A (si) u mbrojt sot Republika?

29 Nëntor 2015, 02:11Blog TEMA
A (si) u mbrojt sot Republika?

Ilir Ibrahimi

1.
Padyshim, arrestimi I një deputeti në ditën festive të flamurit është e pahijshme.
Por e pahijshme është edhe parakalimi me kapadaillëk para policeve të cilët kishin urdhër arresti për atë deputet. 
Republika mbrohet duke e respektuar atë, ligjet dhe institucionet e saj. Në kete rast policia është vetëm një organ ekzekutiv I Republikës. Përndryshe shkojmë drejt një shoqërie anarkike që nuk ka asgjë të përbashkët me Republikën. 

2.
Blloku opozitar kishte paralajmëruar një manifestim për të kundërshtuar dy temat rreth së cilës ata kanë ndërtuar një kauzë. Manifestimi dhe pjesmarrja ishte për lavdatë. Por nuk po besoj që Haradinaj dhe Limaj ishin informuar se ky manifestim do të shëndërrohej në një platformë ku lideri shpirtëror I VV fjalimin ( i cili doli të jetë më i gjatë se i liderëve të partive politike opozitare) ta kthente në një thirrje për bashkim kombëtar. Të paktën pozicioni publik i AAK dhe NISMA, nuk e përkrah një koncept të tillë.

3.
Në politikë, ndërtimi i një platforme që bashkon subjekte të ndryshme partiake duhet të bëhet në besim të dyanshëm. Sot partia më e madhe ua “lëshoj pak mjekren” dy të voglave.
Duke e njohur si një person që e respekton traditën dhe fjalën e dhënë, nuk besoj se Haradinaj do ta pres mirë një gjë të tillë. Si do te ndikojë kjo në të ardhmen e bllokut opozitar, pritet te shihet
4.
Reagimi pas arrestimit te deputetit Kurti, nga disa liderë të VV, ishte për tu lavdëruar. Thirrja e tyre për qetësi duhet përshëndetur. Jo çdo gjë mund të zgjidhet duke gjuajtur gurë. Sidomos jo kundër institucioneve të republikës të cilën po synon ta mbrosh.

E ne qytetarët pak festuam e pak u hidheruam. Por Republika po rron.

Prandaj në këtë ditë feste kombëtare, dikush e sfidoi, dikush e mbrojti, e dikush e shijoi Republikën.
Urime shqiptarë, për edhe shume vjet.

7 komente në “A (si) u mbrojt sot Republika?”

  1. Adele says:

    O hale… Po ai Albin po mbron Kosoven qe e shiten tradhetaret. O plehre. Thaci duhet te shkoj ne Hage se eshte kriminel bashke me ate Veselin. Albini ska vjedh…Po Thaci qe po ben sarajet bash mu ne Prishtine me cka po i ben.

  2. Arber says:

    Nuk duhet folur pa e degjuar akuzen.

  3. Labi 2 says:

    Shume dakord!Nese ka nje projekt nga ana e ketyre te ashtuquajtura parti opozitare le te presin sa te vijne zgjedhjet dhe te shpalosin platformat e tyre,por jo te hedhin gazlotsjelles ne parlament.Kosova ka jetuar dhe do jetoje,eshte populli i Kosoves qe vendos dhe jo terroriste tipike alla Albin &co

  4. henricili tip kopili says:

    Ilir Ibrahimi,si tip kopili e ke shkrujt ket artikull.Ky teksti yt esht bash nje perpjekje e deshtuar me mbrojt dike te fshehur mbas disa urimesh te dyshimta.

    1. era says:

      henricili tip kopili
      Fix-fare kete ndjesi pata edhe une.

      me pelqen edhe nicku

  5. patrioti says:

    Kosova eshte bere gazi i botes ,se ka rene ne duar te Sllobodaneve .
    Perpara gjithe opinionit nderkombetar ,dje Kosova tregoi fytyren e saj primitive ,te nje shteti te pa konsolidum ,ku ne vend te lirise eshte vendosur shtypja .
    Turp i madh per ju ,fitore per armikun .
    Uroj qe partite opozitare ,bashke me popull kosovar te ngrihen njezeri per zgjedhje te parakoheshme .
    Thacovic nuk duhet lejuar te behet SULLTANI I KOSOVES .

  6. jazek says:

    Arrestimi i njr DEPUTETI SHQIPTAR nga shqiptaret ne DITEN E FLAMURIT eshte nje veprim i HAPUR antishqiptar me tendence te theksuar ANTI KOMBETARE qe tregon se Kosoven e SUNDOJNE KLIKA UDB-ashe qe punojne per interesat e Serbise!
    Kosovaret duhet vte ngrihen ne protesta te fuqishme kunder PERDGHUNIMIT TE KESAJ FESTE KOMBETARE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje