e PBB-së.

Një pyetje më me kuptim do të ishte se ku do të shkojë borxhi i ri.

Duke ndjekur rradhën e prioritetit të pagesave shtetërore, rezulton se borxhi i ri që do të shtohet në 2016-ën (34 miliardë lekë) do të shkojë i tëri për të mbuluar vetëm një pjesë të interesave të borxhit të vjetër 25-vjeçar (të cilat do të jenë gjithsej 43 miliardë lekë) – pjesa tjetër (9 miliardë lekë) do të mbulohet nga të ardhurat e vitit.

Ndërsa pyetja më me shumë kuptim do të ishte se ku do të shkojnë të ardhurat nga taksat e tatimet.

A do të përdoren ato me nikoqirllëk, apo do të shpërdorohen për të marrë me qera xhaguarë e për të udhëtuar rrotull globit?

A do të përdoren ato për investime frytdhënëse apo për palma që përmbytin autostradën?

14 komente në “Pyetja populiste e Blushit: Pse merrni kaq shumë borxh?”

  1. B says:

    Te mos harrohet dhe fondi per hapje ekspozita pikturash

  2. TJ says:

    Te gjithe jane me botkuptim komunist! Te gjithe populista! Qe nga Berisha , qe si i “djathte komunist” qe eshte dhe PD si e ” djathte” qe merren me”vegjeline”. Te gjitheve u thimbsen te varferit pavaresisht se nuk bejne asgje per ta! Te kritikosh nje shtet qe”nuk i ka dora” eshte shume e thjeshte! Te japesh alternativa eshte e pamundur per keta nytebere politikane qe kemi ne te dyja krahet!

  3. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Kam vene re shume e kritikojne blushin pse po del kunder parties se vet.
    Keta njerez jane nga ata militante te verbuar te cilet jane me nje parti , dhe nga verberia ose interest e tyre ju duket sikur partia e tyre ben vetem te mira.

    Te gjitha partite e te gjitha kraheve vetem e kane shtrydhur kete popull.

    Pas 8 vjeteve te shtrydhjes nga Berisha , shumica e shqiptareve votuan dhe priten dicka me ndryshe nga koalicioni I majte.

    Por

  4. Arsyeja says:

    Me duket analize e pakuptimte. Paret qe hyjne ne buxhet, qofte nga borxhi e qofte nga tatimet e taksat, perzihen me njera tjetren. Pse ato te borxhit shkokan vetem per te shlyer borxhin? Atehere ku ndryshon konkluzioni i Zaloshnjes nga i Blushit? I njejti eshte: buxhet joproduktiv.

    1. Euro Maloku says:

      Pikerisht perzierja eshte gjeja me e bukur e ka_pith_alizmit
      skiptare…Hajde çmbeshtillja me leshte..
      as Saliut,as Lirise,as Argites…
      Populi skiptar do te doje vite e vite t’ja u rruaj le…kte
      qe kane marre borxh

  5. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Kam vene re shume njerez e kritikojne Blushin pse po del kunder parties se vet.

    Keta njerez jane nga ata militante te verbuar te nje partie te caktuar , te cilet nga verberia apo interesi I tyre ju duket sikuar partia e tyre ben vetem te mira.

    Te gjitha partite e kane shtrydhur kete popull.

    Pas 8 vjeteve shtrydhje nga qeveria Berisha , shumica e shqiptareve votuan dhe priten dicka ndryshe nga koalicioni I majte.

    Por tashme duket se nuk ka ndonje ndryshim nga Berisha.

    – Nen petkun e luftes kunder vjedhesve te energjise , perfunduan neper burgje per 3 mije leke te reja , njerez te thjeshte pa perkrahje te cilet gjykata I goditi me shkopin e Maliqit , ate shkop te cilin nuk e ngre dot kunder politikaneve qe kane vjedhur miliona.

    – Nen petkun e luftes kunder informalitetit , jane gjobitur me shuma marramendese , tregtare te thjeshte pa perkrahje , te cilet numerojne qindarkat per te nxjerre muajin. Kurse bizneset e medha klienteliste te gjithe kraheve te politikes , kane fshehur miliona dhe nuk I gjen gje.

    – Hoqem taksat per biznesin e vogel – tha Rama para ca ditesh. Dhe pa u shuar jehona e ketij lajmi , doli nje lajm tjeter si gjysem I fshehte , I cili detyron shume biznese te vogla te paguajne sigurime shoqerore mbi pagen maksimale ( aq sa paguan nje deputet ose Presidenti e qeveria ).Dhe po te besh llogarite , ketyre bizneseve I hiqet taksa 25000 leke te reja ne vit , dhe u shtohen 10.000 leke te reja cdo muaj sigurime.

    – Sa shume e do popullin ish shitesi I fiqve , Veliaj. Beri nje ligj parkimesh I cili do ti rrjepi te gjithe. Nese une marr makinen dhe shkoj tek nje miku im dhe parkoj tek pallati I tij , do te paguaj parkim per cdo ore. Do ti them atij mikut , te lutem ta bej urimin , me nxirr rakine e llokumet te iki brenda 1 ore qe mos paguaj shume. Do te shkoj ne pune 8 ore. Do parkoj makinen afer punes , dhe kur te dal duhet te paguaj gjoben e parkimit , dhe po te mbledh leket e gjithe muajit dal me kepuce te kuqe.

    – Ka familje qe nuk nxjerrin dot buken e dites , ka femije qe studiojne neper shkolla skandaloze qe I shohim perdite ne TV , dhe qeveria harxhon fonde per te blere dekodera dixhitale , makina luksoze per te mbrojtur koken e vet , dhe projekte per stadium te ri madheshtore.

    – Shendetesia falas , po po falas eshte deri te dera e spitalit , se po hyre brenda del si rruar e qethur , dhe te pakten te shpresosh se do te sherohesh.

    – Dhe gjithe kesaj I shtohet borxhi qe qeveria e shton vit pas viti , dhe qe e kemi mbi kurriz ne dhe brezat pasardhes , si nje garanci se perhere te varfer do te jemi.

    – Do te zgjidhim Gerdecin , 21 janarin , rrugen Durres-Kukes…etj premtoi Rama kur ishte ne opozite.
    Por tani po e shohim se keto ceshtje jane future neper sirtare te erret dhe nuk po shohin drite. Si mund te zgjidhet 21 Janari , kur Rama protestoi per ” Bllokun e Likes” , ne nje kohe qe Me Ilirin tani jane ne koalicion ? A ka ndonje budalla qe e beson ende ? Sa per Gerdecin , Saliun , Mediun e te tjere nuk I fut dot Brenda , kurse Delijorgji para ca ditesh mori leje ndertimi.

    Po mire na e bejne , jemi popull shume I duruar.
    Atehere kemi qeshur , por duket se ajo shprehja e thene ne Berat eshte mese e vertete :

    ” As buke s’po ju kerkojme , as drita s’po ju kerkojme , as uje s’po ju kerkojme , vetem mos u zini dhe kini unitet me njeri tjetrin o politikane.”

  6. Leone-53 says:

    Boll me servilleqe ju qe sulmoni Blushin!
    Nuk ka me “krakpje” Shqiperia te perballoj borxhe te reja.
    fillozofi zviceran Jezler midis 20 librave te shkruar prej tij ka nje te titulluar IMPERO DELLA VERGOGNA (Perandoria e turpit) ku “ideja kryesore” e ketij libri eshte:
    N.q.s. dje te “pushtonin” ushtarakisht me ane te armeve sot te “pushtojne” duke te te mbytur me borxh!?…
    Ciao!?…

  7. LIKE XUMARAJA says:

    Eh more djalka i Kiços qe ke nisur te ecesh vete! Harove bre djalke se sa vodhe kur ishe minister i arsimit? Po te mos ti kishte mbyllur letrat Fatosi i Thanasit, eh sa burg do kishe bere bre djalke i vogel. Sa i mirke ke qene me ato pantallonat e shkurtera e ato byçkat si simite.

  8. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Or bibilush ,e fillove heret fushaten ne ndihme te pedes dhe lulushkes.

    1. andro-meda says:

      Ben Blushi drejt postit për kryeministër. Diskutimi i sotëm ia shtoi simpatinë publike Benkës.

  9. ilirjan says:

    Zoti Zaloshnja, nuk tha kaq pak Deputeti Blushi. Kjo ju zvogelon ne syte e lexuesve, ashtu sic edhe juve qellimisht zvogeloni diskutimin e Tij. Qellimi i diskutimit ishte perse merrni borxhe per LUKS : PEDONALE, FASADA dhe STADIUME. “Eshte sikur te marresh borxh per veshje dhe te mos mendosh se duhet te mbushesh stomakun….”
    Eduart Zaloshnja! Nuk ka pse te perdorni personalitetin tuaj per fshehjen e dhizmave qe po ben Rama me bashkepuntoret e vet, ne kurriz te taksapaguesve shqiptare – duke shperdoruar ndihmat dhe borxhet qe Ai merr majtas e djathtas, lart edhe poshte.

    1. ne tirona says:

      te gjithe: tosi i blushit, sala jot, liri i skraparit, dhe edvini i kristaqit kane marre borxh ne emrin tone dhe na kane marre taksa per t’u majmur ne rradhe te pare vet. problemi i vertete eshte se pse nuk nxjerrim dot ne lidera te rinj qe te mendojne per ne e jo per ben blushat, tos nanot, sal berishat, lir metat e ed ramat…

  10. Idriz Tafa says:

    Dossier 15 vjet më parë Kur Blushi hante në besë amerikanët
    Mbi 15 vjet më parë, më 24 shkurt 2000, pesë ditë pas largimit nga Tirana të ish-Sekretares legjendare të Shtetit të SHBA-së, Madlen Ollbrajt (Madeleine Albright), e përditshmja “Koha Jonë” botonte editorialin me titull “Takimet sekrete të kryeministrit Meta”. Bie në sy se autorët bënin presion të hapur deri në kufijtë e shantazhit, duke u mburrur se “media gjithnjë ka informacion, të cilin edhe Fatos Klosi [në atë kohë shef i SHISH-it] nuk e ka, ndaj mirë do të ishte të thuhet diçka”. Autorët e editorialit (të paktën, janë tre të tillë me peshë) kanë zbuluar se “përveç takimeve zyrtare dhe publike me Sekretaren Amerikane të Shtetit, zonjën e nderuar Ollbrajt, kryeministri Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim prej 25 minutash kokë më kokë, i cili mbeti jashtë agjendës zyrtare për publikim. Këtë takim shumë pak persona e dinë”.
    VEGLAT E NANOS
    Politikani Fatos Nano, që ishte detyruar të jepte dorëheqjen si kryeministër më 27 shtator 1998, ishte i interesuar për fatin e vet të ardhshëm politik. Ai përdori dy njerëz të tij, kushëririn Ben Blushi që e kishte bërë zëvendësministër të Jashtëm, ndonëse ishte etiketuar publikisht nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli si “shkërdhatokrat” vs “meritokrat”, dhe botuesin Nikollë Lesi që e kishte bërë deputet të listës së PS-së: “Pse Kryeministri [Ilir Meta] nuk shpjegon se çfarë është biseduar për Berishën dhe Nanon, nëse është biseduar, por që ajo nuk i takoi? Pse në drekën e Ollbrajt nuk u ftua Presidenti i Republikës, Meidani? Këto dhe disa pyetje të tjera lindin, ndofta me pa të drejtë”.
    INATI ME OLLBRAJTIN
    Në pamje të parë, autorët e editorialit (Nano-Blushi-Lesi) duket se e kanë “inatin” me Metën, por, në të vërtet, ata janë të pakënaqur me SHBA-në dhe Sekretaren e Shtetit: “Nëse supozojmë për takimin e tij kokë më kokë, nuk duam kurrsesi ta neglizhojmë rolin historik të SHBA dhe të Presidentit Klinton për çështjen tonë kombëtare, siç ishte rasti i Kosovës. Populli shqiptar i është mirënjohës edhe zonjës Ollbrajt, e cila me gjithë forcën e shpirtit e ndihmoi popullin tonë, por nëse ajo ka sugjeruar apo ka kritikuar diçka tjetër në takimin sekret me Metën, përse nuk thuhet thelbi i bisedës?”
    BEOGRADI
    Pa u hyrë teorive konspirative për lidhje hipotetike të “KJ”-së me shërbimet sekrete të Beogradit (sikurse e ka akuzuar PD-ja deri atëherë), është fakt që në këtë editorial kërkohet llogari se “çfarë bisedoi Kryeministri [Meta] me Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferin në restorant “Ambasadori”?… mirë do të ishte të thuhet diçka për “kompromisin” treshe: Meta­Thaçi-Xhaferi. Dhe po të vazhdojmë më tej mund të pyesim: Mos ka ndonjë plan perëndimor për fuqizimin e kësaj tresheje që bisedon dhe darkon fshehtas?! Apo është vetëm një preferencë e tyre?”
    Kështu, “KJ”-ja ishte në një gjatësi vale me mediet dhe shërbimet sekrete serbe
    ATË QË NUK GUXON TA BËJË AS “NEW YORK TIMES”
    Natyrisht, ky shkrim është një hartim që i takon një gazetarie para-profesioniste. As që mund të përfytyrohet që “New York Times”, “Le Monde”, “The Guardian”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “El Pais” etj. t’i kërkojnë llogari, madje të shantazhojnë Departamentin e Shtetit, Ministritë e Jashtme të Francës, Britanisë së Madhe, të Gjermanisë, Spanjës pse nuk i informojnë për bisedimet kokë më kokë me homologët e vet. Ja deri ku shkon megalomania e editorialit: “Përveç mbështetjes publike amerikane se çfarë i është thënë Metës në takimin kokë më kokë, të cilin ai zyrtarisht e mohon, por që realisht është kryer, mbetet ende për të mësuar… Edhe nëse përgënjeshtrimi del sot nga Kryeministria për mos takim kokë më kokë me znj. Ollbrajt prej 25 minutash pa praninë e askujt, përsëri “Koha Jonë” do të botojë nesër fakte të tjera, të cilat i përkasin këtij takimi”, edhe pse pranohet që “Meta ka biseduar gjëra shumë sekrete që duhet t’i dijë vetëm si kryeministër”!
    PULA DHE SORRA
    Meqë nuk i eci me zhurmën dhe shantazhin, duke mos nxjerrë dot “sekretet” nga takimi kokë më kokë, “KJ”-ja e “mbajti” fjalën pas dy ditësh. Më 26 shkurt 2000, në dy faqe të plota (4-5) u botua “Dokument sekret nga protokolli i takimit me Meidanin dhe Metën / Botohet teksti i bisedave të Ollbrajt në Tiranë. Për arsye sekreti, nuk jepet nga “Koha Jonë burimi i daljes së këtij dokumenti të rëndësishëm nga një zyrë shtetërore” (shih faksimilet).
    Po të përdorimin terminologjinë e gazetarisë, këtu kemi të bëjmë me një korrespodencë të zgjeruar të bisedimeve të Ollbrajtit me dy krerët e lartë të shtetit, ku nuk ka asnjë sekret. Thjesht, janë protokolle të zgjeruara të përgatitura Presidencë, Kryeministri dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky është favori që arriti t’i bëjë “KJ”-së nr. 2 i dikasterit shqiptar të diplomacisë. Kur nuk ke pulën, kënaqesh dhe me sorrën.
    SHPËRBLIMI
    Por gjithë kjo “rrëmujë” mediatike nuk la përshtypje të mira në ambasadën amerikane për pabesinë foshnjarake dhe mungesën e seriozitetit të një funksionari të qeverisë shqiptare. Meta u detyrua ta çojë Blushin prefekt në Korçë, por në vitin 2001-2002 e rehabilitoi si Ministër të Arsimit dhe Shkencës. Kurse Nano nuk e harroi kushëririn e vet për shërbimin, duke e shpërblyer në shtator 2002 deri në vitin 2005 me postin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
    Dokumenti/ Editoriali “Takimet sekrete të kryeministrit Meta”
    Përveç takimeve zyrtare dhe publike me Sekretaren Amerikane të Shtetit, zonjën e nderuar Ollbrajt, kryeministri Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim prej 25 minutash kokë më kokë, i cili mbeti jashtë agjendës zyrtare për publikim. Këtë takim shumë pak persona e dinë. Kureshtjes së gazetarëve të shtypit të shkruar dhe medies elektronike, kryeministri Meta, mbrëmë duke hyrë në Parlament, nuk ka pranuar t’i përgjigjet me pohim apo refuzim të faktit. Por përkundrazi, kjo pyetje i ka shkaktuar atij reagimin përmes një përgjigjeje të prerë dhe disi të egër. Ky nervozizëm i kryeministrit drejtuar gazetarëve të pranishëm, në momentin e hyrjes se tij në parlament, të lë një shije jo të mirë për moskorrektesën e tij në raport me medien, të cilën, zakonisht e respekton, ndonëse në konferencën e shtypit me Ollbrajt, ai kritikoi medien se sulmon pa fakte dhe shfrytëzon situatat politike për të shkatërruar qeveritë. Megjithatë, duke i bashkëngjitur edhe takimin e para dy ditëve me liderin kosovar Hashim Thaçi dhe Arbër Xhaferin, kreun politik të shqiptarëve të Maqedonisë, takim që është kthyer në një darkë pune, sekrete e kryeministrit Meta, të krijohet mendimi se ose kryeministri ka filluar ftohjen me masmedian, ose ai, pra Meta ka biseduar gjëra shumë sekrete që duhet t’i dijë vetëm si kryeministër. Madje edhe Presidenti i Republikës Meidani, çuditërisht është përjashtuar qoftë edhe nga informimi për këto takime pune. Se çfarë është biseduar ndër të tjera, jashtë protokollit për publik me shefen e diplomacisë amerikane Ollbrajt, ende mbetet sekret për publikun shqiptar. Përveç mbështetjes publike amerikane se çfarë i është thënë Metës në takimin kokë më kokë, të cilin ai zyrtarisht e mohon, por që realisht është kryer, mbetet ende për të mësuar. Madje pyetjet që shtypi i adreson këtij takimi ndër të tjera janë: Cilin ministër ka vendosur të shkarkojë kryeministri për akuzat për korrupsion apo moskoordinim me politikën e jashtme që ndjek qeveria? Edhe nëse përgënjeshtrimi del sot nga Kryeministria për mos takim kokë më kokë me znj. Ollbrajt prej 25 minutash pa praninë e askujt, përsëri “Koha Jonë” do të botojë nesër fakte të tjera, të cilat i përkasin këtij takimi. Megjithatë, pa e neglizhuar miqësinë e sinqertë të SHBA, pa neglizhuar dëshirën e mirë Metës për luftë ndaj korrupsionit, pa harruar se ai po përgatitet për t’i bërë “kurban” dy ministra të Kabinetit të tij, që nuk e meritojnë postin, pa lënë mënjanë se e ka ndryshuar urgjentisht strategjinë me Italinë, në sensin pozitiv; nuk mund të rrimë pa i kujtuar Kryeministrit energjik e kurajoz se te paktën, nëse Ollbrajt i ka përcjellë ndonjë mesazh për dorë të fortë ligjore nga ana e tij, atëherë Kryeministri të mos hezitojë t’i bëjë publike këto sugjerime. Por edhe nëse gjatë takimit top-sekret i ka bërë ndonjë kritikë, e mira e do, që të jetë i hapur me masmedian. Natyrisht që ka edhe biseda sekrete ku mund të përfshihen çështje për situatën në Rajonin e Ballkanit, reagimet, përforcimet, etj, etj, duke mos harruar edhe situatën në Mal të Zi.
    Nëse supozojmë për takimin e tij kokë më kokë, nuk duam kurrsesi ta neglizhojmë rolin historik të SHBA dhe të Presidentit Klinton për çështjen tonë kombëtare, siç ishte rasti i Kosovës. Populli shqiptar i është mirënjohës edhe zonjës Ollbrajt, e cila me gjithë forcën e shpirtit e ndihmoi popullin tonë, por nëse ajo ka sugjeruar apo ka kritikuar diçka tjetër në takimin sekret me Metën, përse nuk thuhet thelbi i bisedës? Këndej lind edhe një pyetje tjetër: Pse Kryeministri nuk shpjegon se çfarë është biseduar për Berishën dhe Nanon, nëse është biseduar, por që ajo nuk i takoi? Pse në drekën e Ollbrajt nuk u ftua Presidenti i Republikës, Meidani? Këto dhe disa pyetje të tjera lindin, ndofta me pa të drejtë, por e drejta sërish rikthehet me shtypin kur nuk i tregohen të gjitha publikut.
    Nëse vazhdojmë edhe më tej, çfarë bisedoi Kryeministri me Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferin në restorant “Ambasadori”? Ndofta Meta harron se media gjithnjë ka informacion, të cilin edhe Fatos Klosi nuk e ka, ndaj mirë do të ishte të thuhet diçka për “kompromisin” treshe: Meta­Thaçi-Xhaferi. Dhe po të vazhdojmë më tej mund të pyesim: Mos ka ndonjë plan perëndimor për fuqizimin e kësaj tresheje që bisedon dhe darkon fshehtas?! Apo është vetëm një preferencë e tyre? Natyrisht që Kryeministri nuk do të përgjigjet ose do të përpiqet t’u shmanget këtyre përgjigjeve, por kur ka shumë sekrete nga një kryeministër, të cilat nuk i tregohen as partisë së tij, as Parlamentit, atëherë ai, ose është shumë i besuar, ose ka një kartë të re të Perëndimit, ose ka vendosur për t’u treguar i rreptë me të gjithë ata që shkelin ligjin, duke përdorur po forcën e ligjit. Megjithatë, përballë këtyre pyetjeve dhe detyrimit për të qenë transparent me popullin dhe qytetarët e vet, Kryeministri më së shumti duhet të zgjedhë një fjalë sqaruese.
    “Koha Jonë”, 24 shkurt 2000, faqe 4.
    http://durreslajm.com/speciale/15-vjet-m%C3%AB-par%C3%AB-kur-blushi-hante-n%C3%AB-bes%C3%AB-amerikan%C3%ABt#sthash.cnrUgEdK.dpuf

  11. duno says:

    Pyetja e Blushit mor Eduart Zaloshnja e ka nje pergjigje . Qeveria e mer kete borxh per te kurur motren tende , ate kurven qe ta permendi Frok Cupi ne nje studio televizive . Ajo e shkreta duke i hedhur pa fund dru zjarit ka mare nje semundje te rende profesionale VENERIANE ,dhe qeveria mer para borxh qe mos te ngelesh ti pa moter .O Eduart , futu ne ndonje shpelle e mos dil me per te na hapur barkun me sondazhet e tua idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje