Shqipëria kuqezi me njerëz ditëzi

28 Nëntor 2015, 20:50Blog TEMA

Nga Dr. Jolanda Lila

 

Nëntori identifikohet si muaji i patriotizmit për shqiptarët, për shkak të kremtimit të festës së çlirimit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe pse kanë kaluar 103 vjet nga këto ngjarje historike, dozat nacionaliste shtohen gjithnjë e më shumë, duke u përligjur me emocionet festive dhe me ndjenjat atdhedashëse. Nuk ka gjë më të bukur sesa të duash vendin tënd e ta përkujtosh atë, por format e tepruara të shpërfaqjes së nacionalizmit në vend që ta nderojnë, e përçudnojnë simbolikën e këtyre festive. Po, po e përçudnojnë, sepse shqiptarët nuk dinë të festojnë dhe në të vërtetë nuk kanë arsye të mirëqena për të festuar. Mjaftojmë të kujtojnë skandalin e tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë, ku lukuni njerëzish barktharë shtyheshin për të mbushur me tortë kovat, legenët dhe enët e marra me paramendim nga shtëpia. Këto imazhe zunë faqet e para të gazetave dhe lajmeve ndërkombëtare.

Përpara se të festojmë për vendin, apo elementet që e përfaqësojnë atë, duhet më parë të mësojmë të duam e të respektojmë veten tonë, pastaj njerëzit e dashur, familjarët, kushërinjtë (që gjysmën nuk i njohim), miqtë, kolegët, bashkëqytetarët , shqiptarët e qenien njerëzore në përgjithësi.

Është e rëndësishme të mësojmë të bëhemi të dobishëm për koordinatat ku ndodhemi, pastaj të ngremë flamurin e fitores që në të vërtetë, nuk na përket neve, por është është vepër e të tjerëve. Është në psikologjinë e qenies njerëzore që dështimet t’ua faturoje të tjerëve, ndërsa për sukseset e fitoret ngarendin për të lartuar flamurin e triumfit.

Përpara se të festojmë në një ditë të vetme, t’u japim kuptim të gjitha ditëve dhe përditshmërinë tonë ta bëjmë më të vyer. Si t’u japim kuptim? Duke respektuar të drejtat e detyrimet që na përkasin dhe duke ditur të ngrejmë zërin për problemet që na kanë zënë sytë. Kultura e reagimit nuk mund të vijë kur ne nuk kemi kulturë sjelljeje, as kur botën jashtë pragut tonë e shohim si të huaj.

Shqipëria etnike nuk qëndron pas ndryshimit të fotos së murit të facebook-ut me foto flamuri a simbole të tjera patriotike, por tek sjellja dhe veprat tona të përditshme. Nuk mund të ngrihet zëri duke u strukur në rehatinë e kompjuterit përmes statuseve në rrjete sociale, as duke brohoritur në stadiume e sheshe “O sa mirë me qenë shqiptar!”, por përmes kulturës së komunikimit dhe të reagimit.

Sa mund ta duam ne Shqipërinë, në një kohë kur ekzistojnë ende njerëz që shkundin mbulesën e bukës (nuk po themi tapetin) nga ballkoni; sa mund ta duam kur nuk respektojmë rregullat e qarkullimit dhe dritën e semaforit; sa mund ta duam Shqipërinë kur ende ka njerëz që flasin me tonin e zërit në maksimum; sa mund ta duam kur ka njerëz që pështyjnë në rrugë; sa mund ta duam Shqipërinë kur votohen njerëz pa integritet dhe kriminelë që na përfaqësojnë në parlament e gjetkë?! Ndoshta nga kjo “dashuri e madhe” lind edhe kompleksi i festimeve me borhorima, me simbole deri të dhunshme dhe me kotësinë absurde të paradoksit nacionalist.

5 komente në “Shqipëria kuqezi me njerëz ditëzi”

  1. Luan Baci says:

    “Veper” mire e paramenduar dhe mire e llogaritur e armikut te popullit shqiptar Sali Serbi Ram Berisha:”…. Mjaftojmë të kujtojnë skandalin e tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë, ku lukuni njerëzish barktharë shtyheshin për të mbushur me tortë kovat, legenët dhe enët e marra me paramendim nga shtëpia. Këto imazhe zunë faqet e para të gazetave dhe lajmeve ndërkombëtare. ….”

  2. jazek says:

    Shqiperine KUQEZI me njerez DITEZI,nuk mund ta ndryshojne ca njerez te pajisur me tituj bombastike PR,DR,Phd etj,etj!!
    Autorja e ketij shkrimi ka marre persiper t’i jape pergjigje nje problemi jetik te shqiptareve,por ne fakt ka bere nje hartim shkollor konstatues,qe nuk jep asnje zgjidhje!
    Doemos, si mund t’u jape zgjidhje pa VENE GISHTIN NE PLAGE,pra pa percaktuar shkaqet qe kane cuar vendin dhe popullin tone deri ne shkaterrimin e shtetit,te percarjes totale e te PAKTHYESHME te shqiptareve sipas partive,krahinave,feve,pasurive etj ????

  3. perkthyesi says:

    ..sh.e drejte!..apo edhe Mas Media TV..,qe Edicionet Informative i “mbush” me Mbledhjet e Debatet api Polemikat e Komisioneve Parlamentare…,etj…anarki totale ..,Xhungel pa Elita..

  4. tfgs1 says:

    bourdhelo sunitesh,vari kkkkkkkkk……….

  5. jeta says:

    Dr. Jolanda Lila, ka prekur vetem kukturen qytetare te barkthareve dhe ka harruar spikeren me qeleshe dhe pa breke te televizion zjarri, a ku e di une. Dr. Jolanda, kjo eshte kultura? Apo s’ka gje per ate. A ekuptoni o njerez se ç’nivel intelektual kemi? E, gjendja nuk ndryshon kur nje Dr. (nuk e kuptoj) shkruan per peshtymen e njerit te papergjegjshem ne bulvard dhe nuk ze ne goje femren spikeren te nje televizioni qe na jep rubrikat per pervjetorin e pavaresise lakuriq si na ka bere nena. I hidhni nje çarçaf asaj nje here dhe pastaj beni vrejtje per te tjeret, se nuk kemi nevoje se si do mjelim femrat ne televizion, do mjelim lopet dhe bagetine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje