Letër Albinit: Përse të votova?

1 Dhjetor 2015, 17:49Blog TEMA
Letër Albinit: Përse të votova?

Të gjithë ata si unë, që iu është imponuar të zgjedhim se çka jemi (vetëm njërën anë) në të kaluarën, ndoshta nuk do t’mund ta kenë as këtë mundësi të zgjedhjes në të ardhmen nëse ju, Albin Kurti, vini në pushtet, pasi që ju vetëm se keni vendosur se çka duhet të jemi të gjithë

Nga Shenaj Shala 

Votën që ta dhashë ishte falë aderimeve të reja në lëvizjen tënde dhe për shkak të disa njerëzve vizionet e të cilëve iu besoja shumë. E ndjeja që këta do t’ia jepnin një frymë të re lëvizjes tënde dhe do të na kthehet shpresa edhe neve përmes juve. Kur bëre thirrje për manifestimin e republikës, kundër Zajednices dhe demarkacionit, mendova se republikën për të cilën flisje ishte ajo e Kosovës. Dhe si secili qytetar që ia do të mirën këtij vendi, e asnjëherë ndarjen, vendosa të dal në përkrahje të saj.

Si gjysmë shqiptare që jam- siç e tregon mbiemri, dhe gjysmë turke- siç e tregon emri, jam rritur duke mu imponuar gjithnjë nga shoqëria që të zgjedh njërën anë dhe të deklaroj se çka jam. Sa me kënaqësi dëgjoja ish-kolegët e UNMIK’ut kur thoshin “jam gjysmë italian, gjysmë francez”, “jam gjysmë spanjolle, çerek portugeze (se gjyshja ka qenë angleze nga ana e babit) e çerek angleze”. Sa u merrja lakmi që aq lehtë shprehnin atë se çka janë, pa pasur nevojë të zgjedhin njërën apo tjetrën anë dhe, çka është më e rëndësishmja, sa lehte i shihnin si një tërësi/person/karakter pa marr parasysh se cilit nacionalitet u përkisnin prindërit apo gjyshërit e tyre. Arsyeja pse po të tregoj për këtë, është se me në fund jam në gjendje që t’iu ‘ik’ të gjitha pyetjeve provokative që insistojnë që unë të zgjedh njërën apo tjetrën anë (për ata që nuk pranojnë që përgjigjja të jetë gjysmë-gjysmë)- duke dhënë përfundimisht përgjigjen “jam kosovare- ashtu më thotë në pasaportë!”. Nuk pres që ju të kuptoni sikletin tim që e kam mbajtur me vete sa herë që më është bërë kjo pyetje në fëmijëri, por e di që vajza juaj shumë mirë do t’më kuptojë një ditë.

Babi im i ndjerë ka qenë një nder ballistët më të ‘flaktë’ që kam njohur ndonjëherë. Nuk e di se çka është me këta burra shqiptarë që martohen me gra të ‘huaja’, por të gjithë ata që i njoh po qëllojnë të jenë shumë më nacionalistë se të tjerët.

Kur në videon promovuese që kishit përgatitur për manifestimin treguat hartën e Kosovës të copëtuar, dhe se si do të dukej pas zajednices e demarkacionit, mu copëtua zemra! Kjo nuk është çka asnjë kosovar që është lindur në Kosovë dhe ka dashuri të sinqertë për të (pa marrë parasysh nacionalitetin) do ta dëshironte. Mbylla sytë që ta zhduk atë hartë të çrregullt nga mendja- vetë pamja e së cilës më bëri të rrëqethem. Në atë moment ti flisje…flisje kundër zajednices. Kundër një bashkimi të komunave serbe. Mirëpo, flisje edhe për një bashkim tjetër…

I rendite të këqijat e zajednices, duke treguar se çka do të mbetet nga Kosova përmes asaj harte të tmerrshme. Por, çka do të mbetet nga Kosova, Albin, pas bashkimit kombëtar? U mundova ta parafytyroj hartën e Kosovës atëherë – por nuk shihja asgjë!

Ti flisje për ‘faljen’ e pjesëve të Kosovës nga ata në pushtet, por poashtu (po i bie që) nëse ti vjen në pushtet, do ta falësh tërë Kosovën.

E di qe kjo letër do të keqkuptohet nga shumë njerëz dhe do t’më shohin si njeri që nuk dua bashkim të shqiptarëve (madje ndoshta si dikush që është pro-zajednices). Këta janë ata të njëjtit që më kanë shtyrë me vite të zgjedh vetëm njërën anë, e t’ju tregoj se çka jam. Unë jam kategorikisht kundër zajednices, të kuptohemi! Unë dua bashkimin e shqiptarëve, por jo vetëm. Dua bashkim të shqiptarëve, serbëve, turqve, romëve, kroatëve, egjiptianëve, të gjithë të tjerëve të cilët jetojmë në këtë vend. Dua që udhëheqësit e mi të mos bëjnë ndarje dhe të mos përfaqësojnë vetëm interesat e njërës palë. Dua që të keni një vizion për të ardhme të përbashkët, për të gjithë, pa marrë parasysh çka jemi. Përfaqësim për një jetë të mirë e të shëndoshë, në harmoni! Si prisni ju që të keni përkrahjen e minoriteteve të tjera nëse në njërën anë jeni kundër zajednices së komunave serbe, por nga ana tjetër synoni një bashkim tjetër? E kujt është kjo Kosovë? Dhe pse duhet ta falim, apo ta copëtojmë? Apo ndoshta paragjykoni e supozoni se ajo çka të gjithë dëshirojnë në Kosovë dhe çka është më e mira për të gjithë, është bashkimi kombëtar pa marrë parasysh cilit komunitet i përkasin qytetarët e Kosovës? Apo ndoshta minoritetet e tjera të Kosovës nuk janë edhe fort të rëndësishme, e nuk ka dert se çka duan?

Më 28 nëntor, e zhgënjyer me faktin se manifestimi për të cilin dola kundër copëtimit të Kosovës u shndërrua në diçka krejt tjetër nga ajo që ishte thirrur, vazhdova të ec përgjatë sheshit Nënë Tereza, kokulur e me lot ne sy, me ndjenjën se isha mashtrruar. Dikush më thirri emrin. Ishte tezja X, kojshikja ime gorane e cila kishte dalë të shesë produktet e saja punëdore në panairin që ishte vendosur një ditë më parë. “Blej shqip. Blej prodhime shqiptare”, thoshte posteri gjigant, i cili ishte vendosur në shesh nga ana e komunës që drejtohet nga lëvizja juaj. Në moment kuptova se të gjithë ata si unë, që iu është imponuar të zgjedhim se çka jemi (vetëm njërën anë) në të kaluarën, ndoshta nuk do t’mund ta kenë as këtë mundësi të zgjedhjes në të ardhmen nëse ju vini në pushtet, pasi që ju vetëm se keni vendosur se çka duhet të jemi të gjithë.

13 komente në “Letër Albinit: Përse të votova?”

  1. iBaba says:

    Shko moj fyçkë

  2. QYTETAR says:

    Edhe kjo qytetarece shtirur ,oo luan rolin e nje qytetareje te zhgenjyer . Mjaft me jeto pacavure se do te vuani per veten tuaj shume shpejt .
    TURP QE KOSOVA KA ME SHJME SHERBETOR TE SERBISE . TURP .

  3. Moni says:

    Zonja tregon se si eshte realiteti i atyre qe jetojne ne Kosove. Pse i kunderviheni. Ajo po thote se jo te gjithe shtetasit e Kosoves kane ato mendime apo synime qe kane ata me kombesi shqiptare.
    Dhe kjo parashikohet ne Kushtetutene e Kosoves. Prandaj me kembe ne toke.

    1. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

      Kosova nuk eshte shtet multietnik, kosova eshte shtet i shqiptareve ku jetojne pakica serbe, rome , egjyptiane etj. Nderkombetaret me qellim apo pa qellin po lene nje problem me plasje te vonshme ne kosove. sido qe te jete, do apo nuk do zonja heret apo vone kosova dhe shqiperia do behen nje edhe politikisht. Jane faktoret e huaj nderkombetare qe nuk e lejojne per momentin bashkimin politik por bashkimin kulturor, tregetar dhe monetar askush nuk e ndalon.

  4. TJ says:

    Zonje, me pare duhet ta kesh dicka dhe pastaj edhe e humb! Pa patur, nuk mund te thuash, qe e humba! Shqiptaret, po trajtohen si qenie te dores se dyte, ne vendin e tyre! Keshtu ka qene gjithmone! Dikur nga romaket me pas nga otomanet, me pas nga europianet dhe me pas nga serbet dhe Zogu e me tej nga pushtuesit dhe me pas nga komunizmi me pas nga demokracia berishiane-Thaciane dhe ju dha ndihma perfundimtare nga Amerika me krijimin e shtetit te Kosoves!Por shqiptaret nuk dine te formojne shtet! Shembulli eshte Fatos Nano dhe Sali Berisha te cilet e ngriten korupsionin ne sistem! Servile deri ne perulje ndaj te huajve dhe armiq te bashkekombesve te tyre! Pra te huajt mendojne se ne nuk dime te bejme shtet! A eshte kjo e vertete apo jo opinioni eshte krijuar se jo! Dhe e verteta eshte se nuk dime! Pra qe te kerkosh nga Albin Kurti te drejtat e kombeve te tjera duhet me pare Albini dhe kombi i tij t’i kene keto te drejta qe do ti kene edhe minoritete e tjera! Por nuk mund te kete Zajednica te drejte vetvendosje kur nuk e ka vetvendosjen shqiptari! Po luhet rende me fatin tone! Kujtoni “krokodilin” ne Shqiperi!

  5. J. says:

    Kjo zonja eshte tipike Zhurmuse qe flet per te mos thene asgje dhe per te krijuar me shume konfuzion midis atyre qe lexojne keto rreshta!
    Problemi eshte shume i qarte se me Zajdenicen do merret nga Kosova nje pjese territori shume i madh duke perfshire MINIERA dhe LIQENE domethene pasuri minerale dhe natyrore!! Dhe kjo zonja, qe po e quaj gati-gati anti-shqiptare, vjen e shkruan pa asnje kuptim (per ata qe e duan Kosoven flas..) histori personale te jetes se saj dhe te nje tufe zyrtaresh te UNIKUT qe jane ne Kosove vetem per tu pasuruar…o nene o nene ku eshte katandisur populli jone!!
    Po shkruaj moj zonje qe politikanet e Kosoves ne vend qe te merren me politikat e jashtme, bie llafi me Ameriken e EU qe mos te kete Zajdenice po merren me vjedhjet e shtimin e pasurise! Sa te pasur kane qene pa u futur ne politike dhe sa te pasur jane tani politikanet e Koseves (dhe Shqiperise)? Pse nuk shkruan e MENDON keto po shkruan gjera anti-shqiptare?Turp te te vij!

  6. Jeronim de Rada says:

    Babai i saj ballist, qe ne Kosove kuptohet si patriot, martohet me nje turke.

    1. Toni KS says:

      Jetoj ne KS dhe nuk njoh asnje turk autokton te Kosoves. Kur shoh persona me mbiemer Gashi, Bytyçi apo Mazreku qe pretendojne te jene turq me vjen te qesh. Megjithate eshte qeshtje e tyre individuale. Zakonisht ata qe flasin turqisht (nje sorte te deformuar te saj) dhe adoptojne nje identitet te tille duan te thojne qe nuk jane fshatar. Pra ka me shume kuptim kulturor se sa etnik.

      1. Jeronim de Rada says:

        Nuk mund te mohosh faktin qe ne trojet tona ka pasur prurje fisesh aziatike dhe afrikane nga pushtuesit turq. Fatkeqesisht ata ishin te shumte. Per kete ka fakte te shumta.
        Edhe ajo cka thua ti eshte e vertete. Ata “turq” me mbiemra Gashi, Bytyqi apo Mazreku jane shqiptare te asimiluar. Por fare nuk ka rendesi se a jane ata puro aziatike apo te asimiluar. E rendesishme eshte se cka ata e ndjejne vehten.

  7. Po,Po says:

    Nga gjithe sa thotë kjo zonjë,mua më duket se “qënia kategorikisht kundër zajednicës”,është vetëm një tyl i hollë,për të fshehur qënien e saj faktike kundër qëndrimit heroik,që po mban Vetvendosja,për këtë problem jetik,jo vetëm për Kosovën,por për krejt kombin shqiptar.
    Mendoj se kjo luftë që po bën aktualisht VV-ja,është vërtet një luftë e madhe e me rëndëdi historike,jo më të vogël se lufta që beri UÇK-ja.E them këtë,sepse UÇK-ja luftoi për një kauzë të madhe,siç qe pavarësia e Kosovës dhe tani,po e tradhëton këtë kauzë.Ajo e bëri luftën,duke pasur përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare,kurse VV-ja sot ka përballë jo vetëm egërsirat dinake sërbe,por edhe vetë ndërkombetarët.Ndaj duhet të ngrihet më këmbë,i madh e i vogël në Kosovë,kundër Zajednicës.Historia nuk përsëritet dy herë.Nqs i bëhet ky lëshim Sërbise,do të jetë një tradhëti e lartë kombëtare dhe shqiptarët nuk do të kenë më rast tjetër kaq të mundëshëm.
    Unë jam me ,mish e me shpirt me Albin Kurtin,kundër dorës së UDB-së Isa Mustafa dhe frikacakut THaçi,i cili u gjunjëzua përpara presionit,se do të ndiqet penalisht nga Gjykata e Hagës,për krime lufte që i janë dokumentuar dhe nuk ka si rrëshqet.Albin Kurtit nuk i mbetet rrugë e mënyrë tjetër të veprojë, se ia kanë lidhur duar e këmbë ajo palo mazhorancë dhe vetë ndërkombëtarët. Tni duhet edhe kjo tyryfyçka të hedhë shashka tymuese në mesin e VV-jes.

    1. Luan Baci says:

      Nje analize teper e sakte nga zoti/zonja “Po,Po”. Urime.

  8. Kendrevica says:

    Zonja nuk e kupton, qe Albini ndoshta nxiton duke predikuar bashkimin Kosove-Shqiperi. Por c’te beje, kur e di se pas 10-15 vjetesh Mustafet e Tacet do e shesin tere Kosoven e s’do kete me c’te rekuperohet prej saj…

  9. mira says:

    Kesaj harabeles i kane thene bej nje hartim nga ato qe jepte zysha e fillores , se shqiptaret aq e kane merren me ty dhe harrojne punen e mareveshjes.
    Cika le te shkoje tek shoqata ciu ciu.com .tralalala dhe le te shpertheje emocionet e veta sa te doje. Nuk jane pune per trurin e saj keto punet e Kosoves.
    Qe te mos e zgjas komenti i PO PO perfekt.
    SHQIPTARE DHE KOSOVARE DUHET TE COHENI NESER ESHTE VONE
    E KEQJA NUK KA KTHIM ASHTU SI NUK U KTHYE KURRE COPETIMI I SHQIPERISE NE 5 SHTETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje