Dështimi i reformës në drejtësi mund të izolojë Shqipërinë

8 Dhjetor 2015, 16:04Politika TEMA
Dështimi i reformës në drejtësi mund të izolojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po përpiqen t’i japin një shtysë serioze miratimit të reformës në drejtësi, duke u dhënë fund debateve politike kundër përmbajtjes së saj dhe duke bërë aleat opinionin publik, kundër atyre që i tremben reformës.

Në një drekë pune me katër gazetarë të njohur në vend, dy diplomatët perëndimorë shprehën mbështetjen e tyre për përmbajtjen e reformës dhe theksuan faktin se Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë qëndruar pas këshillave për përmbajtjen e saj. Ambasadorja Vlahutin theksoi se reforma siguron pavarësinë e sistemit gjyqësor, cilësinë e lartë të edukimit dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kontrollin mbi ta, duke nxitur një proces të drejtë të spastrimit nga elementë të korruptuar.

Dy diplomatët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, janë duke menduar se si të shtojnë presionin mbi politikën, përmes opinionit publik, me qellim miratimin e reformës dhe paralajmëruan se Shqipëria do të ketë pasoja të hidhura dhe shumë të rënda, në rast se reforma dështon.

Ata thanë se nëse reforma dështon, SHBA dhe BE do të dalin me një qëndrim të përbashkët kundër shkaktarëve të izolimit të ri të Shqipërisë, duke theksuar se, dështimi do izolojë Shqipërinë nga Perëndimi dhe do ta heqë atë nga interesi ndërkombëtar, si një vend që aspiron Perëndimin. Me këtë nënkuptohet dhe mos hapja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe rënia e interesit të SHBA dhe BE për Shqipërinë, duke rënduar shumë pasojat e këtij akti politik.

Të dy ambasadorët theksuan se do të angazhohen për të mbrojtur objektivat e reformës dhe bënë të ditur se SHBA ka përgatitur një projektligj për Byronë e Hetimit, për të cilin kanë marrë konsesusin e partive kryesore në vend, dhe që do të dëshironin të kalonte në Kuvend si pjesë e reformës për drejtësinë. Ky projektligj nënkupton krijimin e një Prokurorie antikorrupsion dhe krijimin e një standarti të ri për ndëshkueshmërinë në politikën shqiptare. SHBA do të trajojnë ekipin e këtij institucioni, të cilët do ta kalojnë testin e poligrafit, dhe do të financojnë kontrollin ndaj funksionimit të tij përmes vëzhguesve të akredituar.

Ambasadorët shprehën mbështetje per ligjin e dekriminalizmit dhe shprehën besimin e tyre, se efektet e tij do të jenë të menjëhershme në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe në disa bashki ku janë zgjedhur persona të përfolur. Ata theksuan se kanë pranuar kërkesën e PD që ndryshimet kushtetuese per ligjin e dekriminalizimit të miratohen ndaraz nga reforma në drejtësi, per të mos e kushtëzuar atë, duke shprehur dhe dyshimet që kanë për mbështetjen e PD per reformen.

“Në parim ne kemi marrë mbështetje, por ata paraqesin gjithnjë problem hollësitë” tha një prej diplomatëve, duke nënvizuar peshën që Berisha ka mbi vendimarrjen e presidentit Nishani dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, ambasadorja Vlahutin theksoi se Shqipëria ka nevojë të balancojë kopetencat e presidentit me mënyrën si zgjidhet ai. Nëse do kemi një president me kopetenca të forta, sic është tani, ai duhet të zgjidhet nga populli, tha ajo, dhe jo nga Kuvendi.

Duke diskutuar për shanset e reformës në Kuvend dhe përdorimin e deputetëve vetem si mekanizëm votimi, të dy ambasadorët nuk përjashtuan mundësinë e referendumit popullor, por thanë se kjo do t’i komplikonte gjerat.

Ata theksuan se kanë në plan t’i drejtohen shoqërisë civile dhe shtypit për të mbështetur një ditë përmes një marshimi paqësor reformën në drejtësi, si një element presioni mbi politiken.

Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin përsëritën në fund pasojat e rënda që mund të ketë Shqipëria nëse bllokohet reforma në drejtësi, duke theksuar rrezikun e një riizolimi të Shqipërisë dhe humbjen e interesit të Perëndimit për të./ Mero Baze

26 komente në “Dështimi i reformës në drejtësi mund të izolojë Shqipërinë”

  1. jeta says:

    Po pse ore e beni kaq te madhe! Demokracia ka çeles sigurie dhe kushtetuta i ka te shkruara: brenda dhjete diteve, referendum dhe per njezete dit gjithe kriminelet ne burg pas malit me gropa. Pse do denohen shqiptaret se nuk do te veje ne burg Saliu apo Lulezimi. Ata ne burg, shqiptaret ne Europe.

    1. Endri says:

      Ore po kete kushtetuten qe na thoni qe i jep presidentit me shume kopetenca sec duhet mos keni harruar qe e kemi dhurate prej jush ne 1998 ? Ju keni pare gjithe keto vite si ka degraduar sistemi drejtesie dhe nuk keni thene nje fjale. Sot kerkoni te ndryshoni gjendjen. Por ajo nuk behet as me suste as duke e vene ne sherbim te politikes.

  2. shefi says:

    mos valle ambasadori shqiptar ne usa sillet ne te njejten menyre duke i dhene keshilla shtetit amerikan?? kush eshte ky qe fut turinjte ne punet e brendshme te nje shteti tjeter ?? si mundet te lejohet te dali e te flasi perdite sikur te ishte i pari i ketij vendi. ku jane burat e ketij kombi??

    1. Barboon says:

      pse jo, kur ai e di, ne e dime per Banana Republic…..po te kishe shtet ai sdo ishte I nevojshem….ai doli pikerisht sot me shprese Edi Rama do falimentonte….shohim, sa I kenaqur do jete me Lulushin tjeter,,,,,

    2. Dlareh says:

      Ne fakt SHBA, Gjermania dhe Franca na kerkojne vazhdimisht ndihma ekonomike dhe liberalizim vizash, amerikanet dhe gjermanet aplikojne ne mase te llotaria Shqiptare dhe duan te jene pjese e Bashkimit Mbareshqiptar. Ky ambasadori jone ne SHBA duhet ta shfrytezoje kete pozicion pushteti e t i japi mend shtetit amerikan.

      1. Jemi mire.. jemi shume mire says:

        O Dlareh nje pyetje kam, ku iken ata te OSBE qe deklaruan ca meleona te pusht(tetar)ave tane, edhe ata te huaj ishin. Sa i perket shteteve qe permende pervec USA qe edhe keta politikisht jo ekonomikisht na kane mbeshtetur, dhe me interes reciprok duke deshiruar te zgjerojne gjeopolitiken e vet (bonstill), te tjerat mund ti perdoresh si te duash nuk kane kontribut minimal per kete shtet (komb), dhe historikisht kane kontribut gati antagonist me interesat tona, Franca Serbet, Gjermani Greket. Ironine mbaje per vehte. Liberalizim vizash aktualisht vetem Kosova nuk ka ne evrope ne jemi nga te fundit qe na eshte njohur.

        1. Dlareh says:

          Pse ngaterron shapin me sheqerin? Ndihma vetem politike? S besoj se je i ditelindjes pas 90 apo dhe pas 97. Historia e shekullit XX ku kane ndihmuar serbet apo greket s ka lidhje me temen ashtu si nuk ka se per cilin interes punojne ata. Pyetja ne kete mes eshte, cili eshte interesi yne? Te futemi ne BE, te na liberalizohen vizat (me mire te fundit se sa asnjehere) dhe te reformojme institucionet ne frymen e shteteve ne Perendim. Ky eshte te pakten synimi i mirepranuar publikisht nga partite e medha dhe shumica derrmuese e shqiptareve. Tani mund te me thuash ti, c interes mund te kete SHBA apo BE te Shqiperia qe t i kerkojne mendim ambasadorit tone per reformat e tyre?

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Me fal mor shef, por a nuk ishim ne (politikanet shqiptare) qe trokitem ne deren e Ambasades Amerikane dhe I kerkuam assistance ne Reformen ne Drejtesi ?!?! Ne here I kerkojme ndihme ligjore dhe kur na ia paraqesin, I themi: faleminderit, do ta arnoj menyren si dua une dhe do ta miratoj ne favorin tim”.. Dhe themi se nuk ka drejtesi.. S’ka drejtesi sepse c’do propozim te ardhur nga jashte qe eshte asnjeanes, qeverria e rradhes e poshteron dhe e kthen ne favor te saj.. Dhe gradualisht kur ky arnim fillon na ligeshton gojen themi: “KUSH E PATI FAJIN PER KETO LIGJE DHE KUSHTETUTE TE NJEANSHME” ?!?!

      Prandaj po te thone: “Na kerkuat ndihme, ja ku e keni te asnjeanshme, miratojeni dhe ka per te funskjonuar”..

      Po te thone o shef qe mos na kerkoni me ndihme ne qoftese doni te beni sipas interesit tuaj…

    4. Max treviso says:

      O rob i trashe. Usa ka bere shtet shqiperine jo Shqiperia Usat.Me njerezit e pabese qe ka ai vend sot nuk do ekzistonte.

    5. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      ti duhet te jesh shefi i toçave te kuklles me ket koment

  3. Lennard says:

    Ambasadori Amerikan flet per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve.Persa i perket Burrave te politikes shqiptare ,njeri me i menderosur se tjetri.E gjithe kjo zallamahi qe po ben opozita perkthehet ne sabotimin e reformes per Drejtesi .Realizimi i saj fut ne burg te gjithe ata qe kane vjedhur,grabitur vrare etj. etj.

  4. Treviso says:

    Te behet referendumi jo vetem persistemin e drejtesise por dhe per zgjidhjen e presidentit nga populli. Ne referendum te shtohet edhe nje pike tjeter shume e rendesishme. Parlamenti te perbehet nga 61 te zgjedhur dhe jo nga 140 sa jane sot. Ky numer do ti ngeli parlamentit nese reforma ne drejtesi do te miratohet shpejt.

  5. sikur te isha djale says:

    Lidheni Sali qenin se ai kete do per te thene “ju s’dini,e bej une”.
    Ti kinezo po na qan hallin keshtu?
    Ke takat ta lidhesh ate qen?

    1. befana says:

      Ai qen lidhet pasi nuk eshte trim,e tregoi ne 97 kur ja mbathi me gjith familjen por e mbajne agjenturat dhe biberajt te cilet jane te kompromentuar me te.
      Kjo kafshe e shemtuar ,duket trim por eshte lepur.

  6. . says:

    *********************************************************************

    Ky “REVOLUCION” nuk pefaqeson “POPULLIN” por …

    shpellare veriore, qe si ne 98-ten dogjen dhe bene nje “grusht shteti”.

    Ceta-PD jane vetem 40 deputete,
    kurse NE “POPULLI vertete” jemi 3-4 here me shume, me te qete dhe kulture …

    Ky eshte nje nje “PLAN ORGURZI” Veriore me Kosovare !

    E mjera SHQIPERI me

    keta veriore qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

    ***********************************************************************

  7. SHQIPE says:

    Nje reforme ne drejtesi do te thote te egzistoje koncepti drejtesi e kjo drejtesi me pas te reformohet drejt persosjes .reforma ne drejtesi ne fund te fundit edhe te te zbatohet de jure ,edhe sikur te vendosen ligje te reja e te pershtatura sipas standarteve europjane perseri nje vere ne uje do te jete nese ne pushtet jane te njejtet individe te qelbur ne korrupsion.Reforma sic po e paraqesin eshte hi syve sepse nuk ka vjedhes ne bote qe te vetedenohet.Vjedhja ne Shqiperi lulezon ne instancat me te larta e tashme eshte bere menyre jetese ,menyre te arsyetuari .Nuk di nese mund te kete ndonje grupim politik qe te mund te vije ne pushtet pa u ndotur rende nga korrupsioni i pakorrigjueshem.Fakti me evident eshte personazhi ILIR META,shkaterron nje parti ,(mund te ishte pozicionuar si nje rryme brenda partise e te aspironte per kryesi),nuk pajtohet me pozicionin e opozitarit por i ofron te humburit patericen e hyp ne pushtet ,sheh qe kali i pushtetit te djathte ngordh e hidhet ne te majten ,,vazhdon puneson pa logjike ekonomike por me logjike partiake e vete gjetja e nje pune eshte teresisht e pamundur pa “vajisur” pushtetin.
    Drejtesija qe te jete drejtesi duhet ne rradhe te pare te jete ne duar te drejta ,jo ne duar vjedhesish e mashtruesish.

    1. Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me kontrolloje parate e mia:Edi kryetar Bashkie.Sa per ambasadoret deklarojne se politikanet jane te inkriminuar dhe fap me njerin fap me tjetrin nesre sa serioze jane keta? A po bejne presione per gjoba si Sequi qe mori 10 miliard euro me duket se marrin harace.Serioziteti i tyre zero.. Duhet te rrine ne zyra te percjellin mesazhe dhe sa me pak kontakte me kriminelet politikane qe vete i quajne ndryshe?

    2. Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me kontrolloje parate e mia:Edi kryetar Bashkie.Sa per ambasadoret deklarojne se politikanet jane te inkriminuar dhe fap me njerin fap me tjetrin nesre sa serioze jane keta? A po bejne presione per gjoba si Sequi qe mori 10 miliard euro me duket se marrin harace.Serioziteti i tyre zero.. Duhet te rrine ne zyra te percjellin mesazhe dhe sa me pak kontakte me kriminelet politikane qe vete i quajne ndryshe? !!!!!!!

  8. Sokol says:

    Dihet se kush nuk e do reformen ne drejtesi.Maloket gangstere politike Sali-Like.Ambasadoret e dine qe gangsteret kane bere aleance te fshehte per ta bllokuar ose per ta ndryshuar qe kot sa te quhet reforme pastaj.
    Edi Rama ka proven e karakterit me reformen ne drejtesi.Ai nuk duhet te hezitoje e as te tutet as nje grime.Nese Sali Likja nuk i jep votat ne parlament kryeministri ta hedhe ne referendum.
    E sigurte qe kjo reforme do te marre mbi 80% te votave te shqiptareve te cilet mezi presin te heqin lakun e korrupsionit qe u kane shtrenguar ne fyt shushunjat e pangopura te prokurorise dhe te gjykatave.

  9. doni me says:

    po nuk u be transparenca se kush nga nderkombetaret vjel pasurite kombetare me naften, kromin, bakrin dhe koncesione te tjera te ndyra kjo pune keshtu do te vazhdoje.

  10. . says:

    ———————————————————

    O amerikane

    pa izoluar kete kriminel bishe-shpellash, nuk behen dot reformat.

    Ju e shikoni pse duan “REVOLUCION SHPELLARET-VERIORE” per te penguar dhe mos u perqendruar ne reformat e SHQIPERISE drejt Europes.

    Pra beni me te miren, t’e largoni Bab SAl kriminelin me djalin e tij te adoptuar Lul Faqe-torben !

    ————————————————————-

    … atehere do shihni sa mire do shkojne punet ne SHQIPERI.

  11. kuq e zi says:

    pak e cuditshme rremuja ne shqiperi koicidon me ate ne kosove????
    ata ne kosove i tmerrohen gjykates speciale dhe per te shpetuar firmosin lloj-lloj zajednice
    kurse ne shqiperi i tremben reformes se drejtesise
    dhe ka kafshe qe ndjekin kete opozite te qelbur

  12. E gjithe pengesa qendron tek koalicioni i fshehte Berisha-Meta. Ata nuk do te lejojne miratimin e Reformes ne Drejtesi sepse pas kesaj ata e kane vendin ne BURG.

    1. Arturi says:

      Sakte! Prandaj dhe Saliqeni ka pergatite korpusin “kopilat e Azemit”, qe te djege vendin dhe te shtyje reformat ne Shqiperi.

  13. sabije kola says:

    Eshte shume vone keta qener duhet te kishin vajtur me kohe para drejtesise

  14. Visar says:

    Me mire te izolohet Shqiperia qe ta marrin vesh mire shqiptaret kush I udheheq 25 vite. “Bashkimi Sovjetik” nuk vjen me ne Shqiperi sa do qe mundet ta deshirojne komunistet. Ne te gjithe perandorite, pasi kane deshtuar, dikush eshte ngritur per t’i perterire, por te gjithe ata tipa kane deshtuar. Koha e Bashkimit Sovjetik eshte mbyllur per gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje