Në zgjedhjet e dhjetorit 2010 në Kosovë, isha në Prishtinë për t’i ndjekur ato në Klan Kosova. Natyrisht, një gazetar i Tiranës, sado i vëmendshëm të jetë, e ka të vështirë të kuptojë hollësira në jetën politike të Kosovës. Jo nga largësia, por ngaqë nuk i përjeton dot hollësitë nëse nuk e bjerr ditën në atë vend. Kam përshtypjen se e njëjta gjë duhet të ndodhë me gazetarët e Prishtinës në raport me Tiranën.
Pikërisht në këto zgjedhje të dhjetorit Vetëvendosja paraqiti listën e saj elektorale. Kërshëria që më kishte ngjallur kjo forcë politike ishte tejet e madhe. Sot kujtoj një fjalë që më tha një kolege tek po braktiste tryezën e restorantit për të shkuar e ndjekur festën në selinë e Vetëvendosjes. Kur i kërkova të më japë një përshkrim për Albinin dhe lëvizjen e tij, ajo ishte çuar tashmë në këmbë dhe po rrokte çantën të shkonte, ndaj, ndoshta prej ngutit, më dha një të tillë shterues: “Albini është si hoxhë. Ai flet, ata i binden.”
Kanë kaluar plot pesë vjet nga ajo kohë, dhe shumë ujë ka rrjedhur. Albini është po aq imponues në ligjërimin e tij, ka shtuar radhët e lëvizjes, ka kryer një lumë me aksione, është armiqësuar me ndërkombëtarët e Prishtinës, ka përzënë rebelët e partisë, ka pranuar të largohet nga drejtimi i Vetëvendosjes, por është ende lideri i saj, është i vetmi që frymëzon për bashkim kombëtar dhe bën pjesë në të vetmen parti kosovare që është e qartë ideologjikisht, e majtë, nacionaliste, madje po bën përçapje serioze të hyjë në Internacionalen Socialiste.
Para do kohësh erdhi në Tiranë së bashku me gjithë udhëheqësit e tjerë të Vetëvendosjes, dhe e shpjeguan gjerë e gjatë Zajednicën. Unë e intervistova në “Shih Programin”, në TVSH, dhe mund të them që është një politikan modern, i cili para se të udhëheqë rebelimin përgatit platformën. Jam krejt i bindur se Vetëvendosja ka të drejtë për Zajednicën. Ai e lajmëroi protestën në studion time; kuptohet, e kishte thënë dhe gjetkë. Unë i druhem dhunës, ai jo, sepse revolucionari nuk e ka frikë atë, e ka mjet. Konservatori në këtë pikë mbetet ligsht.
Sot Albini është në burg, dhe unë dola në rrugë që të kërkoja lirimin e tij. Isha për të parën herë në një protestë të çuditshme sa më s’ka, me shumë pak gjindje, e cila i ngjante një panairi. Protestues tashmë profesionistë, si Besian Pesha, Erion Kristo, Altin Goxhaj, por edhe marksistë-leninistë të vjetër e të rinj, ektremistë të djathtë fundamentalistë, nacionalistë, patriotë, punëkotë. Megjithatë, duhej dalë, sepse askush, aq më tepër një deputet dhe drejtues politik, nuk duhet të hyjë në burg. Is’ Mustafa i ka bërë Albinit nderin e jetës. Ai nuk ka frikë; nuk ka patur asnjëherë drojë nga prangat. Në kushtet që ndodhet sot, nuk mund të polemizosh me të, të debatosh si me një kundërshtar politik, por je i detyruar të flasësh me heroin. Albini e ka kuptuar këtë, ndaj dhe dërgon mesazhe aq të goditura nga qelia. Sondazhet e fundit e nxjerrin forcë e dytë. Praktikisht ai ka fituar!
Ish-ambasadori Arben Çeku shprehej në Ora News se tashmë Zajednica nuk është më detyrim për Kosovën në raport me bisedimet. Sipas tij, serbët dhe BE-ja e kanë shkelur të parët pikën 4 të marrëveshjes për çështjen e UNESCO-s, dhe ndaj nuk ke përse ti të bindesh në pikat e tjera. Diplomati mendoj se ka të drejtë, sepse Zajednica është një çështje që i përfshin shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike, në të djathtë a në të mëngjër. Albini duhet lënë i lirë, dhe e vetmja mënyrë për ta mundur është ta luftosh ideologjikisht, sepse në këtë pikë barka e tij fut shumë ujë. E majta ekstreme e Kosovës, që ka ende fanar ndriçues shokun Enver, mund të mundet vetëm kështu. Por nëse Albini nuk ka kundërshtarë ideologjikë të zotë në Prishtinë, ky nuk është faji i tij, ndaj mund të jetë për grigjën e tij, dhe jo vetëm, tëpkë si një hoxhë.
Tesheshi.com
pune shqiptaresh hane njeri tjetrin ,race paganesh as i bie mendja per njeri tjeter ,vetem mos ti prishen pazaret,shkuan i dhuruan dhe shtet qafireve
Kurti eshte konfliktuoz,injorant,dhunues,majtist extrem,mbeshtetes i vehabizmit,shamijave dhe edukates fetare ne shkolla dhe nje psikopat qe ka per qellim destabilizimin e shtetit dhe eshte antiamerikan.Kete mund ta perkrahin vetem 4% te elektoratit dhe ata jane:Militant vehabist,majtist extrem,rrugac,trafikant,vehabit dhe perkrahes te ISIS,kundershtaret e Thacit dhe Ises etj. dhe askush tjeter.
Keshilltar politik i Albinit eshte Hysamedin Ferraj. Kjo me se miri tregon edhe prirjet e Albinit per islamizem. Se kush eshte z. Ferraj, me se miri e tregojne shkrimet e tija qe jane antishqiptare dhe pro islamit politik. Eshte ai i cili tek Skenderbeu e sheh tradhetarin kombetar kurse tek Ballaban Pasha sheh origjinen e nacionalizmit shqiptar.
albini eshte politikani i vetem me formim ideo-politik ne GJITHE SHQIPFOLESIT.ketyre ideologjive iu druhet perendimi…sepse ideologjia merr permasa te paparashikueshme dhe eshte uragan.prandaj mundohen ta mbajne te izoluar me gjitha mjetet.tani lajkatohet serbia….koha e perkrahjes shqiptare ka kaluar ne drejtim te kundert.kerri viziton ne aeroport ,si te jemi vend ne lufte…ky eshte mesazhi qe sjell ?
fuck you…ngateresqare te ndyre.ju i sherbani vetem vendit tuaj.
Sakt,Xinxo
Parti socialiste nuk do te thote Enver Hoxha . Koha e komunizmit nuk vjen me . Te majtet si parim jane me popullin me klasen e varfer.Fatkeqsisht tek ne nuk po funksionon keshtu . Gjithesesi Albin Kurti ne krahasim me Thacovic Mudtafovic eshte shume shume here me i mire ,prandaj duhet votuar dhe pike .Mft me sulltana te korruptume ,qe po notojne ne para . Populli kosovar nuk luftoi te rregullohen nje dore njerzish qe e kane kthyer kosoven ne mallin e tyre ,por dhe ata duhet te shohin nje dite te bardhe . Politika e fyre eshte e turpeshme .
Jam pjeserisht dakord me disa komentus ketu ne lidhje me ekstremizmin e zotit Kurti. Por une mendoj se njeriu duhet te shikohet ne tersi. Din dikush te me tregoje se cfare te mire na pasken sjedhur politikant moderus ne kosove dhe shqipri? Asgje. Ne fakt, moderimi i tyre eshte kaq i teperet saqe jane gati te japin edhe pjese te tersise terrioteriale per te qendruar ne pushtet. Ne mendje kam marrveshjen detare me greqine. Kosova nuk po ben te njeten gje me malin e zi dhe kumunat serbe ne kosove. Albini qdo gje mund te jete por deri tani nuk mund te akuzohet per korrupsion dhe tradheti. Flm.
Albini nuk eshte ideologjikisht ne ekstremin e te majtes ne Kosove, sic perpiqen ta paraqesin kundershtaret e tij proserbe dhe qorrat shqiptare qe kerkojne mbeshtetjen e Perendimit per te qendruar ne pushtet konder interesave te popullit te Kosves. Te mbeshtetesh sot Albin Kurtin, eshte te mbeshtetesh dhe te duash ardhmerine jo vetem te Kosoves, por edhe te mbare Kombit Shqiptar. Albini eshte zeri me I fuqishem dhe me inteligjenti ne mbrojtje te interesave shqiptare ne Ballkan. Analizat e tija jane reale dhe me kembe ne toke. Inferioriteti I polikaneve shqiptare qe kritikohet dhe luftohet nga Albini, eshte ne nje shkalle tepre te larte, sa qe eshte shndruar ne qellim vetem per mbajtjen e karrikes pushtetore dhe aspak ne sherbim te interesave te sotme jetike dhe ato te perspectives se popullit shqiptar. Perkrahja ndaj Albinit, eshte mbeshtetje dhe lufte per te drejtat dhe perparimin e Kombit dhe krijimin e Shqiperise Etnike, qe eshte I vetmi shpetim dhe garantues I nje ekuilibri te qendrueshem dhe te vertete ne Ballkan. Klasa politike shqiptare, mund dhe duhet te kete partneritet te plote dhe me interes te ndersjellte me SHBA-ne vetem duke mos qene ne pozitat e inferioritetit. Inferioritet te kthen ne skllav edhe ne raport me miqte e tu dhe ca me teper me armiqte e tu. Kur je inferior, edhe miqte te nenvleftesojne, bile edhe te percmojne. Eshte koha qe shqiptaret te perfitojne nga bashkpunimi me USA, me te cilet na lidhin interesa te perbashketa te perspectives dhe te ekzistences se te dy paleve.
Tradhetari i kombit shqiptar, Mustafa dhe Qeveria me të cilën ai udhëheq “nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria”. Po eshte e vertete sepse Mustafa nuk ka asgje shqiptare. Ai eshte gatuar ne te njejten guzhine te UDB-se ashtu si dhe Sali Berisha dhe Hashim Thaci, Te tre dhane toka te Shqiperise (edhe Kosova eshte Shqiperi), Mustafa dhe Thaci Serbise dhe Malit te zi, Berisha Greqise. Keta Toptane te shekullit te 21-te, do te marrin te njejten monedhe, plumbin ballit ashtu si Esat Pashe Toptani, miku i Serbise. Ben edhe pak durim o fare e keqe tradhetije, prapa te vjen historija. Vendin e ke ne kosh te plehrave me te gjithe sojin tend.
Ashtu sic tha opozita ne Kosove, se 28 Nentori i 2015-s eshte Nentori I TRETE, ashtu dhe doli. Opozita kishte te drejte. Eshte Nentori i TRETE, sepse ju Mustafe me Thacin e treguat me ne fund hapur tradhetine tuaj, antishqiptarizmin tuaj, poziten e shtetit policor kur sulmuat zyrat e nje subjekti politik te opozites qe mbron te drejtat dhe interesat e Kosoves dhe ato te mbare kombit shqiptar. Me ne fund ju e afishuat hapur ne rrolin tuaj si sherbetore te Serbise. Populli tanime di mire se cfare duhet te beje me ju.
Nuk eshte Albini ideologjikisht ne ekstremin e te majtes ne Kosove, sic perpiqen ta paraqesin kundershtaret e tij proserbe dhe qorrat shqiptare qe kerkojne mbeshtetjen e Perendimit per te qendruar ne pushtet konder interesave te popullit te Kosves. Te mbeshtetesh sot Albin Kurtin, eshte te mbeshtetesh dhe te duash ardhmerine jo vetem te Kosoves, por edhe te mbare Kombit Shqiptar. Albini eshte zeri me I fuqishem dhe me inteligjenti ne mbrojtje te interesave shqiptare ne Ballkan. Analizat e tija jane reale dhe me kembe ne toke. Inferioriteti I polikaneve shqiptare qe kritikohet dhe luftohet nga Albini, eshte ne nje shkalle tepre te larte, sa qe eshte shndruar ne qellim vetem per mbajtjen e karrikes pushtetore dhe aspak ne sherbim te interesave te sotme jetike dhe ato te perspectives se popullit shqiptar. Perkrahja ndaj Albinit, eshte mbeshtetje dhe lufte per te drejtat dhe perparimin e Kombit dhe krijimin e Shqiperise Etnike, qe eshte I vetmi shpetim dhe garantues I nje ekuilibri te qendrueshem dhe te vertete ne Ballkan. Klasa politike shqiptare, mund dhe duhet te kete partneritet te plote dhe me interes te ndersjellte me SHBA-ne vetem duke mos qene ne pozitat e inferioritetit. Inferioritet te kthen ne skllav edhe ne raport me miqte e tu dhe ca me teper me armiqte e tu. Kur je inferior, edhe miqte te nenvleftesojne, bile edhe te percmojne. Eshte koha qe shqiptaret te perfitojne nga bashkpunimi me USA, me te cilet na lidhin interesa te perbashketa te perspectives dhe te ekzistences se te dy paleve.
Tradhetari i kombit shqiptar, Mustafa dhe Qeveria me të cilën ai udhëheq “nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria”. Po eshte e vertete sepse Mustafa nuk ka asgje shqiptare. Ai eshte gatuar ne te njejten guzhine te UDB-se ashtu si dhe Sali Berisha dhe Hashim Thaci, Te tre dhane toka te Shqiperise (edhe Kosova eshte Shqiperi), Mustafa dhe Thaci Serbise dhe Malit te zi, Berisha Greqise. Keta Toptane te shekullit te 21-te, do te marrin te njejten monedhe, plumbin ballit ashtu si Esat Pashe Toptani, miku i Serbise. Ben edhe pak durim o fare e keqe tradhetije, prapa te vjen historija. Vendin e ke ne kosh te plehrave me te gjithe sojin tend.
Ashtu sic tha opozita ne Kosove, se 28 Nentori i 2015-s eshte Nentori I TRETE, ashtu dhe doli. Opozita kishte te drejte. Eshte Nentori i TRETE, sepse ju Mustafe me Thacin e treguat me ne fund hapur tradhetine tuaj, antishqiptarizmin tuaj, poziten e shtetit policor kur sulmuat zyrat e nje subjekti politik te opozites qe mbron te drejtat dhe interesat e Kosoves dhe ato te mbare kombit shqiptar. Me ne fund ju e afishuat hapur ne rrolin tuaj si sherbetore te Serbise. Populli tanime di mire se cfare duhet te beje me ju.
Per komentuesin Luan Baci
c’fardo qe te shkruaj nuk mundet dot aq sakte,me mencuri,pjekuri, dhe sidomos pozicionin jo inferiro qe duhet te kete klasa politike me SHBA.
respekt per komentin
Isha dhe une ne proteste dhe me pune kot se ty nuk mund te gjeje.
Ku i pe ti marksiste-leninistet? fyell
Nga Sadri Ramabaja:
“….Kisha idenë që me tu liruar Ukshin Hoti, bashkarisht t’ ia mbushim mendjen që ta kalojmë në Evropë, konkretisht në Belgjikë, duke shfrytëzuar ca lidhje që kishim krijuar e që na premtonin se mund ta angazhonin në një Institut për Studime Politike. Në fakt, krejt ideja ime kishte të bënte me strategjinë për ta ruajtur Ukshin Hotin nga ndonjë e keqe më e madhe e pritshme. Bislimi më mirëkuptoi dhe qe angazhuar shumë seriozisht që t’ ia mbushte mendjen profesor Hotit. Por profesor Hoti nuk do të ishte ai që ishte, nëse do t’ mirrte në konsideratë këshillat tona. Ndërkaq përse unë kisha ardhë tek konkluzioni për mua tepër logjik, se Ukshinin duhej tërhequr nga Prishtina, ishte mendimi që më ishte ngulitur në kokë, por që nuk e bëja dot publik: Kosova, populli i Kosovës, i asaj gjenerate… nuk e meritonte Ukshin Hotin.
Ky konkluzion më erdhi në mendje pikërisht dje, derisa shihja Albin Kurtin, të lidhur me pranga, megjithëse rrinte kokëlartë, lis i drejtë, por me shikimin larg që, sado që reflektonte krenari të ligjshme, nuk kishte se si të mos ishte thellësisht i lënduar. Gjithandej, nga i zinte syri, shihte eskortën e hekurt të policisë elitë, të paparë nd një herë në Prishtinë, ato kordone “mercenarësh” të treshes kriminale Mustafa-Thaçi-Veseli dhe ne, disa qindra bashkëveprimtarë të tij të shpërndarë gjithandej, që ishim bllokuar në çdo udhëkryq që shpiente tek zyrta e VV!
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?
Në orët e mbrëmjes dhe thellë deri afër mesnate, pasi isha kthyer i dërmuar fizikisht e shpirtërisht në shtëpi, po ndiqja lajmet e agjencive të ndryshme dhe herë pas herë kaloja tek TV tona. Dikur vonë, kisha përfunduar shkrimin që e titullova Vox Populli në mbrojtje të Republikësdhe e postova në logarinë time në fb. Pas pak shkrimin e publikoi Epoka e re në Prishtinë dhe portali Pamfleti në Tiranë. U ndjeva mirënjohës ndaj kryeredaktorëve dhe disi i lehtësuar. Kisha bërë atë që kisha mundësi reale ta bëja si person, si intelektual – veprimtar.
Por, nuk ndjehesha i shkarkuar nga ai vrull mendimesh valë-valë, që po më zienin kokën. Pyetja retorike që më vinte në mendje, pasi kisha dëgjuar intervistën e Dr. Koço Danës, por edhe ca gafe banale të një ish bashkëveprimtarit tim sa isha pjesë e LPK-së, nuk më linin rehat, ma kishin tretur gjumin. Vrullshëm pyetja që po i parashtroja vetes ishte po ajo që i kisha parashtruar vite më parë për Ukshin Hotin.
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?”
Nga Krasniqi: I rrahën, i përgjakën, i burgosen edhe ata që mbajtën vite të tëra burg për Kosovën
“Nuk kam asnjë dyshim, ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon gjeneratave të ardhshme: “Se nuk ia vlen të kesh ideal të luftosh për liri e Republikën”, se “Republikën e lirë” do ta qeverisin bijtë e “Enver Maxhunëve” te komanduar nga Ali Shukritë e Rrahman Morinët e kohës, të cilët kërkojnë që qytetarëve që guxojnë kundërshtojnë t’ju ndalet buka e t’ju futet në palcë frika për bukën, nëse doni me sigurua sundimin Tiranik me çdo kusht?! Kjo frikë i ka bërë të heshtin shumë njerëz që dikur nuk kanë hezituar t’ia vejnë përpara gjokset Perandorisë se Titos e te Millosheviqit, po ata, sot para tiranisë se Isa-Hashimit të heshtin, bile ndonjëri edhe te të shikon vëngër, pse po ua prish rehatin?! Madje edhe alamet Komandantësh te quajtur e të vetëquajtur të UÇK-së, i kanë shti veshët në lesh?!Ndoshta ketë po e bëjnë për “Atdhe”?! Për cilin atdhe? Kjo, ndoshta është ana më e dhimbshme e kësaj që po ndodh në mesin tonë. Siç është humbja e vullnetit për të luftuar për liri e demokraci dhe mbrojtur atdheun…..”
Nga Nezir Myrtaj: Miku im i qelisë:
“….Në këtë 28 Nëntor nuk u përçmuan e poshtëruan vetëm ata qytetarë të Prishtinës të cilët u torturuan, u dhunuan e u arrestuan nga policia e Kosovës, por u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë brezat e veprimtarëve dhe ish të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës të cilët u angazhuan pa kursim duke përjetuar edhe vuajtjet e burgjeve serbe për të vetmin qëllim që Kosova njëditë të bëhej e lirë dhe populli i saj të bëhej zot i vetvetes. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës së kësaj ushtrie të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke i dalur armikut përballë vetëm që Kosova dhe populli i saj të çliroheshin nga prangat e robërisë. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës vetëm që të mos kishte më kurrë vuajtje e përçmim të popullit të saj. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe familjet e dëshmorëve të kombit të cilat humbën bijtë e tyre më të mirë vetëm që në Kosovë të mos kishte më dhunë, terror e barbari. Në këtë 28 Nëntor u përçmuan e u poshtëruan edhe të gjithë shqiptarët atdhedashës në Kosovë e kudo në trojet e tyre, të cilët në vend që në këtë ditë të shenjtë kombëtare të mund të shihnin programet festive të kësaj date, u detyruan t’i shihnin me shqetësim e hidhërim skenat e dhunës së ushtruar mbi qytetarët e Prishtinës, duke përfshirë edhe fëmijët e mitur, nga një polici e urdhëruar prej trashëguesve të policisë politike të kohës së Rrahman Morinës dhe lojëtarëve të ekipit të përbashkët të eurofutbollit politik Kosovë-Serbi.
Dhuna dhe brutaliteti i këtij 28 Nëntori do të mbeten njollë e përjetshme e faqes së zezë të një pushteti të udhëhequr nga njerëz amoralë të shndërruar në vasalë të neveritshëm të pushtuesit të deridjeshëm. Kjo është pamja e shëmtuar dhe diktatoriale e Kosovës së sotme, për të cilën asnjë liridashës nuk do t’i investonte mundin dhe sakrificat e veta. Këtë pamje mund ta pëlqejnë vetëm urdhërdhënësit dhe urdhërzbatuesit e brutalitetit të ushtruar në këtë 28 Nëntor, së bashku me bashkënegociatorët e tyre serbë dhe gjithë kundërshtarët e kombit shqiptar. Njollën e 28 Nëntorit 2015 nuk do të arrijë ta shpëlajë asnjë gjest katarse i urdhërdhënësve dhe urdhërzbatuesve të dhunës së kësaj dite. Flamuri Kuqezi do të vazhdojë t’i presë e përcjellë me krenari 28 Nëntorët e tjerë të pafund, ndërsa protagonistët e brutalitetit të 28 Nëntorit të vitit 2015 do të kundërmojnë në koshin e plehrave të historisë. Ata do ta mbajnë mbi ballë vulën e tradhtisë kombëtare si përdhosës të Flamurit Kuqezi dhe si nxitës të politikës antikombëtare të përçarjes e të vëllavrasjes.”
Nga Dilaver Goxhaj: Nga kush dhe pse sulmohet Albin Kurti?:
“….Nuk mund të mohohet fakti që Perëndimi ndihmoi në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por, duke e parë nën këndin e atyre çka po ndodh aktualisht në Kosovë, del se gjetkë e kanë pas hallin: ta përdornin Kosovën më vonë për presion ndaj Serbisë që ajo të shkëputet nga Rusia, dhe Rusia të largohet një herë e mirë nga Ballkani, duke sakrifikuar Kosovën. Pra, Perëndimi ka hallin e vet dhe jo tonin; dhe kjo s’është diçka e re. Por edhe PDK, edhe LDK shikojnë hallin e vet dhe jo interesat e Kosovës. Jo më kot shkrimtari i madh gjerman, Erih Remark thotë: “Në pluralizmin politik partitë politike i sakrifikojnë interesat kombëtare kur bëhet fjalë për interesa partiake”. Cili është interesi i partive politike? Pushteti, i cili për ato nuk është mjet, është qëllim…..”
“…..Lind pyetja: Ku e kanë qëllimin e këtij pozicionimi të gjithë këta që sulmojnë Albin Kurtin? Dihet se, goditet me gurë vetëm pema që ka kokrra. Dhe qëllimi i hedhjes të këtyre gurëve masiv kundër “pemës” Albini është: që ta njollosin sa më shumë atë dhe Vetëvendosjen, ngaqë është opozitari më i pastër moralisht, më i pakorruptuari dhe duke qenë itillë, kanë frikë se nesër mund t’u marrë pushtetin; dhe, po e mori ai pushtetin nuk kanë mundësi ta sakrifikojnë Kosovën për interesa pasurore, ngaqë favorizojnë Serbinë dhe Perëndimin. …”
“…..A e dinë këta diplomatë, politikanë, analistë e gazetarë që sulmojnë Albin Kurtin se korrupsioni i qeveritarëve përbën tradhëti kombëtare? Apo kanë lëpirë edhe këta ndonjë kockë prej atyre vjedhjeve galopante të qeveritarëve dhe tani u ngrenë himne! Ja, kundër këtyre akteve antikombëtare ka reaguar Albin Kurti. Jo më kot Viktor Hygo ka thënë: “Në politikë tradhtia është ashtu sikurse kama në armatimin e përgjithshëm të ushtarit”.
Akuza tjetër kundër opozitës dhe kundër Albinit është: “duan të marrin pushtetin… Të qëndrosh gjatë në opozitë, kur e ndjen veten se je i aftë të qeverisësh, është gjë e rëndë për njerëzit e politikës”. Po, është e vërtetë që opozita lufton për marrjen e pushtetit, por, në këtë rast, opozita në Kosovë nuk e bën këtë reagim të ashpër thjesht për pushtet. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Qeveria dhe mazhoranca aktuale do t’ia prisnin opozitës hovin e këtij “sebepi”, duke i anuluar këto dy marrëveshje antikushtetuese që kanë bërë me Serbinë, apo jo?….”
Ky djale, Albin Kurti nuk eshte kunder Amerikes, por eshte shqiptar dhe me shume se cdo tjeter vetem bir shqiptari dhe ze i fuqishem dhe inteligjent i shqiptarise.