Pse po proteston Lulzim Basha ndaj “dhjetoristëve” të partisë së tij?

5 Dhjetor 2015, 20:27Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Kryetari i PD-së, njëherësh shef i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka thirrur një protestë. “Protesta është kundër varfërisë, korrupsionit dhe për t’i kthyer dinjtitetin Shqipërisë duke rrëzuar qeverinë “Rama”, është kauza që Basha ka ngritur për të ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen. Duhet mirëkuptuar kjo lëvizje e Bashës. Në momente kritike kur të shpërthën në “familje”, duhet të flasësh e çorientosh opinionin publik duke akuzuar  “familjet” e tjera që të mos dalë nami i keq. Kjo ndodh sepse Basha ka një pengesë jo për protestën, por për njeriun politik që ai përfaqëson.

Është protesta në ditën simbolike të dhjetoristëve të 91’-shit, në 8 dhjetor. Është datë e cila në fakt duhet të na ngrejë të gjithëve në protestë ndaj gjithë kalsës politike që për 25 vjet vetëm sa e ka djegur Shqipërinë dhe ka  pasuruar disa familje. Por, a është kjo protestë e Bashës ndaj qeverisë “Rama”? Apo është kjo protestë ndaj disa “Dhjetoristëve” në PD të cilët e konsiderojnë Bashën si pa vizion dhe jo frymëzues? A po tenton Basha të ndjekë gjurmët e Berishës? A është kjo një protestë që Basha po e bën për t’u treguar dhëmbët të tijëve dhe për tu konfirmuar? Edhe sa “protesta” duhet të bëhen që të konfirmohet Basha? Më kë e ka këtë radhë ai “sherrin” dhe sa i rrezikohet Ramës pushteti?

Si këto pyetje mund të shtrojmë shumë, por përgjigjen e gjejmë nëse analizojmë Bashën si njeri politik. Bashkë me Bashën duhen parë edhe të dhënat empirike sa i përket protestave reale opozitare dhe faktit se “a ka alterantivë për shqiptarët Basha, a ka model?”. Nëse e nisim më Bashën, problemi i tij nuk është askush veç vetes. Me këtë nuk po themi që Basha nuk është “djalë i mirë”, por për sa kohë po e shohim në këndvështrimin politik detyrohemi të bëjmë një panoramë politike mbi të. Është Basha që për “Rrugën e Kombit” akuzohet se i “avulluan” sy për sy plot 230 milionë Euro. Thuhet se i iku hetimit me raporte mjekësore. Pas kësaj vjen “Pakti Detar” me Greqinë, ku si ministër i Jashtëm i fali Greqisë 300 kilometra katrorë det, por që Kushtetuesja fatmirësisht e hodhi poshtë. Në vrasjet e 21-janarit, ai ishte ministri i Brendshëm, 4 viktima mbetën në Bulevard. Dhe pas gjithë këtij pushteti në 3 ministri, Bashës ju dha edhe Bashkia Tiranë, me anë të numërimit të 8 majit nga kryetari i KQZ që më pas u bë deputet i PD-së. Dhe e mbylli duke humbur Tiranën dhe duke mbajtur vetëm dhuratën e tij të fundit, Partinë Demokratike. A është ky imazhi që i duhet një shefi opozite? Qoftë larg, larg këtij imazhi duhet të qëndrojë edhe diktatori për sa kohë është në vorbullën e politikës.

Sigurisht që këto janë kostot që Lulzim Basha mban mbi kurriz nga prezenca në politikë në kaq pak vite, krahasuar me eksponetët e tjerë në PD (përjashtuar Berishën). E të gjitha  këto janë vërtetë shumë për të pretenduar të bëhesh kryeministër. Aq më pak kur në dy zgjedhjet e fundit koalicioni i majtë ka mundur të mbajë një numër të frikshëm votash pro. Ky është treguesi që kjo qeveri dhe pse me gabimee mosrealizime, ka ecur kah premtimeve që dha në 2013-tën, për sa kohë shqiptarët i dhanë të njëjtën numër votash në 2015-tën. Sigurisht, fakti që kishte Bashën si shef opozite me gjithë barrën e bëmave që thamë ma lart, ka ndihmuar koalicionin e majtë të mbajë nurmin e votave të pandryshuar në 2 vite.

E megjithë këtë krahasim dhe kostot që Basha mbart mbi supe, ai sërisht thërret protestë. Pse? Ai nuk ka asnjë pretendim që mund të rrëzojë qeverinë. Atëherë pse thirr protestë?

Sepse ai luftën nuk e ka me Edi Ramën, por me të tijët. Është kryetari që nuk e do Partia Demokratike. Kjo jo vetëm  se “nuk ka vizion” siç u shpreh Dhjetoristi Eduart Selami pak ditë më parë, por është një përbërje politike që ka perënduar dhe ka konsumuar çdo lloj mëkati në një kohë rekord. 3 herë ministër, 3 bëma antikombëtare. Kryetar bashkie që nuk u përfol për asnjë centimetër rrugë a punë publike. E tani kryetar partie që nuk e do partia, që nuk frymëzon, që nuk ka vizion dhe që ka një imazh copë e çikë. Në fakt nuk është se pakënaqësia ndaj tij ka filluar sot, por mesa duket ky është fillimi i fundit.

Fakti që ai ka zgjedhur të protestojë në 8 dhjetor ka domethënien e plotë. Ai po proteston për t’i treguar dhëmbët të gjithë atyre që janë kritikë ndaj tij. Fakti që Basha nuk ka asnjë platfomë apo model që mund t’ju propozojë shqiptarëve do të thotë se në fakt s’ka asgjë me Edi Ramën, por me të gjithë ata që e quajnë “jovizionar” . Kjo filozofi inponuese që po ndjek Basha për t’ju thënë të tijëve “Ja sa anëtarë të PD-së më suportojnë”, është një luftë që mund të jetë e shëndetshme për opozitën dhe riorganizimin brenda saj që po nis me zërat kundër Bashës, por jo për masën. Lufta që Basha i ka hapur deputetëve të tij që mendojnë se ai nuk ka staturën e duhur për të drejtuar është ndoshta grama e fundit para se PD-ja të bëjë risktukturimin e saj real. Deri atëherë nuk do të kemi opozitë, e kjo është vërtetë e dëmshme për demokracinë.

11 komente në “Pse po proteston Lulzim Basha ndaj “dhjetoristëve” të partisë së tij?”

  1. hermesinjo says:

    nuk ja pjerdh njeri lulit jo. E drejte, nuk e do njeri ne pd

  2. Ermira says:

    Ky njeri eshte vertet shkaku qe PD humbi ne menyre katastrofike. Me mire Berisha se ky Dembel qesharak e me ato tre akuza qe u permenden me siper.

    1. ELsaaaaaaaaa says:

      Po nuk ndjek njeri nje pallosh holandez me jooooo

    2. Barboon says:

      PD nuk humbi nga ky njeri.Ngaterron kekun me byrekun.
      PD humbi se populli donte Sali Berishen ne burg per shkaterrimin e Shqiperise, tradhetise, varferise dhe korrupsionit.Si dhe nje hakmarrje qe nje komunist si puna e 1 milioneve tja punonte sojit te vet.

      Del me qarte qellimi juaj cinik kur shan Bashen , kete felliqsire islamike, dhe arrin te mbrosh njeriun me negativ, tradhtar dhe vrases, fatkeqsine e kombit, Sali Biberovic.
      Mjere ky vend dhe popull kur ka akoma qe ndajne mendjen tuaj.

      se: PD+PS+LSI= ?

  3. VEZHGUESI says:

    Hahaha po qesh se nuk po kuptoj se cfare do beje Basha me 28 dhjetor? E zeme do rexohet Rama aka ky njerez qe te drejtoje nje shtet.po cfar kujton ky loqe qe shqiptaret nuk e dine se kush trap eshte Lulushi nje vegel qorre e Berishes per mendimin tim le ti rije afer Ardites se pa te do shkoj per lesh hahaha.

    1. gasper says:

      qenke i squt shume, po ke te drejte se udheheqin mire ministrat hajdute, si nuk ju vjen zor qe mbroni kete qeveri kaq te poshter turp turp

      1. Altini says:

        Po ty di ste vjen turp qe pretendon te sjellesh ne pushtet hajdutet me cizme qe sa i patem 8 vjet rresht???
        Se kuptoj ne 2015 duan akoma berishen. Vertet se kuptoj.

  4. ani ani says:

    Te lumte Flogert!!! Pene e paster!

  5. Ed tironci says:

    Ju bajgat e politikes se sotme…duhet tu lani kembet e te pini ujin…dhjetoristeve90!pa marre fare pjese ne ate levizje…e manipuluat dhe korret frytet!u bete kriminele hajdute dhe te pasur…dhjetoristet e vertete..jane neper bote!

  6. hena says:

    te lumte. Analize e sakte fare. Fillimii fundit te lulit

  7. Bardhosh H says:

    Nga doli ky surat hollandes. Duket ashiqare qe eshte gabel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje