Seanca e djeshme(mbrëmshme) e parlamentit nuk zhgënjeu. Debatet, sharjet dhe akuzat shkuan deri në konfrontime, duke prishur edhe elementë të fonisë madje. Nejse, edhe në parlamente të vendeve të tjera ka konfrontime, edhe më të rënda biles. Por ka një ndryshim ky parlamenti ynë:
Këto përplasje, me në krye duetin Taulant Balla-Sali Berisha, janë rregullisht pjesë e çdo seance. Dhe mbi të gjitha, këto përplaje, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk lidhen me misionin e deputeteve, pra ata nuk debatojnë, qoftë edhe me tone të larta, qoftë edhe duke u konfrontuar, pra ata nuk zihen për ndonjë projektligj, as për punën e mirë apo të keqe të qeverisë.
Ata zihen duke u sharë, pa i lënë gjë mangut njerëzve të rrugës, për çështje personale. Deputete, apo grupe deputetësh, të të dyja palëve, përplasen mes tyre se kush ka vjedhur më shumë, kush e ka marrë atë apo këtë koncension, kush ka marrë këtë apo atë tender, kush ka futur me shume njerez ne pune nga tarafi i tij, grinden se sa kanë vjedhur fëmijët e njërit apo tjetrit, sa janë të lidhur me krimin kunetërit, baxhanakët, shokët dhe familjarët e njërit apo tjetrit.
Shumë syresh nuk i dëgjon ndonjëherë të diskutojnë për ndonjë projektligj, por ngrihen dhe kërcënojnë vetëm kur u përmenden emrat e kompanive të tyre dhe tenderat publikë që kanë marrë, sepse ata janë biznesmenë, nuk janë politikanë. Me pak fjalë, në këtë parlamentin tonë, shumë pak kohë i kushtohet diskutimit apo korigjimit të projektligjeve, gjë për të cilën edhe paguhen. Duket se qëllimi kryesor i tyre është të mbrojnë sipërmarjet e veta dhe të sulmojnë të kundrshtarëve. Për të zezën e medias, këto sherre banale përbëjnë edhe lajmin kryesor në disa raste.
Përjashtuar disa kokrra, në të dyja palët, pjesa dërrmuese e kuvendit është pa më të voglin dyshim përfaqësimi më skandaloz i shoqërisë sonë, më ordineri dhe më i pacipi. Janë turpi i shoqërisë dhe vendit. Ata jo vetëm janë të inkriminuar dhe i janë ngjtur, personalisht apo përmes biznesve kliente, si ushunjëza ekonomisë kombëtare në kurriz, por edhe tallen me popullin. Ata na poshtërojnë teksa zihen se kush ka vjedhur më shumë e kush është i lidhur më shumë me krimin.
Por, për një gjë duhet të jemi kryelartë. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë, janë të emëruarit e kryetarëve. Por kjo nuk është demokracia që ne duam.
Duhet të lëvizim që ta bëjmë demokratik këtë vend dhe që të mos na përfaqësojnë më tregtarët, maskarenjtë dhe kriminelët, por njerëzit që ne ti zgjedhim vetë, me votë.
ky ligj zgjedhor qe futi ne parlament palacot u be ne bashkepunim nga dy kriminele,Berisha dhe Rama.
E vertete, ata jane te emeruarit nga Kruetaret e partive, jo te zgjedhur nga ne. Po keshtu ka vajtur kjo pune, Kryetaret zgjdhin njerezit e krimit dhe te biznesit per ti pasur rreth vehtes ne Parlament, ne Qeveri dhe ne biznese nga me te ndyrat, kurse ne bejme tifozllekun me vota….se kush jane me pak te keqijte…duke i votuar. Pa voten tone asnje nuk shkon atje ku ata jane.
MBETET VETEM NJE RRUGE….TI ABANDONOJME KETO MONSTRA
E pame Saliun me te tijte se ci beri Shqiperise!
E pame Fatos Bixhozin se ci beri Memedheut te tij te dashur!
Po e shohim se ke ka zgjedhur Edi per ta pasur rreth vehtes qe te beje Rilindjen!
Deputetet s’kane asnje faj.
Fajin e ka populli qe shkon dhe voton.
Genjehet nga premtimet dhe gjithmone ia futin nga te gjitha krahet
Keta deputete populli I paguan sa frengu pulen , dhe ata 90% te kohes ose nuk jane ne salle , ose kur jane zihen me njeri-tjetrin sa per sy e faqe se askush nuk shkon ne burg per akuzat. Kur dalin jashte kamerave jane miq pastaj.
Urime Mentor Kikia,qe i ke dhene tash karar te qendrosh ne Shqiperi e te levizesh per jetesimin e demokracise se themelte,ne vendin tim dhe vendin tend.
Kjo ishte loja e Ramiz skiles;varini karushet e tyre
Bravo i qofte, qoftlargu arriti te privatizoje edhe parlamentin me gjith deputet!