Kompleksi Tropikal në Durrës del në shitje për 634 mijë euro

8 Dhjetor 2015, 10:46Politika TEMA

Teksa kreditë e këqija janë mbi 20 për qind të totalit të huave të dhëna, shitja e kolateraleve nuk është se po shkon shumë për mbarë.

Shoqëria përmbarimore E.S.P.A ka nxjerrë në ankand për shitje kompleksin turistik Tropikal në Durrës me një vlerë fillestare 633, 654 euro.

Sipas të dhënave të ankandit ndërtesa përbehet nga 24 apartamente dhe 2 njësi, ZK 8518, e ndodhur në Durrës në pronësi të Roger shpk, raporton Monitor.

“Kjo pasuri është hipotekuar në favor të Banka Raiffeisen sha për shumën 1,000,000 Euro. Çmimi me të cilin fillon ankandi në total për të gjitha pasuritë është 633,654 Euro, por secila pasuri ka vlerën e shitjes e veçuar dhe mund të blihet me vete”.

Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohuan se ankandi nuk e ka kaluar ende fazën e parë të tij. Në bazë të ligjit për ankandet në fazën e dytë objekti shitet me gjysmën e vlerës dhe në rast se ka një dështim të dytë kalon në pronësi të bBankës.

Hoteli ndodhet shumë pranë kryeqytetit Tiranë dhe Aeroportit Ndërkombëtar të vendit “Nënë Tereza” (35 km) dhe 6 km larg qytetit të dytë të madh ne Shqipëri, Durrës.

Tropikal Resort është ndoshta një prej resorteve më të mëdha në Shqipëri, të ofruara të gjitha në një vend: hoteli, restoranti, plazhi, salla e konferencave për takime biznesi, kopshti i gjelbëruar, këndi i lojërave, mjedisi sportiv.

4 komente në “Kompleksi Tropikal në Durrës del në shitje për 634 mijë euro”

  1. ERMAL says:

    Kete e ka Taqka e kerrnackave,mori 6 milion euro nga kualifikimi i Skenderbeut ne Eurolige,dhe prap nuk paguan bankat.

  2. Komentues says:

    Ermal, 6 milion eurot Uefa ua jep ekipeve vitin tjeter, dmth kur te filloje edicioni ardhshem i europa liges atehere paguhen ata qe u kualifikuan sivjet

  3. Tropikali eshte prone qe sindikata Kalaja ja ka dhene piramides Takaj,i cili dhe pse ju ngjit si mize kali ne bythen e Dukeve,s boni hajer,falimentoi TVA dhe spagoi asgje per 6 muaj rreth 80 vete te cilet fituan dhe gjyqe po pare spane me sy.Besoj se ke Skenderbeu vetem emrin ka ndryshe do ishte ne kategori te 3 tani

  4. Tropikali eshte prone qe sindikata Kalaja ja ka dhene piramides Takaj,i cili dhe pse ju ngjit si mize kali ne bythen e Dukeve,s boni hajer,falimentoi TVA dhe spagoi asgje per 6 muaj rreth 80 vete te cilet fituan dhe gjyqe po pare spane me sy.Besoj se ke Skenderbeu vetem emrin ka ndryshe do ishte ne kategori te 3 tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje