Nga Agim Shehu*
Në qarkullimin e përfytyrimeve me dritë Shqipërie që ngjall 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit, m’u shfaq dhe fyerja e papritur dhe e çudiçme që Ben Blushi i bëri publikisht e me nënthënie tallëse Ismail Bej Qemalit: „Kam dëgjuatr, se Ismail Qemali ishte një lekist i zellshëm(!).“ Edhe një njeri i rëndomtë po ta thoshte këtë vlerësim për gjeniun e kombit tonë, guximtarin homerik që pas 5 shekuj sundimi osman ngriti Shtetin e Pavarur Shqiptar, do mblidhnim buzët me neveri. Jo më një njeri i letrave e deputet, me aq mbivlerësim për veten e tij si të qe Platoni a Volteri i botës shqiptare sa dhe dyshimi i tij duhet marrë si e vërtetë. Gjykimi i tij të rri në mëndje edhe më i përbuzshëm kur kujton mbivlerësimet që Burritt ë Madh të kombit tonë i bëjnë figura të shquara të botës gjer dhe kundërshtarë (kujtojmë vlerësimin e Ministrit të Jashtëm të Italisë, San Xhuliano: „Ky Sfinks i Diplomacisë…“
Siç dihet, Sulltani e emëroi Guvernator në Varnë, duke e ngritur edhe në gradën „Pasha“. Kjo nënkuptonte dhe rrogë shumë të majme. Ismail Bej Vlora me fisnikërinë e tij të veçantë gjenetike, nuk pranoi të quhej „pasha“, e mbajti emërtimin „Bej“ si cilësim vetëm fisnikërie, Cila është e vërteta e karakterit të tij përballë shpifjes cinike të Ben Blushit që ia bën tërthoraz të njohur si „lekist të zellshëm“? Lëmë të flasë së pari sadopak dhe Ismail Bej Qemalin duke u dalë dhe vetë përballë shpifjeve që s’i pushuan kurrë si nga armiqtë e hapur të Shqipërisë dhe nga liliputë të papërgjegjshëm . Te KUJTIMET rrëfehet jo rastësisht:
„Mund të kisha arritur titullin më të lartë në Perandori. Por sa më lart të ngrihesha aq më pak fuqi do kisha për t’i bërë mirë vëndit tim…Për veten time do qe më mirë të rrija jashtë (Atdheut) në lirinë e qetë vetjake…“ (Diplomati italian Renco Falaski qartëson më tej: „Ai i përkiste asaj shkalle njerzish të mëdhenj…të paaftë t’u jepnin rëndësi parave“). Nën ndjesinë e mbylljes së jetës u thotë bashkëkombasve lamtumirën universale: „Bijtë e mi, nuk bëra pasuri. Ju lë amanet një Shqipëri!“
Nuk iu ndanë intrigat e shpifjet, për fat të keq dhe brënda Shqipërisë e afër tij. Dhe ai u detyrua të mërgojë. Në vitin 1916 do kalonte nga Italia në Zvicër, por Roma, nga zemërimi shtetëror se ende e pengonte për t’i pushtuar Atdheun tok me Greqinë e Serbinë, nuk i hapte udhë. Ahere konsulli human italian në Marsejë u shkruan eprorëve në Romë: „Duke e ndaluar Ismail Qemalin të shkojë në Zvicër kur ai me familjen janë në varfëri të plotë, nuk bindem se bëhet fjalë për një kundërshtarin tonë e nuk është as humane as e urtë të lihet të vdesë nga uria“.
Në Konferencën e Paqes në Paris rrezikohej prapë fati i Shqipërisë, e më 22 janar 1919, Arkitekti i Pavarësisë shkruan me dhimbje e shqetësim të thellë dramën e Atdheut mbajtur dhe mbi shpatullat e tij në pleqëri të rënduar: „Sot është ditë vendimtare për Shqipërinë, do ngjallemi apo do vdesim…Të kisha të holla do hidhesha gjer në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm…“ Motrat Qerjazi e Kristo Dako, i shoqi i Sevastisë e çmonin dhe e nderonin në mënyrë të veçantë. E Ai i shkruan Kristo Dakos: „I lutem Zotit të më japë fuqinë të përpiqem gjer në fund të jetës, me ju bashkë, për lirinë e plotë të së dashurës Shqipëri“. Më tej shton: „Është e tepërt t‘ju them, se jam gati të jap dhe shpirtin që më ka mbetur për Shqipërinë“.
E mbi këto dëshmi prej drame martiri, del një xhuxh foltoresh me vetkënaqësi sipër cullufeve, e i hedh baltë si pa të keq në fytyrën e ndritur Njeriut të Madh e fisnik.
Në mbyllje të pjesëshme vlerësimesh, përmëndim fjalët e publicistit amerikan Fullerton, publikues i Kujtimeve: „Kujtimet e papërfunduara të jetës së vet janë një bulëz e jetës së tij dhe e vëndit të tij për të cilin nuk kurseu asgjë dhe flijoi aq shumë“.
Nga i erdhi kjo madhështi Prometheu e përmasa martiri biblik ? Diplomati dhe studjuesi i figurës së tij, Renco Falaski gjykon: «Ai përfaqësonte denjësisht një familje të madhe të lashtë nga Vlora, atdhetar i zjarrtë e i frymëzuar nga parimet e lirisë dhe drejtësisë“. Më gjerësisht. I ati i tij, Mahmut Bej Vlora kish 8 çifligje të mëdha. Porta e Lartë kish premtuar se do paguante për ushtrinë e cila do luftonte sa të çdukte bandat greke të Grivasit më 1854 që duke terrorizuar popullin shqiptar donin të rrëmbenin trojet e tij. Qeveria osmane gënjeu. Ahere Mahmut Beu i shiti të 8 çifligjet për të mbajtur çetarët e armatosur shqiptarë kundër andartëve kriminelë. Varfëroi veten për Shqipërinë (populli i këndoi: „Vallja jote ç’më pëlqeu/ kur e heq si Mahmut Beu..“ Flijimin për Shqipërinë, në traditën shqiptare ia ushqeu që fëmijë dhe Birit të tij. „Bëmë o babë, të të ngjaj !“ („tel pere tel fis – si i ati dhe i biri – thonë francezët).
Ismail Qemali e ndjente më tepër sa i dëgjonte, fjalët e liga plot intriga e shpifje rreth tij, kryesuar nga Esat Pashë Toptani i cili, për pushtet të tij luftoi dhe për ndarjen e Shqipërisë Veri-Jug. Vizionar prej gjeniu, Ismail Beu e kuptonte thellë këtë plagë të gjatë në historinë e shqiptarëve kryeneçë që pikënisjen e hemoragjisë si plagë diabeti e kish te shpifjet si pa të keq në fillim. Për këtë në një rast, për ta mbyllur sadopak, u shpreh gjatë qeverisjes: „Ne sot këtu jemi të qetë nën hijen e Flamurit shqiptar, pasi shpatullat tona të përgjysmuara mbrohen nga pushka e Elez Isufit e Islam Spahisë në malet tona“. Ai e dinte se kundërshtarët e shpifësit, më tepër nga armiq të tij qenë armiq të Atdheut të tij: „Ju e dini, ka njerëz në Vlorë të cilëve nuk u pëlqen Pavarësia e Shqipërisë. Ky grup i vogël më ka luftuar gjithmonë e është përpjekur të më krijojë vështirësi“. Qartëson më tej konsulli italian në Vlorë, De Facendis: „Ka manovruar me turqit, me grekët, me myslimanët e të krishterët, me qeveri e konsuj, me miq e armiq të Tij“. Fijet e brëndëshme sigurisht qenë të lidhur dhe ushqeheshin nga burime të jashtme. Konsulli tjetër italian në Vlorë, Lori, më 1914 njofton: „Në një pjesë të popullsisë janë përhapur dyshime për të kaluarën e tij e për shpifje si ajo e Venizellos i cili, kur kaloi këndej para ca dite, i paska dërguar 800 lira turke!..“
E keqja është se shpifjet nuk janë të kufizuara te një rast i vetëm (do qe çereku i së keqes). Shpifjet vazhduan pas Tij udhën e vet të zezë pasi vepra e Tij vazhdoi u zgjat e strehuar në palët e papushtueshme të Flamurit. Kohë më parë dikush botoi në shtyp sesi Noli kish sharë keq Burrin e Madh të Vlorës. Kurse Noli i ngriti përmendore krah Skënderbeut në poezinë Hymni i Flamurit: „Me Skënderbenë u lavdërove/ e në furtunë i fundmi u shrove/. Me Malon prapë lart u çove/, Flamur i Kuq, Flamur i zi“…
Për fat të keq zgjatja e shpifjeve vjen gjer në ditët e sotme. Një kritike rrugësh siç e tregon veten, Clayer, vjen në Shqipëri e na thotë se Ismail Qemali „krijoi një Pavarësi Otomane…», kur sulltani otoman, te çdo hap i Tij në Europë i vuri pas agjentët për ta vrarë. Më tej ‘studjuesja’ e huaj thotë marrëzinë se Ai «qe disa ditë në pushtet(!)» (Në një çmëndinë a në një «Shtëpi publike» dehur nga ‘qejfi’ do qenë më të vetëkontrolluar për marrëzi të tilla gjykimi). Shoqëruesi i saj, ‘studjuesi’ ynë, shton nga ana e vet se « Ismail Qemali bëri çmos për interesat e tij(!)…» Zelli i tij për të njollosur apo tjetërsuar figurat tona të shquara mbështetet në ‘filozofinë’ e vet se sot, për të vajtur në Europë, duhet të shkëputemi nga Heronjtë e historisë pasi termi ‘hero’ është i ideologjizuar’ ! (Duhet ta fshijmë, apo ta qortojmë La Martinin e madh që sipas publicistit tonë, na ngatërron dhe sot mëndjen kur gjykon për Shqipërinë: «Ky është popull i pavdekshëm. Kjo është toka e herojve të të gjitha kohëve». T’i fshijmë të gjithë që të vemi në Europë jo me hapa heronjsh po me hapa kaubojsh!..) Publicistë të tillë antikombëtarë që ftojnë të vemi në Europë duke u ‘çveshur’ nga Shqipëria, duke mohuar apo njollosur figurat e ndritura të të parëve, në udhën e shpifjeve e ironive arrijnë gjer në përkrahjen e fqinjëve shovenë për coptimin më tej të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese shitjen e Detit e quante të paligjshme, gjer si akt tradhëtie kombëtare, studjuesi ynë, i përkëdhelur i medjave ironizonte kundërshtarët atdhetarë si ‘jomodernë’ gjer te shpallja publike se «po zihen për ca ujra, kush të zerë më shumë peshq !.. » e të tjera (po kjo është temë më vete, shumë më e gjerë).
Në përmasat dhe veçoritë e tij këtu hyn dhe Ben Blushi (pa i mohuar gjykimet e tij shumë të sakta e të çmuara në shqetsimet e ditës), për të cilat ka aq shumë nevojë trupi dhe shpirti i Shqipërisë mbuluar plagë prej të dy anëve kryesore të politikës. Por ta lëmë përkohësisht këtë anë, pasi ka marrë përsipër të ndihmojë që «të reformohet e të zbutet Islami…me ndihmën tonë… » Në horizont po shfaq Profetin e ri, duke shkruar një kapitull të ri për KURANIN (por dhe kjo është temë tjetër më vete që mund t’i shtohet Don Kishotit).
Frojdi mëson se shkrimtarit te pena mbi letrën e bardhë i vinë rezatime nga tejndërgjegjia për t’i kthyer në art. Është zhvillim më tej i gjykimit të Kantit, se njerëzit thonë për tjetrin ato shpifje që i meritojnë vetë si njolla të tyre e që duan t’i mbulojnë. Beni e quan Ismail Bej Vlorën « lekist i zellshëm ! » Pas këtij trillimi hedhur dhe si mjegull, ai mesa duket largon nga vetja akuzën ndaj tij si «vjedhës i hapur i parave të shtetit », Tek mungon gjatë në Kuvënd, nuk mungon ditën kur u ndahen rrogat e majme.
Lef Nosi, figurë e shquar me merita kombëtare të pakundërshtueshme (pa mohuar dritë-hijet e tij), ditën e Pavarësisë na vjen para së gjithash si bashkëpuntor tepër i çmuar e i afërt i Ismail Qemalit. Në kryqëzimin tërësor që i bën Ben Blushi, mes të tjerave e afron disi dhe me grekët kur thotë nëpër tymin e mëndjes së tij se emri Lef duhet të vijë nga emri grek „Lefteros“ (të kujton O Lefteros Venizellon, armikun e betuar të kombit shqiptar dhe shpifësin ndaj Ismail Bej Vlorës). Këto hamëndje nga mëndja e vetëkënaqur, që dyshimin e lëshon me shpresën për t’u marrë e vërtetë, kanë piknisjen e vet për ndërime emri sipas nevojës (dalim prapë te Kanti). Beni s’e ka këtë ndryshim te vetja. Por meqë gjyshin e nderon sa i kërkon dhe ndjesë tek është (kjo është njerëzore sidomos brënda familjes). Por duke ecur në pëlqimet e Z. Blushi, lejohemi krah tij të themi qëndrimin tonë ngjashëm me të për ndërimin e emrit. Dihet emri dhe mbiemri i gjyshit të tij, ndjesë pastë. Përmëndim gjithashtu rrëfimin e dhimbshëm të Mitrush Kutelit, shkrimtarit brilant e martir, kur mes të tjerash i shkruan mikut të tij Greblleshi më 28 gusht 1961 për ndërim emri «…më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi ‘i’-në në fund të mbiemrit (Shuteriqi) që të vërtetonte tezën e tij siç i tha Popoviçit vetë në tryezë (Belgrad) : ‘emri ynë vjen nga fjala serbe Shute që do të thotë ‘shakà’. Rjedhim nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit. Pra, si të thuash unë jam ‘ti’. Ndihmomë të ngrihem lart…të kam vëlla’ !»
Ky zë për ndërim emri, nipit i troket në tejndërgjegje e që ta mbulojë atë, i shpik tjetrit me mëndje të tij ‘ndërim emri’ – Lef Nosi (atdhetar martir shqiptar) mbiquhet O Lefteros Venizellos (shovenist grek). Meqë na afron te kjo temë përmes sharjes së të tjerëve, e nderojmë ndjesën që i kërkon Gjyshit. Por do të qe më e arsyeshme e fisnike, që së pari gjyshi si ish Kryetar i Shkrimtarëve dhe Artistëve, pas mënjanimit të diktaturës të kërkonte faljen publike që i takonte. E përsëris se ne shkrimtarët, secili në përmasat dhe arsyet e tij, duhet t’i kërkojmë ndjesë popullit për hymnizimin dhe zbukurimin nga reshtat e para të shërbimit që i kemi bërë shtetit komunist dhe udhëheqjes së tij. Veçanërisht brezi i ri në shkolla e ka njohur dhe sidokudo është pajtuar me atë shtet të përgjakshëm më shumë se nga referatet e thata të Lenka Çukos torollake, me metaforat e qëndisura të krijimeve tona. Kjo ndjesë publike duhej filluar nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve siç qe gjyshi i nipit. (Kryetarit të shkrimtarëve sovjetikë në kohën e Stalinit, Fadejevit, pas ndrimit të sistemit, një mbrëmje i vajtën në shtëpi krijues të persekutuar e i kërkuan llogari, jo për ato që kish shkruar po për heshtjen e tij kur ata vuanin burgjet. Ish kryetari i Lidhjes, i tronditur, u kërkoi falje, u tha që ta pështynin…Ata u larguan. Atë natë Fadajevi vrau veten…
Nuk flas për vetëvrasje, qoftëlarg, po për një mungesë fisnikërie e dinjiteti nga ana e krijuesve ku kryetari duhet të shfaqej në ballë. Ta niste së pari nga ndjesa për persekutimin e Kutelit (kur dhe nipi sot, deputet e shkrimtar i dëgjuar, vazhdon pas gjyshit shpifhen e fyerjen ndaj Kutelit gati të shenjtë, se « po nxjerrin nga pluhuri letra të tij… »). Asgjë e figurave të shquara nuk e ka vëndin te pluhuri. Te mëndjet e pluhurosura – po!
Aq më keq kur ky kërkim ndjese zëvëndësohet me përpjekjen e krijuesit për të rispjeguar krijimet e kaluara të tij, thua se në demokraci popullit i është tharë mëndja në të gjykuar sot lirshëm. Edhe pse janë në kushte e përmasa të tjera, sidoqoftë vajza e Stalinit, Svjetllana i kundërvihet të atit diktator kur shkruan publikisht: «E keqja është se im atë, edhe në botën tjetër, i komandon përsëri vartësit e tij». Ish Diktatori ynë po shëtit në pankarta e ekrane i zbukuruar gjithnjë e më shumë nga krijues e media, ngaqë gjëkund nuk u kërkua një ndjesë të paktën. Në jetëgjatësinë dhe zbukurimet e tij dhe në demokraci, vezullojnë aty këtu dhe figurat tona për atë sistem. « Detashmentit » tonë të krijuesve u takonte në radhë të parë ndjesa e falja. Ky do qe së pari zbukurimi i figurës sonë. Afrimi më i hijshëm me lexuesit, sidomos me të persekutuarit të cilëve vazhdon t’u zgjatet persekutimi.
Mendoj se Ben Blushi, me gjykimet e tij të mprehta e të çmuara, plot dinjitet e guxim qytetar në Kuvënd e në media, do qe më të ishte objekt thashethemesh se autor i tyre. Kohë më parë ai kundërshtoi publikisht, tepër hijshëm e adhurueshëm, dhënien e meshës greqisht nga pushtuesi dhe shkatërruesi i Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse, Janullatosi. Iu turr menjëherë kopeja prej tartabiqesh e shërbëtorëve ruajtës rreth Kryepeshkopit të huaj. Në mungesë të argumenteve, Benin e paditën si pjellë e realizmit socialist kur në atë kohë ai qe një gjimnazist i ri, në s’gaboj, që djersinte si ta përfundonte hartimin e shkollës. Pastaj u hodhën tek i ati me akuzën si ‘tribun’ i realizmit socialist. Shpifja nuk mund të shihte se Kiço Blushi ishte një shkrimtar me talent të veçantë, me penë të çmuar në shumë gjini. Mjafton të përmendësh se qe autor i filmit të mrekullueshëm « Nëntori i Dytë », mjë vepër drite krijuar në ‘errësirë’ e që nuk qas asnjë rymë spekulluese mbi vete. Asnjë film tjetër shqiptar nuk i rri në krah. Krijim që i qëndron çdo kohe. Në vlerat e tij, i biri është ushqyer në atë krijim. Ka vetëm një kundërvënie (mbase ‚etër-bij‘). I ati duke e skalitur madhërisht e tërë bukuri arti Burrin e Madh të Vlorës, ka harruar ta quante atë dhe ‘lekist të zellshëm’ !
Sidoqoftë në demokracinë e fjalës së lirë na duhet që, para se ta kundërshtojmë, të pajtohemi me ‘mendimin ndryshe’, Spjegimin në rrënjë e jep sado tepër dhimbshëm e me pikëllim drame, vetë Ismail Bej Qemali te Kujtimet : « Pavarësia e Shqipërisë nxori në dritë dhe shtrembërimet tërë plagë të njerëzve bërë nga shtypja shekullore, e sot këto plagë u hapën e bien erë ». Plagëve me erë të keqe osmane sot u është shtuar, apo janë zëvendësuar me plagët me erë edhe më të rëndë lindur nga shtypja e diktaturës. E thotë saktë studjuesi anglez Noel Malkolm, se shqiptarëve 50 vjet sundim komunist u ka bërë më shumë të keqe se 500 vjet sundim osman. Më qartë se kudo, kjo lexohet te Kuvëndi i sotëm i Shqipërisë ku z. Blushi sidoqoftë ka vëndin e vet në tërësi të nderuar..
*Shkrimtar
ja nje tjeter beqir madje ‘shkrimtar”…….
Idioten
Mirnjohje per artikull shkruhesin zotin Agim Shehu , une do e perkufizoja keshtu Ben Blushin me disa thenje fjale te zgjuara te popullit :1-Mjer atij njeriu qe i hyn vehtja ne qejf . 2 – Ky njeri eshte deformuar ne ate fare feje, sa nuk ka vlere dija e tij, kur ajo perdoret per djallezi , ky zoteri duhet te kuptoje se nuk e meriton fjalen Njeri . 3 – Nuk te shkon ty intrigant , te perdoresh forcen e peshen e fjales mbase duke u ” Shtirur ” Si Lider Liberator i baras vlefshem me F.S.Nolin ?! Ky Karrierist , karizmatik , i lig e djallezor. Mbase duhet edhe pak durim per ta nxjere perveç ” Helmit ,edhe Koken edhe kembet ky Gjarper ” i cili ka mbi 20 qe kullot e shulleret ky ” Gjeni i pa vleresuar nga Partia e Qeveria ” Duhet vene fshesa ketij e dhjetrave Politikan bersa qe kujtojne se me keto spektakle ben Heroin .
Ato qe ishin kunder xhihadizmit komunist sllav dhe me ate rast edhe kunder kopiles se jugosllaveve me emrin PKSH jane heronjte kombetare shqiptare. Nese qeveritaret shqiptare te viteve 1940 do ishin kollaborracioniste, te atille do ishin edhe Ismail Qemali edhe Skenderbeu dhe te tjere si ato qe ishin qeveritare dhe ushtarake te pushtuesit osman.
Komunistët xhihadiste shqiptare lindën, ishin dhe janë kundër nacionalizmit, kundër kombsisë shqiptare, kundër kombit shqiptar. Si mundet akoma te “festohet” fitorja e xhihadisteve komuniste dhe “dita e çlirimit sllav”?!?!
Artikull me te vertete i bukur. Si gjithmone poeti i famshem nxjerr nga nje gure te cmuar. Nuk ofendon njeri, por perdor vetem argumentin dhe fjalen e qendisur.
Me vjen keq qe nuk komenton njeri. Me duket se edhe adhuruesit komuniste te Temes nuk reagojne. Per me teper qe nuk permend daten e clirimit qe komunistet festojne.
Kisha pershtypjen qe tfgs1 ishte me i lexuar, por qenka me te vertete nje fshatar qe vetem me dhine ne mal ka kuvenduar e kurveruar.
Respekte per Agim Shehun qe edhe nje here i rrefeu ketij liliputi dhe plot plehrave te tjera qe zgjedhin historine, per te shitur pordhe, se vendi i tyre eshte ne koshin e plehrave.
Fatkeqesia jone kombetare qe s’do u ndahet as brezave. Sa here qe duhet te vleresojme burrat e kombit, do lepijme edhe Esat Pashat qe vendi i pat me bollek. Shkrimi i Shehut i vendos mire ca pika neper vende, por mostra te tilla qe me t’ju prekur sado pak interesin personal, hidhen e nxjerrin gurin e fundit,nuk e meritojne kete stil dashamires e prinderor, sepse rrugaceria e deklaratave te Blushit lidhur me kete teme, meriton peshtyme. Dhe se pari kete gje duhej ta bente i ati, i cili kete radhe eshte ne krah te te birit. Sepse nuk e thot kot Shqiptari: Mut i ati e kak i biri…etj…etj.
Panvarsia e Shqiperise nuk ishte inisiativa e Ismail Qemalit ,pooor
Ishte kembengunlja e Mbretit te Austrise Franz Josef qe Shqiperia te shkeputej njehere e pergjithmon nga Turqia .Kontributi i Franz Jozefit deri ne momentin e ngritjes se flamurit eshte i madh dhe nuk duhet te harrojme ose te shtrembojme historine e cila eshte e njohur tashme kudo ,ne Europe .
Lexoni historine e Shqiperise te bazuar ne dekomente te sakta .
Librarite jane mbushur plot .
Konsull i Shqiperise ne ato vitet ne Perandorine Austro Hungarese ne kohen e Perandorit a Mbetit te Austrise Frans Josef ishte Rilindasi ,Gjuhetari , Albanologu Prof.Dr Gjergj Pekmezi Katedra e Gjuhes Shqipe dhe Orientale mban edhe sot emerin e ketij Atdhetari e Partioti te Madh te Shqiperise e Kombit , bashkepuntor i ngushte me Ismail Qemalin ,Fan Nolin . Luigj Gurakuqin , Bajram Currin , Albanologun Gjerman Noklin etj. Edhe sot Katedra e Gjuhes Shqipe qe ai hapi ne Universitetin e Vjenes mban emerin e Gjuhetarit ,Albanologut poliglotit .Prof.Dr.Gjergj Pekmezi . i Cili duhet te propozohet e Dekorohet nga Presidenti i Republikes zoti Bujar Nishani me Titullin e Larte te Flamurit e Nder i Kombit ,deri sot ai eshte nderuar me titullin ” Qytetar Nderi ” ne Qytetin e lindjes Pogradec si dhe nje nga gjimnazet e ketij Qytetit eshte perjetesuar me emerin ” Gjergj Pekmezi ” Atdhetar i permasave te medha Kombetare , profesor i ish studenteve te tij ne Vjene : Gjuhetareve Eqerem Cabejit , Alek Budes ,Lazgush Poradecit, Aleksander Xhuvanit , e dhjetera e dhjetra te tjereve .
të lumtë !
Agim shehu, ish keshilletar i F. Nanos eshte ky mor, qe na e nderoka blushin si politikan?
Cfare demagogesh?
Si mund ta quaj veten intelektual, kur nga nje ane larteson me te drejte nje hero te Shqiptarizmes dhe nga ana tjeter pelqen nje politikan qe lufton vetem per karrigen personale?
Mos na e solli edhe SKENDERBENE ndonje tjeter europian si puna e Franc Jozefit qe thote dikush me lart?
Gati per te ulur vleren e traditave te palekundeshme te Shqiptarizmes, jane jo pak!
bravo agim shehu per pergjigjen brilante respekt
Po Dhori Qiriazit kush duhet t’i kërkojë ndjesë? Kur Dhorit i hoqën të drejtën e botimit në krye të Lidhjes ishte “petriarku” i PS-së, Dritëro Agolli. Në kohën e Dritëroit shumë shkrimtarë u dënuan për vepra që nuk ishin shkruar sips rregullave të realizmit socialist. Dhe dolën kritikë të tipit Brahimi, Kallulli e ndonjë servil tjetër i pushtetit që kritikonin vetëm për të denigruar shkrimtarët, ose për t’i venë nën thundrën e sigurimit të shtetit.E.Hoxha paskësh qenë edhe kritik, pa le!!!Po t’i pëlqente atij një vepër ishte kryevepër, po të mos i pëlqente vinin tmerret e burgjeve dhe internimeve, sikur ai të ishte kritik i njohur!!! Kritika në atë kohë e hidhte vallen sipas humorit të Hoxhës dhe mos flisni sikur nuk e keni jetuar. Po Dhimitër Xhuvanit për romanin “Tuneli”? Naum Priftit për dramën “Rrethimi i bardhë”? Minush Jeros për dramën e tij? etj????????????Dolën pak nga rreshti dhe hëngrën dynjanë! Dritëroi ka gjynahet e veta si ish kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe duhet të kërkojë falje për aq sa i takon.
Më sipër:lexo “patriarkut”
Kur njeriun e lene mendja larg qofte fillon eve neloje temen e tane duke share dhe zotin qe i kishte bere dhe harron se ka share vetveten
mbeta pa fjale nga shkrimtari, mu kujtua gjimnazi ku komentonim vjershat dhe tregimet e Agim Shehut. shkrim bindes i kulluar ku pervoja dominon . po e lexoi prape artikullin
…me ne fund Artisti mori penen ne dore, jo qe te shkruaj poezi ,por te perballet me fakte historike me ate qe e shqeteson si njeri ,si qytetar ,si patriot dhe vezhgues nga lart ,nga pozicioni qe i takon artistit,ku mediokriteti politik i politikaneve te majmur me parate e popullit shqiptarnuk arijne dot dhe cdo cast perpiqen edhe justifikojne ekzistencen me voten e tyre ne shkaterrimin e vizionit kombetar te shqiptareve ne syte e tyre dhe te opinionit nderkombetar pa ju dridhur qerpiku ,pasi klika e tyre e ndyre vetem keshtu mund te mbijetoje…Le te dalin nga xhepat e thelle penat e sprovuara te artisteve shqiptare dhe te atyre qe vertet ju dhemb shpirti per shqiperine dhe le te maten sy me sy me ate qe do te donin te ishte me e mire ,me e bukur me e drejte dhe demokratike dhe sa me afer Evropes.
Edhe ëngjëll edhe dreq!
Edhe i mirë edhe i keq, edhe ëngjëll edhe dreq; s’ka më keq! I shkreti shkrimtar nuk di si ta ndreq. Bën sikur nuk e di që shteti është një. Proletarët e quajnë diktaturë, borgjezia e quan demokraci, të dyja janë në veprim sipas klasës në fuqi. Z. Noel Malkolm e njeh dhe e pranon se Kosova ishte shqiptare kur serbët sulmuan Ballkanin dhe e kundërshton sundimin serb mbi shqiptarët autoktonë, po jo “sundimin komunist” se i bije ndesh me regjimin në vendin e tij. Duan s’duan, disa, zengjinë apo fukarenj, shkrimtarë apo zyrtarë, shkojnë pas berihajit; pse të vuajnë kur ka lehtësira! Demokracia borgjeze nuk e pëlqen as të përmendet fjala komunist. Tani edhe shkrimtari Agim Shehu nuk i do lehtësirat ashtu falas si ata të përmbysurit (që përfitojnë se historia u kthye mbrapsht), prandaj kërkon ndjesë për elozhet që i ka bërë diktaturës dhe me një fjalë goje mendon se i kalon të gjitha. Çfarë të gjitha? Për shembull, cilat janë elozhet e tija për diktaturën!? Frymëzimin për veprat madhështore ku e ka marrë? Pse në veprat e tija ka heronj dhe kundërshtarë, ca janë ëngjëj e ca janë djaj!? E të tjera. Pra, me një fjalë goje, pa shpjeguar këto, as e vërteta nuk del e qartë, as figura e shkrimtarit nuk “zbukurohet” dhe “afrimi i hijshëm” i tij me lexuesin largohet, nuk realizohet. Janë dy palë që i thërrasin. Kujt i përket ai dhe takëmi i tij!?
Për konkretizim ai bën një krahasim të stilit të tij si shkrimtar “me metafora të qëndisura”, me “thatësinë” pa metafora të referatit të Znj. Lenka Çuko. Detyra dhe profesione të ndryshme kanë edhe stile pune apo shkrimi të ndryshme. Madje këtë krahasim mund ta marrësh edhe si elozh se ajo zyrtare ishte, as poete as shkrimtare, madje as gazetare. Deri këtu shtyhet. Po Z. Agim godet një emër të përfolur nga disa demokratë anadollakë që menduan se ishte dhe është më lehtë të përpunoshë një opinion denigrues për palën kundërshtare kur godet një grua qoftë edhe punonjëse e nderuar në shoqërinë e saj. Prapë edhe deri këtu shtyhet. Politikë hesapi! Por Z. Shehu e humbet fisnikërinë dhe zotnillëkun e tij kur përdor fjalën ofenduese “torollake” që do të thotë “i trashë nga mendja, jo i zgjuar, budalla”. Ja që për ata që kanë punuar me Znj. Lenka ose që e njohin atë kjo nuk është e vërtetë. Tani mbetet që të mendojmë se shkrimtari ynë i mirë ka doza konkretizimi të thënieve të filozofëve të famshëm që ai vetë i përdor si përforcues në shkrimin e tij për të mposhtur kundërshtarin aktual.
Në ditët e Pavarësisë e të Çlirimit vendin e ka urimi “Lavdi Heronjëve dhe veprës së tyre të pavdekshme!” Për të tjerat është gjithë viti. Ndryshe në vend që të veshë vetulla nxjerr edhe sytë. Historinë e shkuar nuk e ndryshon dot asgjë. E sotmja është në bërje e sipër. Ky artikull sugjeron “ta lemë përkohësisht këtë anë, shqetësimet e ditës, për të cilat ka shumë nevojë trupi dhe shpirti i Shqipërisë i mbuluar plagë prej të dy anëve kryesore të politikës” dhe të merren me ndonjë sqarim shpifjesh reciproke, apo emrash e mbiemrash. Kush lë dasmën e shkon për shkarpa e ka dreqin prapa! Kasandra.
Shkrim brilant i Agim Shehut.
Shkurt poezi te tij:
Naganti i Isa Buletinit
Bene udhe te gjate
te inglizi vinin
Ismail Qemali
Isa Boletini
.
Hynin dy shqiptare
brenda ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.
Shqiperi e tyre
kish halle e mjera
armet zoterinj
regull,rine te dera.
U ngrys luftetari
syte i shkrepen cike
lere diplomati
i tha me qerpike.
Me kujtohet nje poezi e Agim Shehut qysh para 40 vjetesh:
Me thosh nje shoke duke qeshur
Sí dua malet plote me bore veshur
Se ku ka male ka dhe varferi
I dua fushat plote me blerim veshur
Se ku ka fusha ka dhe begati
Po te qe keshtu o male s’do tju doja
Por ju dua male pse e di
Se ku ka male ka edhe shqiponja
Se ku ka male ka dhe krenari
Jete te gjate Agim Shehut per keto kontribute te jashtzakoneshme, sic eshte dhe ky shkrim brilant.
perse jo, nje shehlere mbeshtet plakun bej, turkushak. Shpresojm qe se shpejti Shehu do te dali me nje apologji per ISIS