Nga Veton Surroi
Në momentin kur imamët kosovarë filluan predikimet e tyre për “tokën e Shamit”, bënë një kapërcim të rëndësishëm konceptual, teologjik dhe politik. Islami tradicional shqiptar është ndërtuar mbi traditën e bashkëkohësisë , logjikë e shkollës Hanefi të interpretimit të Islamit. Kjo do të thotë që fenomenet e sotme duhej të interpretohen jo nëpërmjet të leximit tekstual të Kuranit, por nëpërmjet të logjikës, brenda kornizës teologjike Islame.
Bashkësia Islame , ndërkohë, zgjodhi interpretimin tekstual, pra të kuptuarit e fenonemeve të këtoditshme me citim të tekstit Kuranor. Dhe ajo që qe fillim i një lufte mes regjimit të Assadit dhe kundërshtarëve të tij u shndërrua në “hytbe” si pjesë e Luftës së Kijametit, Luftës kataklizmike. Sepse , vetëm në atë kontekst , pra të Luftës së fundit të botës, hyjnë citatet e Shamit, shtrirjes së krahëve të meleqëve dhe thirrjes që besimtarët më të mirë të shkojnë në luftë.
Dhe, kështu i bëri një shërbim të mirë ISIS-it,i cili demonstron në skajshmëri se si ndërtohet ideologjia mu duke keqpërdorur këtë (dhe cilëndo) pjesë të tekstit Kuranor dhe duke e shndërruar veten në forcën që do të zbatojë fjalë për fjalë atë që është shkruar në Kuran.
Bashkësia Islame e Kosovës, me apo dashje, e cënoi një traditë qindavjeçare të Islamit shqiptar, për t[ia hapur rrugën versioneve më konservatore të botës arabe, atyre vehabi dhe salafi.
Rreziku i vehabizmit dhe salafizmit mund të matet me dhunën e ISIS-it dhe këtu pa dyshim se ka shumë qytete e kombe më të rrezikuar se shqiptarët. Por , jashtë terrorizmit, shqiptarët janë kombi më i rrezikuar në Evropë ngase ISIS, gjegjësisht vehabizmi dhe salafizmi prekin në thelbin e tij. Duke qenë kombi i cili është ndërtuar duke integruar religjionet në vete, e jo duke u ndërtuar nën ambrellën e një religjioni, identiteti kombëtar shqiptar nuk lejon që njëri religjion të zhvillojë dominim mbi të tjerët . Në interpretimin vehabi dhe salafi, myslimani është pjesë e një umma-je (një Bote myslimane) që është mbi kombet. Rjedhimisht, me këtë interpretim , identiteti fetar i myslimanit shqiptar është mbi identitetin e tij kombëtar.
ISIS këtë besim po e ndërton me një përcaktim racional strategjik. Terrorizmi dhe dhuna të cilën e përdorë nuk janë vetëm , nga aspekti taktik, metoda të luftës asimetrike. Ato janë pjesë e strategjisë , e krijimit të vetëdijshëm të distancës mes myslimanëve dhe “të tjerëve”. Çdo vrasje e “të tjerëve” duhet të nxisë animozitetin ndaj Islamit deri në Islamofobi dhe duhet të shërbejë që myslimanët të lidhen , si në çdo konflikt , me njërën anë. Me atë të “tyren”. Dhe, njëherë të lidhur me “anën e tyre” , të bëhen objekt i trajtimit me paragjykim që ndërton Islamofobinë.
Islamizmi dhe islamofobia, kështu , janë të përcaktuar që ta ushqejnë njëri tjetrin.
Në Francë, Belgjikë , Britani kjo strategji duhet të nxisë distancën mes myslimanëve të atyre vendeve , që duke qenë imigrantë , apo fëmijë imigrantësh, ende nuk janë integruar në tërësi, apo sapo e kanë kaluar atë prag. Por, tek shqiptarët, religjionet e të cilëve nuk kanë ardhur me popullata imigruese e postkoloniale, përpjekja për krijimin e ndasisë mes myslimanëve dhe të tjerëve (madje edhe mes myslimanëve “salafi”, dmth, zbatuesve të fjalëpërfjalshëm të Kuranit dhe tradicionalistëve hanefi) prej drejtpërsëdrejti në trupin kombëtar, godet një pjesë esenciale të identitetit kombëtar shqiptar, pluralizmin e tij të natyrshëm.
Shqiptarët mund të lexohen si mikrokozmi i dëmeve të projektit të ISIS-it. Projekti, si çdo ideologji tjetër fashiste, ka të bëjë me pamundësimin e pluralizmit (në këtë rast religjioz). Myslimani , sipas ISIS-it, duhet të zhvillojë betejën e armatosur kundër të tjerëve , aty ku ai jeton; jo të bashkëjetojë me të tjerët , aty ku ai jeton. Më tej, myslimani nuk mund të ketë intepretim tjetër të Islamit, pos atij të diktuar nga ideologjia zyrtare e ISIS-it, ajo e vendosur në Luftën kataklizmike të fundit të botës.
Operacionet terroriste të zhvilluara në Paris , andaj , zhvillohen nga qytetarë të vendeve evropiane, me prejardhje arabe e të vendeve të Afrikës së Veriut e në lidhje organizative me organizatat terroriste në Irak dhe Siri (e të tjera simotra). Në rrjedhën logjike të strategjisë ushtarake të Islamizmit ,të zhvillimit të luftës globale për të ndarë myslimanët prej të tjerëve (pastaj edhe të disiplinimit ideologjik të vet myslimanëve) shqiptarët që sot luftojnë në ISIS mund të jenë , së bashku me operativët që nuk kanë shkuar në Siri e Irak “njësitet” që duhet të krijojnë vijën ndarëse mes myslimanëve e të tjerëve ndër shqiptarë.
Si mund të jenë të rëndësishëm një grusht shqiptarësh në hartën e popujve evropianë, aty ku ka më shumë caqe të rëndësishme , në metropole botërore?
Sepse shqiptarët janë model funksional i pluralizmi religjioz- janë mohim i gjallë i tezës fillestare të ISIS-it dhe ideologëve të tij se Islami nuk mund të bashkëjetojë me të tjerët pos nëse nuk sundon mbi ta, madje se Islami nuk mund të ketë bashkëjetesë të brendshme të interpretimeve të ndryshme të të njëjtit tekst të konsideruar të shenjtë.
Sepse kështu, shqiptarët në sytë e ISIS-it janë Perëndim.
Rreziku Islamist nuk do të ikën vetvetiu. Nuk do të na kalojë manash ne shqiptarëve. E as të kalojë nëpër një vis shqiptar e të mos kalojë kah tjetri; brenda një konteksti gjuhësor e kulturor është e pamundur të bllokosh edhe komunikimin religjioz. Islamizmi është tash i pranishëm në të gjitha shoqëritë shqiptare dhe janë dy gjëra që nuk do ta shporrin nga ne. E para është mbështetja vetëm tek organet e sigurisë. Këto institucione pa dyshim duhet të merren me dimensionin e kërcënimit të sigurisë që bart më vete radikalizmi fetar, por bazat e këtij veprimi janë mendore e shpirtërore, janë pjesë të predikimit fetar.
Rrjedhimisht gjëja e dytë që nuk do ta shporrë nga ne është paragjykimi mbi Islamin. Të konsiderosh se Islami vetvetiu krijon ISIS-in kontribuon që ISIS-i menjëherë t[i konsiderojë ushtarë të vetët çdo shqiptar që e ndien veten mysliman apo që ka prejardhje prej familjeve që dikur mund të ketë qenë myslimane. Për më tepër, krijon ndër shqiptarë një kompleks të panevojshëm inferioriteti. Shqiptari nuk ka pse të turpërohet nga identiteti i vet evropian, çfarëdo feje t[i përkasë.
Por, dy gjëra të tjera mund të ndihmojnë izolimin dhe shporrjen e islamizmit nga ne. Një, forcimi i traditës bazike të shqiptarizmës , që integron brenda kombit dhe shteteve tona që të gjitha identitetet, përfshi edhe ato fetare. Kjo traditë mbahet me relacionin e shëndoshë të ndarjes së shtetit prej fesë. Pra Islami është pjesë e traditës së kombit dhe shtetit , po aq sa religjionet tjera, po aq sa format tjera të shprehjes kulturore-identitare. Dhe si i këtillë, Islami shqiptar duhet të mbrohet- me më shumë dije , më shumë kreativitet, me thellim më të madh shkencor e filozofik-nga sulmi i vehabizmit dhe salafizmit.
Dy, forcimi i institucioneve të demokracisë , të shtetit funksional, e brenda tij edhe të institucioneve fetare. Sfida për një gjë të tillë është shumë e madhe, jo vetëm se jetojmë momentin historik çfarë po e jetojmë në zhbërjen e shteteve dhe balanseve të krijuara në Luftën e parë Botërore. Sfida është e madhe sepse forcimi i institucioneve të demokracisë është i lidhur ngushtë me përcaktimin strategjik të shoqërive shqiptare për anëtarësim në Aleancën Atlantike (NATO,BE), një Aleancë e cila edhe vet po sfidohet me një dimension global që po e krijon shembja e shteteve dhe ideologjia e islamizmit global që po identifikohet me ISIS-in.
Sfidat shqiptare janë globale, janë sfida të Aleancës së shteteve demokratike. Por, për shqiptarët në veçanti , kanë dimension të kurrizit kombëtar.
Merr guximin Surro[mqs ke nja dy here qe e perdor:”….ne shqiptaret rrezikohna prej vahabizmit!!!!!!,pra merr guximin te thuash se nuk rrezikohen vero shqiptaret nga vahabizmi apo islamizmi extrem por SUNITOSHQIPFOLESIT[jo shqiptare].
Te tjerat,jane pordhe me rigon sado qe i gjate qofte carcafi yt i mendimeve…..
c eshte vehabizmi? propogande apo fakt?
Disa punime të hershme në gjuhën angleze kanë tendenca të krijojnë përshtypje
kinse vehabizmi është një sekt kundërshtues, për të mos thënë krejtësisht një fe e
re… Charsten Niebuhr lë të kuptohet se Muhamed bin Abdul Vehabi ishte një
Profet. Por, as reformatori arab e as pasuesit e tij asnjëherë nuk pretenduan një
gjë të tillë, dhe asnjëherë nuk e quajtën veten e tyre vehabistë. Ky term filloi të
përdorej për ta më vonë nga kundërshtarët e tyre si përçmim. Siç shkruan vetë
Philby: “Muhamed bin Abdul Vehabi vdiq pas afro pesëdhjetë vitesh pune të
palodhshme për kauzën të cilën vetë ai e filloi dhe e cila ende është e gjallë me
nofkën e tij, që së pari u përdor për të si përçmim nga kundërshtarët e saj
(kauzës- sh.p) e më pas ithtarët e saj pa dëshirën e tyre lejuan përdorimin e kësaj
nofke, ndonëse ata edhe sot e kësaj dite nuk e përdorin këtë për vetët e tyre.
Kredoja të cilën ai e predikonte asnjëherë nuk pretendonte të jetë një shpallje e re,
madje as interpretim i ri i Islamit, dhe predikuesi i saj asnjëherë nuk kishte
pohuar të ketë pasur ndonjë status profetik.1
“Unë deklaroj se jam mutebi (pasues) – i tërë falënderimi i qoftë Allahut për këtë –
dhe nuk jam mubtedi (novator). Kredoja (akideja- sh.p.) dhe feja ime, me të cilën
unë e adhuroj Allahun, është medh’hebi (metodologjia) i Ehli Suneh uel Xhemah,
medh’heb ky të cilin e kishin përqafuar Imamët e muslimanëve, përfshirë këtu
edhe katër Imamët dhe ithtarët e tyre që pasojnë rrugën e tyre, deri në Ditën e
Ringjalljes.
”
Komente:
E para: Muhamed Ibn Abdul Vehabi kishte hedhur poshtë pretendimet të cilat e
paraqitnin atë si novator që kishte shpikur një sekt kundërshtues. Kështu përgjigjet
Muhamed Ibn Abdul Vehabi:
2
“Burckhardt ka thënë se mësimet thelbësore të vehabistëve përputheshin me ato
të pjesëve tjera të perandorisë islamike (Kalifatit Otoman). Për pasuesit e Ibn
Abdul Vehabit Kurani dhe Suneti janë burimet kryesore, që përmbajnë të gjitha
ligjet (e nevojshme). Gjithashtu, pikëpamjet e dijetarëve të dalluar të tefsirit
”
E dyta: Dr. Nasir Tuveim thotë:
1 “The Wahhabi Movement in India” (Lëvizja vehabite në Indi), nga autori Kijamudin Ahmed, fq. 32.
2 “Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi” nga gjykatësi Ahmed Ibn Haxher el-Butami, fq. 48.
2 MBUROJA.net
(komentimit të Kuranit) respektoheshin, ndonëse jo gjithherë ndiqeshin në tërësi.
Për t’i pastruar traditat origjinale dhe kredon e themeluesit (Profetit Muhamed,
sal-lallahu alejhi ue selem) dhe pasuesve të tij të hershëm, ata (“vehabistët”-
sh.p.) duhej t’i kundërviheshin opinioneve të gabuara dhe praktikave të
devijuara që ishin futur në Islam. Ata, gjithashtu, duhej të demaskonin shumë
prej praktikave në të cilat ishin zhytur turqit3, e të cilat kundërshtonin vetë
mësimet që ata (turqit- sh.p.) i konsideronin si thelbësore.4
•
Për ta kuptuar Librin e Allahut, ne bazohemi në librat e pranuara të tefsirit, siç
është më i dalluari Tefsir et-Taberi
”
E treta: Imam Abdullahu, i biri i Imam Muhamed Ibn Abdul Vehabit, në njërën prej
letrave të tij ka thënë:
“Sa i përket rregullave të fikhut (jurisprudencës islamike), në degë ne pasojmë
medh’hebin e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, por nuk kemi vërejtje ndaj atyre që
pasojnë ndonjërin nga medh’hebet e katër Imamëve… Nuk na takon të themi se
kemi statusin e ixhtihadit dhe asnjëri nga ne nuk pretendon një gjë të tillë për
veten e tij. Në përjashtim të disa aspekteve, ne pasojmë atë çfarë gjendet në
tekstet e qarta të Librit (Kuranit) apo Sunetit, p.sh. tekst i cili nuk është abroguar
apo veçuar (për shkak të ndonjë teksti tjetër që e kufizon nënkuptimin e tij), nëse
nuk ka tekste tjera që janë më të qarta, të cilat nuk e shfuqizojnë atë dhe që është
pranuar nga njëri prej katër Imamëve… Gjithashtu, ne nuk jemi kundër asaj që
ixhtihadi të bëhet në disa aspekte…
5, përmbledhja e tij nga Ibn Kethir esh-Shafi6,
dhe të tjerët, siç janë el-Begavi7, el-Beidavi8, el-Kazini9, el-Hadad10, el-Xhelelin11
3 Udhëheqësi i tyre, kundërshtari i asaj kohe.
4 “Muhamed Ibn Abdul Vehabi” nga Nasir et-Tuveim, fq.99-100.
5 Nga Imam Ebu Xhafer, Muhamed ibn Xherir Ibn Jezid et-Taberi (224-310 p.h./ 839-923 e.r.); “Sijar Elami en-
Nubala”, nga edh-Dhehebi.
6 Imam Ismail ibn Kethiri vdiq në vitin 774 pas hixhretit (1372 të erës së re). Imam Ibn Kethiri, pasues i
shkollës së mendimit Shafi, ishte student i Imam Ibn Tejmijes, mësuesit të Imam Ibn Kajim el-Xheuzijes.
Autori i këtij libri (fjala është për librin “Biography and mission of Muhammad ibn Abdul Wahhab” (Jeta
dhe misioni i Muhamed ibn Abdul Vehabit)- sh.p.), Jalal Abualrub (Xhelal Ebualrub), ka përkthyer në
gjuhën angleze disa xhuze (pjesë) të këtij komentimi të shkëlqyeshëm të Kuranit të Shenjtë “Tefsiri i Ibn
Kethirit”: 1-10,12, 13, 25-27; përkthimi në gjuhën angleze i “Tefsiri i ibn Kethirit”, është botuar nga
Darussalam Publishers and Distributors në Rijad. Kurani ndahet në tridhjetë xhuze (pjesë), me qëllim që recitimi
dhe memorizimi i tij të jenë më të lehta.
7 Ebu Muhamed, el-Husein Ibn Mesud Ibn Muhamed el-Begavi (436-516 p.h./1044-1122 e.r.) ka shkruar
komentimin e Kuranit me titull “Mealim et-Tenzil”.
8 Imami dhe gjykatësi Ebu el-Fet’h, Abdullah Ibn Muhamed el-Beidevin (vd.537 p.h./ 1142 e.r.); “Sijar Elami
en-Nubala” nga edh-Dhebi.
,
etj.
3 MBUROJA.net
•
Për t’i kuptuar Hadithet, ne bazohemi në shpjegimet e Imamëve të shquar, siç
janë el-Eskalani12, komentimi i Sahihut të el-Buhariut nga el-Kastellani13,
komentimi i Sahihut të Muslimit nga en-Neveviu14, dhe komentimi i el-Xhami es-
Sagir nga el-Munavi15
•
Vëmendje të veçantë i kushtojmë librave të Hadithit, posaçërisht gjashtë
koleksioneve
.
16
•
Gjithashtu, vëmendje të veçantë i kushtojmë librave prej të cilave nxjerrim dituri
të ndryshme, qoftë ato libra që shtjellojnë aspektet e vogla apo aspektet e mëdha
(të fesë), librave të gramatikës, të historisë, të gjuhës dhe letërsisë, si dhe librave
tjerë që i kemi trashëguar nga dijetarët.
dhe librave që i shpjegojnë ato.
•
Ne nuk urdhërojmë asgjësimin e asnjë libri, përveç atyre që kanë përmbajtje e
cila mund t’i shpie njerëzit në shirk (politeizëm)… dhe librave që përmbajnë tema
të cilat mund ta prishin akiden.17
E katërta: Për dallim nga këto fjali plot dëshmi dhe mençuri, që vërtetojnë faktin se
pasuesit e Muhamed Ibn Abdul Vehabit ishin pjesëtarë të Ehli Sunneh uel Xhemah,
armiqtë e tyre mund të sjellin vetëm akuza të pavërteta, përshkrime të hamendshme,
dyshime, dokrra, thashetheme e përralla që në asnjë mënyrë nuk dëshmojnë të Vërtetën
apo zhdukin Gënjeshtrën.
”
9 Kazin el-Bagdadi, Ali ibn Muhamed (677-741 p.h./ 1279-1341 e.r.), autor i “Lubab et-Tavil fi Meani el-
Tenzil” i cili titullohet edhe si “Tefsir el-Kuran el-Xhelil” i botuar nga Dar al-Marifeh li- Tibah ve-Nashr në
Beirut, më 1979. Ky tefsir bazohet në komentimin tjetër të Kuranit që mban titullin “Mealim et-Tenzil” të el-
Begaviut.
10 Ebu Ali, el-Hasen Ibn Ahmed Ibn el-Hasen (419-515 p.h./ 1028-1121 e.r.); “Sijar Elami en-Nubala” nga edh-
Dhehebi.
11 Nga Imam Abdul Rahman Ibn Ebi Bekr es-Sujuti (849-911 p.h./ 1445-1505 e.r.).
12 Imam Ibn Haxher el-Eskalani është autor i komentimit të mirënjohur të Sahihut të Buhariut me titull
“Fet’h el-Bari Sherh Sahih el-Buhari”.
13 El-Kastellani, Ahmed ibn Muhamed (850-922 p.h./ 1447-1517 e.r.) ka shkruar librin “Irshad es-Sari li-Sherh
Sahih el-Buhari” i botuar nga Mektebet el-Muthana, në Bagdad më 1971.
14 Nga Imam Ebu Zekerija, Jahja Ibn Sheref en-Nevevi (631-676 p.h./ 1233-1277 e.r.). Ndonëse en-Neveviu
vdiq para moshës dyzet e pesë vjeqare, ai pas vetes la një literaturë të pasur prej së cilës ende, deri në ditët
tona, përfitojnë muslimanët. Prej veprave të tij veçojmë komentimin e “Sahih Muslim” dhe “Rijadus
Salihin”. Për përkthimin në anglisht të “Rijadus Salihin”, referoju komentimit të Hafiz Salahudin Jusuf, e
botuar nga Darussalam Publishers and Distributors, Rijad.
15 “Fejdh el-Kadir, Sherh el-Xhami es-Sagir min Ahadith el-Beshir en-Nedhir” nga Muhamed Abdul Rauf
Ibn Zein el-Abidin el-Munavi (vd. 1030 p.h./ 1621 e.r.), e botuar nga Dar el-Kutub el-Ilmihijeh, në Beirut, 1414
p.h./ 1994 e.r.
16 Këto janë koleksionet e haditheve të Imamëve të njohur, Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, et-Tirmidhiut,
Nesaiut dhe Ibn Maxhes. Këto libra përmbledhin diturin thelbësore të Sunetit, dhe përmbajnë me mijëra
hadithe me isnad (zingjir të transmetuesëve të haditheve).
17 “Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi” nga gjykatësi el-Butami, fq. 72-4.
Libri i musulmaneve, ne thelbin e tij ,eshte nje nje kopje e shemtuar dhe qesharake e Dhjates se Vjeter, dhe nga ana tjeter, eshte nje kundervenie inferiore dhe urrejtese e Dhjates se Re…Ky liber qe quhet i “shenjte”, ka ne permbajtjen e vet rreth 400 ajete, sure e hadithe ,nga rreth 6000 te tilla ,qe perhapin dhune ,urrejtje e ndasi ndermjet jerezve, deri ne gjymtime, linqime, vrasje e zhdukje per te gjithe ata qe nuk besojne ne te…Jane pikerisht keto pjese te erreta, qe e kane kthyer kete “fe” ne okultizem te dhunshem, urrejtes dhe gjaksore…Jane keto pjese, me te cilat manipulohet bota orabo-islamike, per luftra vellavrasese dhe me gjere…me qellimin per tjua grabitur pasurite e pafundme…”…Te gjithe terroristet jane islamike,…dhe te gjithe islamiket jane “kandidate” per t’u bere terroriste…”E verteta duhet shpallur boterisht,…Ajo te çliron….Bota islamike duhet te pastrohet nga keto shkrime urrejtese, dhe te heqe dore perfundimisht nga ideja e vdekur e dominimit boteror…Ne te kunderten ,paqja per keto vende eshte e larget, dhe shpejtojne numerimin mbrapsht drejt perplasjes fatale per to……..
Shqiptari nuk pjerdh për fetë që ia sollën atij pushtuesit. Por shqiptarët e kanë një fe..ata i falen shqipes dykryendere që është nëna dhe feja e tyre. Vetëm atë dëgjojnë! Vetëm asaj i falen! Rroftë shqipja legjendare e Arbrit të Madh!